Close
Duke shfaqur rezultatin -19 deri 0 prej 7
  1. #1
    Shqiperia eshte Evrope Maska e iliria e para
    Anėtarėsuar
    24-04-2002
    Vendndodhja
    Cunami ne Indonezi zgjati per disa minuta, kurse ne trojet tona 500 vjet.
    Postime
    4,907

    "Kosova po rrezikohet nga trazirat sociale dhe ekstremizmi fetar"

    Emri:  florian-qehaja.jpg

Shikime: 1304

Madhėsia:  119.2 KB
    Florian Qehaja: Kosova po rrezikohet nga trazirat sociale dhe ekstremizmi fetar

    Kėrcėnimet prej grupeve ekstreme fetare ėshtė nė rritje. Po shkojmė drejt nivelit tė lartė tė rrezikshmėrisė nga kėto grupe tė cilat kanė depėrtuar edhe nė vatrat e luftės. Insitucionet e sigurisė duhet t’i vėzhgojnė, hetojnė, pėrgjojnė me vendim tė Gjykatės pėr tė pasur mė tė lehtė gjykimin e tyre. Sidoqoftė, Policia dhe Agjencia Kosovare e Intelegjencės kanė bashkėpunim tė dobėt nė nivel operativ. Trazirat sociale dhe ekstremizmi fetar janė sfida nė rritje. Tė dyjat duhet tė u jipet prioritet. Florian Qehaja, Drejtor i Qendrės Kosovare pėr Studime tė Sigurisė, flet pėr Express.

    Express: Ka pasur arrestime kohėve tė fundit pėr terrorizėm. Si e keni parė reagimin e institucioneve tė sigurisė ndaj kėtij kėrcėnimi? Nė fakt, sė pari ka pasur raportime tė mediave pėr kėrcėnime terroriste e pastaj ka pasur aksione policore. Ēka tregon kjo pėr institucionet e sigurisė?

    F. Qehaja: Nėse bėjmė njė vlerėsim dhe matje tė kėrcėnimeve dhe rreziqeve nė vend, lirisht mund tė thuhet se kėrcėnimi nga ana e grupeve ekstreme fetare ėshtė nė rritje. Madje, konsideroj qė rrezikshėmria e sigurisė nga ana e grupeve radikale islame ka kaluar nga niveli i ulėt (qė ishtė deri para disa viteve) nė nivel tė mesėm. Gradualisht, rrezikshmėria nga kėto grupe po kalon nė nivel tė lartė. Kjo tregon qė instrumentet tjera shtetėrore siē janė arsimi, kultura nuk kanė arritur qė tė ballafaqohen me zgjerimin e kėtyre grupeve tė cilat kanė pėr qėllim qė tė sfidojnė islamin tradicional qė kultivohet me shekuj nė Kosovė. Tashmė, kur ėshtė arritur ky nivel, nė “eshallonin” e fundit gjenden institucionet e sigurisė tė cilat duhet tė eliminojnė ēdo tendencė pėr pėrdorim tė forcės. Konsideroj qė institucionet e sigurisė duhet tė jenė edhe mė syēelė nė identifikimin dhe eliminimin e tė gjitha elementeve tė cilat kanė pėr qėllim dhe potencial pėrdorimin e forcės pėr arritjen e qėllimeve tė tyre. Policia e Kosovės duhet tė aktivizojė gjitha kapacitetet pėr aplikimin e gjitha masave speciale hetuese siē janė vėzhgimi, pėrgjimi, pėrcjellja dhe atė bazuar nė lejen paraprake tė gjykatės. Sepse kėsisoj do tė ndjeheshim mė komod nė mbledhjen e provave nė funksion tė gjykimit tė kėtyre rasteve dhe si rrjedhojė eliminimin e fragjilitetit qė ekziston nė trekėndėshin polici-prokurori-gjyqėsi. Poashtu, Policia duhet qė t’i shtojė masat parandaluese sidomos nė shtimin e kontrolleve nė pikat kufitare tė vendit (pėrfshirė dhe aeroportin e Prishtinės) si dhe nė brendi tė territorit tė vendit. Gjithsesi se kėto masa duhet tė ndėrmerren konform standardeve qė sigurojnė tė drejtat e njeriut dhe barazinė.

