Close
Faqja 3 prej 10 FillimFillim 12345 ... FunditFundit
Duke shfaqur rezultatin 21 deri 30 prej 94
  1. #21
    Άγιος Ειρηναίος της Λυών Maska e Seminarist
    Anėtarėsuar
    10-05-2002
    Postime
    4,982
    Tashti do te merrem pak me kete Karafilin musliman nga malet e bukura (sepse jane te pashkelura) te Pashtrikut.

    Fillimisht me duhet te theksoj se shihni pak me poshte se cfare inteligjence ka kjo shtrese rinie, qe ka vjedhur Bursat ne Shqiperi per te studiuar dikund, por qe nuk jane premtues fare per krijimin e nje shtrese intelektuale.




    Postuar mė parė nga Iceberg
    Albasoul
    Administrator
    (6/4/00 9:07:27 pm)
    Reply Re: C'do te bejme me Janullatosin?
    --------------------------------------------------------------------------------
    Jam i krishtere dhe besimtar dhe jam rritur ne nje familje
    te besimit ortodox. Kjo ben qe te kem te drejten te shpreh
    mendimin tim ne kete pike qe eshte shume delikate.

    Problemi nuk eshte vetem 1 prift, Janullatos
    --------------------------------------------
    Mos kujtoni se e keqja ka vetem fytyren e Janullatosit.
    E keqja i ka rrenjet shume me thelle dhe Imzot Fan Noli
    punoi me mish e me shpirt dhe ia arriti dites qe
    te themelonte KISHEN AUTOQEFALE ORTHODOXE SHQIPTARE.

    Kuptohet se kjo lloj pergjigje eshte nje pasqyrim i denje i nivelit mesimdhenes te shkollave ne kohe te Enverit, ku figurat Rilindase u krijuan me nje imazh perfekt, 100% me nje shqiptari te padiskutueshme, madje "pararendesa" te levizjes proletare te mevoneshme.....

    por ajo qe nuk kuptohet, shpresoj nga injoranca, eshte se nese Noli, qe ju keshiloj te shihni shkrimet perkatese ne forum, ka dashur te realizoj nje bashkim Mbreterish me Greqine, por duke ruajtur diversitetin nacional, me kete diversitet, natyrisht nuk ka menduar fene (e kam fjalen ate ortodokse), pasi ne nje mbreteri te perbashket me greket, Ortodoksia shqiptare e shumta qe do te fitonte, do te ish perdorimi i shqipes ne Liturgji, ndersa varesia do te ishte e perbashket, me nje qender...ndoshta Athinen!

    Faktikisht, Autoqefalia e Nolit, erdh si pasoje e mosrealizimit te vizionit te tij politik, si nje reagim, kundravenie ndaj grekerve,

    e cila autoqefali, per mendimin tim personal (fetar, jo nacional) ishte edhe doli teper e drejte, per te miren e krishterimit ortodoks ne trojet shqiptare.

    Vec kesaj, une personalisht, me c'kam pare nga analizat qe i ben Noli disa aspekteve ne Autoqefali, them se kane pasqyruar pamjaftueshmerine e tij formuese ne fushat teologjike, ndoshta edhe ato te konteskteve historike kishtare. (Nuk ma ha mendja se do me kerkoni shembuj se ku, e nuk po zgjatem)


    Noli ne bashkepunim me patriote te tjere ia dolen mbane
    qe ta ndanin bashkesine e besimtareve orthodoxe shqiptare
    nga ndikimi mbytes dhe asimilues grek. Qe ta kuptoni
    cfare politike ka ndjekur kisha orthodoxe greke ndaj
    asaj shqiptare ne shekujt XIX - XX mjafton te mesoni keto
    fakte qe greket propogandonin ne Shqiperi:

    1) "Jezusi qe grek dhe mos ju lutni atij ne shqip se ai
    nuk ju degjon. Jezui kupton vetem greqisht" Edhit Durrham

    2) Te gjithe shqiptaret shkonin ne shkolla e mesonin greqisht
    deri ne periudhen tone te Rilindjes ku shqipja e folur
    u shkrua fale punes se vellezerve Frasheri dhe patrioteve
    te tjere.

    Serish edhe ketu, kemi te bejme me arsimimin e dikujt te rritur e edukuar (dmth tru-lavazhuar) ne sistemin komunist, qe ishte njengjyresh ne menyrat e te menduarit edhe te te shkiuarit te jetes, edhe si i tille, ishte teori-dogmatik, hipotezo-aksiomatik, bardh e zi, ku e kaluara gjykohej me ligjet e se tashmes, bardh e zi, te miret e te ligjte (keta te fundit ishin zakonisht te gjithe te huajte, qe kishin zili Shqiperine, gjuhen e saj, qe donin te gllaberonin troje shqiptare.....A nuk ju ben pershtypje, se sot ende shume, madje shumica nder demokrate mendojne nje lloj...Albo ps kam vene re eshte nje nga ata), por gjithesesi le te shohim pak:

    (1) Teoria e Jezusit grek nuk ka qene asnje here me karakter pergjithesues ne nacionalizmin edhe doktrinen historike greke. ajo ka qene vetem nje dukuri "qoshe" do ta quaja une, nje perpjekje mbareballkanike per te hyjnizuar nacionalitetet e tyre, sic benin per shembell edhe disa minoranca intelektualesh shqiptare muslimane qe iliret i paraqesin me origjina te perbashketa me arabet, madje edhe me fisin e Muhamedit. Por askush nuk mund te thote se keto lloj teorish kane qene mbareshqiptare....

