Close
Duke shfaqur rezultatin -9 deri 0 prej 1
  1. #1

    CEZ irriton banorët, ndërprerje energjie të palajmëruara

    Me qeverine PS-LSI rifillojne edhe kufizimet e energjise elektirike...

    CEZ irriton banorët, ndërprerje energjie të palajmëruara (viti 2014)

    Emri:  nderprerje en.jpg

Shikime: 542

Madhësia:  76.4 KB
    Rrethet e vendit po përjetojnë shkëputje të shpeshta të energjisë elektrike gjatë ditëve të fundit. Mungesën e energjisë e kanë vuajtur zona të ndryshme dhe në orare të ndryshme, madje jo vetëm të panjoftuara, por edhe tërësisht në kundërshtim me atë çfarë kjo kompani po deklaron publikisht dhe në media. Sipas njoftimit zyrtar të kompanisë “CEZ Shpërndarje”, rastet e defekteve kanë qenë sporadike dhe avaritë janë riparuar në një kohë të shpejtë. E gjithë kjo është vetëm një gënjeshtër, pasi jo vetëm shpejt nuk janë riparuar, por një pjesë e lagjeve nga rrethe të ndryshme të vendit po vuajnë me ditë mungesat e zgjatura të energjisë në pritje të rregullimit të gjoja avarive në sistem. Defektet dhe problemet e furnizimit të konsumatorëve me energji elektrike kanë vazhduar edhe në ditët në vijim. E ndërsa, CEZ kërkon mirëkuptimin e qytetarëve për ndërprerjet e panjoftuara të energjisë si pasojë e defekteve dhe bën thirrje për shlyerje të detyrimeve financiare ndaj kompanisë, kjo e fundit nuk merr mundimin që t’i përgjigjet atyre ankesave të abonentëve që paguajnë rregullisht energjinë. Borxhi i lartë që është krijuar ndaj operatorëve të tretë dhe mungesa e fondeve që rrjedh si pasojë e mosshlyerjes së detyrimeve për energjinë elektrike e bën të pamundur që, kompania të investojë në rrjetin e shpërndarjes.

    Burimi: RilindjaDemokratike
    Ndryshuar për herë të fundit nga Do Not Tread On : 13-07-2014 më 09:30

Fjalët Kyçe për Temën

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund të hapni tema të reja.
  • Ju nuk mund të postoni në tema.
  • Ju nuk mund të bashkëngjitni skedarë.
  • Ju nuk mund të ndryshoni postimet tuaja.
  •