Close
Faqja 0 prej 3 FillimFillim 12 FunditFundit
Duke shfaqur rezultatin -9 deri 0 prej 25
  1. #1
    Shpirt Shqiptari Maska e Albo
    Anėtarėsuar
    16-04-2002
    Vendndodhja
    Philadelphia
    Postime
    32,999
    Postimet nė Bllog
    22

    Qeveria e Rilindjes: I fal borxhet CEZ dhe i jep 95 milion euro demshperblim

    Arrihet marrėveshja me ēeket: CEZ do ti paguhen 95 milion euro

    Qeveria e Shqipėrisė dhe kompania CEZ kanė mbyllur negociatat midis tyre. Lajmi ėshtė konfirmuar nga ministri i Ekonomisė Arben Ahmetaj, i Energjitikės Damian Gjiknuri dhe ai i Financave Shkėlqim Cani, tė cilėt nė njė dalje pėr shtyp kanė konfirmuar mbylljen e negociatave mbrėmjen e 23 qershorit, me palėn ēeke nė lidhje me konfliktin mbi kompaninė CEZ.

    Sipas ministrit Gjiknuri, pala ēeke heq dorė plotėsisht nga pretendimet financiare nga cdo blerje qė do i bėhet CEZ duke i dhėnė shtetit shqiptar pronėsi tė plotė mbi kėtė kompani. Ai ka akuzuar qeverinė Berisha se la njė gropė tė madhe financiare dhe sqaroi se marrėveshja e arritur me ēekėt nuk ka lidhje me statusin kandidat.

    Ndėrsa ministri Cani ka theksuar se shuma e 95 milionė euro qė do i paguhen CEZ do tė bėhet nga kompania CEZ dhe jo nga qeveria shqiptare. “Shoqėria tjetėr e kontrolluar tashmė nga shteti do i paguajė palės ēeke rreth 95 milionė euro, deri nė vitin 2018, pagesė e cila do tė bėhet me kėste. Kjo pagesė nuk do tė bėhet nga buxheti i shtetit, por nga operatori i sistemit tė shpėrndarjes. Marrėveshja pėrcakton se palėt heqin dorė nga ēdo pretendim, dhe kjo marrėveshje do tė miratohet nga Kėshilli i Ministrave dhe mė tej nga Kuvendi”, ka thėnė Cani.

    Ministri i Ekonomisė, Arben Ahmetaj ka sqaruar se paratė do tė paguhen nga kompania e re e Shpėrndarjes, e cila merr pėrsipėr detyrimin. “Paratė do tė paguhen nga kompania e re e Shpėrndarjes, e cila merr pėrsipėr detyrimin. Pagesa do mbėshtet me garanci bankare dhe nga shteti shqiptar. Nė rast se nuk paguan operatori garancia do jepet nga shteti shqiptar”, tha Ahmetaj.

    Zgjidhja e kėtij konflikti erdhi vetėm njė natė pėrpara se vendet anėtare tė BE-sė tė vendosnin sot pėr dhėnien e statusit kandidat pėr Shqipėrinė.

    MAPO

  2. #2
    Shpirt Shqiptari Maska e Albo
    Anėtarėsuar
    16-04-2002
    Vendndodhja
    Philadelphia
    Postime
    32,999
    Postimet nė Bllog
    22

    Pėr: Qeveria e Rilindjes do t'i paguajė firmės ēeke CEZ 95 milion euro

    Pra 3 milion qytetaret e Shqiperise, do ti paguajne 32 euro per fryme, kompanise ceke CEZ. Pra nje familje me 4 veta, do te paguaje 128 euro kompanise ceke.

    Bravo Qeveria e Rilindjes!

    Shqiptaret nuk paguajne sa duhet taksa, le te paguajne ca taksa me shume se nuk i gjen gje.

    Albo

  3. #3
    i/e regjistruar Maska e Xhuxhumaku
    Anėtarėsuar
    19-11-2003
    Vendndodhja
    sopr'un'curva
    Postime
    13,379

    Pėr: Qeveria e Rilindjes do t'i paguajė firmės ēeke CEZ 95 milion euro

    Citim Postuar mė parė nga Albo Lexo Postimin
    Pra 3 milion qytetaret e Shqiperise, do ti paguajne 32 euro per fryme, kompanise ceke CEZ. Pra nje familje me 4 veta, do te paguaje 128 euro kompanise ceke.

    Bravo Qeveria e Rilindjes!

    Shqiptaret nuk paguajne sa duhet taksa, le te paguajne ca taksa me shume se nuk i gjen gje.

