(me e dobet se pjsesa e pare, mu harxhu koha ne kafe .... teprica nuk me mjaftoji ta shkruaja si duhej)
....
Ne e kemi preardhjen prej Zotit, ose prej kafshes(majmunit). Mbasi ende besohet ne te dyja alternativat.Akoma njerezimi grumbull nuk ka zbritur, ose nuk eshte ngjitur ne nje pergjigje abolute.Ka ende nga ata qe zbulojne ne veten e tyre shenja te Zotit dhe pohojne se njeriu e ka prejardhjen nga Zoti, ashtu sic ka edhe nga ata qe zbulojne ne veten e tyre shenja te majmunit dhe pohojne rrjedhimisht se njeriu e ka prejadhjen nga majmuni. Kur te verbohet njera pale e te mos i shoh dot shenjat, ta zeme te majmunit, ka me u besu absolutisht preadhja nga Zti. Po ruajna o Zot prej verbimit ato qe shohin shenja te tuat ne vete.
(kurse une ka gjasa te jem djalli se here here nuk shof asnje shenje as nga te majmunit as te Zotit, ose kur i shoh i shoh edhe te Zotit edhe te majmunit njeheresh.... megjithemend mund te jem djalli...lol)
...
Megjitheate , sot ne kafe me punetoret, rrecitues te bibles dhe te kuranit, mbeta prap e dyzuar.Ndoshta bej mekat tiu tregoj, se te dy me shume kishin shenja te dukshme te majmunit se sa te zotit, ndonese zotin e pergojonin, si te ishte nje mbret qe i paguan(ta zeme me premtim per parajse), por qe mjaft pak folen per parajsen (ndoshta kaq sa edhe besonin ne te)
Te dy rrespektonin Zotat e njeri tjetrit.Sipas asaj qe pashe kuptova (ndoshta keqkuptova)del se paska dy zota.(dmth disa...)Sa zota ka pra??????????
Me duket se secili ka zotin e vet. ose perndryshe secili eshte Zot.
***
Hakmarrja*
hak marr ja (ja=shife si marr hak)!!!
Njeri propozon me e vra hakmarrjen. Ne kanun thuhet .... "para se te nisesh me e vra dike, e pakta duhet me dite i biri i kujt eshte".Keshtu ndoshta edhe per hakmarjen , duhet me dite....!
...
Fillojme prej atje ku e ka zanafillen propozimi. Ai qe tha i pari me e vra hakmarrjen kembengul se hakmarrja eshte shtazeri.Si rrjedhoje njeriu qe predikon per besim abolut te preardhjes nga zoti, pohon nje shenje te kafshes...Hakmarja shtazeri. dhe e ngas per nje shembull.
Shembulli qe me ofroi; Luani.
Ne nje familje te madhe luanesh, ne nje pyll te madh, afrohet nje luan tjeter prej nje pylli fqinj, dhe e shqyen nje kelysh. Luani prind sulet luanit sulmues.(ndoshta luani prind qe me te drejte iu sul sulmuesit, vritet, ndoshta luani sulmues e drejtesia mbyllet ciklisht.... nese nuk ndodh kjo e dyta.... te gjithe luanet perzihen e hakkmarrja vazhdon.... mish mash)
"mundet qe hakmarrja eshte kafsheri, po jo absolutisht....(shtoj une)
Nese Zoti na krijoj me shenja kafshesh 9si psh hakmarrjen ) i bie qe zoti ose nuk eshte i persosur, ose ka bere pune shkil e shko kur na beri ne.(si nganjehere shpesh une kur shruj ne forum....lol)
(Puna ime shkil e shko, shenje e Zotitprej ku besokam nje minutse njeriu absolutisht e ka preardhjen nga Zoti, ne minutin tjeter i hamerrem atij qe ma shan punen...hakmarja shenje e kafshes.)
