Close
Duke shfaqur rezultatin -9 deri 0 prej 5
  1. #1
    i/e regjistruar Maska e Loti i shpirtit
    Anėtarėsuar
    26-04-2002
    Vendndodhja
    Uk
    Postime
    276

    Dasmoret e vdekjes

    Ecnin ato dite,dasmoret
    varg i gjate
    prej Kosove ne Tivar;
    asnje tupan
    asnje curle,
    vec ndoj pushke
    here pes here
    rrezonte nga nje lis.
    Asnje pike uji
    asnje kafshate buke
    bjeshket e veriut
    tkurreshin nga dhimbja.
    Gjashte mije?
    Tete mije?
    Dymbedhjete mije?
    Askush s`e dinte!
    I pari ne Shkoder
    i fundit ne Kukes,
    ne Tivar po shkonin
    ne dasmen e vdekjes.
    Dhe vampiret e kuq
    vampiret e zinj
    te etur per gjak
    nga te dy anet e Kosoves
    kishin nxjerr dhembet.
    Kosova ime
    sa gjak paske pasur!
    Shqipetar,
    as e para
    as e fundit
    gjakpirje!

  2. #2
    El-Letėrsia Maska e macia_blu
    Anėtarėsuar
    04-05-2002
    Vendndodhja
    michigan usa
    Postime
    2,492
    e kam vene re se je bere gati
    e besova dyfish kur me pyete per deshiren
    te jem ajo qe me ke zgjedhur
    qe atehere kur ti nuk e kishe menduar ende
    jam lutur per kete oferte tenden....
    jam gati...
    po te pres....
    dhe ....
    Urime e me udhe te mbare....
    (besoj e di se ku e kam fjalen)
    se dyshoje se fjale me ty nuk dua te bej me
    me duket se tani sa po fillojme ti bejme ato fjalet
    dhe ne fund te heshtim duke shfletuar
    shpirtin si nje liber te ri
    te sapo te botuar.
    ....
    hej sadik, edhe nje here,
    kjo eshte pergjigja,
    ngjitur pas saj edhe padurimi.
    me njemije urime!
    ...
    sinqerisht elinda....
    "Shkolla nuk e ben njeriun me te mencur, e meson te duket i tille" (e.m)

  3. #3
    MODERATOR Maska e Letersia 76
    Anėtarėsuar
    23-06-2002
    Vendndodhja
    OXFORD ENGLAND
    Postime
    731

    Re: Dasmoret e vdekjes

    Postuar mė parė nga Loti i shpirtit
    Ecnin ato dite,dasmoret
    varg i gjate
    prej Kosove ne Tivar;
    asnje tupan
    asnje curle,
    vec ndoj pushke
    here pes here
    rrezonte nga nje lis.
    Asnje pike uji
    asnje kafshate buke
    bjeshket e veriut
    tkurreshin nga dhimbja.
    Gjashte mije?
    Tete mije?
    Dymbedhjete mije?
    Askush s`e dinte!
    I pari ne Shkoder
    i fundit ne Kukes,
    ne Tivar po shkonin
    ne dasmen e vdekjes.
    Dhe vampiret e kuq
    vampiret e zinj
    te etur per gjak
    nga te dy anet e Kosoves
    kishin nxjerr dhembet.
    Kosova ime
    sa gjak paske pasur!
    Shqipetar,
    as e para
    as e fundit
    gjakpirje!

    E bukur taman tradita shqipetare!
    suksese!
    Prį, mallkue njaj bir Shqyptari,
    Qi ketė gjuhė tė Perendķs,
    Trashigim, qi na la i Pari,
    Trashigim s'i a lźn ai fmķs;
    Edhč atij i u thaftė, po, goja,
    Qi e perbuzė ketė gjuhė hyjnore;
    Qi n'gjuhė t'huej, kśr s'āsht nevoja,
    Flet e t'veten lźn mbas dore.

    AT Gjergj Fishta

  4. #4
    Maska e Liridona
    Anėtarėsuar
    29-04-2002
    Vendndodhja
    Mancester.Uk
    Postime
    165

    Mos harroni!!!

    Pershendetje !
    Pa dasht te bej koment poezise dua te vecoj keto tre-kater vargje:
    "Shqipetar,
    as e para
    as e fundit
    gjakpirje! ".

