-
i/e regjistruar
Historia e jetes tuaj!!! ;)
Une jam nga durresi dhe kur u zhvillua konkursi une dhe libri mora pjese :P.Ishte pak e cuditshme per mua sepse isha teper i apasionuar pas librave por nuk e dija se c do te shkruaja,mamaja ishte teper e zene me maturat dhe une nuk po gjeja mbeshtetjen e duhur.Bera nje tregim fantastiko-shkencor dhe as nuk e pashe per here te dyte por e dorezova.Isha i bindur se nuk e kisha marre pasi nuk me kishte ardhur asnje lajmerim dhe kur pas 2 javesh nje nga vezhgueset me merr ne telefon dhe me lajmeron per eventin duke me thene se kishte edhe surpriza.Nuk kisha si te mos e shfaqja habine por dhe isha i gezuar.Te nesermen nisem dhe ndihmoj organizatoret te rregullonin ambjentin.Kerkoja per pjesen time por nuk po e gjeja.Atehere u demoralizova dhe mendova qe nuk do e fitoja konkursin pasi as nuk kisha marre pjese ne te.E cuditshmja ishte se aty ndodheshin edhe tregime fituese te konkuruesve te tjere.Zume vendet ne salle dhe filloi eventi.Po ndaheshin cmimet nga i fundit tek i pari.Lutesha qe dicka te merrja.Ne mos cmim te pakten me permendej emri.Ndodhi nje gabim dhe kusherires time qe ishte konkuruese i kishin dhene nje cmim tjeter nga ai i saji.Kishte dale e treta dhe fleta e saj tregonte fituesin e vendit te pare.Po mendonim se c te benim kur ne salle u therrit emri im.Waw,nuk mund ta besoja,filluan duartrokitjet,brohorimat,aq shume saqe u rimendova per numrin e miqve qe kisha ne mendje.U ngrita dhe me teper dyshim shkova tek podiumi.Pasi cmimi u finalizua dhe fletat u ndane ateher e pashe dhe tregimin tim te vendosur ne nje kornize me shkelqim.Kjo ishte nje prej aventurave te mija.
Po ju?????
-
Regullat e Postimit
- Ju nuk mund tė hapni tema tė reja.
- Ju nuk mund tė postoni nė tema.
- Ju nuk mund tė bashkėngjitni skedarė.
- Ju nuk mund tė ndryshoni postimet tuaja.
-
Rregullat e Forumit
Krijoni Kontakt