Tashti do te merrem pak me kete Karafilin musliman nga malet e bukura (sepse jane te pashkelura) te Pashtrikut.
Fillimisht me duhet te theksoj se shihni pak me poshte se cfare inteligjence ka kjo shtrese rinie, qe ka vjedhur Bursat ne Shqiperi per te studiuar dikund, por qe nuk jane premtues fare per krijimin e nje shtrese intelektuale.
Postuar mė parė nga Iceberg
Albasoul
Administrator
(6/4/00 9:07:27 pm)
Reply Re: C'do te bejme me Janullatosin?
--------------------------------------------------------------------------------
Jam i krishtere dhe besimtar dhe jam rritur ne nje familje
te besimit ortodox. Kjo ben qe te kem te drejten te shpreh
mendimin tim ne kete pike qe eshte shume delikate.
Problemi nuk eshte vetem 1 prift, Janullatos
--------------------------------------------
Mos kujtoni se e keqja ka vetem fytyren e Janullatosit.
E keqja i ka rrenjet shume me thelle dhe Imzot Fan Noli
punoi me mish e me shpirt dhe ia arriti dites qe
te themelonte KISHEN AUTOQEFALE ORTHODOXE SHQIPTARE.
Kuptohet se kjo lloj pergjigje eshte nje pasqyrim i denje i nivelit mesimdhenes te shkollave ne kohe te Enverit, ku figurat Rilindase u krijuan me nje imazh perfekt, 100% me nje shqiptari te padiskutueshme, madje "pararendesa" te levizjes proletare te mevoneshme.....
por ajo qe nuk kuptohet, shpresoj nga injoranca, eshte se nese Noli, qe ju keshiloj te shihni shkrimet perkatese ne forum, ka dashur te realizoj nje bashkim Mbreterish me Greqine, por duke ruajtur diversitetin nacional, me kete diversitet, natyrisht nuk ka menduar fene (e kam fjalen ate ortodokse), pasi ne nje mbreteri te perbashket me greket, Ortodoksia shqiptare e shumta qe do te fitonte, do te ish perdorimi i shqipes ne Liturgji, ndersa varesia do te ishte e perbashket, me nje qender...ndoshta Athinen!
Faktikisht, Autoqefalia e Nolit, erdh si pasoje e mosrealizimit te vizionit te tij politik, si nje reagim, kundravenie ndaj grekerve,
e cila autoqefali, per mendimin tim personal (fetar, jo nacional) ishte edhe doli teper e drejte, per te miren e krishterimit ortodoks ne trojet shqiptare.
Vec kesaj, une personalisht, me c'kam pare nga analizat qe i ben Noli disa aspekteve ne Autoqefali, them se kane pasqyruar pamjaftueshmerine e tij formuese ne fushat teologjike, ndoshta edhe ato te konteskteve historike kishtare. (Nuk ma ha mendja se do me kerkoni shembuj se ku, e nuk po zgjatem)
Noli ne bashkepunim me patriote te tjere ia dolen mbane
qe ta ndanin bashkesine e besimtareve orthodoxe shqiptare
nga ndikimi mbytes dhe asimilues grek. Qe ta kuptoni
cfare politike ka ndjekur kisha orthodoxe greke ndaj
asaj shqiptare ne shekujt XIX - XX mjafton te mesoni keto
fakte qe greket propogandonin ne Shqiperi:
1) "Jezusi qe grek dhe mos ju lutni atij ne shqip se ai
nuk ju degjon. Jezui kupton vetem greqisht" Edhit Durrham
2) Te gjithe shqiptaret shkonin ne shkolla e mesonin greqisht
deri ne periudhen tone te Rilindjes ku shqipja e folur
u shkrua fale punes se vellezerve Frasheri dhe patrioteve
te tjere.