    Sa e dhimbeshme,sa tronditese,sa fatale aq dhe e vertete.Dhe vertete nuk filloj me masakrene e Tivarit dhe pse kjo ishte nder masakrat me te kobshme te kombit shqiptar.
    Lulja e trimerise dhe atedhedashurise shqiptare u dergua atje ne ate kasaphane.Aq me e dhimbesheme behet kur te mendosh se ajo masaker ishte me dijeni te plote te pushtetit sllavo-komunist te shtetit ame ne Shqiperi.Dhe ajo ishte vazhdim i tradhetise ndaj Shaban Polluzhes dhe djelmenise kosovare qe e kundershtuan urdherin serb per te luftuar jashte trojeve te tyre duke ditur se cpo behej pas kraheve ne popullsine jo sllave,pra ate shqiptare
    .Per masakren e Tivarit ka njerez(qe ende jetojne), te cilet e dinin fatin e bashkeluftetareve dhe vellezerve te tyre,si ne Kosove ashtu dhe ne Shqiperi e haret a vone duhet te pergjigjen(para se te vdesin).
    Sa e sa mynxyra te tilla do te vuanin shqiptaret me pas nen thundren sllave me Aleksander Rankovicet ne krye, per te ardhur tek vitet 80-90.Por fillimi i saj qe shume me i larget, qysh ne vitet 1878 kur Kosova ra nen pushtimin serrb si rezultat i marreveshjes ruso-turke ne Shen Stefan.Le tu referohemi disa shifrave te viteve 1912-1913 e ne vazhdim qe tregojne me realitetin e gjenocidit sllav mbi shqiptaret:

    -Per dy ore fshati eshte shfarosur.Bataret i shtrijne perdhe grate qe ngryke mbajne foshnjat;skaj nenave te vdekura piskasin femijet qe rastesisht u kane shpetuar plumbave;malesoret shtatselvi te mbytura ne gjak e gerryejne dheun si krimbat;grate deshtojne prej frikes.Per dy ore shfarosen 500 shpirtera(Radnicke novine,22.X.1913)
    -Shqiptaret rrezohen plyma-plyma>Klithmat e dhembjes gati barazohen me gjemen e topave.Neper ajer fluturonin duart,kembet,kokat dhe copat e mishit te shqipetareve.Kur eshte ndalur zjarri altilerik,vendi ishte i mbuluar jo me kufoma po me anesi te shkoqura qe dukeshin si mase e lagur me ngjyre si karmini e kuqe(Radnicke novine22.X1913)
    -Pushtuesit e djegin fshatin Ujc ne rrethin e Gjakoves dhe ne fshat shtepine e Abdyl Zekes me te gjithe njezet anetaret e saj((Bogumil Hrabek,Arabanski upadi i pabune na Kosova i u Makedonji od kraja 1912 do kraja 1915 godine,Vranje 1988.f.29-30)
    -Ushtria serbe djeg tetembedhjete fshatra ne rrethinen e Prizerenit;prej 1380 shtepive digjen1029;masakrohen 227 banore-burra,gra dhe femije...Ne Prizeren xhamite jane kthyer ne stalla te kuajve!
    -Fshati Bllace eshte zhdukur per gjithemone(Po aty.f.75-76)
    -Me pushtimin e Kumanoves eshte derdhur ne Shkup krejt popullsia e atjeshme shqipetrae....Thuajse eshte quar prej varrit mesjeta,kur despoti i dehur i Demir-Kapise argetohej duke i gjuajtur njrezit ne valet e Vardarit(Radnicke novine.22.X.1913)
    -Duke hyre ne fshatin Porteasje,ushtria e rregullt serbe i largoj gjithe burrat jashte fshatit dhe thirri te gjitha grate per t`ju kerkuar atyre para si shperblim nese deshironin qe burrat e tyre te liroheshin. Megjithate,pas pagimit te shperblimt, keta fatekeqe u gjenden te mbyllur ne xhami e cila u hodh ne ere me kater bomba. Ne fshatin Sulp 73 shqiptare gjeten vdekjen ne menyre te tmerreshme dhe 47 te tjere te fshatit Collopek u vrane paburrerisht.((Raport paraqitur Fondit Karnezhi nga anetaret e Komisionit hetimor me 1914,ne librin: E verteta mbi Kosoven dhe shqiptaret ne Jugosllavi,Akademia e Shkencave e RPS te Shqiperise,Tirane 1989.f.311)
    -Ne Kercove pushkatohen njeqind kreret shqiptare((Vasilia Taalies,Kairo 1914,f,11)
    -Prej 320 shtepive ne fshatin Radolishte,300 jane djegur plotesisht,kurse prej 1500 banoreve, te gjalle kane mbetur vetem 100.((Ditari i kolonel Mitzl,me 29.X.1913 Arkivi i institutit te historise(Tirane).Fotokopje nga Fondi i Vijenes,nr.23/9/907).
    -Ushtria malazeze i merr ne bese treqind burra te Plaves e Gucise,i qet ne majen e Vizitorit,ne kufi me Malin e Zi,i detyron te celin varrin e perbashket dhe,mandej,i pushkaton sepse nuk kane pranuar te nderrojne fene.
    -Ketu,ne Peje dhe ne Gjakove,i shohim ne veper regjimin,aftesite dhe shprehite qe i kane cuar ne kembe malazeste; ne shtepite e veta kane mbetur pa ushqim dhe kane filluar te vrasin njeri-tjetrin,kurse tani me terbim vampiror u versulen viseve te pushtuara(....)Keta,pese dite vrasin e plackisin e,mandej,dhjete dite i humbin per ta cuar mallin e plackitur ne shtepi dhe per t`u kthyer((Radnicke novine,9.X.1913)....etj,etj.
    Apo per shpernguljet:
    Sipas shenimeve te Konsullates se Pergjitheshme Serbe ne Selanik,prej diteve te para te pushtimit serb dhe malazias ne nentor 1912 e deri ne mars te vitit 1914,vetem neper Selanik,me anije per ne Turqi shperngulen 239807(dyqind e tridhjet e nente mije e teteqind e shtate),shqiptare dhe myslimane.Ketu, thuhet ne ato shenime,nuk jane numuruar femijet nen 6 vjet.
    Ne nentor 1912 shperngulen 8866 vete.
    Dhjetor 1912 11493
    Janar 1913 12087
    Shkurt 1913 12088
    Mars 1913 7553
    Prill 1913 6725
    Maj 1913 12813
    Qershor 1913 9386
    Korrik 1913 21045
    Gusht 1913 29312
    Shtator 1913 13380
    Tetor 1913 14764
    Nentor 1913 17213
    Dhjetor 1913 15502
    Janar 1914 10192
    Shkurt 1914 25060
    Mars 1914 2346 (Bogumil Hrabak,Vep,cit..)
    Njekohesisht supozohet se rruges tokesore per ne Turqi dhe Shqiperi shperngulen dhe 800 000 veta.
    Nga ama tjeter sipas shenimeve te ministrise se puneve te brendeshme malazeze vetem prej viseve qe pushton Mali i Zi ,pra prej pjeseve verilindore,neper limanin e Tivarit(ku ne ate ferr do te gjenin vdekjen dhe mijera shqiptare ne vitin e fundit te luftes se dyte boterore(Per te cilen flasin dhe vargjet e tua Loti),shperngulen 16570 shqiptare.(Dr.Branko Babic,vep,cit.f.259.
    Pra si po shihet plani i “Nacalltanjes”,asnjehere nuk u la ne harrese e te myket nga serbet.Une permenda ketu vetem disa fakte(te nxjerra nga vepra e R.Qosjes,Ceshtja shqipetare,,botim i Toena-as.1998),po me qindra krime monstruoze barten shqipetaret ne shpine.Gjenocid qe zgjate mbi njeqinde vjet.
    E falni nese shkrova gjate por me rrembyen ato vargje.
    Me respekt,Liridona
    Liridona