    Cili duhet tė jetė roli i Agjencisė Kosovare tė Intelegjencės nė gjithė kėtė situatė?

    F. Qehaja: Sipas ligjeve nė fuqi, AKI ka njė rol thelbėsor nė ēėshtjet e tilla. Sidomos duke pasur parasysh faktin qė kėto grupe pėrbėjnė kėrcėnim direkt pėr sigurinė nacionale tė vendit. AKI ka mandat qė tė identifikojė dhe krijoj mundėsitė pėr parandalimin e planifikimeve tė mundshme qė kanė pėr qėllim sulmet ndaj caqeve shtetėrore, ndėrkombėtare apo civile. Megjithatė, duhet pasur kujdes qė informacionet dhe tė dhėnat e grumbulluara nga AKI nuk mund tė shėrbejnė si prova nė gjykatė. Mirėpo AKI mund tė shėrbejė si pararojė pėr identifikimin e kėtyre grupeve dhe si rrjedhojė bartjen e informacioneve tek Policia e Kosovės. Por, duke pasur parasysh njė bashkėpunim tė dobėt nė mes tė Policisė dhe AKI, personalisht dyshojė se ka njė shkėmbim nė nivel operativ gjė qė sfidon shumė luftėn kundėr kėsaj dukurie. Poashtu, siē tashmė dihet, performanca e AKI-sė sfidohet nga mungesa e njė profesionalizmi, pastaj klientelizmi e nepotizmi gjė qė ka implikime edhe nė rolin e saj nė identifikimin e kėtyre dukurive.

    Express: Po ashtu ka pasur edhe njė protestė nė Mitrovicė ku pati edhe veprime tė huliganėve shqiptarė. Sipas jush, ishte kjo protestė e dhunshme pas kėrcimeve tė Kryetarit tė Mitrovicės Jugore apo kishte dicka tjetėr?

    F. Qehaja: Ėshtė paksa herėt tė flitet shkaktari i kėtyre protestave. Institucionet e sigurisė duhet tė bėjnė analiza tė thukta. Megjithatė ajo qė mund tė vlerėsohet nė kėtė moment ėshtė se kėto protesta sikur u tentua tė shfrytėzohen nga qarqe tė caktuara tė cilat jo domosdoshmėrisht janė nė favor tė interesave tė Kosovės. Gjendja e apatisė dhe pasiguria nė veri tė vendit i konvenon grupeve dhe individėve tė caktuar qė gjithsesi se kontribuojnė nė krijimin e rrethanave tė tilla. Ka indicje qė nė protestė kishte individė tė cilėt kishin ardhur nga zonat/rajonet tjera. Protesta e mundshme nė tė ardhmen duhet tė menaxhohen edhe me mė shumė vigjilencė. Ēelėsi i zgjidhjes sė kėsaj ēėshtje, pra heqjes sė barrikadės, ėshtė politik dhe mė saktėsisht mund tė gjendet tek njeriu mė i fuqishėm nė Serbi, kryeministri i kėtij shteti, Aleksandėr Vucic.

    Drejtori i Policisė Shpend Maxhuni para disa kohėsh pati thėnė se Kosova kėrcėnohet vetėm prej trazirave sociale. Nė fakt, sipas jush, cili ėshtė kėrcėnimi real pėr Kosovėn?

    F. Qehaja: Sigurisht se trazirat sociale dhe ekstremizmi fetar janė sfida nė rritje. Tė dyjat duhet tė u jipet prioritet. Trazirat sociale mund tė shfrytėzohen nga qarqe tė caktuara anti-Kosovė. Poashtu, grupet radiakale islame tė ndėrlidhura me elemente tė caktuara nė Lindje tė Mesme pėrbėjnė rrezikshmėri tė pėrhershme. Sidomos kur kėsaj i shtohen personat/grupet qė tashmė janė prezent nė vatra tė krizave dhe kanė “gatishmėri luftarake” pėr arritjen e qėllimeve tė caktuara.


    http://www.gazetaexpress.com/intervi...i-fetar-25275/
    Lumi ka ujin e paster ne burim


    Kombi mbi te gjitha

  2. #2
    i/e regjistruar
    Anėtarėsuar
    26-10-2009
    Postime
    2,629

    Pėr: "Kosova po rrezikohet nga trazirat sociale dhe ekstremizmi fetar"