    Albo
    sdo i paguajne shqiptaret te tere jo,

    do i paguajme ne qe kemi paguar gjithnji faturat e elektrikut, prit kur te rrisi CEZI kilowat/oren..
    --- La Madre dei IMBECILI e sempre in cinta...

    ---voudou.. ---

  4. #4
    Shpirt Shqiptari Maska e Albo
    Anėtarėsuar
    16-04-2002
    Vendndodhja
    Philadelphia
    Postime
    32,999
    Postimet nė Bllog
    22

    Pėr: Qeveria e Rilindjes do t'i paguajė firmės ēeke CEZ 95 milion euro

    Citim Postuar mė parė nga Xhuxhumaku Lexo Postimin
    sdo i paguajne shqiptaret te tere jo,

    do i paguajme ne qe kemi paguar gjithnji faturat e elektrikut, prit kur te rrisi CEZI kilowat/oren..
    Jo re ti jo, mos e ngaterro Qeverine e Rilindjes me qeverine e rrenuar te Sali Berishes!

    Te gjithe do ti paguajne faturat e elektrikut dhe te gjitheve do t'ua rrisim energjine. Kush nuk e paguan, do t'iu leshojme zagaret e Rilindjes me mustaqen e Policise ne krye qe ti shtypin me autoblinda sic i shtypen lazaratasit.

    Nuk ka me te mos paguash fatura elektriku!

    Ti paguash e fet e fet se te del Baloja i madh i Qeverise ne televizor e te skermitet me keq se c'iu skermit Adi Krastes ne restorant!

    Albo

  5. #5
    Shpirt Shqiptari Maska e Albo
    Anėtarėsuar
    16-04-2002
    Vendndodhja
    Philadelphia
    Postime
    32,999
    Postimet nė Bllog
    22

    Pėr: Qeveria e Rilindjes do t'i paguajė firmės ēeke CEZ 95 milion euro

    Nje pyetje kisha une per Qeverine e Rilindjes:

    - Po ne qe votuam Rilindjen Socialiste ne 23 qershor te vitit te kaluar, do te na rritet energjia elektrike? Apo do t'iu rritet vetem atyre qe votuan per Sali Berishen?

    Albo

  6. #6
    i/e regjistruar Maska e mia@
    Anėtarėsuar
    11-01-2008
    Vendndodhja
    Twilight Zone...
    Postime
    10,676

    Pėr: Qeveria e Rilindjes do t'i paguajė firmės ēeke CEZ 95 milion euro

    Citim Postuar mė parė nga Albo Lexo Postimin
    Jo re ti jo, mos e ngaterro Qeverine e Rilindjes me qeverine e rrenuar te Sali Berishes!

    Te gjithe do ti paguajne faturat e elektrikut dhe te gjitheve do t'ua rrisim energjine. Kush nuk e paguan, do t'iu leshojme zagaret e Rilindjes me mustaqen e Policise ne krye qe ti shtypin me autoblinda sic i shtypen lazaratasit.

    Nuk ka me te mos paguash fatura elektriku!

    Ti paguash e fet e fet se te del Baloja i madh i Qeverise ne televizor e te skermitet me keq se c'iu skermit Adi Krastes ne restorant!

    Albo
    Ne fakt keshtu duhet te behet edhe pse ti po ironizon. Degjo mua rri ne USA se ne USA s'ke nevoje fare te te vije policia te te tmerroje, mjafton punonjesi i elektrikut te te presi energjine dhe ti s'ke goje te hapesh e te qahesh. Do paguash nje me nje se e di qe ste kthehet energjia duke bere gamgam.
    Feelings change - memories don't.

  7. #7

    Pėr: Qeveria e Rilindjes do t'i paguajė firmės ēeke CEZ 95 milion euro

    CEZ e bleu per 100 milion, invetsoi 100 milion te tjera dhe tani do ti paguhen 100 milion.

