Close
Duke shfaqur rezultatin -9 deri 0 prej 5
  1. #1
    i/e regjistruar Maska e Xhuxhumaku
    Anėtarėsuar
    19-11-2003
    Vendndodhja
    sopr'un'curva
    Postime
    13,379

    Statusi i shqiptarit

    Statusi i shqiptarit

    Nga Edison Ypi {28/06/2014}
    Statusi i grekut ėshtė pabesia, statusi i serbit ėshtė viktimizmi, i italianit kanconeta, i rusit megalomania, i gjermanit disiplina, i anglezit cinizmi, i turkut rehatllėku, i arabit Allahu, i kubanit sheqeri, i kinezit orizi, e kėshtu me rradhė secili statusin e vet.

    Po statusi i shqiptarit, cili ėshtė vallė statusi i shqiptarit?

    Shqiptari ka disa statuse.

    Statusin e parė fare, atė mė tė rėndėsishmin, kryestatusin, shqiptari ka statusin e hajdutit. Shqiptari vjedh dhe rrjep dhe xhvat jo vetėm vendin e vet, ortakun e vet, mikun e vet, familjen e vet, babėn e vet, por edhe veten e vet. Shqipėria ėshtė i vetmi vend nė botė ku, me pėrjashtim tė ndonjė budallai si unė dhe si ti qė po lexon kėtė shkrim, hajdutė janė praktikisht tė gjithė. Duket si katastrofė. Por po tė kesh parasysh se nė total hajdutėt e botės janė miliona herė mė tepėr nė numur se hajdutėt e Shqipėrisė, s’ėshtė ndonjė qamet pse statusi themelor i shqiptarit ėshtė statusi i hajdutit.

    Shqiptari ka dhe statusin e spiunit. Po nuk spiunoi dhe po nuk u spiunua, shqiptari ngordh si qen. Shqiptari kėtė e di, kėsaj i frikėsohet, dhe merr masa pėr tė mos ndodhur, domethėnė ngordhur. Pėr ta kuptuar sa mė mirė statusin e spiunit, shėrben ky shembull; Dy shqiptarė qė kanė shtėpitė apo dyqanet pranė e pranė. Si Hamletė tė dorės sė parė qė janė, pėr njėri-tjetrin dyshojnė, secili dyshon se e spiunon tjetri. Dhe nisin e spiunohen reciprokisht. Jo pėr gjė tjetėr. Vetėm pėr shkak tė karakterit gjithpėrfshirės sė spiunllėkut. S’mund t’i bėsh me faj nė njė vend ku spiuni ėshtė si fiku “shih spiuni spiunin dhe piqu, alias spiunohu”. Pra spiunllėku i pavullnetshėm por i domosdoshėm ėshtė arėsyeja qė pėr shqiptarin statusi i spiunit nuk ėshtė turp, por nder. Njė numur sitesh nė Internet me emra llahtarisės rudimente tė njė kohe tė shkuar; “Denonco”, “Kallxo” ekuivalente me “Spiuno”, janė njė turp tepėr i madh nė pikėpamje etike, por janė edhe njė paevitueshmėri nga pikėpamja e pėrpjekjeve tė suksesėshme pėr tė ēarė jetėn, kėshtuqė edhe me statusin e spiunit jemi nė rregull, dhe shyqyr qė e kemi, domethėnė e keni, e kishit, dhe do ta keni.

    Po statusin e vrasėsit nuk e ka shqiptari? Sigurisht qė e ka edhe atė status. Mund ta verifikosh. Pa folur pėr mjetet e ftohta dhe tė nxehta si kazmat, sqeparėt, tritolat, dinamitat, kalashnikovat, qė mbushin pėrditė kronikat e gazetave dhe televizioneve, bėji ndonjė kompliment ndonjė femre, dhe ke pėr tė parė po s’tė vrau nė vend pėr vetmbrojtje, se komplimenta nuk i kanė bėrė kurrė, komplimentin do ta marri pėr kėrcėnim. Statusi i vrasėsit, nė fakt ēfaqjen e jashtėme e ka me sqepara dhe kallashnikova, por nuk ėshtė faj apo krim, ėshtė problem i thellė genetik, qė hiē s’ke ē’i bėn, dhe hiē mos e zgjat.

    Shqiptari ka gjithashtu statusin e frikacakut. Ky status, siē dihet, ėshtė pararendėsi i statusit tė vrasėsit. Shqiptari nuk ėshtė frikacak si frikacaku i botės, qė ėshtė frikacak sepse ėshtė vrasės. Shqiptari ėshtė vrasės sepse ėshtė frikacak. Ndjekja korrekte e zinxhirit shkak-pasojė, pra konsiderimi i tė qėnit frikacak sė pari, pastaj vrasės, tė nxjerr nė pėrfundimin se statusi i frikacakut, si status mė pak i rrezikshėm se statusi i vrasėsit, duke qėnė i falshėm, nuk mund tė konsiderohet gabim qė duhet ndrequr, e aq mė pak faj apo krim qė duhet ndėshkuar, por vlerė pėr tu mburrur.