    Bllokmenėt e opozitės janė bėrė bajat, si 'fshatarėt' e Balzakut, premtojnė ta shėrojnė Kosovėn me hakmarrje, me hakmarrjen e tyre ndaj Hashim Thaēit.
    Gjithė ata atllarė, nuk po mund t'i shoh nė njė mullar.
    Le tė bėjnė ēfarė tė duan e tė munden, veē mos tė harrojnė se nuk janė fitues tė zgjedhjeve.
    Dhe, sa mė keq qė sillen ndaj fituesit, le ta dinė se ia sigurojnė atij njė tė ardhme tė ndritur.
    Sepse ky popull i do viktimat, dhe i del nė mbrojtje atij qė ia marrin fitoren nga dora.

  3. #3
    i/e regjistruar Maska e beni33
    Anėtarėsuar
    27-04-2008
    Postime
    4,230

    Pėr: "Kosova po rrezikohet nga trazirat sociale dhe ekstremizmi fetar"

    kosova rrezikohet nga extremistet e PDK-s ata kan nje struktur te stervitur mjaft mir nga serbimet e huaja esht shum e qart se pdk dote destabilozoj vendin ne rast se nuk formon qeverin kta e din se nese nuk jan ne pushtet jan ne dubrav shum nga kta

  4. #4
    i/e regjistruar
    Anėtarėsuar
    11-06-2014
    Postime
    20

    Pėr: "Kosova po rrezikohet nga trazirat sociale dhe ekstremizmi fetar"

    Historianė” tė ndryshėm (autodidaktė) pėrsėrisin vazhdimisht refrenin se Shqipėria ėshtė formuar kundėr vullnetit tė Europės… Mirėpo Shqipėria u krijua me bekimin e Perėndimit, pa marrė parasysh shumė kundėrshtarė fanatikė brenda gjirit tė vetė asaj. Sami Frashėri, para mėse njė shekulli, tha: Sot, shumė Shqipėtarė, nėntėdhetė pėr qint, munt tė themi, s’janė Shqipėtarė as me mėnt as me zemrė; kombin’ e tyre e gjuhėnė s’e duanė as e nderojnė; s’duan tė kėndojn’ e tė shkruajnė nė gjuhėt tė tyre, edhe shumė kanė turp edhe tė flasin shqip! (Sami Frashėri, “Shqipėria ē’ka qenė, ē’ėshtė e

    ē’do tė bėhet”, Rilindja, Prishtinė 1978, f. 103).

  5. #5
    i/e regjistruar Maska e beni33
    Anėtarėsuar
    27-04-2008
    Postime
    4,230

    Pėr: "Kosova po rrezikohet nga trazirat sociale dhe ekstremizmi fetar"

    niher shqiptart kan pun me feh e me kalifata mjer ky popull qe nuk po zgjohen nga gjumi

  6. #6
    Perjashtuar
    Anėtarėsuar
    20-02-2012
    Vendndodhja
    Drenic
    Postime
    52

    Pėr: "Kosova po rrezikohet nga trazirat sociale dhe ekstremizmi fetar"

    Duhet me marr ni offensive koxha te madhe, dhe kta mjekrroshat mi shti ne thik nja ka nja. Atehere ndoshta mund ta hjekum Turqizim dhe maxhupllakin pej popullit ton, vec do koxha pune, po duhet se shpejti te reagohet se do bahet von...

  7. Anetarėt mė poshtė kanė falenderuar keq zeza pėr postimin:

    WesternBlot (13-07-2014)

  8. #7
    i/e regjistruar
    Anėtarėsuar
    11-06-2014
    Postime
    20

    Pėr: "Kosova po rrezikohet nga trazirat sociale dhe ekstremizmi fetar"

    Citim Postuar mė parė nga beni33 Lexo Postimin
    niher shqiptart kan pun me feh e me kalifata mjer ky popull qe nuk po zgjohen nga gjumi
    Po ka meu ēua ose ka meu ūl, kur āsht toka e fort e qielli i nalt

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund tė hapni tema tė reja.
  • Ju nuk mund tė postoni nė tema.
  • Ju nuk mund tė bashkėngjitni skedarė.
  • Ju nuk mund tė ndryshoni postimet tuaja.
  •