Close
Faqja 2 prej 4 FillimFillim 1234 FunditFundit
Duke shfaqur rezultatin 11 deri 20 prej 31
  1. #11
    Shpirt Shqiptari Maska e Albo
    Anėtarėsuar
    16-04-2002
    Vendndodhja
    Philadelphia
    Postime
    32,999
    Postimet nė Bllog
    22

    Pėr: Policia e Rilindjes ngre padi ndaj Dashnor Aliko, kryetar i komunės Lazarat

    Policia procedon Dasho Alikon pėr drejtim tė bandave tė Lazaratit

    Kryekomunari i Lazaratit akuzohet pėr vrasje nė rrethana cilėsuese, drejtim tė organizatave kriminale dhe moskallėzim krimi. Prokuroria e Krimeve tė Rėnda: Nuk e kemi marrė ende nė duar materialin e policisė
    Tiranė Nė ditėn e dhjetė tė operacionit tė saj nė Lazarat, Policia e Shtetit ka vendosur tė nisė procedim penal pėr kryekomunarin Dasho Dashnor AlikoAliko. Akuza kundėr tij janė tė rėnda; nga “vrasja nė rrethana tė tjera cilėsuese, mbetur nė tentativė” e deri tek pėrkrahja e autorėve tė krimit, por do tė jetė prokuroria ajo qė do t’u vėrė vulėn e fundit akuzave tė policisė. Policia e Shtetit njoftoi zyrtarisht dje atė qė flitej prej ditėsh, se kryekomunari i Lazaratit do tė pėrballej me drejtėsinė njėlloj si personat qė ngritėn armėt kundėr policėve tė operacionit. Dosja e procedimit, e cila i ėshtė dorėzuar Prokurorisė sė Krimeve tė Rėnda, pėrmban 4 akuza, qė nėse vėrtetohen, e rrezikojnė Alikon me shumė vite burg. Burime tė Policisė sė Shtetit thanė se Aliko dyshohet se gjatė kėsaj kohe ka shtyrė njerėz qė tė reagojnė kundėr policisė me armė, si dhe ka ndihmuar njerėzit me precedentė t’u shpėtonin prangave. “Nga tė dhėnat qė ne kemi, Aliko dyshohet se ka qėndruar pas veprimeve tė ndodhura nė Lazarat qė prej nisjes sė operacionit dhe ndėrhyrjes sė policisė pėr goditjen e kultivimit tė kanabisit, si dhe tė shitjes e trafikimit tė lėndės narkotike”, -i tha MAPO-s njė burim i policisė lokale. Nė njoftimin e saj, policia tha se Aliko dyshohet pėr “vrasja nė rrethana tė tjera cilėsuese, mbetur nė tentativė”, por se nuk cilėsohet fakti nėse ai ka qėlluar vetė ndaj punonjėsve tė policisė me armė, apo se ka drejtuar konkretisht njerėz tė ndryshėm nga personat e armatosur qė tė godisnin punonjėsit e policisė. Njė ndėr veprimet pėr tė cilat dyshohet se ka kryer Aliko ėshtė ajo e moskallėzimit tė krimit apo pėrkrahje e autorit tė krimit. “Hetimet tona janė tė bazuara nė informacionet e grumbulluara pėrgjatė ditėve tė operacionit”, – shtuan mė tej burimet. Policia pretendon se kryekomunari i Lazaratit ėshtė pėrpjekur dhe ka realizuar nxjerrjen nga fshati tė pjesės mė tė madhe tė personave tė dyshuar qė qėllonin me armė ndaj policisė. Njė dyshim tė tillė, burimet e policisė thonė se e kanė nga persona qė kanė ndaluar apo qė kanė shoqėruar gjatė kėsaj kohe dhe qė ishin nė listėn e tė kėrkuarve. Ndėrkaq, zyrtarisht Policia e Shtetit nuk dha detaje tė tjera mbi veprimet pėr tė cilat akuzohej Aliko, por se tha se akuzat pritet tė verifikohen njė nga njė dhe tė ballafaqohen me deklarimet e vetė tė dyshuarit, apo edhe tė personave tė tjerė qė janė pyetur nga policia. Lidhur me akuzat e ngritura nuk ka ende asnjė qėndrim edhe Prokuroria e Krimeve tė Rėnda, qė ka pėrfaqėsuesit e saj nė Lazarat. Tė kontaktuar nga MAPO, burime tė Prokurorisė thanė se nuk kanė marrė ende nė dorė procedimin e Policisė sė Shtetit pėr Dasho Alikon. Kryekomunari i Lazaratit ėshtė njė personazh i njohur, qė prej kohės kur fshati rebel nisi tė lakohej pėr historinė e vet me kanabisin. Gjatė operacionit tė fundit, Dasho Aliko i zgjedhur nga PD, ka negociuar mes banorėve dhe policisė e megjithatė, njė arrestim i mundshėm i tij nisi tė lakohej gjatė ditėve tė fundit. I pyetur nė media pak ditė mė parė, Aliko tha se nuk kishte asnjė arsye pse ai duhej tė arrestohej, pasi ka kryer ēdo gjė qė kishte nė dorė pėr dorėzimin e personave qė hapėn zjarr mbi forcat e rendit.