Serish edhe ketu, kemi te bejme me arsimimin e dikujt te rritur e edukuar (dmth tru-lavazhuar) ne sistemin komunist, qe ishte njengjyresh ne menyrat e te menduarit edhe te te shkiuarit te jetes, edhe si i tille, ishte teori-dogmatik, hipotezo-aksiomatik, bardh e zi, ku e kaluara gjykohej me ligjet e se tashmes, bardh e zi, te miret e te ligjte (keta te fundit ishin zakonisht te gjithe te huajte, qe kishin zili Shqiperine, gjuhen e saj, qe donin te gllaberonin troje shqiptare.....A nuk ju ben pershtypje, se sot ende shume, madje shumica nder demokrate mendojne nje lloj...Albo ps kam vene re eshte nje nga ata), por gjithesesi le te shohim pak:
(1) Teoria e Jezusit grek nuk ka qene asnje here me karakter pergjithesues ne nacionalizmin edhe doktrinen historike greke. ajo ka qene vetem nje dukuri "qoshe" do ta quaja une, nje perpjekje mbareballkanike per te hyjnizuar nacionalitetet e tyre, sic benin per shembell edhe disa minoranca intelektualesh shqiptare muslimane qe iliret i paraqesin me origjina te perbashketa me arabet, madje edhe me fisin e Muhamedit. Por askush nuk mund te thote se keto lloj teorish kane qene mbareshqiptare....
(2) Ceshtja e mesimit te greqishtes neper shkolla te te krishtereve ne Shqiperine e Jugut duhet pare mire, i cliruar nga paragjykimet, ne kontekstin historik te asaj kohe, e shume koheve me pare.
Vendimi i Portes se Larte per ta ndare popullaten nen zoterim ne greke, nqs ishin ortodokse, e turq, nqs ishin muslimane, nuk ishte nje vendim budallejsh. Kjo menyre e te konceptuarit te jetes edhe perkatesive eshte antike, edhe po rishfaqet serish ne skene me EU-ne. Bota Helene kishte shekuj qe perfaqesonte nje sere kombesh greqishtfolese, edhe termi Helen ishte mbartes i nje civilizimi, menyre te menduari e jetuari....
Keshtu qe quajtja e ortodokseve shqiptare si greke, ka qene pikerisht rezultat i kesaj te kaluare, nje menyre disi e natyrshme per nje kohe, kur nacionalizmi as ekzistonte as si koncept (pasi doli shekuj me vone), e aq me teper ideja e nacionit shtet.
Sigurisht,
qe nder te gjitha keto kontekste, si ne cdo gje, ka edhe tipare negative, ku shume vete do ti dogmatizonin gjerat plot keqkuptime, ku ps greke nacionaliste do te paraqiteshin ekstreme ne nje perjetesim te lidhjes se fese me te qenit grek. sidoqofte, duhet marre parasysh se ekstremet ne cdo gje, jane nje dukuri natyrale, pjese e nje procesi Lindes, transformues, edhe ato nuk mund te shihen gjithnje vetem si tipare krejtesisht negative te qellimshme, perderisa ne nuk gjykojme keshtu as ekstremet tona. Edhe po ashtu, ekstremet nuk duhen pergjithesuar!
Ka patur nje kohe ne Shqiperi, kohe kur nacionalizmi si koncept nuk ekzistonte, as shqiperia si shtet, kur mesimi i gjuhes greke apo propagandimi i te mesuarit te saj, ka qene i vetmi mjet i mundshem per dike te mbjetoje fetarisht, kulturalisht, te edukohet.....e ne fund te mund te kishte shpresen per jeten e ardheshme. Kjo sepse greqishtja ja plotesonte te gjitha keto, ne mungese te nje gjuhe te shkruar shqipe, per te cilen nuk duhen fajesuar aq shume elementi i jashtem se sa mungesat e brendeshme per nje gje te tille, qe parapushtimit turk.
Se fundi, me kete pike, mendoj se edhe vete idea e nje shteti shqiptar me pretendime etnike gjeografike nuk erdh si nje rezultat i natyrshem prej shekujsh, por thjesht si nje rezultat kohor, duke filluar me dukurite nacionaliste te humanizmit e te krijimit te nacion-shteteve, si imitim i tyre, madje si imitim i vonshem, i fundit fare....
KETU DUA TE THEKSOJ ME GERMA TE MEDHA QE
KRISHTERIMI NE BALLKAN KA HYRE NGA SHQIPERIA DHE ME PAS
ESHTE PERHAPUR NE TE GJITHE RAJONIN DHE NE GREQI.
