Close
Duke shfaqur rezultatin -9 deri 0 prej 4
  1. #1
    Shpirt Shqiptari Maska e Albo
    Anëtarësuar
    16-04-2002
    Vendndodhja
    Philadelphia
    Postime
    33,379
    Postimet në Bllog
    22

    Këshilli Bashkiak, PS kundër vendimit për Terminalin e pasagjerëve, shtyhet miratimi

    Këshilli Bashkiak, PS kundër vendimit për Terminalin e pasagjerëve, shtyhet miratimi

    TIRANE- Shtyhet miratimi i vendimit për Terminalin e pasagjerëve në kryeqytet. Miratimi i projektvendimit është shtyrë për një seancë të radhës, pas debateve që ndodhën sot në mbledhjen e Këshillit Bashkiak të Tiranës, mes anëtarëve të majtë, të LSI-së dhe anëtarëve të djathë.

    Këshilltarët e majtë kërkuan që ky projekti për ndërtimin e Terminalit mos të jetë nën administrimin e Bashkisë së Tiranës. Ndaj dhe në rend ditë ishtë ky ndryshim. Këshilli Bashkiak ka miratuar në grup emrat e rrugëve në kryeqytet, i cili ishte një nga projektvendimet e rendit të ditës.

    Ndërkohë, përplasjet kanë ndodhur dhe mes Eridian Salianjit dhe Gazmend Dibrës, të cilët kanë kaluar dhe në akuza personale. “Salianji nuk mund të pengojë ndërtimin e terminalit”-theksoi Dibra. Por Salianji i është përgjigjur Dibrës me akuza tepër të ashpra duke i thënë se: “Je i pamoralshëm e ke blerë vendin e këshilltarit”.

    Gjatë mbledhjes së sotme pritet që Këshilli Bashkiak të autorizojë Bashkinë e Tiranës të nisë procedurat e koncesionit.

    “Projektvendimi i parë në rendin e ditës është terminali, pas një granti të akorduar nga Qeveria italiane. Kjo është një formë koncensionare. Me një truall 3.5 hektarësh, e vendosur përgjatë korridorit lindje-perëndim. Bashkia e Tiranës e ka prezantuar dje këtë vepër të rëndësishme, e cila e projekton Tiranën si metropol, dhe ka ndikim të jashtëzakonshme. Ndaj do kërkoja që të vijojmë me prezantimet përkatëse. Studimi i fizibilitetit, do jetë i pari dhe ndikimi në mjedis, dhe disa të dhëna nga treg. Nëse më lejoni do nis prezantimi i këtij projekti.”-kështu tha gjatë fjalës së tij nënkryetari i Bashkisë së Tiranës, Enno Bozdo.

    SALIANJI: DUAM KOHË TË VERIFIKOJMË PRONËSINË E TRUALLIT
    Ora 21:26- Sipas anëtarit të Partisë Socialiste, Salianji, duhet kohë për verifikimin e pronësisë së truallit ku do ndërtohet Terminali. “Bashkia nuk dha përgjigje të saktë për truallin. Duam kohë të verifikojmë pronësinë e truallit”-ka thënë Salianji.

    KOSOVRASTI: ARGUMENTET JANË TË SFORCUARA, NUK KANË BAZË JURIDIKË
    Ora 21:24- Njazi Kosovrasti është shprehur se këshilltarët e PS duhet të marrin kohën që duan. “Argumentet janë të sforcuara nuk kanë bazë juridikë”-tha Kosovrasit.

    RROKAJ: PËR VEPRA TË MËDHA DUHET TË VOTOJMË UNANIMISHT
    Ora 21:22- Për shtyrjen e miratimit të vendimit për Terminalin e pasagjerëve në kryeqytet ka qenë dakord dhe përfaqësuesi i LSI-së, Shezai Rrokaj “Çështja të shtyhet për në mbledhjen më të afërt”-u shpreh Rrokaj.

