Close
Faqja 0 prej 52 FillimFillim 121050 ... FunditFundit
Duke shfaqur rezultatin -9 deri 0 prej 512
  1. #1
    Gezuar Kosoven e Pavarur Maska e dodoni
    Anëtarësuar
    07-11-2002
    Postime
    3,393

    Futbollistët shqiptar nëpër Europë

    Chievo kerkon dyshen shqiptare Tare-Bogdani
    E Merkure, 22 Qershor 2005
    Chievo e Verones prej kohesh e kerkon, por tanime do nise sulmin per te marre sulmuesin shqiptar Igli Tare. Biondi i rrezua ne Serine B, me Bologna-n, eshte objekti i deshirave edhe te trajnerit te ri (thuajse zyrtar) te veronezeve, Pillon (50 vjec), i cili kerkon si partner sulmi per te edhe Favan e Udinese-s. Pillon, nje trajner qe ka punuar shume mire te Treviso, do marre nje rroge mesatare (ndoshta te ulet), prej 250 mije eurosh ne sezon dhe kontrata do jete per nje vit. Gazeta "L'Arena" qe jep kete informacion, shton se "Bogdani eshte nder sulmuesit me te kerkuar te Serise B, ndersa ai kerkon Serine A". Gjithnje sipas gazetes veroneze, "ai (Bogdani) nuk eshte i shqetesuar aspak per kerkesen e Chievos, e njeh ambientin dhe nuk do kishte probleme te pershtatej". Behet fjale per nje kalim "armiqesor", pasi Bogdani luajti per nje sezon me Veronen, ekip qe eshte ne nje qytet me Chievon dhe kjo nuk do shihej me sy te mire nga tifozet e se pares". Chievo do te prese, gjithnje sipas gazetes, diten e sotme, kur Verona humb te drejten per te kerkuar para per nje pjese te kartonit te sulmuesit shqiptar dhe pas kesaj, bisedimet do beheshin me Reggina-n. Kesaj te fundit do i ofrohej si shkembim Amauri. Ndersa per Taren, qe mbetet synimi numer 1, do te ofrohej Cossatto.

    "L'Arena" shkruan me siguri te plote se Bogdani nuk do te qendroje te Verona, ndersa, "Corriere del Veneto" jep mundesine e kundert, qe "Bogdani, ndoshta qendron te Verona".

    Lazio e Roma, ne gjurmet e Iglit

    Me shume pelqehet nga Lazio, por po ashtu edhe Roma eshte e interesuar per te. Keshtu njofton "Datasport". "Igli Tare pelqehet nga romanet, - shkruan ajo, - ne vecanti mund te jete nje ide per Lazion qe kerkon nje sulmues me peshe". Po ashtu kerkohet shoku i skuadres te shqiptarit, Claudio Bellucci.

    Nderkaq, vazhdojne vleresimet per lojen e Tares, ne ndeshjen e play off-it, humbur 0-2 nga Bologna ndaj Parmes. "La Gazzetta di Parma" shkruan se "Bologna perqendroi gjithcka te koka e Tares, skeme e pandryshueshme, duke u mbeshtetur te fiziku i tmerrshem i biondit shqiptar. Nga 50 topa ne sulm, 28 ishin ajrore per Taren". Dhe me pas vlereson portierin Frey "nje paraqitje me te vertete me germa te medha e nje portieri me vlera absolute".

    "L'Arena": Bogdani, vlen 2 milione euro
    E Merkure, 22 Qershor 2005
    "Transfermarkt" nuk ka bere ndonje gabim te madh per vleresimin e kartonit te Erion Bogdanit. Adresa e specializuar gjermane e jepte ne 1.8 milione euro, ndersa gazeta italiane "L'Arena" shkruan se presidenti i Verones, Pastorello do te duhet te paguaje rreth 1 milione euro per te marre 50% te kartonit te sulmuesit shqiptar (ate pjese qe ka Reggina), sepse 50% i zoteron deri diten e sotme. Perderisa mund te thunet se vlera profesionale e shqiptarit eshte rritur javet e fundit, pas kerkesave te shumta nga Italia, Gjermania e Anglia, atehere i bie se "transfermarkt" nuk ka gabuar thuajse aspak.

    marre nga Korrieri

    Mendoj qe lojtaret tane qe duan te luajne jashte si portieri Lika etj. e qe momentalisht luajne ne kampionatin shqiptar duhet te mos nguten e te kalojne ne ndonje ekip palidhje jashte, por te presin mbarimin e edicionit te sivjeme ne kupat europiane sepse nje paraqitje e mire e tyre i afirmon me shume dhe mund te kalojne ne ekipe me te mira e me paga me te mira.