POLITIKAT DHE MASHTRIMET GREKE QE I SHESIN SHQIPTARET SI
TE PA FE, DHE SIKUR GREKET "NA KANE CIVILIZUAR" JANE SA
TE PABAZA DHE DASHAKEQE.
shihni tashti ekstremet nga ana jone e historise, edhe per me teper ekstreme fanatike te lidhura ngushte me keqintepretim e padituri:
(1) Shen Pavli nuk po thote se e perhapi ungjillin nga Jerusalemi edhe ne Iliri e me pas ne Greqi (nepermjet Ilirise), por perkundrazi, del se qe te vish nga Jerusalemi ne Iliri, patjeter qe te duhet te kalosh nepermjet Greqise, ose Italise...
edhe faktikisht keshtu ka qene. Te Tre Udhetimet misionarike te Shen Pavlit njihen mire, te detajuara, edhe te gjitha ato e kane shpene ate se pari ne Greqi e Maqedoni, e me pas, nepermjet tyre ne vende me lart, si iliria...
per kete arsye, ne Dhiaten e Re, shen Pavli permend bashkesite e rendesishme te Korinthit, Selanikut, se ka qene ne Athine...
ndersa nuk jep ndonje detaj per Ilirine!
(2) Shen Kostandini, vetem sa ka lindur ne Iliri....
ajo qe duhet kuptuar eshte se:
Ka lindur ne Nish, ku nuk ka patur Ilire albane. E ema nuk ka qene nga iliria, por Nikomedia e Turqise se sotme, ndersa e botes greke te asaj kohe. I ati po ashtu me origjina jo ilire.
sidoqofte, serish duhet kuptuar se Konstandini nuk themeloi krishterimin me ngritjen e kostandinopojes, por vetem hodhi bazat per nje perendori te ardheshme te krishtere. kostandini nuk themeloi ndonje qyteterim, por huazoi qyteterimin helen si shtylle e Romes se Re...
pra ne te gjitha keto nuk shohim asgje ilire, asnje ndikim ilir, e aq me teper se i paska dhene qyteterim e fe grekeve....!
Rindertimi i KISHES ORTHOXE SHQIPTARE
-------------------------------------
Ne 1990 lindi ceshtja e rindertimit te Kishes dhe
kush mund ta merrte kete persiper. Askush ne Shqiperi
nuk ishte ne gjendje ta merrte kete inisiative dhe
Shqiptaret rrane nen ndikimin e Patriarkanes se
Stambollit qe eshte gjoja qendra e ORTHODOXISE
sot ne bote. Perdor fjalen "gjoja" pasi Kisha
Orthodoxe nuk ka patur kurre nje organizim te
mirefillte e shtrirje mbare boterore sic e kane
Katoliket dhe me poshte po argumentoj pse.
1. Orthodoxia Serbe, Ruse, Bullgare, Greke kane dite
te ndryshme te kremtimit te pashkeve dhe te gjitha jane
kisha Autoqefale dhe nuk marrin urdhra e nuk varen
aspak nga ajo e Konstandinopojes. Kjo verehet shume mire
qe ne Serbi te gjithe prifterinjte jane Serbe, ashtu
si ne Greqi jane te gjithe greke, Rusi ruse e kshu me
rradhe.
2. Kishat Orthodoxe asnjehere nuk e ndajne veten nga pushteti
dhe gjithmone e ngrene veten mbi Shtetin e vendeve te
tyre dhe nuk eshte i pakte diktimi i Kishes mbi shtete
si ai i Serbise qe ne po e shohim ne rastin tone te Kosoves,
ose ai i Greqise se fundi ku KISHA po ushtron presion
mbi qeverine greke per te mos lejuar heqjen e BESIMIT
nga pashaportat greke, apo politikat e Kishes greke ndaj
krahines shqiptare te Epirit te Veriut qe ata i quajne
greqisht "Voiro Epirus".
3. Akoma ne Kishat Orthodoxe greke egziston mentaliteti
i vjeter qe permblidhet ne fjalet e vete grekerve:
"Kush eshte orthodox eshte grek!" . Kete superioritet
qe greket i falin vetvetes edhe kur vjen fjala tek
Feja e kane trasheguar edhe sot e kesaj dite.