    (2) Ceshtja e mesimit te greqishtes neper shkolla te te krishtereve ne Shqiperine e Jugut duhet pare mire, i cliruar nga paragjykimet, ne kontekstin historik te asaj kohe, e shume koheve me pare.

    Vendimi i Portes se Larte per ta ndare popullaten nen zoterim ne greke, nqs ishin ortodokse, e turq, nqs ishin muslimane, nuk ishte nje vendim budallejsh. Kjo menyre e te konceptuarit te jetes edhe perkatesive eshte antike, edhe po rishfaqet serish ne skene me EU-ne. Bota Helene kishte shekuj qe perfaqesonte nje sere kombesh greqishtfolese, edhe termi Helen ishte mbartes i nje civilizimi, menyre te menduari e jetuari....

    Keshtu qe quajtja e ortodokseve shqiptare si greke, ka qene pikerisht rezultat i kesaj te kaluare, nje menyre disi e natyrshme per nje kohe, kur nacionalizmi as ekzistonte as si koncept (pasi doli shekuj me vone), e aq me teper ideja e nacionit shtet.

    Sigurisht,

    qe nder te gjitha keto kontekste, si ne cdo gje, ka edhe tipare negative, ku shume vete do ti dogmatizonin gjerat plot keqkuptime, ku ps greke nacionaliste do te paraqiteshin ekstreme ne nje perjetesim te lidhjes se fese me te qenit grek. sidoqofte, duhet marre parasysh se ekstremet ne cdo gje, jane nje dukuri natyrale, pjese e nje procesi Lindes, transformues, edhe ato nuk mund te shihen gjithnje vetem si tipare krejtesisht negative te qellimshme, perderisa ne nuk gjykojme keshtu as ekstremet tona. Edhe po ashtu, ekstremet nuk duhen pergjithesuar!

    Ka patur nje kohe ne Shqiperi, kohe kur nacionalizmi si koncept nuk ekzistonte, as shqiperia si shtet, kur mesimi i gjuhes greke apo propagandimi i te mesuarit te saj, ka qene i vetmi mjet i mundshem per dike te mbjetoje fetarisht, kulturalisht, te edukohet.....e ne fund te mund te kishte shpresen per jeten e ardheshme. Kjo sepse greqishtja ja plotesonte te gjitha keto, ne mungese te nje gjuhe te shkruar shqipe, per te cilen nuk duhen fajesuar aq shume elementi i jashtem se sa mungesat e brendeshme per nje gje te tille, qe parapushtimit turk.

    Se fundi, me kete pike, mendoj se edhe vete idea e nje shteti shqiptar me pretendime etnike gjeografike nuk erdh si nje rezultat i natyrshem prej shekujsh, por thjesht si nje rezultat kohor, duke filluar me dukurite nacionaliste te humanizmit e te krijimit te nacion-shteteve, si imitim i tyre, madje si imitim i vonshem, i fundit fare....


    KETU DUA TE THEKSOJ ME GERMA TE MEDHA QE
    KRISHTERIMI NE BALLKAN KA HYRE NGA SHQIPERIA DHE ME PAS
    ESHTE PERHAPUR NE TE GJITHE RAJONIN DHE NE GREQI.
    POLITIKAT DHE MASHTRIMET GREKE QE I SHESIN SHQIPTARET SI
    TE PA FE, DHE SIKUR GREKET "NA KANE CIVILIZUAR" JANE SA
    TE PABAZA DHE DASHAKEQE.

    shihni tashti ekstremet nga ana jone e historise, edhe per me teper ekstreme fanatike te lidhura ngushte me keqintepretim e padituri:

    (1) Shen Pavli nuk po thote se e perhapi ungjillin nga Jerusalemi edhe ne Iliri e me pas ne Greqi (nepermjet Ilirise), por perkundrazi, del se qe te vish nga Jerusalemi ne Iliri, patjeter qe te duhet te kalosh nepermjet Greqise, ose Italise...

    edhe faktikisht keshtu ka qene. Te Tre Udhetimet misionarike te Shen Pavlit njihen mire, te detajuara, edhe te gjitha ato e kane shpene ate se pari ne Greqi e Maqedoni, e me pas, nepermjet tyre ne vende me lart, si iliria...

    per kete arsye, ne Dhiaten e Re, shen Pavli permend bashkesite e rendesishme te Korinthit, Selanikut, se ka qene ne Athine...

    ndersa nuk jep ndonje detaj per Ilirine!

    (2) Shen Kostandini, vetem sa ka lindur ne Iliri....

    ajo qe duhet kuptuar eshte se:

    Ka lindur ne Nish, ku nuk ka patur Ilire albane. E ema nuk ka qene nga iliria, por Nikomedia e Turqise se sotme, ndersa e botes greke te asaj kohe. I ati po ashtu me origjina jo ilire.

    sidoqofte, serish duhet kuptuar se Konstandini nuk themeloi krishterimin me ngritjen e kostandinopojes, por vetem hodhi bazat per nje perendori te ardheshme te krishtere. kostandini nuk themeloi ndonje qyteterim, por huazoi qyteterimin helen si shtylle e Romes se Re...

    pra ne te gjitha keto nuk shohim asgje ilire, asnje ndikim ilir, e aq me teper se i paska dhene qyteterim e fe grekeve....!



    Rindertimi i KISHES ORTHOXE SHQIPTARE
    -------------------------------------
    Ne 1990 lindi ceshtja e rindertimit te Kishes dhe
    kush mund ta merrte kete persiper. Askush ne Shqiperi
    nuk ishte ne gjendje ta merrte kete inisiative dhe
    Shqiptaret rrane nen ndikimin e Patriarkanes se
    Stambollit qe eshte gjoja qendra e ORTHODOXISE
    sot ne bote. Perdor fjalen "gjoja" pasi Kisha
    Orthodoxe nuk ka patur kurre nje organizim te
    mirefillte e shtrirje mbare boterore sic e kane
    Katoliket dhe me poshte po argumentoj pse.

