-
Pėr: Policia e Rilindjes denoncon ne prokurori Dashnor Aliko, kryetar i komunės Lazar
Kryekomunari i Lazaratit paditet nė prokurori: Ndikoi nė mbjelljen e hashashit
Policia e Gjirokastrės: Prova se Aliko ka qenė pjesė e grupit
Policia e Shtetit dyshon se Aliko ka ndihmuar grupin e zjarrit qė tė largohet nga fshati
7 persona - Po hetohen nga Prokuroria e Krimeve tė Rėnda pėr sulmet ndaj policisė gjatė aksionit tė policisė nė Lazarat
160 ēėshtje - Ka nė dorė prokuroria, kryesisht e Gjirokastrės, pėr banorėt e Lazaratit qė akuzohen pėr kultivim hashashi e armėmbajtje
32 lazaratas - Janė arrestuar nga policia pėr vepra tė ndryshme penale. Personi qė konsiderohet si mė kryesori ėshtė Gate Mahmutaj
43 tė tjerė - Po hetohen nė gjendje tė lirė, tė cilėt janė kryesisht persona qė akuzohen pėr kultivim tė lėndėve narkotike
85 procedime - Janė ende tė hapura nė Prokurorinė e Gjirokastrės apo policinė, tė cilat nuk kanė autorė apo emra konkretė personash
Sokol Ēobo
Dasho AlikoKreu i Komunės sė Lazaratit, Dasho Aliko, ka ndikuar pėr mbjelljen e hashashit. Kėshtu pretendon Policia e Gjirokastrės, e cila ka denoncuar Alikon nė prokurori me akuzėn e shpėrdorimit tė detyrės, ndėrsa pretendon se ai ka bashkėpunuar me dy kryepleqtė e kėsaj ish-republike kanabisi. Provat pėr kėta zyrtarė vendorė kanė shkuar nė prokurori, e cila po verifikon provat pėr tė vendosur nėse do tė fillojė apo jo njė procedim penal. Ky kallėzim ndaj Alikos ėshtė i dyti, pasi pak javė mė parė, Policia e Shtetit e akuzoi kryekomunarin pėr pjesėmarrje nė organizatė kriminale, vrasje e mbetur nė tentativė, moskallėzim krimi, e akuza tė tjera. Por, Prokuroria e Krimeve tė Rėnda po e heton nė gjendje tė lirė, pasi deri mė tani nuk ka gjetur prova fajėsie.
Kallėzimi i dytė
Ditėt e fundit, nė Prokurorinė e Gjirokastrės ka mbėrritur njė tjetėr kallėzim penal ndaj Dasho Alikos, kėsaj here me akuzat e shpėrdorimit tė detyrės. Sė bashku mė tė, nėn akuzė, janė vėnė dhe dy kryepleqtė e fshatit, pasi kėta persona, me veprimet e tyre, kanė ndikuar nė mbjelljen dhe kultivimin e kanabisit nė fshat. Nga policia ėshtė kėrkuar qė tė verifikohet nėse pronat e fshatit rebel janė shfrytėzuar pėr tu mbjellė me drogė. Policia thotė se ka gjetur prova pėr kėtė zyrtar vendor, ndėrsa dosja e tij do tė hetohet paralelisht me dhjetėra persona tė tjerė, qė janė akuzuar pėr mbjellje apo mbajtje tė lėndėve narkotike. Prokuroria e Gjirokastrės po heton rreth 160 persona, ndėrkohė qė numri pritet tė rritet, pasi aksioni vazhdon ende nė terren. Sipas burimeve, deri mė tani janė arrestuar 32 persona nga policia, 43 tė tjerė po ndiqen nė gjendje tė lirė, ndėrsa pjesa tjetėr e procedimeve deri tani nuk ka autor. Shumica e dosjeve penale regjistruar nė Gjirokastėr janė me akuzėn e prodhimit, kultivimit dhe shitjes sė lėndėve narkotike. Ndėrkohė, persona tė tjerė po hetohen nga Prokuroria e Krimeve tė Rėnda me akuzėn e vrasjes nė rrethana cilėsuese mbetur nė tentativė, pasi kanė qėlluar ndaj efektivėve tė policisė qė u angazhuan nė aksionin pesėditor pėr marrjen e Lazaratit.
Kallėzimi i parė
Prokuroria e Krimeve tė Rėnda ka vendosur qė tė hetojė nė gjendje tė lirė Dasho Alikon, kreun e Komunės sė Lazaratit, i cili ėshtė denoncuar nga Policia e Shtetit, pėr akuzat e organizimit dhe pjesėmarrjes nė organizatė kriminale, vrasje nė rrethanė cilėsuese nė dėm tė policėve, moskallėzim krimi dhe pėrkrahje e autorit tė krimit. Policia dyshon se tė gjitha kėto akuza qėndrojnė, madje nė njė dalje publike, kreu i Policisė sė Shtetit, Artan Didi, deklaroi se prova e gjallė ėshtė vetė fshati i Lazaratit, personat qė ishin atje, armėt dhe droga. Kallėzimi i Policisė sė Shtetit po verifikohet nga prokurorėt qė kanė nė duar edhe disa ēėshtje me banorė tė fshatit tė Lazaratit, tė cilėt akuzohen pėr tė njėjtat vepra penale, por ndryshe nga Aliko, ata hetohen me masėn e sigurisė arrest me burg pa afat. Burimet nga akuza shprehen se ende nuk e kanė vėrtetuar nėse Aliko ka qenė apo jo nė kėtė organizatė kriminale qė vepronte nė territorin ku dhe ishte kryetar komune, ndėrsa shpjegon se gjatė aksionit disaditor nė Lazarat, ai ka qenė mjaft aktiv, teksa ėshtė takuar edhe me disa persona, tė cilėve u ishte pėrmendur emri nga policia qė kishin qėlluar forcat speciale. Ditėt e aksionit, Aliko u sulmua edhe nga ministri i Brendshėm, Saimir Tahiri, i cili i vuri njė ultimatum: ose me policinė, ose do tė konsiderohesh si kriminel! Nė fakt, pas mbarimit tė aksionit, policia e konsideroi Alikon si njė kriminel, tė cilin e akuzoi pėr njė sėrė veprash penale, por qė deri mė tani nuk janė faktuar nga Prokuroria e Krimeve tė Rėnda. Burimet nga akuza shprehen se nuk kanė prova tė mėparshme se Aliko ka qenė pjesė e bandės apo tė paktėn tė ketė sulmuar forcat e rendit, ndėrsa i ka kėrkuar Policisė sė Shtetit tė sjellė tė tjera fakte.
Shqip
-
Regullat e Postimit
- Ju nuk mund tė hapni tema tė reja.
- Ju nuk mund tė postoni nė tema.
- Ju nuk mund tė bashkėngjitni skedarė.
- Ju nuk mund tė ndryshoni postimet tuaja.
-
Rregullat e Forumit
Krijoni Kontakt