Close
Duke shfaqur rezultatin -9 deri 0 prej 6
  1. #1
    Shpirt Shqiptari Maska e Albo
    Anėtarėsuar
    16-04-2002
    Vendndodhja
    Philadelphia
    Postime
    32,995
    Postimet nė Bllog
    22

    Deputetet e LSI dhe PS duan te largojne ministrin Tahiri nga Qeveria e Rilindjes

    Meta: Qėndrim personal i Kadelit, mbėshtesim Tahirin

    “Largimi nga festa e PS ishte keqkuptim oraresh pėr nisjen e Kampionatit Botėror”

    Kryetari i Kuvendit, Ilir Meta, deklaroi dje se qėndrimi i deputetit Gjovalin Kadeli pėr zėvendėsimin e njė ministri tė qeverisė ėshtė personal dhe jo qėndrimi i LSI-sė.
    Duke folur nė njė prononcim pėr mediat, Meta tha se pėrgjegjėsinė pėr ndryshimet nė kabinetin qeveritar e ka Kryeministri Edi Rama dhe se Lėvizja Socialiste pėr Integrim do tė jetė nė mbėshtetje tė qeverisė dhe jo tė vlerėsimit individual tė ministrave tė caktuar. “Qėndrimi im dhe i LSI-sė ka qenė dhe mbetet i qartė nė mbėshtetje tė qeverisė, tė Policisė sė Shtetit dhe tė ministrit tė Brendshėm, z. Tahiri, nė luftėn kundėr krimit tė organizuar, nė luftėn kundėr trafikut tė lėndėve narkotike”, theksoi Meta, i pyetur nga gazetarėt. Kreu i Lėvizjes Socialiste pėr Integrim ka komentuar dhe largimin e tij nė ceremoninė e pėrvjetorit tė Partisė Socialiste, duke thėnė se kishte ngatėrruar orarin me fillimin e ndeshjes sė Botėrorit. “Nėse do ta dija se ndeshja do tė fillonte mė vonė, patjetėr qė do tė kisha qėndruar edhe mė shumė, sepse ishte kėnaqėsi”, theksoi Meta.
    Nga LSI-ja, konkretisht nga deputeti Gjovalin Kadeli, janė artikuluar kėrkesa pėr ndryshim tė njė ministri, sipas tė cilit nuk ka performuar ashtu siē duhet. Deklaratė e cila ėshtė pėrforcuar mė pas edhe nga ministri juaj nė qeveri, z. Lefter Koka. Ėshtė ky qėndrim deklaratė personale, apo i bashkoheni edhe ju kėrkesės pėr ndryshime nė kabinetin qeveritar?
    Pėrgjegjėsinė kryesore pėr qeverinė dhe qeverisjen nė radhė tė parė e ka Kryeministri. Ėshtė detyrė e maxhorancės dhe e gjithė forcave politike qė tė japin mbėshtetjen maksimale nė pėrmbushjen e detyrimeve kushtetuese, politike dhe qeverisėse.
    Absolutisht qė LSI ka qenė dhe ėshtė nė mbėshtetje tė plotė tė ushtrimit tė tė gjitha pėrgjegjėsive nga ana e Kryeministrit, duke evituar ēdo vlerėsim personal tė cilitdo qoftė edhe deputet, edhe ministėr. Kėshtu qė besoj se ky ėshtė njė qėndrim shumė i qartė i Lėvizjes Socialiste pėr Integrim.
    Edhe mė herėt ka pasur deklarata, sjell kėtu rastin e z.Luan Rama, ku ka folur pėr njė performancė tė dobėt nė Ministrinė e Brendshme dhe nė drejtimin e kėsaj Ministrie. A ndani ju tė njėjtin qėndrim?