    1. Orthodoxia Serbe, Ruse, Bullgare, Greke kane dite
    te ndryshme te kremtimit te pashkeve dhe te gjitha jane
    kisha Autoqefale dhe nuk marrin urdhra e nuk varen
    aspak nga ajo e Konstandinopojes. Kjo verehet shume mire
    qe ne Serbi te gjithe prifterinjte jane Serbe, ashtu
    si ne Greqi jane te gjithe greke, Rusi ruse e kshu me
    rradhe.

    2. Kishat Orthodoxe asnjehere nuk e ndajne veten nga pushteti
    dhe gjithmone e ngrene veten mbi Shtetin e vendeve te
    tyre dhe nuk eshte i pakte diktimi i Kishes mbi shtete
    si ai i Serbise qe ne po e shohim ne rastin tone te Kosoves,
    ose ai i Greqise se fundi ku KISHA po ushtron presion
    mbi qeverine greke per te mos lejuar heqjen e BESIMIT
    nga pashaportat greke, apo politikat e Kishes greke ndaj
    krahines shqiptare te Epirit te Veriut qe ata i quajne
    greqisht "Voiro Epirus".

    3. Akoma ne Kishat Orthodoxe greke egziston mentaliteti
    i vjeter qe permblidhet ne fjalet e vete grekerve:
    "Kush eshte orthodox eshte grek!" . Kete superioritet
    qe greket i falin vetvetes edhe kur vjen fjala tek
    Feja e kane trasheguar edhe sot e kesaj dite.


    Le te shohim tashti serish disa gafa te tjera, qe ky bursanti (lemosha) i merr per standarte historike:

    (1) Gabim i pare eshte kur thuhet se Kishat serbe, bullgare, ruse e greke paskan ndryshime te festimit te Pashkes!!!!!!!!!!!!

    Per shembell, vereni mire, kete vit pashka behet ne 27-Prill, mos gabohem. shihni lajmet, e do te vereni se ne kete dite do ta festojne te gjithe vendet ortoodkse pa perjashtim!

    Per me teper, ne kohen kur Kishat ortodokse u ndane ne ato te kalendarit te ri e te vjeter, serish u ra dakort, qe per hir te Pashkes, ata te kalendarit te ri, te fillojne te perdorin kalendarin e vjeter vetem per periudhen e Triodit, dmth per te gjashta javet e Kreshmes se madhe...

    pra postuesi i mesiperm eshte tejet i paditur ne histori e fene ortodokse, edhe si rrjedhoje mund te quhet ose cilimi qe flet me autoritet, ose arrogant!


    (2) tek pike e dyte, gabimi qe autori ben eshte se Kisha ortodokse nuk ka ndonje rregull, apo kanon kishtar qe te thote: se Kisha nuk duhet ndare nga shteti!!!!!!!!!!

    Kisha ortodokse di vetem nje gje: Kisha edhe feja nuk mund te percaktohen nga institucione jo kishtare, si mbreti, perandori, apo shteti, ndersa nga ana tjeter, Kisha sheh tek sheti, administratorin e ligjeve te kesaj jete, edhe per kete e respekton!

    Pra doktrinalisht nuk ka asnje pike qe te pretendoje ndonje martese te padivorcshme midis shtetit edhe Kishes.

    Lidhja e fese me shtetet ne Ballkan eshte nje dukuri puro shoqerore, por aspak doktrinore fetare!


    (3) nuk eshte vertete, se greket te gjithe, i shohin ortodokset si greke, po ashtu sikunder eshte e vertete se jo te gjithe shqiptaret do ti konsideronin fjala bie malazezet apo disa serbe, si shqiptare sllavo foles, sic ben Dodoni...

    Ekstremet sa po vijne e po behen minoranca sot!





    Ne 1990, greket dhe ndikimi i tyre i madh ne patriakanen
    e Stambollit, ia arriten te shtinin ne dore drejtimin e
    Kishes Orthodoxe Shqiptare megjithese ajo qe inegzistente.
    Perpara se une te bej interpretimin tim POLITIK te
    ketij emerimi dua te ze ne goje ndihmen qe greket i
    kane dhene Kishes Orthodoxe shqiptare.

    Ndihma ka qene e konsiderueshme si ne rindertimin e
    kishave te renuara, ne riparime te atyre egzistuese
    si dhe ndihma per vete besimtaret orthodoxe, qe nga
    ushqimoret e deri ne shkollimin e brezit te ri te
    klerikeve shqiptare. Nga ana organizative Kisha
    Orthodoxe tashme ka nje strukture te forte qe
    shtrihet ne te gjithe vendin ku ka besimtare orthodoxe.
    KETO JANE FAKTE DHE SI BESIMTAR UNE U THEM FALEMINDERIT
    TE GJITHE ATYRE QE E BENE NJE GJE TE TILLE TE MUNDUR.
    Mirepo paradoxi qendron ne ate tjetren, se a qe kjo
    ndihme ne vetvete e pakushtezuar dhe nje vullnet i mire
    i Kishes greke ndaj asaj shqiptare? Mos valle kjo
    ndihme qe e kushtezuar dhe me te grekete kerkonin te
    arrinin synimet e tyre ne prapaskene?