    CEZ Reaches 100 Million-Euro Settlement With Albanian Government

  8. #8
    Shpirt Shqiptari Maska e Albo
    Anėtarėsuar
    16-04-2002
    Vendndodhja
    Philadelphia
    Postime
    32,999
    Postimet nė Bllog
    22

    Pėr: Qeveria e Rilindjes do t'i paguajė firmės ēeke CEZ 95 milion euro

    Gjiknuri zbardh planin e qeverisė pėr CEZ. Ministri i Jashtėm ēek: Kompromisi, folėm deri nė minutėn e fundit me Tiranėn

    Shefi i diplomacisė ēeke nuk e mohon qė vota pėr statusin e Shqipėrisė u kushtėzua nga marrėveshja pėr CEZ. “Nuk duhet tė ketė vend pėr keqkuptime kur bėhet fjalė pėr detyrimin tonė qė tė mbrojmė investimet e kompanive tona nė vende tė tjera, konkretisht nė Shqipėri”
    Publikimi i marrėveshjes me ēekėt e CEZ-it nė tė njėjtėn ditė me votimin nė Bruksel tė statusit pėr Shqipėrinė, u komentua gjerėsisht si Lubomir_Zaoraleknjė pakt i minutės sė fundit. Aq mė tepėr kur Ēekia e kishte bėrė tė qartė se, pa gjetur njė marrėveshje, do tė vendoste veton pėr Shqipėrinė. Kushtėzimi i votės pro nė Bruksel me marrėveshjen pėr CEZ-in, qė do t’i kushtojė Shqipėrisė 95 milionė euro nė katėr vitet e ardhshme, nuk mohohet nga ministri i Jashtėm i Ēekisė, Lubomir Zaoralek. Ai u tha gazetarėve ēekė, tė interesuar pėr kėto zhvillime pas vendimit pėr statusin, se Ēekia pati mirėkuptimin e vendeve anėtare tė Unionit qė vendimi fillestar pėr bllokimin tė shihej si mbrojtje e investimeve ēeke. Ai pohon mė tej se kompromisi u gjet nė frymė miqėsore me shqiptarėt, ēka duket se ka shmangur njė votė kundėr tė Ēekisė pėr statusin e vendit kandidat.

    Zoti ministėr, pėrse Republika Ēeke vendosi nė momentet e fundit qė tė pranojė vendimin pėr dhėnien e statusit kandidat pėr Shqipėrinė?

    Nuk duhet tė ketė vend pėr keqkuptime kur bėhet fjalė pėr detyrimin tonė qė tė mbrojmė investimet e kompanive tona nė vende tė tjera, konkretisht nė Shqipėri. Ne arritėm nė frymė miqėsore me shqiptarėt tė gjejmė njė kompromis pėr ēėshtjen e investimeve tė CEZ.

    Gjithsesi nuk e gjejmė me vend qė Republika Ēeke, njė nga vendet mė entuziaste pro zgjerimit, tė bllokojė njė vend si Shqipėria pikėrisht nė fazėn e fundit tė procesit…

    Varet nga kėndvėshtrimi juaj. Ne patėm mirėkuptimin e kolegėve tanė europiane qė ēėshtja tė shihet thjesht si mbrojtje e investimeve tė njė kompanie tė rėndėsishme nė njė vend aspirant, qė ka si detyrim krijimin e kushteve pėr njė mirėfunksionim tė marrėdhėnieve ndėrkombėtare. Pėrsa i pėrket vendeve tė Ballkanit, afrimi i tyre ėshtė ende prioritet i politikės sė jashtme tė Republikės Ēeke, por kėto vende duhet tė pėrmbushin standardet qė rrjedhin nga anėtarėsimi i tyre nė Bashkimin Europian.

    Nuk e shihni kėtė si ēėshtje tėrėsisht tė lidhur me vendimmarrjen e Brukselit pėr statusin kandidat pėr Shqipėrinė? Nėse nuk paguhet CEZ, Shqipėria do tė bllokohet nė rrugėn e integrimit?

    Nuk kishte ndonjė diskutim, qė ta bazoje nė fakte kėtė kushtėzim qė ju thoni, sepse ne u folėm partnerėve tanė shqiptarė kėto muaj pėr parime dhe kėtė mesazh e kishin tė qartė edhe nė Bruksel. Ne nuk kemi zhvilluar ndonjė diskutim dramatik rreth Shqipėrisė. Ka ēėshtje qė duhen zgjidhur dhe kjo nuk ėshtė pengesė pėr bashkėpunimin me Shqipėrinė, por edhe me vende tė tjera qė kishin rezerva. Po tė shihni draftin pėrfundimtar, duket se Shqipėria ka ende rrugė pėr tė bėrė dhe rezultate pėr tė arritur nė luftėn ndaj korrupsionit, shtetit ligjor dhe reformave tė tjera. Ne kemi komunikuar edhe nė momentet e fundit me palėn shqiptare, nėse mund tė arrihej njė kompromis pėr ēėshtjen e CEZ-it dhe ėshtė e rėndėsishme qė ne arritėm marrėveshjen dhe qė procesi do tė vijojė normalisht.