    Kam ndjenjen qe ekipet tona do kene nje sukses te madh ne kupat europiane kete vit, sukses qe nuk e kane arritur ndonjehere me pare. Mendoj qe Dinamo me kalimin e Varteksit, me pak fat mund te shkoj deri ne gjysmefinale, sepse ne turin e dyte i bie te luaj me fituesin e Turku(Finlande)- Akranes (Islande), qe nuk do ta kete te veshtire fare, pastaj ne turin e trete me fituesin e Lens (France) - Lech (Poloni), qe do ta kete te veshtire por qe me pak fat mund ta kaloje, e pastaj ne cerekfinale ka mundesi qe te luaje me Egaleo te Greqise, qe poashtu mund ta kaloje e te shkoje deri ne gjysmefinale. Pra, me pak fat mund te shkoje deri ne gjysmefinale.

    Tirana, mendoj qe sivjet do shkoj deri ne grupe, pra do kaloj tre ture. Poashtu edhe Elbasani, Teuta, e Bashkimi mendoj qe do kene nje perfaqesim dinjitoz ne kupen e UEFA-s duke kaluar disa ture.

    Sidoqofte, i urojme sa me shume suksese, ekipeve dhe lojtareve tane.

    Tu-tung

  2. #2
    Gezuar Kosoven e Pavarur Maska e dodoni
    Anëtarësuar
    07-11-2002
    Postime
    3,393
    Këlni i Rapolderit, flirt me Muratin
    Këtë e kanë konfirmuar burime pranë skuadrës së njohur gjermane dhe trajnerit të sapoemëruar Uve Rapolder. Madje, tre përfaqësues të klubit gjerman kanë qenë të pranishëm në stadiumin e Shçeçinit, më datë 29 maj, për të ndjekur nga afër ndeshjen miqësore Poloni-Shqipëri (1-0). Sipas burimeve, objektivi kryesor i agjentëve në këtë takim të merkatos ka qenë sulmuesi Zuravski, i cili shënoi edhe golin e vetëm në sekondën e 32-të të pjesës së parë. Kuptohet, që pas paraqitjes së polakut, agjentët e merkatos së Këlnit kanë dhënë OK-in e tyre për të negociuar me sulmuesin.

    Atyre u ka bërë përshtypje edhe paraqitja e Edvin Muratit, mesfushorit të krahut të majtë të kuqezinjve. Lojtari i Iraklisit u grumbullua nga Brigel në kombëtare, ndonëse vinte nga një dëmtim i gjatë, pasi insistimit të vetë mesfushorit. Murati ka hyrë në lojë në pjesën e dytë, duke treguar një formë të mirë edhe pse nuk ishte në 100% kondicionit fizik. Pasi kanë referuar për polakun, agjentët i kanë thënë fjalë të mira trajnerit Rapolder edhe për mesfushorin e majtë të Shqipërisë. Mësohet se trajneri e ka marrë në konsideratë këshillën e bashkëpunëtorëve të tij, por ka kërkuar të marrë informacione të mëtejshme për lojtarin teknik të kuqezinjve.Gjithsesi, mundësitë e një kalimi të mundshëm të Muratit në Bundesligë janë të pakta. Mesfushori ka rënë dakord me Iraklisin për të qëndruar edhe këtë sezon në Selanik. Megjithatë, gjithçka mund të ndodhë, duke qenë se shqiptari ende s’ka hedhur firmën e tij në kontratën e re me ekipin grek. Një vit më parë Murati kaloi një provë disaditore te skuadra e Nurenbergut, por në fund s’u arrit asnjë marrëveshje midis shqiptarit e klubit të Bundesligës.
    FATJON KODRA (Panorama)


    Mendoj qe edhe Edvin Murati meriton te luaje ne nje kampionat te forte si Bundesliga, Serie A etj. Keshtu qe i urojme atij nje kalim tek Kelni apo edhe ndonje ekip me te mire atje.
    Leje mos m'trano, pashe zotin!!!!