    Shini tashti serish difektet serioze ne te menduar:

    Personi e pranon te pakten ndihmen e dhene por ajo qe keqkupton me paragjykim eshte se bashkepunimi me greket, nuk ka perse te nenkuptoje patjeter se ps berja e Janullatosit Kryepiskop, dashka te thoshkerka se eshte kushti i ndihmes se dhene.

    Nga ana tjeter, e mira nuk ka qene thjesht tek ndertimi i kishave. Nje interpretim i tille behet vetem nga perpjekjet e anti-ortodoksve per te minimizuar ndihmen reale te Janullatosit, ose behet nga te paditurit.

    Ndihma kryesore ka qene kjo:

    1) Janullatosi nuk u be kreu i nje Kishe pa emer, apo nje Kishe Vorio-Epiriote, apo nje Kishe greke, por titulli qe ai mori ishte: Kryepiskop i Kishes Autoqefale te Shqiperise, autoqefali, qe sic e pranon edhe vete shkruesi me siper, ishte inekzistente praktikisht, e cila mbijetoi keshtu me ane te venies se Anastasit ne ate Fron., per te cilin nuk kishte asnje kandidat as edhe nje te vetem nderkohe, post qe nuk e pranoi as Liolini, ne kuptimin si drejtues i Kishes post-komuniste....

    2) Me Fronezmin e Tij, vijne me pas edhe Ringjallja e Rijetimi i Autoqefalise se vdekur, me ndertimin e Kishave, shkollat, prifterinjte e dhe me ne fund, merita perfundimtare....

    3) Krijimi i Sinodit lokal, qe eshte edhe kreu i KOASH-it!

    Pergjigjia e te tilla pyetjeve erdhi me 1996-1997.
    Deri me 1996 kleri drejtues grek ka patur nje qendrim
    korrekt ndaj shtetit shqiptar dhe episodet acaruese
    kane qene te karakterit individual te prifterinjve
    te vecante qe benin propadande midis besimtareve
    shqiptare. Shteti i atehershem reagoi ashper ndaj te
    tilla provokacioneve duke i perzene si "persona non grata"
    disa prifterinj qe vepronin ne Gjirokaster dhe Sarande.
    Kurse ne 1996 dhe vecanerisht ne 1997, drejtuesit greke
    te Kishes sone u hodhen ne nje lufte propagandistike te
    hapur kunder shtetit shqiptar te kohes dhe si fakt mund
    tu sjell nje deshmi jetesore te te afermve te mi qe
    gjate ritit fetar te se djeles ku nje prift grek(qe fliste
    shqip) pasi shperndante Naforen i peshperinte cdokujt
    "Mos u genjeni nga shteti i Berishes". Natyrshem lind
    pyetja:

    Serish kemi te bejme me moskuptime, genjeshtra (keqinformime) etj...

    deri ne 96, Kisha ortodokse ne fakt, ka qene institucioni me i lene pas dore e me i privuari nga Berisha edhe qeveria e tij, per keto arsye:

    1. Pergojohet ne menyre te rregullt Kreu i Kishes, me shpifje qe sot jane treguar si te tilla madje edhe nga njerez anti-Janullatos, si Fatmir Cici....

    2. Nuk kthehen pronat. Manastiri i Ardenices eshte marre vone, ndersa ne Apolloni nuk eshte dhene ende (nuk e di pas 98 se c'eshte bere). Nuk lejohen ndertime, si ringritja e Kishes se shen Prokopit, duke ndaluar kalimin e makinave ne krah te Gardes, nderkohe kur makinat me zhavorr te hajduteve te Sali Berishes ndertonin pa leje lart e poshte neper Liqen

    3. futet SHIK-u duke krijuar nje shtrese trazirash, edhe duke marre kishen e elbasanit me force...

    4. ne 94, Berisha ne arrogancen e vet prej Mali, ishte i sigurte se do fitonte Referendumin edhe dy dite para zgjedhjeve me patupersine me te madhe prej katunari qe eshte, i pret Bileten e avionit Janullatosit qe te ikte....

    por Zoti edhe Zoti, edhe Berishes ia preu Bileten jo shume me vone vete SOVRANI POPULL, edhe me bisht nder S(h)ale ia mbathi...

    *********************

    Nuk eshte vertete, as edhe nje prift i vetem grek, nuk ka shprehur ndonje gje ne lidhje me Berishen, se gjoja duke marre naforen paskan bere politike. Keto lloj shpifjesh jane nje pafytyresi e mirefillte e tipit komunisto-berishian, jo larg paturpesive te diktatures qe fuste arme ne altaret e Kishave katolike per ti akuzuar te nesermen!
    Ndryshuar pėr herė tė fundit nga Seminarist : 16-04-2003 mė 07:31

  2. #22
    i/e regjistruar Maska e shendelli
    Anėtarėsuar
    03-12-2002
    Vendndodhja
    hene
    Postime
    345
    Une besoj se dhe ju Albo, jeni nje nga viktimat e padijshmerise, qe te mos them injorances, e puneve fetare. Jo se une i di te gjitha, por e kam mesuar qe kur iu futa besimit se nje prift i martuar nuk behet dot peshkop. Atehere si At Artur Liolini, sipas teje, nuk pranoi te behesh krypeshkop. Rrefimi yt tregon se sa mbrapa eshte ortodoksia shqiptare, jo qe thuhet ne shkrimet qe kam sjelle une ketu, se nuk ekziston mendim teologjik, prandaj dhe kisha eshte bere livadh i grekeve. Vetem me kete naivitet dhe pergjasim tendin mbi Liolinin ne vitin 1991, tregon se sa kohe humbim ne duke iu pergjigjur juve.