    Aliko, pėrgjegjėsitė si drejtues vendor

    Veē akuzave tė ngritura dje nga policia, Dasho Aliko po hetohet edhe pėr pėrgjegjėsinė qė ka nė kultivimin e hashashit nė Lazarat. Burime nga Policia e Gjirokastrės konfirmuan se Aliko duhej tė kishte lajmėruar punonjėsit e policisė pėr gjithēka ndodh nė komunėn e qeverisur prej tij. Nė bazė tė ligjit tė miratuar nė vitin 2006, krerėt e njėsive vendore dhe kryepleqtė e fshatrave janė tė detyruar tė njoftojnė dhe tė raportojnė nė organet e rendit, pėr vendin, sipėrfaqen dhe personin qė e ka mbjellė dhe adresėn e saktė. Ky ligj ėshtė miratuar nga qeveria e PD-sė nė vitin 2006, si pėrpjekje e atėhershme pėr tė ndaluar dhe pėr tė minimizuar mbjelljen dhe kultivimin e bimėve narkotike.

    Aliko: Isha nė polici, nuk i pranoj akuzat

    Kreu i Komunės sė Lazaratit, Dashnor Aliko tha dje se i ishte pėrgjigjur thirrjes sė policisė pėr tė dėshmuar mbi ēka ndodhi javėn e fundit. Nė njė komunikim telefonik me MAPO-n, Aliko tha se kishte qenė nė Drejtorinė e Policisė sė Gjirokastrės, ku kishte thėnė edhe qėndrimin e tij. “Mė kanė kėrkuar qė tė paraqitem nė ambientet e Drejtorisė sė Policisė dhe menjėherė jam vėnė nė dispozicion tė tyre”,- tha Aliko nė linjė telefonike. Lidhur me akuzat zyrtare tė ngritura nga Drejtoria e Policisė sė Gjirokastrės, Aliko u pėrgjigj: Nė asnjė mėnyrė nuk i pranoj kėto akuza dhe nė asnjė mėnyrė nuk pranoj tė kem konsumuar vepėr penale. I kam mohuar kėto akuza, por se sqarime dhe pretendimet e mia mė tė hollėsishme do t’i jap pėrballė hetuesve, nė praninė e njė avokati”,- tha kryekomunari. Mė tej, ai pohoi se ishte nė pritje pėr tė kryer njė takim dhe se ishte nė paradhomė pėr tė realizuar takimin. Aliko nuk tha se ēfarė apo cilin person ishte nė pritje pėr tė takuar. Sa i pėrket episodeve dhe rasteve konkrete pėr tė cilat Policia e Shtetit kishte ngritur akuzė ndaj tij, Aliko nuk preferoi tė pėrgjigjej. Ai shtoi se nė ēdo moment qė policia do ta shihte tė nevojshme pėr ta marrė nė pyetje apo pėr ta kontaktuar, ai do tė ishte nė dispozicion tė organeve kompetente pėr tė dhėnė ndaj tyre sqarimet e nevojshme. Gjatė 5 ditėve tė operacionit nė Lazarat, kryekomunari u ka bėrė shpesh thirrje personave, tė cilėt ai i quante tė huaj, qė tė largoheshin nga fshati. Ai ka marrė pjesė nė negociatat e policisė me Gate Mahmutajn dhe ka komunikuar shpesh me forcat e policisė. Megjithatė, Aliko ka kėrkuar nga policia qė tė mos ushtronte terror dhe tė mos digjte fshatin pėr “4-5 vetė”, siē i quajti ai personat qė hapnin zjarr ndaj forcave tė rendit.