    SPORT KLUB RTIRANA, BOZDO: JO PËR PRIVATIZIM POR PËR ZBRITJE TË AKSIONEVE NGA BASHKIA
    Ora 21:20- Nenkryetari i Bashkisë Eno Bozdo është shprehur kundër privatizimit të sport klub Tiranës. Ai ka theksuar se duhet të ulen aksionet e Bashkisë por jo të privatizohet ky sport klub. Bozdo ka propozuar menaxhim bashkë me kontribuesit e Tiranës.

    Ndërkohë, Genti Gazheli theksoi se i nevojitej kohë të lexonte aktin. “Ende nuk e kam lexuar relacionin për klubin. Nuk do të votoja kurrë kundër klubit por më duhet kohë”-tha Gazheli. Ndërsa Dalipi theksoj se Komisioni Juridik duhet të japë përgjigje për tifozët dhe qytetarët. “Nuk tallem dot me asnjë qytetar, nuk fshihem pas fjalëve”-tha Aldrin Dalipi.

    SALIANJI- DIBRËS: KE BLERË VENDIN E KËSHILLTARIT
    Ora:20-01- Mbledhja e Këshillit Bashkiak ka nisur me debate të mëdha mes Eridian Salianjit dhe Gazmend Dibrës në lidhje me projektvendimin për Terminalin e pasagjerëve, i cili pritet të kalojë për miratim.

    “Salianji nuk mund të pengojë ndërtimin e terminalit”-theksoi Dibra. Por Salianji i është përgjigjur Dibrës me akuza tepër të ashpra duke i thënë se: “Je i pamoralshëm e ke blerë vendin e këshilltarit”. Ndërkohë, Bozdo tha se duhet të vendoset pro ose kundra se nuk zhbëhet procedura.

    KOSOVRASTI: TENTATIVA PËR SHTYRJE PA FINESË PËR KËTË PROJEKT
    Ora: 20:00- “Gjykatat njohën buxhetin, juridikisht jemi në rregull. Tentativa për shtyrje pa finesë për këtë projekt”.

    RROKAJ: KOLEGËT E PS TË NA THONË PROBLEMIN QË NUK SHKON
    Ora:19: 50- Ndërkohë, vetë Rrokaj theksoi se këshilltarët e majtë duhet të thonë se ku qëndoron problemi. “Cili është neni që cenon ligjin e ri në raport me të vjetrin”-është shprehur Shezai Rrokaj.

    BOZDO: LIGJI I RI KA NJË KLAUZOLË TRANZITORE
    Ora:19:37- “Me terminalin japim shumë zgjidhje për kryeqytetin”-kështu ka theksuar në mbledhjen e sotme të Këshillit Bashkiak, Enno Bozdo. Sipas Bozdo, ligji i ri ka një klauzolë tranzitore. “Jemi të saktë juridikisht me ligjin e vjetër”-tha Bozdo.

    RROKAJ: TIRANA KA NEVOJË PËR TERMINAL
    Ora:19:36- “Tirana ka nevojë për terminal. Nëse s’ka probleme juridike e mbështesim projektin”-kështu theksoj gjatë fjalës së tij Shezai Rrokaj.

    SALIANJI: DUHET TË ECIM ME LIGJIN E RI PËR KONCENSIONET
    Ora:19:34- Një tjetër anëtar që ka mbështetur Terminalin e pasagjerëve, ka qenë dhe Eridian
    Salianji. Sipas Selianjit, duhet të ecet me ligjin e ri për koncesionet. “Ligji i vjetër për koncesionet, ka shumë burokraci”-tha Salianji.

    GAZHELI KUNDËR MIRATIMIT TË PROJEKTIT TË TERMINALIT
    Ora:19:32- “Të shtyhet miratimi i projektit për terminalin. Projekti për terminalin ka probleme juridike. Kemi nevojë për konsultime mbi këtë projekt ”-tha Genti Gazheli.

    Aldrin Dalipi: Komisioni i Ligjeve të jetë më serioz. Të shqyrtohen me korrektesë projektet nga ana ligjore
    Kosovrasti: Gjykatat njohën buxhetin, juridikisht jemi në rregull

    CFARE PARASHIKON TERMINALI
    Përmes ndërtimit të terminalit multimodal të pasagjerëve, do ti jepet një zgjidhje përfundimtare disiplinimit dhe ofrimit cilësor të shërbimit të transportit në Tiranë dhe integrimit të tyre, trenit, transportit urban dhe interurban me autobus, taksive, parkimit për automjetet private dhe shërbimeve për udhëtarët. Terminali do të ndërtohet në hyrje të Tiranës dhe do të ofrojë shërbim për 75% të të gjithë fluksit të mjeteve të transportit publik.

