Close
Duke shfaqur rezultatin -9 deri 0 prej 3
  1. #1
    Shpirt Shqiptari Maska e Albo
    Anëtarësuar
    16-04-2002
    Vendndodhja
    Philadelphia
    Postime
    33,191
    Postimet në Bllog
    22

    I burgosuri për vrasje kërcënon deputetin socialist Sadri Abazi

    Emri:  altin-piroli-sadri-abazi-300x133.jpg

Shikime: 965

Madhësia:  12.2 KB

    Deputeti i PS, Sadri Abazi, padi në polici për telefonatën nga Burgu 302 në Tiranë. Hetime për Altin Pirolin, i akuzuar për dy vrasje.

    Kërcënohet nga burgu deputeti i Partisë Socialiste, Sadri Abazi. Personi që ka kryer telefonatën nga kabina e Burgut 302 te rruga “Mine Peza” në Tiranë, mendohet se është i dyshuari për vrasjen e dy vëllezërve në Laç, Altin Piroli.
    Ngjarja ka ndodhur paraditen e së dielës dhe është denoncuar menjëherë në Komisariatin nr.3 të kryeqytetit. Denoncimi është bërë nga deputeti Abazi. Burime nga grupi hetimor thanë se kanë nisur procedim penal me akuzën “përdorim me keqdashje të thirrjeve telefonike”. Ndërsa vetë deputeti Abazi nuk ka pranuar të komentojë ngjarjen, madje edhe e ka mohuar, me pretendimin se nuk ka bërë asnjë kallëzim të kësaj natyre. Megjithatë, ngjarja konfirmohet nga tri institucione, nga Policia e Tiranës, Prokuroria, ku janë referuar tashmë materialet, si dhe nga Burgu 302, ku janë kryer verifikimet për identifikimin e autorit të telefonatës kërcënuese.

    (Lajmin e plote e lexoni sot ne gazeten Panorama)

    ETLEVA DELIA

  2. #2
    Shpirt Shqiptari Maska e Albo
    Anëtarësuar
    16-04-2002
    Vendndodhja
    Philadelphia
    Postime
    33,191
    Postimet në Bllog
    22

    Për: I burgosuri për vrasje kërcënon deputetin socialist Sadri Abazi

    Do kete ngaterruar numrin ai i burgosuri per vrasje. Se nuk ka mundesi qe nje deputet i nderuar i Rilindjes Socialiste te kete lidhje me kriminele te tille.

    Dhe sa bukur genjen deputeti mediat. Nuk me ka marre njeri ne telefon thote e nuk kam kallzuar njeri...

    Albo

  3. #3
    Shpirt Shqiptari Maska e Albo
    Anëtarësuar
    16-04-2002
    Vendndodhja
    Philadelphia
    Postime
    33,191
    Postimet në Bllog
    22

    Për: I burgosuri për vrasje kërcënon deputetin socialist Sadri Abazi

    Pyetet i burgosuri që kërcënoi Abazin: Telefonatën me deputetin e kërkoi shoku i qelisë


    TIRANE-Personi i dyshuari për vrasjen e dy vëllezërve në Laç, i cili kërcënoi me telefon nga burgu deputetin e Partisë Socialiste Sadri Abazi, ia ka hedhur përgjegjësinë shokut të qelisë shkruan sot gazeta Panorama. Altin Piroli, gjatë deklarimeve të tij për oficerët e policisë që e kanë marrë në pyetje në Burgun 302, është shprehur se nuk e njeh Sadri Abazin.

    Personi që tashmë hetohet edhe për kanosjen ndaj deputetit ka thënë se ishte porositur nga një tjetër i burgosur që t’i telefononte Sadri Abazit. Policia e Tiranës nuk e bën të ditur emrin e të dyshuarit që ka kërkuar kërcënimin e deputetit, por mësohet se ai është një qytetar nga Laçi dhe dyshohet se ka pasur një konflikt të hershëm me Sadri Abazin.

    Megjithatë, burimet e Policisë thanë se deklarimet e Altin Pirolit ende nuk janë marrë të mirëqena plotësisht. Kjo për arsye se ai herë pas here dilte jashtë teme gjatë marrjes në pyetje, duke lënë të kuptohej se ka luhatje humori dhe probleme mendore, ashtu siç edhe u deklarua në kohën kur ai u arrestua për vrasjen e dyfishtë në Laç.

    Deputeti Sadri Abazi denoncoi të dielën në Komisariatin Nr. 3 se ishte kërcënuar nga një person që i kishte telefonuar nga Burgu 302 në Tiranë. Sipas burimeve nga grupi hetimor, Abazi është telefonuar për herë të parë nga i burgosuri Altin Piroli paraditen e së enjtes.

    (a.n/BalkanWeb)

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund të hapni tema të reja.
  • Ju nuk mund të postoni në tema.
  • Ju nuk mund të bashkëngjitni skedarë.
  • Ju nuk mund të ndryshoni postimet tuaja.
  •