Close
Duke shfaqur rezultatin -9 deri 0 prej 5
  1. #1
    Shpirt Shqiptari Maska e Albo
    Anëtarësuar
    16-04-2002
    Vendndodhja
    Philadelphia
    Postime
    32,982
    Postimet në Bllog
    22

    Rama: Kemi mandat për të goditur “Gatet” e Drejtësisë

    “Do të ketë një reformë të thellë dhe të dhimbshme për të goditur ‘Gatet’ brenda sistemit të drejtësisë. Kush brenda sistemit të drejtësisë e di veten të paprekshëm dhe kush deri më sot i ka mbijetuar me sukses çdolloj situate, duke dalë edhe më i përfituar në mënyrë të paligjshme, duhet ta ketë të qartë mesazhin tonë: Ne do godasim!”
    Një shenjë shumë të qartë për drejtimin e rrugëtimit të qeverisjes së aleancës së majtë. Kështu ka dashur ta cilësojë dje që në nisje të fjalës së tij kreu i qeverisë shqiptare, Edi Rama, përgjigjen pozitive që dha Këshilli i Ministrave të Jashtëm të vendeve anëtare të Bashkimit Europian për dhënien e statusit të vendit kandidat Shqipërisë. Në krah të ministres së Integrimit, Klajda Gjosha, kryeministri Rama ka thirrur në një bashkëbisedim gazetarët, kushtuar tërësisht çështjes së statusit, ku natyrisht gjeti rastin të falenderojë atë që ai e cilësoi si skuadrën e tij qeverisëse në përballimin e sfidave që kërkonte momenti. Gjithashtu, një falenderim të veçantë Rama shprehu edhe për kreun e Kuvendit, Ilir Meta, i cili sipas tij ka luajtur një rol tepër të rëndësishëm në këto orë të vështira për Shqipërinë. “Nga njëra anë, duke mbështetur përmes gjithë fuqisë parlamentare të aleancës sonë, qeverinë dhe këtë proces. Nga ana tjetër, duke vënë në dispozicion energji dhe orë të tëra pune për të bërë edhe ai pjesën e rrugëtimit dhe të trokitjeve, në funksion të advokimit të domosdoshmërisë që Shqipëria ta merrte këtë status”, – tha Rama duke iu referuar kryetarit të Kuvendit, Ilir Meta. Por nga të gjitha falenderimet, ai ka veçuar atë për ministrin Saimir Tahiri dhe Policinë e Shtetit në veçanti, e cila sipas tij, me aksionin në Lazarat i ngriti kokën Shqipërisë. Rama nuk ka shprehur ndonjë falenderim për opozitën në përgjithësi, për rolin që ajo ka luajtur në këtë rrugëtim të gjatë si forcë qeverisëse e drejtuese e reformave më kryesore të kërkuara nga BE. “Do të kisha dashur shumë të shtoja këtu, me zë të plotë edhe mbështetjen e gjithë opozitës politike, por më duhet të them se falenderimi i shkon përfaqësisë së opozitës në tryezën e “Dialogut të Nivelit të Lartë”, komisionit të Integrimit dhe sigurisht, kryetares së komisionit të Integrimit, e cila ka dhënë një kontribut të posaçëm, për të bërë të mundur që komisioni i Integrimit të jetë një hapësirë pune për integrimin dhe koordinimin mes palëve, në funksion të integrimit”, – tha Rama ndërsa ka premtuar se falenderimin e plotë për të djathtët do ta bëjë javën tjetër, pasi Këshilli i Ministrave të krerëve të shteteve dhe kryeministrave të BE-së të vënë vulën mbi çështjen e statusit të vendit kandidat për Shqipërinë. E duke mbetur tek opozita, ai është shprehur i gatshëm të bashkëpunojë me të dhe t’i plotësojë të gjitha kushtet e pranueshme për të bërë të mundur realizimin e reformave, si për administrativen, ashtu edhe për atë të pritshmen në fushën e drejtësisë. “Për një vallëzim duhen dy vetë, normalisht. Ne jemi absolutisht në dispozicion të opozitës, sa herë dhe kurdoherë dhe kudo qoftë dhe për çfarëdo qoftë, sa herë që opozita do të kontribuojë me alternativën e vet. Që do të thotë, jemi të gatshëm të dëgjojmë dhe të diskutojmë çdo opsion që opozita ka për çdo ligj, për çdo reformë. Por shqiptarët nuk mund të presin më. Shqiptarët duhet të ecin shpejt. Çdo ditë e më shpjet. Dhe vetëm një gjë nuk mund t’ia japim opozitës, që ne të rrimë në vendnumëro, bashkë me opozitën”, – tha Rama. Duke u ndalur në mënyrë të veçantë te reforma në drejtësi, Rama ka bërë të ditur se marrja e statusit e bën edhe më imediate ndërhyrjen në këtë fushë. Ndaj ka theksuar ai, kjo do të jetë një nga prioritetet e qeverisë që ai drejton, duke paralajmëruar në mënyrë direkte të gjithë ata anëtarë të këtij sistemi që, ose të dorëzojnë “çekiçin” e gjykatësit, ose të përballen me ligjin. “Do të ketë një reformë të thellë, do të ketë një reformë të dhimbshme, do të ketë një reformë që do garantojë goditjen jo thjesht të një fenomeni abstrakt, por të ‘Gateve’ brenda sistemit të drejtësisë. Kush brenda sistemit të drejtësisë e di veten të paprekshëm dhe kush deri më sot i ka mbijetuar me sukses çdolloj situate, duke dalë edhe më i përfituar në mënyrë të paligjshme, duhet ta ketë të qartë mesazhin tonë: Ne do godasim! Mandati ynë i 23 qershorit është një mandat për të goditur”, – tha Rama, ndërkohë që ka treguar se momenti më i vështirë në përballjet e tij me të huajt ka qenë ai kur Kancelarja gjermane në takimin që pati me të para disa muajsh e kishte pyetur se a mund të bëhej Shqipëria pjesë e BE-së me këtë sistem drejtësie. Rama duke premtuar se ekipi i tij do të përballojë me sukses edhe sfidat që i sjell etapa pas marrjes së statusit, ka paralajmëruar se për këtë moment nuk do të ketë festë në shesh, por një pritje simbolike, ku ai ka deklaruar se do të ftojë edhe ish-kryeministrin Berisha. “Çiljeta nuk do këndojë këtë herë. Ne po përgatitemi, do të ftojmë të gjithë ata që mendojmë se duhen ftuar, edhe Sali Berishën, për të qenë së bashku në një festë dinjitoze dhe modeste, për të adresuar në atë festë gëzimin tonë si shqiptarë për këtë që u arrit dhe reflektimet tona”, – mbylli Rama bashkëbisedimin e tij.