    Qėndrimi im dhe i LSI-sė ka qenė dhe mbetet i qartė nė mbėshtetje tė qeverisė, tė Policisė sė Shtetit dhe tė ministrit tė Brendshėm, z. Tahiri, nė luftėn kundėr krimit tė organizuar nė luftėn kundėr trafikut tė lėndėve narkotike, qė dėmton forcimin e mėtejshėm tė ligjit nė vend dhe njėkohėsisht qė ėshtė e rėndėsishme pėr vetė forcimin e sundimit tė ligjit, por edhe pėr vetė integrimin europian tė Shqipėrisė.
    A mendoni edhe ju se njė nga ministrat e qeverisė nuk ka punuar aq mirė deri tani dhe, nėse po, cili ministėr ėshtė?
    Gjithmonė ka vend qė tė gjithė ne, duke filluar qė nga unė si kryetar i Kuvendit, qė nga deputetėt, qė nga ministrat, tė punojnė mė mirė, prandaj dhe jemi ēdo ditė nė raporte e llogaridhėnie edhe me opinionin publik, edhe me votuesit tanė, me qytetarėt e taksapaguesit shqiptarė dhe duhet tė reflektojmė ēdo ditė, por asnjėherė njė palė nuk ka tė drejtė vetėm tė kėrkojė llogari dhe tė mos japė llogari.
    Megjithatė, ka pasur gjithashtu spekulime ndoshta pėr arsye tė largimit tuaj nga festa e PS-sė para se z.Rama tė mbante fjalėn pėrshėndetėse. A mund ta dimė se cila ka qenė arsyeja e largimit tuaj para se Kryeministri tė mbajė fjalėn nė kėtė festė?
    Nė rast se doni njė pėrgjigje fare tė sinqertė, kjo ka tė bėjė me ngatėrrimin e orarit tė ceremonisė sė kampionatit botėror tė futbollit. Mendoj se ka qenė mė se e mjaftueshme pėr tė marrė pjesė nė festėn e Partisė Socialiste pas njė dite tejet tė zgjatur nė Kuvend, tė debateve pa fund pėr t’i uruar tė gjithė socialistėt pėr kėtė festė mjaft tė rėndėsishme dhe kuptimplotė.
    Thjesht ka qenė njė keqkuptim oraresh. Nėse do ta dija se ndeshja do tė fillonte mė vonė, patjetėr qė do tė kisha qėndruar edhe mė shumė, sepse ishte kėnaqėsi. Lozte Kroacia dhe nuk ėshtė ndonjė sekret qė t’ju them se, kur luajnė ekipet e Ballkanit, unė jam me to.
    Pavarėsisht se ju thoni qė janė deklarata personale dhe qėndrime apo mendime personale tė deputetėve tė LSI-sė, a nuk mendoni se kėto e dėmtojnė nė perceptimin publik marrėdhėnien PS-LSI dhe konkretisht maxhorancėn dhe qeverinė?
    Ēdo deklaratė e nxituar dhe personale mendoj qė nuk ndihmon cilindo qė nxitohet. Sa u takon marrėdhėnieve PS-LSI, ato janė tepėr solide dhe janė marrėdhėnie, tė cilat do t’i shėrbejnė forcimit tė mėtejshėm tė qeverisjes sė vendit, duke u sjellė gjithnjė me pėrgjegjshmėri dhe luajalitet, jo vetėm reciprok, por nė radhė tė parė ndaj qytetarėve dhe votuesve tanė.
    Z.Meta, nė cilin dikaster mendoni se ka nevojė pėr pėrmirėsime?
    Nevojė pėr pėrmirėsime ka kudo, duke filluar qė nga e enjtja nė Parlament.