    Rrofte Shqiperia Etnike

  3. #3
    Rising Star and Legend Maska e Davius
    Anëtarësuar
    20-04-2003
    Vendndodhja
    Underground
    Postime
    11,955
    Panathinaikosi, 700 mijë euro për Taren

    Dje, në faqen e parë të një prej gazetave më të njohura sportive greke botohej lajmi se Igli Tare është në bisedime me Panathinaikosin. Nuk dihen saktësisht cilat janë arsyet që bjondi shqiptar është lidhur me klubin e njohur grek, por hamendjet të çojnë te trajneri i të jeshilëve. Italiani Alberto Malezani ka kërkuar ndihmën e futbollistit shqiptar të Bolonjës, të njohur mjaft mirë në Itali, për të zëvendësuar te Panathinaikosi mungesën e sulmuesit të njohur qipriot, Mihalis Kostandinu.
    Sigurisht që Tare nuk është kërkesa e vetme e Panathinaikosit, por shqiptari është më i preferuari. Të gjelbrit e shohin me sy të mirë rastin që u është afruar për ta pasur të tyrin "gjigantin" shqiptar. Siç shkruhet, ai i plotëson të gjitha kushtet, që kërkon trajneri italian i Panathinaikosit.

    "Gjithçka varet nga Panathinaikosi,- është përgjigjur për shtypin grek kapiteni i kombëtares sonë.- Do të jetë një nder për mua dhe gëzim të luaj me Panathinaikosin. Është një skuadër e shkëlqyer dhe shumë e rëndësishme në Greqi. Bëhet fjalë për një klub të madh me histori dhe synime. E di që çdo vit kjo skuadër ka një rol protagonisti, ndërsa fakti që do të luajë në Champions League është veçanërisht i pëlqyeshëm për çdo futbollist. Nuk do të kem asnjë problem atje. Shpresoj të shkojnë të gjitha mirë dhe çështja të ketë një përfundim pozitiv. Besoj se kjo çështje do të mbyllet shpejt,"- ka thënë në intervistën ekskluzive për "Goal news" futbollisti shqiptar, Igli Tare.
    Kapiteni i kombëtares sonë ka shprehur dëshirën për t'u larguar nga Bolonja, skuadër me të cilën ka një kontratë deri në vitin 2006.

    Ai, sipas shtypit grek, nuk dëshiron ta ndjekë skuadrën e tij edhe në Serinë B, ku ajo do të luajë në sezonin e ardhshëm. Te Panathinaikosi besojnë se largimi i Tares nga Bolonja nuk do të bëjë ndonjë problem për ta, sepse vetë klubi italian është i mbytur në borxhe. Bosët grekë të Panathinaikosit gjithashtu nuk e kanë problem edhe shumën prej 700 mijë eurosh, që u duhen për Taren, paçka se kjo shumë e bën futbollistin shqiptar ndër më të shtrenjtët e kampionatit grek.

    Igli Tare ëndërron mbrëmjet helene, teksa ka luajtur për një sezon te Bolonja së bashku me kapitenin e skuadrës kombëtare greke Theodhoros Zagoraqis. "Për mua do të jetë e lehtë të luaj në kampionatin grek, mbasi nuk do të has vështirësi për sa i takon ambientimit. E kam vizituar shpesh Greqinë dhe e dua këtë vend,"- ka thënë shtatlarti shqiptar, i cili nëse do të veshë fanellën ngjyrë jeshile të Panathinaikosit, bëhet shqiptari i dytë pas një emri tjetër të madh të futbollit tonë, Bledar Kola, i cili pat luajtur me klubin e madh grek për plot 4.5 vjet.
    A do të jetë Tare qendërsulmuesi i ardhshëm i Panathinaikosit? Gjithçka pritet të vendoset në ditët e ardhshme.
    My silence doesn't mean I am gone!