    Statusi, Gjosha: Ky është vetëm fillimi

    Ministrja e Integrimit, Klajda Gjosha, në fjalën e saj në krah të kryeministrit Edi Rama, ka gjetur rastin që të falenderojë në mënyrë të veçantë të gjitha vendet anëtare për votën e tyre, që i dhanë Shqipërisë dje mesazhin më të mirë që ajo mund të kishte marrë, për të vazhduar më tej për bashkëpunim mes qeverisë dhe opozitës, për të vazhduar më tej me gjithë reformat dhe vendimmarrjet e rëndësishme që e presin vendin në të ardhmen. Por më tej ajo ka pranuar se tashmë pas marrjes së statusit, puna e qeverisë dhe institucioneve shqiptare bëhet më e vështirë, pasi rriten përgjegjësitë dhe pritshmëritë jo vetëm të shqiptarëve por edhe të ndërkombëtarëve. “Më lejoni t’ju them se që nga dita e sotme, për mua, por edhe për të gjithë qeverinë shqiptare fillon një përgjegjësi e dyfishtë, edhe më e madhe, një barrë e madhe për të vazhduar, për të ecur përpara me procesin e integrimit”, – tha Gjosha. Më tej ajo shtoi se ky vendim i BE-së është vetëm fillimi i një pune tjetër që kërkohet deri në integrimin e plotë të vendit në BE. “Statusi i vendit kandidat është vetëm fillimi i një sfide të jashtëzakonshme që ne kemi përpara, por që jam e bindur që të gjithë bashkë do të shkojmë deri në fund, drejt anëtarësimit të vendit në Bashkimin Europian”, – tha Gjosha.