    Panorama

  2. #2
    Shpirt Shqiptari Maska e Albo
    Anėtarėsuar
    16-04-2002
    Vendndodhja
    Philadelphia
    Postime
    32,995
    Postimet nė Bllog
    22

    Pėr: Deputetet e LSI dhe PS, duan te largojne ministrin Tahiri nga Qeveria e Rilindje

    Ligji pėr shkrirjen e SHKB, Xhafaj e Fino kundėr Tahirit. Debati nė Komisionin e Ligjeve

    Komisioni i Ligjeve miraton nė parim vetėm me votat e maxhorancės ligjin e ri tė ardhur nga qeveria, qė parashikon shkrirjen e SHKB. Megjithatė, kryetari i Komisionit Fatmir Xhafaj dhe deputeti Bashkim Fino kanė shprehur pakėnaqėsitė e tyre pėr disa pjesė tė projektligjit.

    Nė tė njėjtėn kohė, edhe deputetėt e opozitės e kundėrshtuan draftin e prezantuar nė Komision nga ministri i Brendshėm Saimir Tahiri dhe nė fund e votuan kundėr.

    DEBATI
    Kreu i Komisionit tė Ligjeve, Xhafaj, tha gjatė seancės sė pyetje-pėrgjigjeve se nė draft ka shumė akte qė parashikohet t’i nxjerrė ministri dhe e pyeti atė nėse do tė ishte mirė qė ato tė specifikoheshin nė ligj. “S’do ishte e nevojshme qė ligji vetė, disa nga kėto t’i detajonte mė mirė sesa t’i linte nė vullnetin e ministrit dhe strukturės pėr tė evituar nė procesin e punės nė tė ardhmen ēdo lloj qėndrimi subjektiv mbi procedurat, sidomos kur kanė tė bėjnė me veprimtarinė hetimore?”, pyeti Xhafaj.

    Por, sipas Tahirit: “Rekomandimi i partnerėve ka qenė mbajtja e njė ligji sintetik principesh dhe pastaj pėr t’u detajuar nė akte nėnligjore, pavarėsisht se kush i nxjerr. Ēdo veprimtari e Shėrbimit qė ka tė bėjė me sipėrmarrje operacionale nuk mund tė detajohet me akte nėnligjore nga ministri, por pėrcaktohen nė ligj”. Ndėrsa deputeti Bashkim Fino iu referua nenit 97 tė projektligjit, i cili nė pikėn 1 parashikon shfuqizimin e ligjit tė vjetėr, ndėrsa nė pikėn 2 parashikon qė aktet nėnligjore qė kanė dalė nė zbatim tė ligjit tė vjetėr tė shfuqizohen brenda gjashtė muajve.

    “Nė qoftė se jeni gati ne mund ta miratojmė ligjin, nė tė kundėrt, nėse ka shumė akte nėnligjore qė do nxjerrė qeveria dhe ju si ministėr, ta shtymė sepse ky ligj nuk mund tė funksionojė me akte nėnligjore tė vjetra, siē thotė neni 97. Nėse ligji i vjetėr shfuqizohet, automatikisht edhe aktet nėnligjore shfuqizohen”, u shpreh Fino. Nga ana e tij, ministri i Brendshėm garantoi se rreth 90% e kėtyre akteve tashmė janė gati. Fation Binjaku

    Debatin e zbardhur e lexoni sot ne “Panorama” print

  3. #3
    Shpirt Shqiptari Maska e Albo
    Anėtarėsuar
    16-04-2002
    Vendndodhja
    Philadelphia
    Postime
    32,995
    Postimet nė Bllog
    22

    Pėr: Deputetet e LSI dhe PS duan te largojne ministrin Tahiri nga Qeveria e Rilindjes

    Deputetėt e PS i heqin kompetencėn Tahirit

    Me propozim tė deputetit Bashkim Fino, i mbėshtetur edhe nga kryetari i Komisionit Fatmir Xhafaj dhe relatorja Ermonela Felaj, struktura e re e SHKB-sė do tė miratohet nga Kryeministri dhe jo nga ministri i Brendshėm, siē ishte nė variantin fillestar tė projektligjit.

    “Meqenėse thonė se struktura nuk ndryshon, por mund tė ndryshojė individi qė Bashkimi ėshtė nė kėtė degė dhe me urdhėr ministri shkon nė njė degė tjetėr pėr njė ēėshtje pune tjetėr, unė mendoj se duhet bėrė siē propozojmė ne. Struktura dhe organika, me propozim tė ministrit, e miraton Kryeministri. Brenda pėr brenda strukturės se si e pėrcaktoni ju ėshtė ēėshtja e ministrit. Ky ėshtė parim pėr tė gjitha drejtoritė e pėrgjithshme. Nuk e kuptoj pse kjo drejtori duhet tė propozohet dhe firmoset vetėm nga njė njeri”, tha Fino, teksa shtoi se nėse propozimi i tij nuk do tė pranohet, do ta paraqesė nė seancė.