Le te shohim tashti serish disa gafa te tjera, qe ky bursanti (lemosha) i merr per standarte historike:
(1) Gabim i pare eshte kur thuhet se Kishat serbe, bullgare, ruse e greke paskan ndryshime te festimit te Pashkes!!!!!!!!!!!!
Per shembell, vereni mire, kete vit pashka behet ne 27-Prill, mos gabohem. shihni lajmet, e do te vereni se ne kete dite do ta festojne te gjithe vendet ortoodkse pa perjashtim!
Per me teper, ne kohen kur Kishat ortodokse u ndane ne ato te kalendarit te ri e te vjeter, serish u ra dakort, qe per hir te Pashkes, ata te kalendarit te ri, te fillojne te perdorin kalendarin e vjeter vetem per periudhen e Triodit, dmth per te gjashta javet e Kreshmes se madhe...
pra postuesi i mesiperm eshte tejet i paditur ne histori e fene ortodokse, edhe si rrjedhoje mund te quhet ose cilimi qe flet me autoritet, ose arrogant!
(2) tek pike e dyte, gabimi qe autori ben eshte se Kisha ortodokse nuk ka ndonje rregull, apo kanon kishtar qe te thote: se Kisha nuk duhet ndare nga shteti!!!!!!!!!!
Kisha ortodokse di vetem nje gje: Kisha edhe feja nuk mund te percaktohen nga institucione jo kishtare, si mbreti, perandori, apo shteti, ndersa nga ana tjeter, Kisha sheh tek sheti, administratorin e ligjeve te kesaj jete, edhe per kete e respekton!
Pra doktrinalisht nuk ka asnje pike qe te pretendoje ndonje martese te padivorcshme midis shtetit edhe Kishes.
Lidhja e fese me shtetet ne Ballkan eshte nje dukuri puro shoqerore, por aspak doktrinore fetare!
(3) nuk eshte vertete, se greket te gjithe, i shohin ortodokset si greke, po ashtu sikunder eshte e vertete se jo te gjithe shqiptaret do ti konsideronin fjala bie malazezet apo disa serbe, si shqiptare sllavo foles, sic ben Dodoni...
Ekstremet sa po vijne e po behen minoranca sot!
Ne 1990, greket dhe ndikimi i tyre i madh ne patriakanen
e Stambollit, ia arriten te shtinin ne dore drejtimin e
Kishes Orthodoxe Shqiptare megjithese ajo qe inegzistente.
Perpara se une te bej interpretimin tim POLITIK te
ketij emerimi dua te ze ne goje ndihmen qe greket i
kane dhene Kishes Orthodoxe shqiptare.
Ndihma ka qene e konsiderueshme si ne rindertimin e
kishave te renuara, ne riparime te atyre egzistuese
si dhe ndihma per vete besimtaret orthodoxe, qe nga
ushqimoret e deri ne shkollimin e brezit te ri te
klerikeve shqiptare. Nga ana organizative Kisha
Orthodoxe tashme ka nje strukture te forte qe
shtrihet ne te gjithe vendin ku ka besimtare orthodoxe.
KETO JANE FAKTE DHE SI BESIMTAR UNE U THEM FALEMINDERIT
TE GJITHE ATYRE QE E BENE NJE GJE TE TILLE TE MUNDUR.
Mirepo paradoxi qendron ne ate tjetren, se a qe kjo
ndihme ne vetvete e pakushtezuar dhe nje vullnet i mire
i Kishes greke ndaj asaj shqiptare? Mos valle kjo
ndihme qe e kushtezuar dhe me te grekete kerkonin te
arrinin synimet e tyre ne prapaskene?
Shini tashti serish difektet serioze ne te menduar:
Personi e pranon te pakten ndihmen e dhene por ajo qe keqkupton me paragjykim eshte se bashkepunimi me greket, nuk ka perse te nenkuptoje patjeter se ps berja e Janullatosit Kryepiskop, dashka te thoshkerka se eshte kushti i ndihmes se dhene.