    MAPO

  2. #12
    Shpirt Shqiptari Maska e Albo
    Anėtarėsuar
    16-04-2002
    Vendndodhja
    Philadelphia
    Postime
    32,999
    Postimet nė Bllog
    22

    Pėr: Policia e Rilindjes ngre padi ndaj Dashnor Aliko, kryetar i komunės Lazarat

    Policise se Rilindjes i shpetuan ata kriminelet qe qelluan mbi te per 5 dite, u larguan ne drejtim te paditur. Por Dasho Alikon dhe Gate sakatin e Lazaratin e mberthyen!

    Kemi Polici te forte ne ore, cfare kujtuat ju?!

    Albo

  3. #13

    Pėr: Policia e Rilindjes denoncon ne prokurori Dashnor Aliko, kryetar i komunės Lazar

    Bravo. I pari qe duhej arrestuar.

  4. #14

    Pėr: Policia e Rilindjes denoncon ne prokurori Dashnor Aliko, kryetar i komunės Lazar

    Citim Postuar mė parė nga Qyfyre Lexo Postimin
    Bravo. I pari qe duhej arrestuar.
    Une do kishja arrestuar njehere Ilir Meten... po shije shije kjo dynja.

  5. #15

    Pėr: Policia e Rilindjes denoncon ne prokurori Dashnor Aliko, kryetar i komunės Lazar

    Citim Postuar mė parė nga Bartolomeooo Lexo Postimin
    Une do kishja arrestuar njehere Ilir Meten... po shije shije kjo dynja.
    Ilir Meta eshte i paster, tentuan njer ta denonin po e tregoi qe nuk ben pislliqe dhe doli i pafajashem

  6. #16

    Pėr: Policia e Rilindjes denoncon ne prokurori Dashnor Aliko, kryetar i komunės Lazar

    Citim Postuar mė parė nga Qyfyre Lexo Postimin
    Ilir Meta eshte i paster, tentuan njer ta denonin po e tregoi qe nuk ben pislliqe dhe doli i pafajashem
    Po mire. Iku Ilir Mbreta..
    Po Sal Berisha? Pse nuk arrestojne Sal Berishen?

  7. #17

    Pėr: Policia e Rilindjes denoncon ne prokurori Dashnor Aliko, kryetar i komunės Lazar

    Citim Postuar mė parė nga Bartolomeooo Lexo Postimin
    Po mire. Iku Ilir Mbreta..
    Po Sal Berisha? Pse nuk arrestojne Sal Berishen?
    Pse ta arrestojne? Zoteri burr dhe ai.

  8. #18
    i/e regjistruar Maska e xhori
    Anėtarėsuar
    25-12-2006
    Vendndodhja
    MARCHE
    Postime
    1,518

    Pėr: Policia e Rilindjes ngre padi ndaj Dashnor Aliko, kryetar i komunės Lazarat

    Citim Postuar mė parė nga Albo Lexo Postimin
    Policise se Rilindjes i shpetuan ata kriminelet qe qelluan mbi te per 5 dite, u larguan ne drejtim te paditur. Por Dasho Alikon dhe Gate sakatin e Lazaratin e mberthyen!