    Nė tė njėjtėn linjė ishte edhe relatorja Felaj, e cila tha se duhet tė jetė Kryeministri ai qė duhet tė miratojė strukturėn e SHKB-sė. Kreu i SHKB-sė, Arben Skėndo, argumentoi: “Ne kemi shpjeguar qė gjithė korniza e strukturės sė Shėrbimit ku bėjnė pjesė fondi limit i punonjėsve, tabela e pagave, ekuivalentimi i gradave, nivelet dhe funksionet, pėrcaktohen me vendim tė Kėshillit tė Ministrave. Kontrolli makro ėshtė i plotė. Bėhet fjalė pėr strukturėn e cila nė njė moment tė caktuar, nė bashkėpunim me prokurorin, bėn lėvizje, por jo shkurtime”.

    Relatorja Felaj rrėzoi edhe njė nga risitė e kėtij projektligji, hetimin e pasurive tė pajustifikueshme tė policive. Ajo tha se kjo ėshtė njė kompetencė e Prokurorisė sė Krimeve tė Rėnda…

    Lajmin e plote e lexoni sot ne “Panorama” print

  4. #4
    i/e regjistruar
    Anėtarėsuar
    28-09-2009
    Vendndodhja
    Ke dollari
    Postime
    1,402

    Pėr: Deputetet e LSI dhe PS duan te largojne ministrin Tahiri nga Qeveria e Rilindjes

    Hahahahahaha. Po ku o derbardhe ke njeri qe thote dua te heqim Tahirin?

    As Kadeli ska permendur emra.

    Keto jane tektika komuniste ne tentative per diversion pas aksionit policor ne lazarat.

    Tahiri te ben te fala me Gaten qe leshoi Berisha perseri ne pranga!
    Kliko pėr tė mėsuar se pėrse nuk duhen marrė seriozisht ato qė shkruan Albo => http://bit.ly/1fAVbUU

  5. #5
    Shpirt Shqiptari Maska e Albo
    Anėtarėsuar
    16-04-2002
    Vendndodhja
    Philadelphia
    Postime
    32,995
    Postimet nė Bllog
    22

    Pėr: Deputetet e LSI dhe PS duan te largojne ministrin Tahiri nga Qeveria e Rilindjes

    Prapaskenat, peticioni i LSI pėr njė ministėr tė PS nisi pas njė dreke

    TIRANE- Deputetėt e Lėvizjes Socialiste pėr Integrim kanė marrė vendimin pėr t’iu drejtuar Edi Ramės pėr lėvizjen e tė paktėn njė ministri gjatė njė dreke miqėsore tė tyre. Njė deputet i kėsaj partie tha dje se ēdo gjė nisi gjatė njė dreke mes kolegėsh e ku ata kanė shprehur pakėnaqėsitė e tyre pėr njė nga ministrat e kabinetit “Rama”.

    Gjatė drekės ata janė shprehur se nuk po arrijnė tė komunikojnė me njė nga ministrat e qeverisė, as telefonin nuk ua hap dhe, si tė mos mjaftonte kjo, edhe performanca e punės sė tij nė kėtė Ministri nuk ėshtė ajo e pritura dhe nuk ka ritmin e disa ministrave tė tjerė. Gjatė drekės ėshtė hedhur dhe ideja e njė kėrkese zyrtare jo vetėm tė tyre, por edhe nga deputetė tė Partisė Socialiste, tė cilėt ndajnė tė njėjtin mendim me ta, pėr t’iu drejtuar Kryeministrit Rama, citon e pėrditshmja "Panorama".

