Close
Faqja 13 prej 14 FillimFillim ... 311121314 FunditFundit
Duke shfaqur rezultatin 121 deri 130 prej 136
  1. #121

    Për: Zyrtare: Shqipëria merr statusin e vendit kandidat për në BE

    Citim Postuar më parë nga Qyfyre Lexo Postimin
    Sa vrasje apo krime kunder personit jane bere kete vit? Dhe si jane ne krahasim me vitin e kaluar?
    Ja te shikoj pak statistikat, meqe nuk e kam tipar te flas qesim.

    Por nese nuk pret dot mua, lexo nja ca shkrime te Artan Hoxhes tek Panorama.com.al... Atje i ke me shifra dhe me argumente me te detajuara. (Apo do ta skualifikosh argumentin meqe e ka thene Artan Hoxha? )

  2. #122
    Updating.... Maska e Wordless
    Anëtarësuar
    19-06-2002
    Vendndodhja
    Undercover
    Postime
    3,154

    Për: Zyrtare: Shqipëria merr statusin e vendit kandidat për në BE

    Citim Postuar më parë nga par Lexo Postimin
    per ndershmeri eshte si litari ne thes I drejte
    nje ish zyrtar I bashkise ne kohen qe ishte kryebashkiak kryeministri yne, dhe kete ma ka konfirmuar vajza e ketij ish zyrtarit,
    qe kryebashkiaku I dergonte flete formati a4 pa asnje germe te shkruar per ta firmosur dhe vulosur, duke pare qe ish kryebashkiakut nuk po I pergjigjej vartesi I kerkoj te jap dorheqjen ose do e shkarkoj, gje qe e beri me kalimin e kohes.
    ...dhe ne duhet ta besojmë këtë shkrim të noterizuar nga vajza e një ish nënpunsi të ish kryebashkiakut ah kasoll ku na mblodhe , më hoqe mallin e antarit "mësuesi" se edhe ai sillte perla të tilla që i dëgjonte lart e poshtë gjatë udhtimeve të tija me autobuzin e unazës
    Ky shtet është ky që është sepse qytetarët tanë janë këta që janë !

  3. #123
    Updating.... Maska e Wordless
    Anëtarësuar
    19-06-2002
    Vendndodhja
    Undercover
    Postime
    3,154

    Për: Shqipëria merr statusin e vendit kandidat për në BE / Kush e ka meriten?

    Citim Postuar më parë nga Bartolomeooo Lexo Postimin

    Pra, cila eshte ajo reforme pro-europiane qe ka bere Rama?
    Parada e homoseksualve
    Ky shtet është ky që është sepse qytetarët tanë janë këta që janë !

  4. #124
    i/e regjistruar Maska e Antiproanti
    Anëtarësuar
    28-07-2011
    Postime
    6,033

    Për: Zyrtare: Shqipëria merr statusin e vendit kandidat për në BE

    Berisha: Rama i sëmurë psikik, kryebalozi i zi që bllokoi statusin

    Një ditë pas marrjes së statusit të vendit kandidat, ish-kryeministri i Shqipërisë Sali Berisha ka dalë përpara shtypit, ku ka prekur shumë tema, që nga statusi deri te akuzat e zakonshme ndaj mazhorancës dhe Edi Ramës.

    “Përshëndes vendimin e BE, që është realizim i qëllimit të çdo shqiptari që beson se e ardhmja europiane është me e shklëlqyera për atë dhe fëmijët tij, – e nis fjalën e tij Berisha. – Kjo është një pasaportë e re besimi për të gjithë shqiptarët. Ata konsiderohen qytetarë të një vendi me statusin e kandidatit. Statusi është larg të qenit një pilulë antidepresive, qoftë edhe për ata që vuajnë nga depresioni”, – u shpreh ai, duke iu referuar Ramës.

    Më pas, Berisha sulmoi kryeministrin për tezën se forcat e djathta të BE-së paskan vonuar marrjen e statusit të vendit kandidat. “Sipas tij, Shqipërisë iu vonua statusi për shkak të forcave të djathta në BE, por ky është një mashtrim i paskrupullt krye fund. Nëse do të ishin ato që do përcaktonin këtë, ne nuk do ta kishim marrë ndonjëherë statusin e vendit kandidat. Teza e Ramës për forcat e djathta, ishte thjesht një gjethe fiku. Vetëm Edi Rama e bllokoi statusin e vendit të tij. Përdorimi i këtyre tezave, është ndjella keq për Shqipërinë”.

    Më tej lideri historik i Partisë Demokratike, ashpërsoi sulmin ndaj kryeministrit Rama.