Nga ana tjeter, e mira nuk ka qene thjesht tek ndertimi i kishave. Nje interpretim i tille behet vetem nga perpjekjet e anti-ortodoksve per te minimizuar ndihmen reale te Janullatosit, ose behet nga te paditurit.
Ndihma kryesore ka qene kjo:
1) Janullatosi nuk u be kreu i nje Kishe pa emer, apo nje Kishe Vorio-Epiriote, apo nje Kishe greke, por titulli qe ai mori ishte: Kryepiskop i Kishes Autoqefale te Shqiperise, autoqefali, qe sic e pranon edhe vete shkruesi me siper, ishte inekzistente praktikisht, e cila mbijetoi keshtu me ane te venies se Anastasit ne ate Fron., per te cilin nuk kishte asnje kandidat as edhe nje te vetem nderkohe, post qe nuk e pranoi as Liolini, ne kuptimin si drejtues i Kishes post-komuniste....
2) Me Fronezmin e Tij, vijne me pas edhe Ringjallja e Rijetimi i Autoqefalise se vdekur, me ndertimin e Kishave, shkollat, prifterinjte e dhe me ne fund, merita perfundimtare....
3) Krijimi i Sinodit lokal, qe eshte edhe kreu i KOASH-it!
Pergjigjia e te tilla pyetjeve erdhi me 1996-1997.
Deri me 1996 kleri drejtues grek ka patur nje qendrim
korrekt ndaj shtetit shqiptar dhe episodet acaruese
kane qene te karakterit individual te prifterinjve
te vecante qe benin propadande midis besimtareve
shqiptare. Shteti i atehershem reagoi ashper ndaj te
tilla provokacioneve duke i perzene si "persona non grata"
disa prifterinj qe vepronin ne Gjirokaster dhe Sarande.
Kurse ne 1996 dhe vecanerisht ne 1997, drejtuesit greke
te Kishes sone u hodhen ne nje lufte propagandistike te
hapur kunder shtetit shqiptar te kohes dhe si fakt mund
tu sjell nje deshmi jetesore te te afermve te mi qe
gjate ritit fetar te se djeles ku nje prift grek(qe fliste
shqip) pasi shperndante Naforen i peshperinte cdokujt
"Mos u genjeni nga shteti i Berishes". Natyrshem lind
pyetja:
Serish kemi te bejme me moskuptime, genjeshtra (keqinformime) etj...
deri ne 96, Kisha ortodokse ne fakt, ka qene institucioni me i lene pas dore e me i privuari nga Berisha edhe qeveria e tij, per keto arsye:
1. Pergojohet ne menyre te rregullt Kreu i Kishes, me shpifje qe sot jane treguar si te tilla madje edhe nga njerez anti-Janullatos, si Fatmir Cici....
2. Nuk kthehen pronat. Manastiri i Ardenices eshte marre vone, ndersa ne Apolloni nuk eshte dhene ende (nuk e di pas 98 se c'eshte bere). Nuk lejohen ndertime, si ringritja e Kishes se shen Prokopit, duke ndaluar kalimin e makinave ne krah te Gardes, nderkohe kur makinat me zhavorr te hajduteve te Sali Berishes ndertonin pa leje lart e poshte neper Liqen
3. futet SHIK-u duke krijuar nje shtrese trazirash, edhe duke marre kishen e elbasanit me force...
4. ne 94, Berisha ne arrogancen e vet prej Mali, ishte i sigurte se do fitonte Referendumin edhe dy dite para zgjedhjeve me patupersine me te madhe prej katunari qe eshte, i pret Bileten e avionit Janullatosit qe te ikte....
por Zoti edhe Zoti, edhe Berishes ia preu Bileten jo shume me vone vete SOVRANI POPULL, edhe me bisht nder S(h)ale ia mbathi...
*********************
Nuk eshte vertete, as edhe nje prift i vetem grek, nuk ka shprehur ndonje gje ne lidhje me Berishen, se gjoja duke marre naforen paskan bere politike. Keto lloj shpifjesh jane nje pafytyresi e mirefillte e tipit komunisto-berishian, jo larg paturpesive te diktatures qe fuste arme ne altaret e Kishave katolike per ti akuzuar te nesermen!
Krijoni Kontakt