    Njė ditė mė pas, deputeti mė kurajoz, me sa duket, Gjovalin Kadeli, ka bėrė njė deklaratė nė media, ku ka transmetuar kėtė shqetėsim tė deputetėve tė LSI-sė, por edhe tė disa deputetėve tė PS-sė. “Jo mė pak se 12 deputetė kanė vendosur tė largohet njė prej ministrave tė kabinetit pėr performancė tė dobėt, pėr mungesėn e komunikimit me deputetėt, duke mos qenė nė rolin e duhur pėr tė qenė pranė votuesve shqiptarė, pranė atyre qė na kanė zgjedhur…

    Kadeli: Nuk kam kėrkuar dorėheqjen e Tahirit
    Deputeti i LSI-sė, Gjovalin Kadeli, tha sot se nuk ka kėrkuar dorėheqjen e Saimir Tahirit dhe se ndėrhyrja nė Lazarat ishte njė punė e mirė. Reagimi i Kadelit vjen pasi njė javė mė parė ai deklaroi nė media se njė grup prej 12 deputetėsh tė LSI-sė do tė kėrkojnė ndryshime nė qeveri dhe largimin e njė ministri tė saj.

    Kadeli thotė se i qėndron deklaratės pėr ndryshime nė qeveri. “Unė e kam thėnė nė kohėn dhe momentin e duhur dhe i pėrmbahem kėsaj deklarate. Deputetėt e LSI-sė sė shpejti do marrin njė iniciativė, ku do t’i drejtohen Kryeministrit Rama pėr largimin e tė paktėn njė ministri”, tha Kadeli.

    (ed.me/Panorama/BalkanWeb)

  6. #6
    Shpirt Shqiptari Maska e Albo
    Anėtarėsuar
    16-04-2002
    Vendndodhja
    Philadelphia
    Postime
    32,995
    Postimet nė Bllog
    22

    Pėr: Deputetet e LSI dhe PS duan te largojne ministrin Tahiri nga Qeveria e Rilindjes

    Rama nė Grupin e PS: Deputetėt, ndjesė Saimir Tahirit

    Detyra elementare e deputetit, mbėshtetje pa kushte e ministrit”

    Kryeministri Edi Ra-ma kėrkoi dje nga deputetėt e Partisė Socialiste qė tė kėrkojnė ndjesė pėr dyshimet qė patėn ndaj ministrit tė Brendshėm Saimir Tahiri pas suksesit tė policisė nė Lazarat.
    Nė mbledhjen e Grupit tė PS-sė, Rama vlerėsoi punėn e ministrit tė Brendshėm, duke thėnė se falėnderimi nė kėtė rast duhet tė vinte nga tė gjithė, edhe nga ata qė nuk e mbėshtetėn ministrin Tahiri nė detyrėn e tij. “Prandaj Saimir Tahiri sot meriton jo vetėm falėnderimin tonė tė megjithėzemėrt pėr vlerėn e shtuar qė i ka sjellė jo vetėm qeverisjes, por dhe familjes sonė politike nė sytė e publikut, por meriton besoj – dhe kjo duhet thėnė sot – edhe ndjesėn e heshtur tė kujtdo deputeti qė ndaj tij nuk e ka bėrė si duhet detyrėn elementare tė deputetit, e cila pėr kujtesė ėshtė mbėshtetja pa kushte dhe as rezervė e ēdo ministri qė kryen me pėrkushtim detyrėn. E sidomos kur pėr shkak tė detyrės, ministri pėrballet me sfida dhe probleme posaēėrisht tė vėshtira, me reforma dhe masa qė ndryshojnė statusquo-nė apo qė prekin shpesh-herė interesa tė thella. Apo edhe mė keq si nė rastin e ministrit tė Bren-dshėm qė nė kushtet ku i ka rėnė nė pjesė tė punojė, i duhet tė pėrballet nganjėherė me situata tejet tė rėnda”, theksoi dje Kryeministri. Rama ka theksuar mė tej se opozita i bė aleate e kriminelėve nė Lazarat. “Ka pasur momente qė do kishin dekurajuar shumė-kėnd, aq mė tepėr nė kushtet kur krimi ka gjetur nė krah kėto kohė njė aleat shumė tė rrallė, opozitėn politike, e cila nė kėtė periudhė tė vėshtirė rilindjeje iu kundėrvu Policisė sė Shtetit me njė tėrbim tė pashoq”, tha ai.