    “Rama, në daljen e tij mediatike për statusin, shfrytëzoi statusin për një revansh primitiv ndaj drejtësisë dhe e paraqiti drejtësinë shqiptare si balozin e zi, si demonin që i ka zënë rrugën shqiptarëve drejt integrimit. Ai foli se gjykatësit bashkëpunojnë me trafikantët dhe ai tha të vërtetën. Por kryebaloz në rrugën e tyre të integrimit, janë politikanët e inkriminuar dhe lidhjet polivalente të Ramës me krimin, në kuadër të aleancës së qelbësirave. Janë lidhjet e tmerrshme me trafikun të qeveritarëve tanë. Ky është kryebalozi i zi në rrugën tonë drejt Europës”.

    Parlamenti shqiptar ka vrasës, – shtoi Berisha, – ka persona që kanë burg për drogë e trafik. Rama ka qenë i lidhur si mishi me thoin, me bandën e rrugës së Kavajës, me bandën e Lushnjës dhe Hakmarrjen për drejtësi dhe me bandën e Dritan Dajtit. Klani i Fatmir Xhafës është një nga klanet më të fuqishme të drogës. Rama është kryebalozi i zi që ka lidhje me krimin”, raporton Gazeta Shqip.

    Në fund, Berisha e akuzoi Ramën si të sëmurë psikik, që ka nevojë të kurohet dhe të pijë ilaçet: “Problemi më i madh është sëmundja psikike e Edi Ramës. Unë e kam denoncuar atë që në fillim. Kartela e tij klinike është botuar vite më parë nga një nga këshilltarët e tij më të ngushtë. Kartela ka diagnozën dhe çdo të dhënë tjetër. Me këtë i kërkoj të falur publikisht çdo të sëmuri me këto probleme. Por ai me këtë sëmundje po dëmton vendin dhe të ardhmen tonë”.

    http://gazetablic.com/berisha-rama-s...okoi-statusin/


    Kush eshte ketu i semuri psikik..!?

    Per keso deklaratash dhe te ngjashme ne cdo shtet demokratik dhe ligjor te Perendimit perfundon ne Gjyq ose denohesh.
    Sidomos Berisha, si ish-Kryeminister, ish-President dhe nje nder usheheqesit kryesor te opozites aktuale, do te denohej edhe me ashper se cdo personalitet tjeter publik per deklarata te tille.

    Per mungesen totale te moralit, etikes dhe kultures politike te mos flasim fare.
    Si mund te vije nje ish-Kryeminister fare tek ideja se deklarimet e tilla jane legjitime apo se paku te dinjitetshme per rolin dhe personalitetin e nje figure politike dhe historike sic eshte ai vete. Kush jane ata shqipetare qe i miratojne keso deklarimesh skandaloze te tij dhe e nxisin per me shume te tilla apo te ngjashme.
    Kush e keshillon kete njeri?! Mllefi&Urrejtja Inc.
    Ndryshuar për herë të fundit nga Antiproanti : 25-06-2014 më 12:04

  5. Anetarët më poshtë kanë falenderuar Antiproanti për postimin:

    mia@ (25-06-2014)

  6. #125
    i/e regjistruar Maska e par
    Anëtarësuar
    10-09-2010
    Postime
    818

    Për: Zyrtare: Shqipëria merr statusin e vendit kandidat për në BE

    Citim Postuar më parë nga Wordless Lexo Postimin
    ...dhe ne duhet ta besojmë këtë shkrim të noterizuar nga vajza e një ish nënpunsi të ish kryebashkiakut ah kasoll ku na mblodhe , më hoqe mallin e antarit "mësuesi" se edhe ai sillte perla të tilla që i dëgjonte lart e poshtë gjatë udhtimeve të tija me autobuzin e unazës
    shoku nuk jam antare I askujt dhe asnjerit se ju kam bere nje ..t te gjitheve, nuk bej propogande politike, por po them nje te vertete te pohuar nga familjar prane ish kryebashkiakut, nese ti punon prane sorre
    s mos u merr me problemin e shqiponjave.
    pyet dhe e.shalsin qe e ka pranuar verbalisht ne tv, qe ne nuk do vjedhim kaq shtruar por me lezet.
    Morali & Miresia
    Virtyte te trazuara nga mendje te modifikuara.

  7. #126

    Për: Zyrtare: Shqipëria merr statusin e vendit kandidat për në BE

    Citim Postuar më parë nga mia@ Lexo Postimin
    U pika! Ti s'je i politizuar hic. Ti me dukesh si zevendes i Sales. haha
    Une flas dhe shkruaj me argumente... si me siper.
    Nese ty ata qe japin argumente dhe diskreditojen propaganden me te cilen eshte mesuar mendja jote e vogel, kjo nuk do te thote se ata njerez jane te Sales apo te Filan Fistekut.