  4. #4
    Rising Star and Legend Maska e Davius
    Anëtarësuar
    20-04-2003
    Vendndodhja
    Underground
    Postime
    11,955
    Bogdani rikthehet tek Rexhina

    Erion Bogdani, prej sezonit të ardhshëm do të luajë në Serinë A me ekipin e tij të origjinës, Rexhinën. Lajmi është bërë i ditur dje nga mediat italiane. Kështu, sot paradite, pas një takimi mes Veronës dhe Rexhinës, është vendosur që lojtari të rikthehet në Rexhio Kalabria. Skuadra jugore nuk ka preferuar që ta lejojë lojtarin të bashkohet me Veronën, duke mos pranuar asnjë kompromis. Bogdani kështu rikthehet në Serinë A pas më shumë se 2 sezonesh që luan në Serinë B.

    Gjithsesi, ky i fundit për të ka qenë i mrekullueshëm, pasi në 38 ndeshje ka shënuar 17 gola, të gjithë me aksion dhe pa asnjë penallti. Forma e mirë e Bogdanit ka bërë që shumë skuadra të Serisë A t'i hedhin sytë nga shtatlarti i kombëtares shqiptare. Erion Bogdani kështu pritet që këtë sezon të luajë në Serinë A me Rexhinën. Por merkatoja sapo ka filluar dhe ndonjë skuadër e madhe e Serisë A mendon akoma për shqiptarin.
    My silence doesn't mean I am gone!

  5. #5
    i/e regjistruar
    Anëtarësuar
    10-09-2004
    Postime
    2,389
    Portieri Lika eshte transferu tek ekipi turk i Diyarbakërspor-it. Te pakten kshu thuhet ne shtypin turk.

    Ky eshte ekipi ku luan Jupi. Ne fakt, nuk eshte ndonje skuader shume cilesore, por shpresojme qe ta tregoje veten dhe te transferohet ne ndonje ekip edhe me te mire.

    Suksese Likes!

  6. #6
    Gezuar Kosoven e Pavarur Maska e dodoni
    Anëtarësuar
    07-11-2002
    Postime
    3,393
    Debatik Curri, ish-lojtari i Prishtines dhe kombetares sone U-21, qe luajti nje sezon tani ne ligen e pare te Ukraines, ka refuzuar nje oferte prej 250,000 eurosh ne sezon nga Partizani i Beogradit vetem per shkak se eshte skuader serbe, per te cilat ai shprehet se nuk ka luajtur dhe nuk do luaje kurre. Tani, ka nje oferte edhe me te madhe nga Lokomotiva e Moskes, kampioni rus i ketij sezoni, dhe pritet kalimi i tij tek ta.

    Tu-tung
    Leje mos m'trano, pashe zotin!!!!

    Rrofte Shqiperia Etnike

  7. #7
    Warranted Maska e Qerim
    Anëtarësuar
    06-12-2003
    Vendndodhja
    Home
    Postime
    1,641
    Shefki Kuqi in action for Finland (©Getty Images)
    Kuqi on way to Blackburn
    Tuesday, 28 June 2005

    Blackburn Rovers FC have appointed former chief executive John Williams as their new chairman on the same day they signed Finland striker Shefki Kuqi from first division side Ipswich Town FC. The 28-year-old will play in the English Premiership after rejecting a new two-year contract at Ipswich, where he scored 32 goals in 86 appearances from September 2003.

    Dhe ja nje lajm qe na intereson neve direkt.

    Finally, Bulgarian champions PFC CSKA Sofia have seen out-of-contract captain Todor Yanchev depart on a free transfer for Greek side Kallithea FC. The 29-year-old midfielder has a one-year contract with an option for a further 12 months and links up with compatriots Borislav Georgiev, Hristo Telkiyski and coach Stoitcho Mladenov.
    Print » e-mail »
    ©uefa.com 1998-2005. All rights reserved.
    Fotografitë e Bashkëngjitura Fotografitë e Bashkëngjitura  
    Ndryshuar për herë të fundit nga Qerim : 28-06-2005 më 14:22

  8. #8
    Shife icik ket..timin Maska e miko
    Anëtarësuar
    05-04-2003
    Vendndodhja
    Në botën e çudirave
    Postime
    755
    O Qerimo çfarë lidhje ka Kuqi me temën shoku...??