    Korrupsioni
    Kreu i qeverisė dha edhe njė mesazh tė fortė pėr reformėn e thellė do tė ndėrmerret nė sistemin e drejtėsisė, duke paralelizuar Gate Mamutajn e Lazaratit me gjyqtarėt dhe prokurorėt e korruptuar. “Lazarati tregoi se ne mundemi dhe se asgjė nuk ėshtė pamundur pėr kėtė qeveri. Po, pa dyshim, sfida pėr shtet dhe drejtėsi ėshtė e gjitha pėrpara nesh. Dhe Lazarati, jo mė ai fshati i ēliruar tanimė, po fenomeni Lazarat si forcė e paudhė e paligjshmėrisė dhe si triumf i padrejtėsisė mbi drejtėsinė ėshtė shumė herė mė i egėr, shumė herė mė i rrezikshėm dhe shumė herė mė i fortė nė sistemin e drejtėsisė. Gatja i Lazaratit, me armė dhe me thasė tė mbushur me hashash nė shtėpi, ėshtė askush nė krahasim me ‘Gatet e pushtetit gjyqėsor’, qė si armė kanė ēekiēin e gjykatėsit, ndėrsa paratė i bėjnė me thasė duke nxjerrė nga kafazet ‘Gatet e krimit’. Ose nė krahasim me ‘Gatet e pazarit tė prokurorisė’, qė i kanė kthyer shumė prej dosjeve tė luftės sonė kundėr korrupsionit nė letra me vlerė pėr karrierė dhe pėrfitime krejt vetjake, nė kurriz tė drejtėsisė”, theksoi Rama.

    Fenomeni
    Sipas kreut tė PS-sė, gjyqtarėt e korruptuar dhe prokurorėt kryejnė krime mė tė rėnda nė kurriz tė qytetarėve, duke mos ndėshkuar kriminelėt dhe duke arrestuar ata qė Rama i quajti si “cironkat e lodhura”. Rama lėshoi njė apel tė fortė duke thėnė se kėta gjyqtarė dhe prokurorė nuk do tė mund t’u shmangen pėrgjegjėsive tė tyre. “Gjyqtarėt qė kryejnė krime duke u bėrė pjesėmarrės nė vrasjet dhe nė tragjeditė njerėzore qė shkaktojnė rrugėve ‘Gatet’ e liruar me njė tė rėnė ēekiēi prej tyre, duhet ta marrin tė qartė mesazhin se ne jemi gati tė pėrballemi me ēfarėdo kostoje me ta, derisa kush nuk do tė ndahet nga ‘Gatet’, tė shkojė tė rrijė me ‘Gaten’ te vendi i ‘Gateve’, pa mundur tė bėjė dot mė dėm pėr njerėzit e pafajshėm, nė kėtė vend, qė s’ėshtė vendi i ‘Gateve’, por ėshtė vendi i qytetarėve tė vet tė zakonshėm dhe i familjeve tė njerėzve tė zakonshėm tė kėtij vendi. Po ashtu, sot prokurorėt qė i kanė marrė kaq shumė kohė kėtij vendi duke u ardhur vėrdallė dosjeve tė krimeve, tė zyrtarėve tė lartė apo duke nxjerrė prej tyre vetėm disa ‘cironka’ tė lodhura, – si ato qė kapnim ne me kavanoz te bregu i liqenit, – duhet ta kenė tė qartė se nuk mund t’i fshihen mė pėrgjegjėsisė sė tyre”, tha Rama.

    FATION BINJAKU

    Panorama

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund tė hapni tema tė reja.
  • Ju nuk mund tė postoni nė tema.
  • Ju nuk mund tė bashkėngjitni skedarė.
  • Ju nuk mund tė ndryshoni postimet tuaja.
  •