    Kemi Polici te forte ne ore, cfare kujtuat ju?!

    Albo
    dashon sa per dijeni duhej ta arrestonte sala sepse ai e beri ligjin se ne qofte se ne nje fshat mbillet drog kryetari arrestohet per mosdenoncim
    jeshét prčmč ne aliarčm
    jeshčm more jeshčm
    po drita skeshčm

  9. #19

    Pėr: Policia e Rilindjes ngre padi ndaj Dashnor Aliko, kryetar i komunės Lazarat

    Citim Postuar mė parė nga xhori Lexo Postimin
    dashon sa per dijeni duhej ta arrestonte sala sepse ai e beri ligjin se ne qofte se ne nje fshat mbillet drog kryetari arrestohet per mosdenoncim
    S'trafikonte njeri droge ne kohen e Sales ... Plus qe edhe po te mbillte kufijte ishin te sigurt... rralle dilte droge nga Shqiperia. Droga dhe eksporti i organizuar filluan me nderrimin e qeverive, para nje viti, kur erdhi ne pushtet PS... Moratoriumi i futur nga Sala, dhe ruajtja dhe kryerje e detyres minimale te shtetit, pra ruajtja dhe kontrolli i kufijve beheshin tamam... sot shume me pak!

    Droga keto muajt e fundit u mboll, ne epoken e #Rrulindjes! Jo me kot, edhe i derguari i policise (nga ana e qeverise PS LSI) para disa muajsh, kur piu kafe ne Lazarat, tha se nuk kishte gje droge.
    Prandaj konkluzioni me logjik eshte se droga, duke patur nje cikel te shpejte rritje, eshte mbjell keto muajt e fundit, ne kohen e #Rrulindjes. Te pakten kete mund te themi me infot qe na vine nga media.

  10. #20
    i/e regjistruar Maska e xhori
    Anėtarėsuar
    25-12-2006
    Vendndodhja
    MARCHE
    Postime
    1,518

    Pėr: Policia e Rilindjes ngre padi ndaj Dashnor Aliko, kryetar i komunės Lazarat

    Citim Postuar mė parė nga Bartolomeooo Lexo Postimin
    S'trafikonte njeri droge ne kohen e Sales ... Plus qe edhe po te mbillte kufijte ishin te sigurt... rralle dilte droge nga Shqiperia. Droga dhe eksporti i organizuar filluan me nderrimin e qeverive, para nje viti, kur erdhi ne pushtet PS... Moratoriumi i futur nga Sala, dhe ruajtja dhe kryerje e detyres minimale te shtetit, pra ruajtja dhe kontrolli i kufijve beheshin tamam... sot shume me pak!

    Droga keto muajt e fundit u mboll, ne epoken e #Rrulindjes! Jo me kot, edhe i derguari i policise (nga ana e qeverise PS LSI) para disa muajsh, kur piu kafe ne Lazarat, tha se nuk kishte gje droge.
    Prandaj konkluzioni me logjik eshte se droga, duke patur nje cikel te shpejte rritje, eshte mbjell keto muajt e fundit, ne kohen e #Rrulindjes. Te pakten kete mund te themi me infot qe na vine nga media.
    keto mujt e fundit u mboll dakort, me sa kam degjuar mbillet ne pranver dhe korret ne shtator me duket, sipa teje i bie qe 1 plus 1 ben tre dhe jo 2
    jeshét prčmč ne aliarčm
    jeshčm more jeshčm
    po drita skeshčm

Faqja 2 prej 4 FillimFillim 1234 FunditFundit

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund tė hapni tema tė reja.
  • Ju nuk mund tė postoni nė tema.
  • Ju nuk mund tė bashkėngjitni skedarė.
  • Ju nuk mund tė ndryshoni postimet tuaja.
  •