  3. #23
    Άγιος Ειρηναίος της Λυών Maska e Seminarist
    Anėtarėsuar
    10-05-2002
    Postime
    4,982
    Albo ka shume te drejte ne pergjigjen qe te ka dhene:

    varianti ka qene qe Liolini mund ta drejtonte Kishen, pa qene i fronezuar Episkop, ashtu sic ben me komunitetin e tij ne amerike. Nuk e ke vene re se si shrehet Foti, qe me ekonomi ushtron praktikisht detyren e peshkopit, pavaresisht se nuk eshte me titull!

    Pra, ne kete mes, eshte mosdituria jote.

  4. #24
    Shpirt Shqiptari Maska e Albo
    Anėtarėsuar
    16-04-2002
    Vendndodhja
    Philadelphia
    Postime
    33,455
    Postimet nė Bllog
    23
    Shendelli, Klodi e te gjithe ju te tjeret.

    Ajo qe ju duhet te kuptoni eshte se ne kete teme nuk po diskutohet legjitimiteti i Janullatos ne krye te Kishes Orthodokse Autoqefale Shqiptare sipas kriterit teologjik, por diskutohet pershkallezimi politik i ketij emerimi. Emerimi i Janullatos ne krye te KOASH eshte bere nga Patriarkana e Stambollit dhe ky vendim eshte mese i ligjshem konform rregullave dhe ligjeve te Kishes Orthodokse.

    Ketu po diskutohet se si ka ndikuar roli i Janullatos ne KOASH dhe cilat kane qene pasojat e ketij roli ne jeten e vendit. Janullatos nuk zgjodhi vetveten, pra ai nuk e ka zaptuar kreun e Kishes Autoqefale Shqiptare. Te gjithe duhet te pranojne qe te pakten procesi i zgjedhjes se tij ka qene konform ligjeve kanonike orthodokse.

    Sulmet mbi figuren e Janullatos

    90% e sulmeve mbi Janullatos vine nga njerez te paguar qe sic sulmojne Janullatos, sulmojne edhe Gjergj Kastriotin edhe Ismail Kadare edhe cdo figure te jetes politike shqiptare qe eshte besimtar orthodoks. Keto sulme paguhen nga Ankaraja dhe behen nga "nacionaliste te oreve te fundit", qe me vetedije te plote i fryjne percarjes fetare ne rradhet e shqiptareve. Karakteristike e ketyre njerezve eshte afrimiteti dhe dashamiresia me kreret e besimit myslyman ne Shqiperi dhe Turqine. Keta jane ata qe une i quaj "Haxhi Qamilet" e shekullit te XXI. Keta njerez nuk kane te drejten e fjales per tu shprehur per problemet e brendshme te KOASH, pasi nuk jane besimtare orthodokse dhe si te tille, cdo gje qe ata thone eshte vetem propagande per qellime te caktuara.

    10% e sulmeve ndaj Janullatos vine nga perbrenda KOASH-se. Keto sulme jane te motivuara mbi "helenizimin e KOASH-se" nga Janullatos dhe njerezit rreth tij. Kerkesa e ketyre njerezve eshte ngritja e nje kleriku shqiptar ne krye te KOASH. Ne kete piker, analiza fillon me punen e Janullatos dhe rolin e tij:

    A e ka helenizuar Janullatos KOASH-ne?

    Une di te them, qe per aq kohe sa kleri i ri orthodoks ne Shqiperi ka dale nga rradhet e shqiptareve, per aq kohe sa ne seminaret dhe shkollat theologjike mesohet ne shqip, per aq kohe sa ne kishat shqiptare Fjala e Zotit kendohet ne Shqip, per aq kohe sa ndihmat humanitare nuk bejne diskriminime, atehere pretendimi per helenizimin e KOASH-se nuk qendron.

    Une e kam vleresuar dhe do te vazhdoj te vleresoj rolin e Janullatos ne rimekembjen e KOASH-se qe ne 1991 ishte gati e vdekur. Kjo nuk do te thote se une dua te shoh Janullatos apo nje grek ne krye te KOASH-se perjetesisht. Perkundrazi, tani qe nje brez i ri klerikesh shqiptare orthodokse eshte edukuar ne Shqiperi, ka ardhur koha qe kryepiskopi i ardhshem te dale nga rradhet e klerit shqiptar.

    Nacionalizmi dhe feja

    Njerezit ne pergjithesi e kane te veshtire te gjejne paqen e brendshme midis nacionalizmit dhe fese dhe shpesh here qellon qe njerezit i japin prioritet njeres mbi tjetren. Ky eshte edhe burimi i problemit pasi ne sot kemi Janullatos qe ben punen e Zotit sic ka bere gjithe jeten e tij ne Greqi, Afrike e Shqiperi, kemi edhe prifterinj shqiptare nacionaliste qe mendojne se KOASH ka me shume nevoje per nje Kryepeshkop shqiptar, se sa per ngritje dhe restaurime kishash.

    Roli qe kryepeshkopi Janullatos ka luajtur, ka qene teper korrekt jo vetem me misionin qe i kish besuar Zoti, por edhe karshi shtetit shqiptar. Sigurisht, qe qarqe te caktuara shoviniste greke jane munduar te infiltrojne njerezit e tyre ne jug te Shqiperise per te bere propagande anti-shqiptare, por une deri me sot nuk kam pare asnje politike qendrore te KOASH-se qe i vjen per shtat politikave shoviniste greke. Episodet e caktuara, me shume se Janullatos, akuzojne ato segmente te izoluara qe i ndermarrin te tilla hapa.