    Gjiknuri zbardh planin e qeverisė pėr CEZ: Do tė ndahet nė rajone

    Perspektiva e kompanisė CEZ do tė jetė pėrkohėsisht nė pronėsi publike. Ministri i Energjisė, Damian Gjiknuri tha dje pėr mediat se qėllimi final ėshtė privatizimi i kompanisė, por deri atėherė duhen shumė reforma qė do tė ēojnė nė pėrmirėsimin e bilancit tė kompanisė. Ministri ka zbardhur edhe njė pjesė tė planit pėr kompaninė qė paralelisht me shėndoshjen financiare do tė operohet me rajonalizimin apo fragmentimin nė zona tė caktuara tė kėsaj kompanie dhe mė pas nisjen e njė procesi qė mund tė shkojė drejt njė privatizimi. Por mė parė qeveria ka nė plan tė investojė nė sistemin e shpėrndarjes sė energjisė njė shumė prej 200 milionė dollarėsh, e cila tashmė ėshtė e negociuar me donatorėt. Kėto investime do tė forcojnė pozitat e kompanisė sidomos nė komponentin e humbjeve. “Pa u bėrė investime, pa u ngritur dhe shėndoshur performanca, pa rritur nivelin e pagesave dhe reduktimin e vjedhjeve, privatizimi do tė ishte i parakohshėm dhe do tė sillte njė dėshtim tė dytė”, – tha Gjiknuri. Ai pohoi se, pėr shkak tė keqadministrimit tė CEZ-it, zinxhiri i borxheve midis kompanive tė tregut energjetik ėshtė mbi 1 miliard dollarė. Privatizimi i dėshtuar e ka ēuar nė kėtė pikė.

    Zgjidhja e ēėshtjes jep mundėsi qė tė nisin reformat e kėrkuara me ngulm nga FMN-ja dhe Banka Botėrore. Tani qeveria shqiptare mund tė aprovojė ligjin e ri tė energjisė, qė parashikon njė sėrė detyrimesh dhe tė drejtash tė reja, qė ndryshojnė dhe sistemin sesi funksionon sektori energjetik shqiptar. Rregullat e reja adresojnė edhe njė sėrė problemesh afatgjata qė kanė qenė nė themel tė gėrryerjes sė kėtij sektori. Shumė shpejt do tė kryhet liberalizimi i njė pjese tė tregut, ēka ishte e pamundur nėse sektori i Shpėrndarjes do tė ishte akoma nė konflikt. Ministri Gjiknuri tha se do tė tentohet tė gjendet njė marrėdhėnie mė e mirė midis KESH-it dhe prodhuesve tė pavarur. “Do tė kryejmė edhe rishikimin e mėnyrės sesi i kanė raportet shoqėritė energjetike me njėra-tjetrėn, qė ato tė mos varen vetėm nė njė kompani siē ishte CEZ, qė rėnkonte dhe krijonte atė borxh tė madh financiar nė kurriz tė kompanive tė tjera, dhe nė fund tė fundit, nė kurriz tė qytetarėve shqiptarė. Pra, zgjidhja e kėsaj ēėshtjeje hap mundėsinė, krijon mundėsitė pėr tė kaluar tri-katėr ligje shumė tė rėndėsishme”, – shtoi ministri.

    MAPO

  9. #9
    i/e regjistruar Maska e Cerebro
    Anėtarėsuar
    11-07-2014
    Postime
    125

    Basha: Mareveshja e Qeverise se Rilindjes me CEZ, vjedhja e shekullit

    Vjedhja e Shekullit, 600 herė mė e madhe se sa vjedhja nė thesarin e Bankės
    Vjedhja e Shekullit, 600 herė mė e madhe se sa vjedhja nė thesarin e Bankės
    Lulzim BASHA

