Close
Faqja 0 prej 8 FillimFillim 12 ... FunditFundit
Duke shfaqur rezultatin -9 deri 0 prej 71
  1. #1
    Shpirt Shqiptari Maska e Albo
    Anëtarësuar
    16-04-2002
    Vendndodhja
    Philadelphia
    Postime
    32,991
    Postimet në Bllog
    22

    Dorëzohet Qeveria e Rilindjes: Shfuqizon ligjin e regjistrimit të celularëve

    Qeveria: Do të skedohen aparatet celulare, gjobë 10 mijë lekë kush vonohet

    Nga: LORENC RABETA

    TIRANE - Çdo aparat celular i cili përdoret për të komunikuar përmes kompanive mobile shqiptare do të skedohet në një regjistër kombëtar të dhënash. Skedimi është i detyrueshëm dhe do të bëhet përmes numrit IMEI, Identiteti Ndërkombëtar Stacionar Celular i Pajisjes (The International Mobile Station Equipment Identity), i cili është numri unik 15-shifror, që shërben për të identifikuar aparatet celulare. Ky numër, zakonisht, gjendet i shtypur në çdo kuti paketuese, si dhe në brendësi të aparatit, poshtë vendit ku vendoset bateria ose gjenerohet automatikisht (*#06#).

    Vendimi
    "Baza e të Dhënave për numrat IMEI, ngrihet, administrohet dhe përditësohet pranë Ministrisë së Financave. Kjo bazë do të përmbajë numrat IMEI, markën dhe tipin e aparateve celulare, shoqëruar me një nga të dhënat e mëposhtme: NIPT-in e importuesit në rast se aparati celular është në pronësi të importuesit; NIPT-in e tregtarit, person fizik ose juridik, në rast se aparati celular është në pronësi të personit tregtar; Numrin personal të identifikimit për aparatet në përdorim të individëve; Shënimin në lidhje me identifikimin e numrit, si dhe të mungesës së elementeve identifikuese për pronësinë", përcakton një vendim i qeverisë i publikuar dje në Fletoren Zyrtare. Vendimi parashikon edhe listën e bardhë, gri dhe të zezë të aparateve celularë, ku do të kategorizohen përkatësisht: telefonat e regjistruar, telefonat në përdorim të qytetarëve të paregjistruar ende, aparate të deklaruara të vjedhura apo të importuara ilegalisht. "Operatorët e telefonisë celulare ndërpresin ofrimin e shërbimit për çdo kartë të vendosur në një aparat, numri IMEI i të cilit rezulton në listën e zezë të Bazës së të Dhënave", përcakton vendimi i Këshillit të Ministrave "Për ngritjen e bazës së të dhënave IMEI dhe regjistrimin e numrave IMEI të aparateve celulare që përdoren në rrjetet e shërbimeve të komunikimeve të lëvizshme".

    Regjistrimi, 15 ditë afat
    Sipas vendimit të qeverisë, afati maksimal për qëndrimin e një numri IMEI në listën gri është 15 (pesëmbëdhjetë) ditë. Në rastin e identifikimit të një numri të ri IMEI, i cili operon me një prej operatorëve të telefonisë celulare që janë të licencuar në Republikën e Shqipërisë, njoftohet menjëherë operatori, i cili bën regjistrimin e numrit IMEI në listën gri. "Operatori kontakton menjëherë përdoruesin e numrit celular, për të marrë në rrugë telefonike të dhënat personale të tij dhe për ta njoftuar atë për detyrimin për regjistrimin e numrit IMEI të aparatit celular të përdorur prej tij, brenda 15 (pesëmbëdhjetë) ditëve duke filluar nga ai çast". Operatorët e telefonisë celulare ndërpresin ofrimin e shërbimit për çdo kartë të vendosur në një aparat, numri IMEI i të cilit rezulton në listën e zezë të Bazës së të Dhënave. Në rast se regjistrimi i numrit IMEI bëhet pasi aparati ka kaluar në listën e zezë të Bazës së të Dhënave, atëherë transferimi në listën e bardhë bëhet pasi zotëruesi i aparatit paguan tarifë shërbimi për regji-strim prej 1 000 (një mijë) lekësh. Brenda 2 muajve nga hyrja në fuqi e këtij vendimi, pranë Ministrisë së Financave fillon procedura e formatimit dhe ngritjes së Bazës së të Dhënave për numrat IMEI të aparateve celulare. Vendimi i qeverisë përcakton gjithashtu që: "Në rast se numri IMEI i aparatit nuk ekziston në Bazën e të Dhënave, individi paguan një tarifë shërbimi prej 500 lekësh për regjistrimin e numrit IMEI".