    Per nje te krishtere, dashuria e Zotit manifestohet pikerisht ne dashurine qe ai ndjen per popullin e tij, qofshin keta te krishtere ose jo te krishtere. Jezu Krishti ishte Mbreti i Hebrejve, por ne te njejten kohe e derdhi gjakun e Tij edhe per shpetimin e popujve jo-hebre. Me kete dua te them qe te krishteret nuk kane vend ne zemrat e tyre per urrejtje, dhe ndryshimin nuk e presin me anen e nismave politike por duke iu lutur Zotit. Besimi ne Zot eshte burimi i dashurise se vertete ne bote dhe te gjithe ata shqiptare qe nuk duan bashkeatdhetaret e tyre te besimeve te ndryshme, nuk e njohin kete dashuri hyjnore!

    Te gjitha sulmet e prifterinjve te vecante orthodokse kunder figures se Janullatos jane ne te shumten e rasteve te pabaza. Zhvillimet pozitive brenda komunitetit othodoks shqiptar nuk juftifikojne shqetesimet dhe sulmet e tyre. Nese Janullatos do te bente politiken e grekut ne Shqiperi ai nuk do tu mesonte klerikeve shqiptare te psallin ne shqip por ne greqisht, nuk do te vinte ne krye te kishave orthodokse shqiptare klerike shqiptare por greke, nuk do te vinte ne krye te keshillave te kishave besimtare shqiptare por minoritare dhe filogreke, nuk do te ndihmonte rrefugjatet shqiptare nga Kosova ne Tirane, por do te bente sic beri qeveria greke.

    Per cfare ka nevoje komuniteti orthodoks shqiptar?

    Shume nga ju niseni e debatoni mbi bindjet tuaja politike brenda Kishes, perpara se te adresoni pyetjen qe une kam shkruajtur me lart. Komuniteti orthodoks shqiptar ka nevoje per ringritjen e Kishave te shenjta, ka nevoje per rikthim ne traditen e panaireve dhe festave qe permban kalendari orthodoks, ka nevoje per ndihme ekonomike per te perballur varferine dhe veshtiresite e jetes ne Shqiperi. Perpara se te dilni para ketij komuniteti dhe te sulmoni Janullatos, dilni dhe tregojini ketij komuniteti se cfare keni bere ju me shume se Janullatos per kete komunitet dhe cfare do te beni ju me shume kur te jeni zgjedhur kryepeshkop.

    Misioni i Janullatos

    Janullatos nuk eshte thjeshte nje "grek" nga ata qe ju perbuzin ne rruget e Greqise apo nga ata qe besojne ne "pan-helenizem". Janullatos eshte nje NJERI I ZOTIT qe ia ka dedikuar te gjithe jeten e tij Vullnetit te Perendise. Ky perkushtim dhe perulje e degdisi ate ne Afrike, ky perkushtim e solli edhe ne Shqiperi. Misioni i tij ishte misioni i ringritjes se Kishes Orthodokse Autoqefale Shqiptare ne nje Shqiperi pos-komuniste qe kish perjetuar 30 vjet perskutim fetar dhe ateizem. Hiresia e tij e pranoi kete detyre, qe shqiptare si At Artur Liolin i bene bisht. Ishte nje sipermarrje kolosale qe te merrje persiper ringritjen e nje komuniteti te shkaterruar moralisht dhe fizikisht.

    Te gjithe besimtaret orthodokse e kane pare me dyshim emerimin e Janullatos ne krye te KOASH-se ne fillimet e tij, per arsyen e thjeshte se per ne ai ishte "grek". Duke qene se shqiptaret dhe greket kane nje histori te hidhur me njeri-tjetrin, ishte mese e natyrshme qe ne te dyshonim ne misionin e tij ne Shqiperi.

    Me kalimin e viteve, komuniteti orthodoks shqiptar me mire se kushdo u njoh me frutet e punes se kryepeshkopit dhe keto sollen edhe respektin dhe peruljen e orthodokseve shqiptare para Hiresise se Tij. Ndryshe nga fete e tjera, te krishteret i gjykojne njerezit sipas veprave te tyre! Ishte kjo arsyeja perse At Artur Liolin e mbeshteti fuqishem Kryepeshkopin Janullatos pasi pa me syte e tij ndryshimet qe kishte bere KOASH ne 1996. Ato germadha qe At Liolin kishte sperkatur me uje te bekur ne 1991, pas 5 vjetesh ishin ringritur ne kembe dhe restauruar.

    E ardhmja e KOASH-se

    E ardhmja e Kishes Orthodokse Autoqefale Shqiptare u perket shqiptareve. Tranzicioni politike, shoqeror, ekonomik qe perjeton Shqiperia u perjetua edhe me nje tranzicion ne ringritjen e institucionit te Kishes. Ndryshe nga tranzicionin shoqeror, tranzicioni fetar orthodoks eshte permbushur me sukses. Misioni i Janullatos do te konsiderohet i perfunduar dhe nje kryepeshkop i ri do te emerohet ne Shqiperi. Jam i bindur qe kryepeshkopi i ardhshem orthodoks shqiptar do te dali nga rradhet e klerit shqiptar.

    Vetem njerezit besepake arrijne gjithmone ta shohin te keqen ne syte e njerezve te Zotit pasi e kane te veshtire te shohin te keqen ne mendjen dhe zemren e tyre.

    Albo
    "Babai i shtetit ėshtė Ismail "Qemali", e zbuloi Edvin shkencėtari!"

  5. #25
    Zog Shqiponje Maska e Iceberg
    Anėtarėsuar
    24-04-2002
    Vendndodhja
    Larg Atdheut
    Postime
    212
    Postuar mė parė nga klod
    Tashti do te merrem pak me kete Karafilin musliman nga malet e bukura (sepse jane te pashkelura) te Pashtrikut.