    E kam kėrkuar kėtė konferencė tė jashtėzakonshme, nė njė orar jo tė zakonshėm, pėr t’iu drejtuar shqiptarėve pėr njė ēėshtje, e cila pėr nga pėrmasat, mund tė konsiderohet, pa frikė, mė tronditėsja e kėtyre 23 viteve nė demokraci. Bėhet fjalė pėr atė qė, nė qoftė se shkon drejt konkretizimit, mund tė quhet pa frikė vjedhja e shekullit ndaj shqiptarėve. Marrėveshjen e qeverisė shqiptare me kompaninė CEZ, rrethanat e sė cilės, pėrbėjnė njė megaskandal financiar dhe njė vepėr kriminale me autorėsi tė plotė tė qeverisė Rama. Nė datė 23 qershor 2014, ministri i Energjisė dhe Industrisė, zoti Gjiknuri, i shoqėruar nga ministri i Financave dhe ministri i Zhvillimit Ekonomik dhe Sipėrmarrjes, njoftuan shqiptarėt nė lidhje me negociatėn mė tė suksesshme tė arritur, duke i paguar kompanisė CEZ vlerėn prej 95,5 milionė euro nė kėmbim tė kthimit tė 76% tė aksioneve nė pronėsi tė shtetit shqiptar. Por nė fakt, kėta ministra nuk i njohėn shqiptarėt me termat e asaj marrėveshjeje dhe tė vėrtetėn e asaj marrėveshjeje. Pėrkundrazi, pėrmes gėnjeshtrave u pėrpoqėn, qė nė njė kohė tė shkurtėr prej njė muaji, tė bindnin shqiptarėt se si rezultat i pėrgjegjėsive tė qeverisjes sė kaluar ēėshtja e hapur nė arbitrazh, tė investimeve nga pala ēeke, ishte e destinuar tė humbej dhe nė kėto kushte qeveria ishte e detyruar tė pranonte mė mirė tė paguante 95,5 milionė euro, ndėrkohė qė pala ēeke kėrkonte 200 milionė euro. Sot, ėshtė dita e fundit kur duhet tė pėrmbushet kushti i dytė, ratifikimi nė Parlament, pas nėnshkrimit tė asaj marrėveshjeje tė mbajtur sekret, me anė tė sė cilės arrihet marrėveshja me mirėkuptim mes Republikės sė Shqipėrisė dhe shoqėrisė CEZ. Pėr kėtė, qeveria ka paraqitur njė draft-ligj me pesė nene, tė shoqėruar me njė relacion tė mbushur me gėnjeshtra dhe qėllime tė kundėrta me interesat e Republikės sė Shqipėrisė pėr tė justifikuar paligjshmėrinė dhe kėtė marrėveshje tė paligjshme e jo transparente ndaj shqiptarėve.

    Ēfarė kėshilloi avokati ndėrkombėtar pėr CEZ
    Ju kujtojmė tė nderuar qytetarė se konflikti me CEZ ka filluar nė tetor tė vitit 2012. Nė atė kohė qeveria kontraktoi njė nga studiot ligjore mė tė njohura ndėrkombėtare nė fushėn e arbitrazhit, “Gharavi & Lazareff”, pėr ta konsultuar nė negociimet e mundshme me kompaninė CEZ dhe hapat e tjerė qė duhet tė ndėrmerreshin pėr shkak tė situatės tė krijuar dhe gjendjes nė tė cilėn ishte CEZ Shpėrndarje, efektet e sė cilės shqiptarėt i mbajnė mend fare mirė. Nė nėntor 2012, pas dėshtimit tė negociatave, avokati ndėrkombėtar i qeverisė shqiptare e kėshilloi qeverinė shqiptare t’i hiqte tė dyja licencat CEZ-it dhe nė vijim tė angazhohej fuqishėm pėr ngritjen e padive nė arbitrazh ndėrkombėtar referuar marrėveshjes sė privatizimit, tė cilat konsistonin nė:
    · Dėme tė rrjedhura nga mosrealizimi i masės sė investimeve tė nevojshme pėr pėrmbushjen e detyrimeve tė CEZ a.s. sipas kontratės pėr shitblerjen e kuotave dhe abuzimi me pasuritė e CEZ Shpėrndarje tė vlerėsuara nė masėn 1 miliard dollarė.
    · Dėme tė rrjedhura nga shkėputja e pajustifikuar e energjisė elektrike; likuidimi i faturave ndaj KESH dhe OST nė masėn e rreth 350 milionė euro.
    Pėrveē padive civile, avokati ndėrkombėtar kėshillonte qeverinė tė ngrinte kallėzim penal ndaj stafit ekzekutiv tė CEZ-it, si dhe pėrgatiti njė plan masash tė cilat duhet tė ekzekutoheshin nga ana e institucioneve tė shtetit shqiptar.
    Paralelisht, Enti Rregullator i Energjisė, kontraktoi njė tjetėr avokat ndėrkombėtar pėr tė bėrė vlerėsimet dhe ndjekur procedurat nė fazėn e heqjes sė licencės deri nė momentin e vėnies sė shoqėrisė nė administrim tė pėrkohshėm.
    Pra, u bė ēdo pėrpjekje pėr tė ndjekur kėshillat e avokatit ndėrkombėtar dhe kjo vazhdoi edhe pas prishjes sė koalicionit sė qeverisė sė kaluar me partnerin qeveritar LSI dhe mė pas, gjatė periudhės zgjedhore dhe postzgjedhore.