    (er.nu/Gazeta Shqiptare/BalkanWeb)

  2. #2
    Shpirt Shqiptari Maska e Albo
    Anëtarësuar
    16-04-2002
    Vendndodhja
    Philadelphia
    Postime
    32,991
    Postimet në Bllog
    22

    Për: Qeveria e Rilindjes: Të skedohen gjithë celularët, gjobë 10 mijë lekë kush vonoh

    Shume pak 100,000 leke gjobe. Do ishte me mire ta benit 1 milion.

    Albo

  3. #3
    Fortis Et Honoris Maska e Meriamun
    Anëtarësuar
    04-04-2009
    Postime
    1,730

    Për: Qeveria e Rilindjes: Të skedohen gjithë celularët, gjobë 10 mijë lekë kush vonoh

    Albo, kete e beri edhe Erdogan para disa kohesh ne Turqi. Sa me perpikmeri i ndjek keshillat e vellait te madh kryerilindasi yne Edvin !

    Eshte metode e mire per te mbledhur taksa.
    No amount of guilt can change the past and no amount of worrying can change the future

  4. Anetarët më poshtë kanë falenderuar Meriamun për postimin:

  5. #4

    Të skedohen gjithë celularët, gjobë kush vonohet / Vellai i Madh forcohet dita-dites

    Citim Postuar më parë nga Meriamun Lexo Postimin
    Albo, kete e beri edhe Erdogan para disa kohesh ne Turqi. Sa me perpikmeri i ndjek keshillat e vellait te madh kryerilindasi yne Edvin !
    Eshte metode e mire per te mbledhur taksa.
    Nuk eshte problemi edhe aq tek taksat, sa tek kontrolli dhe shtypja e lirive dhe te drejtave themelore te individit. Keto masat kinse rregullatore shkojne te gjitha ne nje kontroll gjithnje e me te madh te jetes se qytetareve.
    Ne fiillim futi ligjin qe ndalonte aktivitetin ekonomik te lojrave te boxhozit, qe eshte nje ligj teresisht komunist meqe kerkon t'u thote njerezve se si duhet ti harxhojne parate e tyre.
    Pastaj, po ne emer te rregullimit, kerkon te ndaloj aktivitetin e furgonave. Me cte drejte e ben kete qeveria?
    Tani kerkon, perseri ne emer te rregullit (pse jo diktatures xhanem) qe te kontrolloje cdo thirrje, cdo telefonate dhe cdo aparat celular te qytetareve...

    Meqe e ndjek pak aktivitetin politiko ekonomik nderkombetar, di te them se ne SHBA shpertheu nje skandal po po cohet ne gjykaten e larte kushtetuese nga disa senatore, qe denoncojne pergjimet masive qe NSA amerikane i ben qytetareve...

    Ku jane mbrojtesit e te drejtave njerzore ne kete rast?
    Sikur te mos mjaftonte kjo shkelje flagrante, barra e regjistrimit i bie qytetarit, dhe jo shtetarit! Neser do na kerkojne qe te regjistrojme edhe nr e hereve qe shkojme ne banjo, dhe nese vonohemi ne regjistrim do te na vendosin nje gjobe te majme!

    [Lexoni pak Xhorxh Oruell o njerez! Pak Ayn Rand. Po ju shkelin si krimba!]

  6. Anetarët më poshtë kanë falenderuar Do Not Tread On për postimin:

    shigjeta (28-06-2014)

  7. #5

    Për: Qeveria e Rilindjes: Të skedohen gjithë celularët, gjobë 10 mijë lekë kush vonoh

    Pergjimet behen dhe nga qeveria shqiptare. Doli nje lajm per Vodafone para ca javesh.

  8. #6

    Për: Qeveria e Rilindjes: Të skedohen gjithë celularët, gjobë 10 mijë lekë kush vonoh

    Citim Postuar më parë nga Qyfyre Lexo Postimin
    Pergjimet behen dhe nga qeveria shqiptare. Doli nje lajm per Vodafone para ca javesh.
    Edhe ne SHBA behen pergjime. Problemi eshte se nuk mund te besh pergjime pa patur nje dyshim te arsyetuar, dhe asesi jo pergjime ne mase.
    Nuk e di nga ku je, por ne SHBA senatori Republikan Rand Paul, me mbeshtetes te tij, ka ndermarre nje nisme ligjore per ta ndaluar agjensine kombetare te sigurise (NSA) qe te pergjoje jo vetem mbi kongresin amerikan, por edhe mbi cdo qytetar, apo grup qytetaresh pa patur nje argument te arsyetuar.

