E nisa leximin e kesaj teme se prapthi, pra duke filluar nga komentet, derisa arrita aty ku duhej; ne vet esen e mrekullueshme! Kur mbarova, me erdhen ne mendje shume ide, pothuajse krejt jeta shqiptare e nderthurur mjeshtrisht, jeta e vjeter dhe e re, e vendosur ne medyshjet dhe mjedisin e paqartesuar gjeopolitik...
Elinda,
Ndoshta eshte gjeja me e bukur qe kane shkruar ndonjehere duart e tua. Sinqerisht, per mendimin tim, nuk ia vlen te ndalesh tek disa "komente kompetente", qe nuk jane te shkruara drejt, as ne planin morfologjik e sintaksor, pa menduar per sistemin e mendimit, qe eshte kryekeput i pakuptueshem.
Ne Tirane po botohet revista "Mendimi", nje reviste filozofiko-politike. E rralle ne llojin e saj, eshte vertet nje perpjekje serioze per te evidentuar mendimin filozofik dhe politik, shqiptare dhe te huaj...ne sherbim te vlerave me te mira, pikerisht te atij mendimi se cfare i duhet me shume vendit tone, ku jemi, dhe ku duam te shkojme. Marrin pjese emrat me te njohur te mendimit shqiptar.
Te ftoj te bashkpunosh me kete reviste, duke filluar pikerisht me kete ese filozofike.
Krijoni Kontakt