    Fillimisht me duhet te theksoj se shihni pak me poshte se cfare inteligjence ka kjo shtrese rinie, qe ka vjedhur Bursat ne Shqiperi per te studiuar dikund, por qe nuk jane premtues fare per krijimin e nje shtrese intelektuale.
    ...shkrimi apo shkrimet e postuara nga une {Icebjerg}dhe te analizuara nga shqipfolesi i mesiperm (se kam ndot tja them emrin) nuk kane autoresine time po jane te Albasoul dhe jane marre nga forumi i vjeter dhe jane sjelle ketu pa ndryshime.
    Pra polemika nuk eshte me K***-in po me Albon. Ti nuk je i denje per polemike me mua se e pakta fare je rrote ( ne fakt ske faj se shqipja eshte gjuhe e huaj per ty ashtu sic eshte per Anastasin)e nuk di te lexosh.
    Ndryshuar pėr herė tė fundit nga Iceberg : 16-04-2003 mė 16:33
    Shqiperi te qofsha fale, te kam Nene e me ke djale

  6. #26
    Άγιος Ειρηναίος της Λυών Maska e Seminarist
    Anėtarėsuar
    10-05-2002
    Postime
    4,982
    Ore mali i pashtrikut, Iceberg, juve nuk kuptoni se ti me sjelljen e nje artikulli perveteson nje lloj mendimi, edhe ne fakt, po te lexosh mire cfare kam shkruajtur, eshte e qarte qe i referohem pruresit te shkrimit (dmth malokut te akullit, ose Iceberg) edhe po ashtu vete shkruesit, Albasoul, qe ka shume mundesi te kete qene Albo para disa vitesh. Une ju referohem sa njerit edhe tjetrit ne ate shkrim. Faktikisht, te metat e shkrimit te vishene edhe ty personalisht, pasi ti je ai qe e sjell si mendim, pavaresisht se mendimi origjinal eshte i tjeterkujt, paso ti as qe nuk do tia kishe idene te beje qofte edhe nje analize sa me te vogel te ketyre puneve,

    or Mal injorance te ngrire ne akullnaje!

    ************************************

    Me juve Albo, une bie shume dakort, ne keto shkrime te fundit ne lidhje me Kishen ortodokse edhe Janullatosin, me disa perjashtime te vogla, por te parendesishme. si:

    sulmet qe keta tipa, si Icebergu, bie fjala, apo ato me seriozet, si shkrime te At. Fatmir Cicit, ndonese behen nga "frika" e teorise se helenizimit te Shqiperise, ato pretendojne se mbeshteten ne kundershtime edhe ne kanonet, dmth statusin e Autoqefalise se Kishes, edhe ne doktrinen, si edhe ne rezultatet e punes se Janullatosit,

    prandaj edhe apologjia ndaj Janullatosit patjeter qe do behet si teologjike, kanunore edhe si apologji e punes e vepres misionarike te Janullatosit ne Shqiperi.

    Nderhyrja edhe forma se si jo ortodokset nderhyjne ne punet e Kishes eshte ogurzeze per Shqiperine, edhe pasqyron gjeresisht nje mentalitet negativ ekstrem, nga i cili duhet reflektuar me domosdo, nese deshirohet te ndertohet ndonje shoqeri e civile ne te ardhmen, pa konflikte civile.

    Sa per dijeni, edhe sot,meqe epermend ti Albo, ende nuk ka kandidate te mirefillte per Kryepiskop. Po dini ju ndonje, na i thoni, por ama ta justifikoni kanonikisht, sipas rregullave ortodokse, se ne nuk do bejme Episkope ashtu sic u vetebe Noli, nje veprim kryekeput anti-kristian ortodoks e antikanonik, nje shkarje fetare...

    Episkopi ne baze te kanoneve kishtare, duhet te kete nje moshe te caktuar, vjetersi ne besim, te jete sprovuar disa vite si prift, murg, edukim teologjik...


    shumica e te cilave pika nuk plotesohen dot ende nga studentet e teologjise.

    I vetmi person qe i permbushte keto pika nder te gjithe ortodokset e pas 90-tes, ka qene At. Joan Pelushi, qe sic edhe koha e tregoi, doli djali me lrgpames, me i pjekur e me seriozi nga te gjithe pa perjashtim...edhe pa diskutim, me i pergatituri teologjikisht e shpirterisht

    ky sot, esht Metropoliti i Korces! Te tjere nuk ka.
    Ndryshuar pėr herė tė fundit nga Seminarist : 16-04-2003 mė 18:50

  7. Anetarėt mė poshtė kanė falenderuar Seminarist pėr postimin:

    bsdev (03-03-2017)

  8. #27
    Shpirt Shqiptari Maska e Albo
    Anėtarėsuar
    16-04-2002
    Vendndodhja
    Philadelphia
    Postime
    33,455
    Postimet nė Bllog
    23
    Iceberg dhe Dodoni, une e kuptoj se nga niseni ju te akuzoni Janullatos, por duhet te kuptoni qe duke mos qene besimtare orthodokse ju shkelni me te dyja kembet tolerancen fetare ne Shqiperi. Nuk mund te flasesh/akuzosh per nje komunitet te cilit nuk i perket dhe nuk e njeh. Eshte njesoj si une te flas per komunitetin islamik ne Shqiperi, kur une nuk jam anetar i tij. Une nuk e bej nje gje te tille ne kuadrin e respektit qe kam per te gjithe besimtaret muslymane shqiptare dhe jo se nuk kam gje per te thene. Problemet e brendshme midis institucioneve fetare u perkasin besimtareve te ketyre komuniteteve qe ti zgjidhin dhe askujt tjeter.