    Diku lexova se kishte patur pergjim kolektiv edhe per rastin e Lazaratit. Eshte e cuditshme se si nuk ngrihet asnje nga "intelektualet" "antikomunsite" e te flasi per kete gje. Si mund te pergjosh nje fshat te tere? Kjo do te thote se nese e gjithe Shqiperia, apo me tej e gjithe Bota mund te jete nen pergjim, meqe ashtu ne e do qeveria? Po vertet ka budallenj qe i besojne qeverise?
    Per cfare pretendojme se luftuam kuner Nacional-Socializmit dhe Komunizmit? Pikerisht per kete lloj shteti, qe ne emer te sigurise, dhe togfjaleve bosh si "e mira e pergjithshme" shtypin te drejtat dhe lirite themelore dhe te patjetersueshme te individeve.

  9. #7

    Për: Qeveria e Rilindjes: Të skedohen gjithë celularët, gjobë 10 mijë lekë kush vonoh

    Citim Postuar më parë nga Bartolomeooo Lexo Postimin

    Ne Amerike jam, e di shume mire punen e pergjimeve. Kjo eshte e keqja me zhvillimin. Eshte shume e veshtire te kesh jete private. Cfaredo qe te behet dhe ne Amerike, prap do ket pergjime sipas qejfit nga qeveria. Dhe nuk eshte vetem ne Amerike po ne cdo shtet te botes, thjesht ne Amerike doli ai qe tregoi se cfare behet.

  10. #8

    Për: Qeveria e Rilindjes: Të skedohen gjithë celularët, gjobë 10 mijë lekë kush vonoh

    Artikulli per vodafone dhe pergjimet nga qeverite, ku perfshihet edhe Shqiperia

    http://www.bloomberg.com/news/2014-06-07/vodafone-prompts-protests-over-government-wiretapping.html

  11. #9

    Për: Qeveria e Rilindjes: Të skedohen gjithë celularët, gjobë 10 mijë lekë kush vonoh

    Epo atehere duhen votuar dhe mbeshtetur ata si Rand Paul, dhe jo ata qe (indirekt) kerkojne zvogelim te te drejtave dhe lirive individuale.

  12. #10
    Fortis Et Honoris Maska e Meriamun
    Anëtarësuar
    04-04-2009
    Postime
    1,730

    Për: Qeveria e Rilindjes: Të skedohen gjithë celularët, gjobë 10 mijë lekë kush vonoh

    Bartolemeo, në fakt regjistrimi i kodit IMEI nuk ka për qëllim cënimin e privacisë në vetvete por mbrojtjen e individit në rast vjedhje apo humbje të aparaturës. Pasi regjistrohet aparatura në rast vjedhje mund të bëhet shumë lehtë bllokimi i saj dhe lokalizimi gjithashtu. Shumë shtete moderne nuk e kanë vënë si kusht këtë sepse ka disa mënyra tjera që mund të mbrohet qytetari. Madje ka programe të cilat janë me pagesë dhe japin shërbimin e sigurisë në rastet e duhura. Pra e kanë lënë në dorën e njerëzve, nëse duan ta blejnë mund që ta blejnë dhe ta kenë si shërbim.
    Është njëlloj sikur qeveria e rilindjes të nxjerrë një ligj që kush nuk instalon antivirus për kompjuterin nuk do e ketë të mundur të lidhet me internet nëse nuk paguan një shumë të caktuar.

    Këto janë metoda për të mbledhur taksa aq origjinale dhe me efikasitet të sigurtë. Numri i aparaturave telefonike është shumë i madh, ka edhe njerëz që kanë nga dy-tre telefona, kshuqë askush nuk do kursejë 5 mijë lek dhe nga ana tjetër t'i bllokohet telefoni dhe për ta hapur të paguaj 100 mijë lek. Pra të gjithë me hir apo me pahir do e paguajnë 5 mijë lekshin.
    No amount of guilt can change the past and no amount of worrying can change the future

  13. Anetarët më poshtë kanë falenderuar Meriamun për postimin:

Faqja 0 prej 8 FillimFillim 12 ... FunditFundit

Fjalët Kyçe për Temën

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund të hapni tema të reja.
  • Ju nuk mund të postoni në tema.
  • Ju nuk mund të bashkëngjitni skedarë.
  • Ju nuk mund të ndryshoni postimet tuaja.
  •