    MAPO

  2. #2

    Për: Rama: Kemi mandat për të goditur “Gatet” e Drejtësisë

    Do te godasi vetem ata qe nuk punojne per klanin mafjoz te Rrulindjes!

  3. #3
    Shpirt Shqiptari Maska e Albo
    Anëtarësuar
    16-04-2002
    Vendndodhja
    Philadelphia
    Postime
    32,982
    Postimet në Bllog
    22

    Për: Rama: Kemi mandat për të goditur “Gatet” e Drejtësisë

    O shoku Rama,

    Une them, qe ata 800 policat ti dergojme te rrethojne Gjykaten Kushtetuese ne Tirane, Keshillin e Larte te Drejtesise, Kryeprokurorine, dhe te gjitha Gjykatat e vendit. Dhe po i shtrengove sic shtrengove Lazaratin, te gjithe gjykatesit e korruptuar do dalin e do dorezohen vete, sic u dorezua dhe Gatja i Lazaratit. Dhe ne shqiptaret shpetojme njehere e mire edhe nga gjyqtaret e korruptuar.

    Problemi i vetem eshte se mire qe do ti heqim keta gjykatesit e korruptuar me zagaret tane te policise, po me ke ti zevendesojme xhanem? Kemi ne ne Parti jurista? Nuk kemi shume jurista ne PS, prandaj une them qe ti ta marresh vete ne dore edhe Gjykatat, edhe Prokurorine, se vetem tek ty kemi besim ne. Ti je rilindasi yne i dashur dhe njeriu i vetem i pakorruptueshem ne Shqiperi!

    E kushedi sa do gezohen shqiptaret e bota pastaj kur te shohin qe edhe sistemin e drejtesise e cliruam me Policat e Rilindjes sic cliruam Lazaratin!

    Lart e me lart shoku Rama, lart e me lart!

    Albo

  4. #4

    Për: Rama: Kemi mandat për të goditur “Gatet” e Drejtësisë

    Po kush do na e tregoje udhen e ndricimit dhe te iluminimit? Gramoz Ruci apo Spartak Braho?
    Kushedi, Spratak Braho tek ajo dosje e tij e zeze, ka ndonje info se kush gjyqtar eshte e kush nuk eshte i korruptuar...
    Them ta bejme Spartak Brahon, drejtor te drejtorise se qenieve te korruptuara - kesisoj do ta di me mire se cili gjyqtar duhet te punesohet nga Rrulindja!

  5. #5
    i/e regjistruar Maska e EXODUS
    Anëtarësuar
    15-06-2003
    Vendndodhja
    Intravenous..
    Postime
    1,667

    Për: Rama: Kemi mandat për të goditur “Gatet” e Drejtësisë

    Gjynaf PD-ja, do i duhet te rrije edhe 4 vite te tjere ne opozite... mgjth, pamvaresisht, "laku fytit" Gateve me cekic(made in PD-gistan) jam pothuajse i bindur se do t'i jape kohe te mjaftueshme qeverise se dikurshme, per te reflektuar me rigorizitetin e duhur pislleqet "me fryme demokratike" me te cilat udhehoqi plot 8-vjet.

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund të hapni tema të reja.
  • Ju nuk mund të postoni në tema.
  • Ju nuk mund të bashkëngjitni skedarë.
  • Ju nuk mund të ndryshoni postimet tuaja.
  •