    Toleranca fetare ngrihet mbi respektin reciprok te komuniteteve.
    "Babai i shtetit ėshtė Ismail "Qemali", e zbuloi Edvin shkencėtari!"

  9. Anetarėt mė poshtė kanė falenderuar Albo pėr postimin:

    bsdev (03-03-2017)

  10. #28
    Gezuar Kosoven e Pavarur Maska e dodoni
    Anėtarėsuar
    07-11-2002
    Postime
    3,393
    Postuar mė parė nga Albo
    Iceberg dhe Dodoni, une e kuptoj se nga niseni ju te akuzoni Janullatos, por duhet te kuptoni qe duke mos qene besimtare orthodokse ju shkelni me te dyja kembet tolerancen fetare ne Shqiperi. Nuk mund te flasesh/akuzosh per nje komunitet te cilit nuk i perket dhe nuk e njeh. Eshte njesoj si une te flas per komunitetin islamik ne Shqiperi, kur une nuk jam anetar i tij. Une nuk e bej nje gje te tille ne kuadrin e respektit qe kam per te gjithe besimtaret muslymane shqiptare dhe jo se nuk kam gje per te thene. Problemet e brendshme midis institucioneve fetare u perkasin besimtareve te ketyre komuniteteve qe ti zgjidhin dhe askujt tjeter.

    Toleranca fetare ngrihet mbi respektin reciprok te komuniteteve.

    Unė pikė sė pari nuk jam anėtar i asnjė komuniteti fetar sepse nuk i besoj feve hiē aspak asnjėrės, por ata shqiptarė qė i besojnė feve (edhe pse ėshtė kundėr parimeve tė mia nė lidhje me fetė),nuk mė pengojnė hiē fare.
    Por, kur njė ēėshtje si kjo puna e atij xxxx vjen nė pyetje, qė dėmton interesat kombėtare atėherė edhe reagoj dhe ndėrhyj, sepse edhe vet kisha ortodokse pėrderisa ta ketė emrin kisha ortodokse shqiptare pra ėshtė e shqiptarėve e shqiptar jam edhe unė, dhe njė problem qė prek kishėn tonė ortodokse mė prek edhe mua, njė problem qė prek interesat kombėtare mė prek edhe mua personalisht, dhe kushdo qė pėrkrah njė xxxxxxx tė tillė nė krye tė kishės tonė ortodokse pėr mua por edhe pėr ēdo shqiptar ėshtė antishqiptar.
    Leje mos m'trano, pashe zotin!!!!

    Rrofte Shqiperia Etnike

  11. #29
    Survivor Maska e Orku
    Anėtarėsuar
    13-02-2003
    Vendndodhja
    Oqean
    Postime
    981
    Une jam dakort me faktin qe perderisa orthodokset shqiptare (jo te gjithe) e duan Janullatosin te tjeret duhet ta respektojne deshiren e tyre...... ky eshte nje cmim qe duhet paguar per unitetin mes Shqiptareve !!!

  12. #30
    Gezuar Kosoven e Pavarur Maska e dodoni
    Anėtarėsuar
    07-11-2002
    Postime
    3,393
    Mua mė vjen keq por jam i tillė qė nuk mund tė respektoj asnjė dėshirė antikombėtare, ēfarėdo qė tė jetė ajo dhe nga kushdo qė tė vij ajo.
    Shumė respekt dhe i konsideroj mė shumė se vėllezėr shqiptarėt ortodoks por jo ata qė kanė dėshira antikombėtare (nė dėm tė vetes sė tyre dhe kombit tė tyre dhe kombit tonė), sepse nuk i ndihmon sė pari vet ata e pastaj as mua, bile pėrkundrazi vetėm dėmton tė gjithė.
    Leje mos m'trano, pashe zotin!!!!

    Rrofte Shqiperia Etnike

  13. Anetarėt mė poshtė kanė falenderuar dodoni pėr postimin:

    bsdev (03-03-2017)

Faqja 3 prej 10 FillimFillim 12345 ... FunditFundit

Tema tė Ngjashme

  1. Ēėshtja e varrezave greke nė Shqipėri
    Nga Hyllien nė forumin Tema e shtypit tė ditės
    Pėrgjigje: 296
    Postimi i Fundit: 28-06-2011, 10:08
  2. Kontributi i Kryepiskopit +Anastas ne ushqimin e tolerances fetare
    Nga ilia spiro nė forumin Toleranca fetare
    Pėrgjigje: 25
    Postimi i Fundit: 07-05-2011, 07:18
  3. Kryepeshkopi Anastas ende pret nėnshtetėsinė shqiptare
    Nga Arrnubi nė forumin Toleranca fetare
    Pėrgjigje: 130
    Postimi i Fundit: 19-08-2009, 07:39
  4. Kryepeshkopi Janullatos prononcohet per tolerancen fetare
    Nga Agim Bardhi nė forumin Komuniteti orthodhoks
    Pėrgjigje: 2
    Postimi i Fundit: 28-09-2004, 05:58
  5. Ndėrroi jetėn Haxhi Hafiz Sabri Koēi
    Nga altin55 nė forumin Komuniteti musliman
    Pėrgjigje: 9
    Postimi i Fundit: 28-07-2004, 15:24

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund tė hapni tema tė reja.
  • Ju nuk mund tė postoni nė tema.
  • Ju nuk mund tė bashkėngjitni skedarė.
  • Ju nuk mund tė ndryshoni postimet tuaja.
  •