    Sipas, kėshillimit tė avokatėve ndėrkombėtarė, nga ana e qeverisė sė mėparshme u ndėrmorėn kėto hapa: kompanisė CEZ Shpėrndarje iu hoqėn licencat; u ndoqėn me pėrparėsi procedimet e brendshme tė iniciuara nga CEZ ndaj autoriteteve tė Tatim-Taksave, detyrime pra qė CEZ-i u kishte Tatim-Taksave, pra arkės tė publikut, arkės sė shtetit shqiptar; u pėrgatitėn procedurat tenderuese pėr auditorėt ndėrkombėtarė, firmat e vlerėsimit teknik dhe financiar, tė cilat mė pas u kontraktuan sipas ligjit; u mblodhėn me mijėra dokumente dhe u pėrgatitėn dėshmi nga institucionet e shtetit shqiptar mbi kėtė rast; u paraqit kallėzimi penal ndaj stafit ekzekutiv tė CEZ; u paraqit pėrgjigjja e parė ndaj ankimit tė paraqitur nga CEZ nė arbitrazhin e investimeve. Mė 30 shtator 2013, siē mund t’i kujtohet publikut, avokati i qeverisė shqiptare, i Republikės sė Shqipėrisė, dėrgoi njė letėr, e cila nė shkelje tė ēdo etike komunikimi dhe ruajtjes sė konfidencialitetit tė ndjekjes sė procedurave nė arbitrazh ndėrkombėtar, u publikua, por vetėm pjesėrisht nė media. U publikua pjesėrisht sepse pjesa qė kishte rėndėsi ishte ajo qė i binte alarmit pėr qeverinė e sapoardhur, pėr tė mos humbur asnjė minutė kohė dhe pėr tė vazhduar pėr tė ndjekur pa vonesė ēėshtjen, nė mėnyrė qė tė mos dėmtoheshin interesat e Shqipėrisė. Nė asnjė rresht tė asaj letre, nė asnjė komunikim, avokati ndėrkombėtar nuk e konsultoi, nuk e kėshilloi Republikėn e Shqipėrisė tė negociojė me CEZ-in, pėrkundrazi theksoi se ēėshtja ėshtė plotėsisht e fitueshme nga pala shqiptare.

    Qeveria fshehu rekomandimet pėr mbrojtjen e interesave pasurore
    Qeveria fshehu rekomandimet e dhėna nė datė 1 tetor 2013 nga autoritetet kompetente shqiptare pėr mbrojtjen e interesave pasurore tė shtetit. Kjo sepse nė fakt, qeveria Rama-Meta erdhi e pėrgatitur pėr ta lėnė mėnjanė arbitrazhin dhe pėr tė negociuar, megjithėse deri nė atė kohė ishin bėrė tė gjitha pėrgatitjet, ishin paguar edhe para pėr tė kontraktuar studio ligjore dhe ekspertė tė huaj me qėllim auditimin e kompanisė dhe vlerėsimin e padive tė CEZ-it dhe Republikės sė Shqipėrisė. Njė nga provat e kėtij qėndrimi tė paragjykuar ėshtė dhe fakti se duke dėmtuar rėndė pozitėn e Republikės sė Shqipėrisė nė kėtė proces, zoti Kryeministėr fliste pėr paligjshmėri tė heqjes sė licencės qė nė dhjetor, pra pranonte fajin e palės shqiptare, ndėrkohė qė po nė dhjetor kishte marrė dijeni pėr vlerėsimet nga ana e ekspertėve tė kontraktuar nga Republika e Shqipėrisė. Dy raportet e vlerėsimit teknik dhe financiar, ishin vėnė nė dispozicion tė qeverisė qė nė dhjetor dhe draftet finale u dhanė mė 10 shkurt 2014.
    Nė kėto raporte qė tashmė disponohen nga opozita dhe qė do t’i bėhen sot publike qytetarėve shqiptarė pėrmes mediave dhe internetit, thuhet me fakte dhe me shifra, nga e 5-ta kompani nė botė eksperte pėr auditim nė raste tė tilla, se Shqipėrisė, CEZ i detyrohet njė shumė deri nė 3 miliardė dollarė. Nė kėto raporte thuhet se:
    · CEZ as nuk investoi nė kompaninė e shpėrndarjes referuar marrėveshjes;
    · Se kompania u shkatėrrua me qėllim nga CEZ mėmė, e cila kishte njė vit qė pėrgatitej tė largohej;
    · Se paratė e marra me kredi nuk ishin pėrdorur pėr tė bėrė investimet e kėrkuara;
    · Se pjesa takuese e shtetit shqiptar prej 24% ishte zeruar si vlerė;
    · Se e gjithė vlera e kompanisė kishte shkuar nė zero;
    · Se paratė e mbledhura nuk ishin investuar, por nė kundėrshtim me ligjin ishin transferuar nė parajsat fiskale nga kompanitė fantazmė tė kontraktuara nga CEZ;
    · Se CEZ-i kishte dėshtuar tė investonte, tė ulte humbjen nė rrjet dhe tė ulte borxhin e keq, i cili rezultonte i rritur nga 8 milionė nė vitin 2007 nė 53 milionė euro nė janar tė vitit 2013;
    · Se CEZ Shpėrndarje nė kundėrshtim me ligjin kishte transferuar para tek CEZ as nė mėnyrė preferenciale kundrejt kreditorėve tė tjerė;
    · Se heqja e licencės nga Enti Regullator i Energjisė ishte mėse e drejtė;
    · Se paditė e paraqitura nga CEZ ishin tė pajustifikuara, tė mbivendosura dhe jo tė llogaritura drejt.
    Pėr mė tepėr, kompanitė audituese dhe vlerėsuese kėshillojnė qeverinė tė bėjė kallėzim ndaj stafit ekzekutiv tė lartė tė CEZ, qė me dashje shkatėrroi kompaninė dhe tė hetohet nė lidhje me transferimin e parave jashtė RSH-sė nga firmat e kontraktuara nga CEZ.