    Numri total i mjeteve që do t’u ofrohet shërbim në vitin 2015 është 231 dhe në 2035 llogaritet në 8524 mjete. Terminali do të ketë 340 vend-parkime; 5 platforma treni dhe 3 platforma për tramvajin. Në vitin e parë të operimit në terminal, do t’u shërbehet 60.000 pasagjerëve dhe në vitin 2035, 220 mijë udhëtarëve. Ndërtimi i terminalit do të mundësojë reduktimin e ndjeshëm të ndotjes në qytet. Afro 2500 litra nafte nuk do të digjen brenda qytetit çdo ditë, 5 - 6 tonë CO2 në ditë nuk do të emetohet në mjedis. Qyteti do të ketë 3.1 km parkim të lire, që sot zihet nga rreth 192 autobusë të linjave interurbane dhe ndërkombëtare.

    Qyteti do të ketë çdo ditë 2310 mjete më pak në qarkullim, duke sjellë një çlirim të trafikut. Vlera e ndërtimit të këtij projekti është përllogaritur në afro 41 milionë euro, norma e brendshme ekonomike e kthimit është 20.58%, ndërsa ajo financiare është 17.2%, çka konfirmojnë fizibilitetin ekonomik dhe financiar të projektit. Ndërtimi i terminalit do të realizohet në partneritet publik - privat (PPP), çka do të thotë se i gjithë investimi, kosto e funksionimit dhe mirëmbajtjes përballohet nga investitori.

    (ed.me/BalkanWeb)

  2. #2
    Shpirt Shqiptari Maska e Albo
    Anëtarësuar
    16-04-2002
    Vendndodhja
    Philadelphia
    Postime
    33,379
    Postimet në Bllog
    22

    Për: Këshilli Bashkiak, PS kundër vendimit për Terminalin e pasagjerëve, shtyhet mira

    Ore jane ne metro keta te Bashkise Tirane apo jo?

    Qeveria e Rames, po ben 1 vit ne pushtet, ka marre qindra miliona euro para borxh nga Banka Boterore, ka mbushur arken e shtetit plot me taksat e rritura te shqiptareve, e prape nuk nderton gje ne Tirane e mbare Shqiperine por vetem shkaterron ndertimet pa leje me tritol e me rruspa. Keta te Bashkise qe as nuk kane para sa duhet, e kane mendjen vetem te ndertojne. E po kjo pike e zeze. Mesoni ore nga Qeveria e Rilindjes. Vetem prishni e shkaterroni, pasi vetem ashtu do t'ia ndryshojme faqen Shqiperise.

    Duan tironsit terminal modern pale...

    Albo

  3. #3
    i/e regjistruar
    Anëtarësuar
    30-08-2006
    Vendndodhja
    askund
    Postime
    9,007

    Për: Këshilli Bashkiak, PS kundër vendimit për Terminalin e pasagjerëve, shtyhet mira

    amon ti do kesh bo nej lek andej nga amerikia ndihmo lulin se ska lek bashkia
    i shkreti lul
    kur ti dergosh ti te jap fjalen do dergoj dhe une ta mbeshtesim te gjorin
    JO SEKS PARA MARTESE

  4. #4

    Për: Këshilli Bashkiak, PS kundër vendimit për Terminalin e pasagjerëve, shtyhet mira

    Kur nuk ndertohen e ka fajin qeveria, por kur ndertohen e ka meriten bashkia. Kjo vlen per tani ama, se me pare ishte e kunderta.

    Sa here te kete parti te ndryshme ne bashki e qeveri, ky muhabet do jete.

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund të hapni tema të reja.
  • Ju nuk mund të postoni në tema.
  • Ju nuk mund të bashkëngjitni skedarë.
  • Ju nuk mund të ndryshoni postimet tuaja.
  •