Qe kur filluan te ndaheshin njerezit ne grupe, fise....individe e qe kur lindi emri, gjejme plot njerez ne shume gjuhe , qe quhen luan, leone..etj.ndersa asnje njeri nuk quhet Zot(ndoshta ngaqe quhen te gjithe zoter, ndoshta ngaqe kam vetem nje Zot) ose Jezus. Pse?
"Hamkamrja e Zotit"
Shembull;
Ne nje fshat andej nga ne (per te mos thene ne fshatin tim), kur u shemben kishat dhe besimet, kur e vrane priftin, e kur ia grisen kemishen zotitpervecse deshmojne se , mbajti mot i keq(vaji qe zor se ka me pushu, ende thone e shihet se vajet s'kane pra')duhej nje njeri i pare qe te guxonte me e gjujt kishen, me i thy ikonat, e me e bind katunin se kisha eshte thjesht nje pale mure qe i kane ngrit njerezit dhe ikonat i ka punuar nje njeri si ne.(Si ai dmth).E mori ikonen e Shen Marise, prej lterit e e leshoj me force ne toke.E, megjithemend ikona u thy, prrrrrrrrrr, copa copa.(kushedi sa zemra u krisen , prrrrrrrrr!!!)
E mor kryqin e drunjt e e hodh ne nje zjarr qe ulerinte ne oborr. U dogj kryqi.E shkuli rrumin e kembenos, mbasi kembona ish e rende sa as njeqind "trima" si ky nuk munden me e levize, shkul, megjithese nuk ishin njeqind si ai. E kembona mbeti.
Kaloji gjysma e njeqindvjetesisht e "trimi" qe kujtoji se ia mbushi mendjen katunditse ai qe e ka ngrit kishen e ai qe e ka punu ikonen ishte si ai qe e theu. U martu e lindi 8 vajza.U martu i vellai e lindi 5 vajza.U martu tjeteri vella e lindi 3 vajza.Njeri vella vdiq me kancer 28 vjec(c'djale flori ka qene) Vellai i vogel nuk ka as vajza.
Me veshet e mij e kam degjuar plakun e kulles, kur erdh nje nate dimri, madje e mban mend ka qene nata mbas dites kur iu vu rrumi kembones te cilin e sollen nga vatikani,(rubik, 1994).
Ate nate plaku i kulles erdh me sjelle nje gote te madhe me qumesht (mbasi i kish pjelle lopa, zakon me e nda bereqetin e bulmetin me fqinjin), tha; -Nikolle, hakmarrja e Zotit ka ra ne kullen time e jo vetem ne kulle po edhe ne vathe se as lopa nuk me ban vic mashkull.Po dal fare!!!
Ne te vertete , jo vetem ai mendon ashtu, por te gjithe thone , se ka ra hakmarja e Zotit mbi to. E hakmarrja e Zotit eshte e madhe!
Pra hakmarrja nuk mund te jete vetem shtazeri.
....
v.o.
Tiu them nje sekret?! besj ne Zot , MJAFT.Dhe besoj se zoti e ka kriju gjithesine, por nuk e di pse nuk mundem te besoj se bashke me gjithesine e ka kriju edhe njeriun.Te pakten njeriun , jo.Mua me duket se njeriu eshte krijuar vetvetiu si rival i zotit. Simbas meje te gjitha gjerat qe ka kriju zoti jane te persosura, more dhekafshet kane nje shkalle te paimagjinueshme persosjeje, vetem njeriu nuk eshte i persosur, pervec ne ate qe e ka kafsherore , trupin.
(kam shkrujt shkil e shko, mos te ngrihet ndonjeri me me sha, se hakmerrem....loooooooool).....
Ne biblen tone-kanun, hakmarrja eshte kapitull ne vete, cka domethene se hakmarrja mund te jete biblike, humane, dmth jo vetem shtazeri.
(mos te guxoje kush me me sha kanunin,sidomos ato qe nuk e njohin....)----kjo , fjalia e fundit shume miqesisht, po sak terbohem me e sha kanunin pe e lexu te pakten!
vazhdon....(nuk e di kur)
Krijoni Kontakt