    Qeveria fsheh raportet
    Qeveria i mban tė fshehura kėto raporte dhe pėr mė tepėr keqpėrdor emrin e avokatit ndėrkombėtar, duke sajuar fakte dhe trillime tė paqena pėr tė manipuluar opinionin publik. Por, dielli nuk mbulohet me shoshė. Bėrja publike e raporteve audituese dhe tė vlerėsimit ishte detyrė e parė e qeverisė; bėrja publike e opinionit ligjor tė avokatit ndėrkombėtar dhe e minutave tė takimit gjatė negociatave ishte detyrim madhor. Nė dijeninė tonė, kėto i janė fshehur jo vetėm publikut, por dhe Parlamentit dhe deputetėve. Ajo qė pritet tė ndodhė sot ėshtė njė krim financiar i pėrmasave tė papara dhe tė padėgjuara nė Europė. Ėshte e para herė nė historinė e njė vendi, e ēfarėdo vendi, qė njė konflikt i kėtyre pėrmasave financiare tė zgjidhet pa njė analizė tė hollėsishme ligjore, me negociata nė fshehtėsi tė plotė, pa pjesėmarrjen e avokatit ndėrkombėtar tė palės tonė, pa pjesėmarrjen e vlerėsuesit financiar; pa minuta takimi dhe nga persona nė konflikt tė hapur interesi siē ėshtė njė nga firmėtaret e marrėveshjes, njėkohėsisht bashkėshorte e avokatit me prokurė tė CEZ-it nė ēėshtjet me tatimet.

    Rama i fal CEZ-it 3 miliardė dollarė
    Qeveria ka marrė pėrsipėr t’i japė CEZ-it jo thjesht 95,5 milionė euro, siē po thuhet nė media. E vėrteta ėshtė se me faturė ajo qė i falet CEZ janė: 350 milionė euro fatura tė papaguara ndaj KESH dhe OST; 4,6 milionė tė paguara mė parė CEZ as; 100 milionė euro padia e ngritur nga DIA (firmė mbledhėse e parave) kundėr CEZ Shpėrndarje; 1,7 miliard lekė detyrime tatimore (gjyqe tė fituara nga autoritetet e Tatim-Taksave), afro 17 milionė dollarė. Kėto janė tė vėrtetuara dhe tė pranuara me faturė. Por nė total, duke pėrfshirė pėrllogaritjen e dėmit tė shkaktuar ndaj kompanisė si rezultat i mosinvestimit, mosreduktimit tė borxhit tė keq dhe mosreduktimit tė humbjes nė rrjet dhe dėmit ekonomik shkaktuar Republikės sė Shqipėrisė, vlera qė i falet CEZ-it nė kėtė marrėveshje, kap shifrėn e 3 miliardė dollarėve. Nė kėtė marrėveshje sekrete, qeveria Rama ka hequr dorė nga tė gjitha procedimet civile, tė cilat rezultojnė tė fituara nga shteti; ka fshehur kallėzime penale ndaj stafit ekzekutiv tė lartė tė CEZ, pavarėsisht kallėzimit tė regjistruar penal dhe orientimit nga audituesit ndėrkombėtar. Pra, qeveria i fal CEZ-it mbi 500 milionė euro me fatura. Me fatura tė pranuara dhe nga palėt, dhe nė total 3 miliardė dollarė.