    Shqiptari gėzon edhe statusin e dembelit, pra statusin e njeriut qė nuk do tė zerė punė me dorė. Thonė se 99 % tė aktivitetit cerebral shqiptari e pėrdor si e si tė mos punojė. Qė tė mos punojė shqiptari shpik deri edhe proverba pėrmes tė cilave implikon nė dembelllėk deri edhe barinjtė e tij shpirtėrorė si; “Po tė ishte e mirė puna punonte edhe prifti dhe hoxha”. Pėr tė mos zėnė kurrsesi ndonjė punė me dorė, disa nga punėt, ato mė tė lehtat, shqiptari i quan “Pun’ muti”, fjalėformim rrėnqethės oruellian ky i padėgjuar nė asnjė vend tjetėr tė botės, as nė Rusi qė ėshtė nėna dhe gjyshja e Njuspikut. Ē’nuk bėn shqiptari pėr ta merituar statusin e dembelit. Edhe godet, rreh, plagos, vret, madje bėn edhe gjėnė mė tė pabesueshme, punon. Pak, se po tė punojė shumė, rrezikon statusin e dembelit, qė ėshtė njė nga pasuritė mė tė mėdha me vlera tė pallogaritėshme kombėtare historike dhe utilitare.

    Shqiptari ėshtė i famshėm edhe pėr statusin e vetshkatėrruesit, autodestruktorit. A s’mė thua, pa kėtė status tė ndritur si do ishte katandisur Shqipėria e rrethuar me vetveten, dhe si do ja kishin arritur shqiptarėt tė ishin gjithmonė e mė tė pakėt nė numur ? Statusi i autotodestruktorit nuk ėshtė gjė e keqe. Ėshtė krasitje vitalizuese darviniane, pra sakrificė e domosdoshme pėr tė garantuar mbijetesėn nė dėm tė sasisė pėr hir tė cilėsisė. Thuaj shyqyr qė Shqipėria na ėshtė katandisur kaq, dhe si numur kemi mbetur aq. Se ka, domethėnė kishte, vende nė botė qė janė zhdukur pa gjurmė nga faqja e dheut. Shqipėria e vogėl dhe shqiptarėt e pakėt, bereqaves qė ekzistojnė.

    Nuk mund t’i mohohet shqiptarit as statusi i llapaqenit. Shumė mirė bėn shqiptari qė pėrmes llapės siguron statusin e gores. Dhe jo vetėm; Pa bėrtitur, klithur, uluritur, lehur, pra pa pėrdorur llapėn lėvizėse dhe pėshtymėn lubrifikuese, njeriu vdes.

    Po statusin e skllavit, statusin e dinakut, statusin e delirantit, statusin e mashtruesit, statusin e konspirativit (qė nuk duhet ngatėrruar me statusin e spiunit) statusin e palaēos, statusin e tė ēmendurit, statusin e tė pangopurit, statusi e budallait, a i ka, ai i zotėron, ai i gėzon shqiptari kėto statuse ?

    Pa merak. I ka tė gjitha ato statuse shqiptari.

    Pėrveē tyre sot shqiptari ka edhe statusin e Fesbukut qė e freskon hera-herės me selfie ose fotografi duke ngrėnė e duke pirė si derr.

    Sė fundmi shqiptari ka edhe atė statusin qė me zor na e dhanė dhe me siklet ua morėm, statusin e europianit, Europės.

    Shumė mirė.

    Pėr hajėr.

    Por me njė kusht.

    Vetėm po qe e vėrtetė se;

    Njė oqean me tė kėqia bėn njė tė mirė tė madhe.

    Njė det me budallallėqe bėn njė mėnēuri tė vlefėshme.

    Njė lumė me mungesa bėn njė prezencė tė nevojshme.

    Njė mal me vese bėn njė virtyt tė domosdoshėm.

    Njė qiell pėsimesh bėn njė shkollė mėsimesh.

    Mapo.al
    --- La Madre dei IMBECILI e sempre in cinta...

    ---voudou.. ---

  2. #2
    i/e regjistruar Maska e mia@
    Anėtarėsuar
    11-01-2008
    Vendndodhja
    Twilight Zone...
    Postime
    10,676

    Pėr: Statusi i shqiptarit

    Artikull kot.
    Feelings change - memories don't.

  3. #3
    Updating.... Maska e Wordless
    Anėtarėsuar
    19-06-2002
    Vendndodhja
    Undercover
    Postime
    3,154

    Pėr: Statusi i shqiptarit

    As mua nuk mė pėlqeu si artikull pasi ka harruar statusin kryesor tė Shqiptarit i cili ėshtė : Kush nxjerr tė till vrer ndaj Shqiptarėve, Shqipėtarėt ja mbarsin gjithė ēfarė i mban pragu i derės
    Ky shtet ėshtė ky qė ėshtė sepse qytetarėt tanė janė kėta qė janė !

  4. #4
    Djalė Drenice Maska e Lexuesi_
    Anėtarėsuar
    18-06-2010
    Vendndodhja
    Ne vendin e ngjarjeve
    Postime
    6,014

    Pėr: Statusi i shqiptarit

    Per pak me shkoj mendja tek Facebooku

  5. #5
    i/e regjistruar
    Anėtarėsuar
    17-12-2010
    Vendndodhja
    ne boten e ēudirave
    Postime
    3,776

    Pėr: Statusi i shqiptarit

    Ypi!!!!! Shihja mbiemrin ketij ihere! As qe ia vlen me lexu.

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund tė hapni tema tė reja.
  • Ju nuk mund tė postoni nė tema.
  • Ju nuk mund tė bashkėngjitni skedarė.
  • Ju nuk mund tė ndryshoni postimet tuaja.
  •