    Po ky lajmi i dytë me kë kishtë të bënte "direkt" shoku se sikur nuk e kapa për cilin bëhesh fjalë.Ç'hyn transferat e Kalithea-s me tranfertat e lojtarëve shqiptarë..??
    .........................

  9. #9
    Gezuar Kosoven e Pavarur Maska e dodoni
    Anëtarësuar
    07-11-2002
    Postime
    3,393
    Miki_ro
    Po ta kthej pergjigjen une ne vend te Qerimit, perderisa ai nuk po duket gjekundi.
    Edhe Kuqi eshte shqiptar, dhe e thote kete me krenari kudo. Natyrisht qe ne do e adhuronim me shume sikur te luante per kombetaren tone, por edhe keshte ne prape duhet ta adhurojme sepse eshte prodhim dhe eksport i joni. Per punen e kombetares, aq sa ka faj Kuqi, ka edhe FSHF-ja, sepse nuk e kane ftuar asnjehere. Por nejse, urojme qe talentat tjere te mos na humbin.

    Per punen e transferit te atij lojtarit te CSKA Sofjes, me CSKA-n do luaj Tirana ne turin e dyte poqese e kalon Goricen ne turin e pare.
    Per me teper, edhe Gorices i jane larguar dy lojtaret me te mire te saj per ne Maritimo (Portugali) dhe Greuter Furth (Gjermani).

    Tu-tung
    Ndryshuar për herë të fundit nga dodoni : 28-06-2005 më 23:09
    Leje mos m'trano, pashe zotin!!!!

    Rrofte Shqiperia Etnike

  10. #10
    Gezuar Kosoven e Pavarur Maska e dodoni
    Anëtarësuar
    07-11-2002
    Postime
    3,393

    Futbollistët shqiptarë në Evropë

    Sot, Bekim Kastrati ish-lojtari i te rinjve te Munchengladbach-ut dhe golashenuesi me i mire, zhvilloi ndeshjen e pare te tij ne Bundesliga 1 me ekipin e senioreve te Munchengladbach. Sipas atyre qe kane pare ndeshjen, ai luajti shume mire dhe poashtu beri asistin ne golin e barazimit.

    Kam bindjen qe bomberi i ri shqiptar Bekim Kastrati shume shpejt do behet nje superyll i futbollit boteror dhe kombetares sone.

    I urojme shume suksese dhe sa me shume gola per ekipin e tij dhe kombetaren tone.
    Leje mos m'trano, pashe zotin!!!!

    Rrofte Shqiperia Etnike

Faqja 0 prej 52 FillimFillim 121050 ... FunditFundit

Tema të Ngjashme

  1. Sulë Hotla (1875-1947), Një Jetë Për Shqipërinë
    Nga strong_07 në forumin Bashkëpatriotët e mi në botë
    Përgjigje: 8
    Postimi i Fundit: 29-04-2019, 16:32
  2. Përgjigje: 3
    Postimi i Fundit: 24-11-2016, 09:56
  3. Lidhja Shqiptare e Prizrenit
    Nga dodoni në forumin Historia shqiptare
    Përgjigje: 13
    Postimi i Fundit: 01-06-2009, 00:29
  4. Plavë e Guci
    Nga Davius në forumin Bashkëpatriotët e mi në botë
    Përgjigje: 8
    Postimi i Fundit: 05-10-2008, 23:36
  5. Si vjen bashkimi kombëtar?
    Nga Anton në forumin Çështja kombëtare
    Përgjigje: 487
    Postimi i Fundit: 22-02-2004, 00:19

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund të hapni tema të reja.
  • Ju nuk mund të postoni në tema.
  • Ju nuk mund të bashkëngjitni skedarë.
  • Ju nuk mund të ndryshoni postimet tuaja.
  •