    Vjedhja 600 herė mė e madhe se vjedhja e raportuar nė thesarin e Bankės
    Krimi i dytė i kėsaj marrėveshjeje ka tė bėjė me pėrgatitjen pėr rritje tė ēmimit tė energjisė elektrike, duke ia faturuar kėtė vjedhje tė shekullit, shqiptarėve. [...]

    Ky, megaskandali mė i madh financiar nė historinė e vendit
    Ratifikimi i njė marrėveshjeje, tė kryer nė kushtet e mungesės sė transparencės, tė kryer nė kushtet e fshehjes sė fakteve pėrbėn njė vepėr tė rėndė penale. Opozita ėshtė e vendosur ta nxjerrė nė pah tė vėrtetėn e kėsaj afere tė turpshme, e cila do t’u kushtojė shtrenjtė shqiptarėve, sot dhe nė tė ardhmen. Jemi tė vendosur tė marrim ēdo masė tė nevojshme pėr tė parandaluar ēdo tentativė antiligjore dhe antikushtetuese pėr ta bėrė efektive, mė 17 tetor 2014, njė marrėveshje qė i faturohet shtetasve shqiptarė dhe mbush xhepat e qeveritarėve tė sotshėm.[...]

    Ekspres.al
    Tomorrow Never Dies.

  10. #10
    i/e regjistruar Maska e Telegrafisti
    Anėtarėsuar
    04-07-2014
    Postime
    35

    Pėr: Vjedhja e Shekullit, 600 herė mė e madhe se sa vjedhja nė thesarin e Bankės

    Bode: Skandali CEZ, ēdo shqiptar do tė paguajė nga xhepi 1.1 milion lekė
    nga Gazeta Telegraf

    TIRANĖ- Deputeti i Partisė Demokratike, ish-ministėr i Financave, Ridvan Bode gjatė njė deklarate pėr mediat u shpreh se, marrėveshja e re mes CEZ Shpėrndarja dhe qeverisė ėshtė skandali mė i madh financiar, pasi kompania duhet t’i kishte kthyer Arkės sė Shtetit shqiptar 3 miliardė dollarė. Sipas Bodes, qeveria shqiptare bėri tė kundėrtėn e asaj qė thuhej nė raportin e kompanisė ndėrkombėtare, e cila bėri dhe vlerėsimin e dėmit. Bode shtoi se qeveria duke bėrė pazare tė fshehta me CEZ i dha asaj 9 milionė euro, kostot, e cila do ta paguajnė vetė qytetarėt shqiptar. “Nė vijim tė angazhimit tė Partisė Demokratike pėr tė bėrė transparente pėr opinionin e gjėrė qytetar, mbi skandalin mė tė madh financiar nė vend qė lidhet me aferėn CEZ, skandal, i cili dy ditė mė parė u legjitimua nga votimi me urdhėr i deputetėve tė maxhorancės, sot po paraqesim publikisht raportin e pretendimeve qė duhet tė paraqiste qeveria shqiptare pėr kompaninė CEZ. Ky raport, i hartuar nga njė prej kompanive mė tė njohura botėrore nė fushėn e konsulencės teknike pėr rastet e arbitrazhit ndėrkombėtar, i ėshtė paraqitur konfidencialisht qeverisė shqiptare mė datė 10 shkurt tė kėtij viti, nė plotėsim tė detyrimit kontrator qė ka pasur pėr tė vlerėsuar pretendimet e mundshme financiare qė qeveria shqiptare duhet tė paraqiste para arbitrazhit ndėrkombėtar. Ky raport ėshtė pranuar nė mars tė kėtij viti nga qeveria, por pėr ēudi u neglizhua tėrėsisht, nė atė ēka u quajt marrėveshje me CEZ’. Sipas tij, pėr shkak tė shkandalit, ēdo shqiptar ka borxhin 1.1 milion lekė

Faqja 0 prej 3 FillimFillim 12 FunditFundit

Fjalėt Kyēe pėr Temėn

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund tė hapni tema tė reja.
  • Ju nuk mund tė postoni nė tema.
  • Ju nuk mund tė bashkėngjitni skedarė.
  • Ju nuk mund tė ndryshoni postimet tuaja.
  •