  5. #5
    El-Letėrsia Maska e macia_blu
    Anėtarėsuar
    04-05-2002
    Vendndodhja
    michigan usa
    Postime
    2,492
    ...tung...
    "Shkolla nuk e ben njeriun me te mencur, e meson te duket i tille" (e.m)

Tema tė Ngjashme

  1. Qėllimi i jetes
    Nga Namila nė forumin Komuniteti musliman
    Pėrgjigje: 2
    Postimi i Fundit: 28-05-2011, 10:01
  2. "Vizitori" i befasishėm
    Nga biligoa nė forumin Komuniteti musliman
    Pėrgjigje: 2
    Postimi i Fundit: 11-06-2009, 15:23
  3. Krishti, pėrmbledhja e gjithēkaje frymore.
    Nga marcus1 nė forumin Komuniteti protestant
    Pėrgjigje: 67
    Postimi i Fundit: 04-10-2007, 09:38
  4. Jeta dhe Vdekja
    Nga Albin nė forumin Komuniteti musliman
    Pėrgjigje: 12
    Postimi i Fundit: 30-10-2005, 15:43
  5. DOKTRINA - Kapitulli II. Simboli i Besimit
    Nga Albo nė forumin Komuniteti orthodhoks
    Pėrgjigje: 19
    Postimi i Fundit: 21-09-2004, 21:47

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund tė hapni tema tė reja.
  • Ju nuk mund tė postoni nė tema.
  • Ju nuk mund tė bashkėngjitni skedarė.
  • Ju nuk mund tė ndryshoni postimet tuaja.
  •