    Diferenca mes meje dhe teje eshte se une i argumentoj dhe faktoj ato qe them, pra nuk i marr ne menyre dogmatike, sic mi jep TocChannel apo TVKlan. Ti je dele-militante, qe ka qejf te ndihet e ngushelluar nga mbrojtja e bariut te kopese; une jam individ i lire!

    Kaq gje te kuptosh ti...

  8. #127
    i/e regjistruar Maska e mia@
    Anëtarësuar
    11-01-2008
    Vendndodhja
    Twilight Zone...
    Postime
    10,676

    Për: Zyrtare: Shqipëria merr statusin e vendit kandidat për në BE

    Citim Postuar më parë nga Bartolomeooo Lexo Postimin
    Une flas dhe shkruaj me argumente... si me siper.
    Nese ty ata qe japin argumente dhe diskreditojen propaganden me te cilen eshte mesuar mendja jote e vogel, kjo nuk do te thote se ata njerez jane te Sales apo te Filan Fistekut.

    Diferenca mes meje dhe teje eshte se une i argumentoj dhe faktoj ato qe them, pra nuk i marr ne menyre dogmatike, sic mi jep TocChannel apo TVKlan. Ti je dele-militante, qe ka qejf te ndihet e ngushelluar nga mbrojtja e bariut te kopese; une jam individ i lire!

    Kaq gje te kuptosh ti...
    Nuk do kuptohemi kurre bashke. Nuk shikoj as Top leshi as Klan preshi, ose me mire te themi asnje TV shqiptar. Nuk te njoh, nuk me njeh. Bye, bye.
    Feelings change - memories don't.

  9. #128

    Për: Zyrtare: Shqipëria merr statusin e vendit kandidat për në BE

    Citim Postuar më parë nga Antiproanti Lexo Postimin
    Berisha: Rama i sëmurë psikik, kryebalozi i zi që bllokoi statusin

    Një ditë pas marrjes së statusit të vendit kandidat, ish-kryeministri i Shqipërisë Sali Berisha ka dalë përpara shtypit, ku ka prekur shumë tema, që nga statusi deri te akuzat e zakonshme ndaj mazhorancës dhe Edi Ramës.

    “Përshëndes vendimin e BE, që është realizim i qëllimit të çdo shqiptari që beson se e ardhmja europiane është me e shklëlqyera për atë dhe fëmijët tij, – e nis fjalën e tij Berisha. – Kjo është një pasaportë e re besimi për të gjithë shqiptarët. Ata konsiderohen qytetarë të një vendi me statusin e kandidatit. Statusi është larg të qenit një pilulë antidepresive, qoftë edhe për ata që vuajnë nga depresioni”, – u shpreh ai, duke iu referuar Ramës.

    Më pas, Berisha sulmoi kryeministrin për tezën se forcat e djathta të BE-së paskan vonuar marrjen e statusit të vendit kandidat. “Sipas tij, Shqipërisë iu vonua statusi për shkak të forcave të djathta në BE, por ky është një mashtrim i paskrupullt krye fund. Nëse do të ishin ato që do përcaktonin këtë, ne nuk do ta kishim marrë ndonjëherë statusin e vendit kandidat. Teza e Ramës për forcat e djathta, ishte thjesht një gjethe fiku. Vetëm Edi Rama e bllokoi statusin e vendit të tij. Përdorimi i këtyre tezave, është ndjella keq për Shqipërinë”.

    Më tej lideri historik i Partisë Demokratike, ashpërsoi sulmin ndaj kryeministrit Rama.

    “Rama, në daljen e tij mediatike për statusin, shfrytëzoi statusin për një revansh primitiv ndaj drejtësisë dhe e paraqiti drejtësinë shqiptare si balozin e zi, si demonin që i ka zënë rrugën shqiptarëve drejt integrimit. Ai foli se gjykatësit bashkëpunojnë me trafikantët dhe ai tha të vërtetën. Por kryebaloz në rrugën e tyre të integrimit, janë politikanët e inkriminuar dhe lidhjet polivalente të Ramës me krimin, në kuadër të aleancës së qelbësirave. Janë lidhjet e tmerrshme me trafikun të qeveritarëve tanë. Ky është kryebalozi i zi në rrugën tonë drejt Europës”.

    Parlamenti shqiptar ka vrasës, – shtoi Berisha, – ka persona që kanë burg për drogë e trafik. Rama ka qenë i lidhur si mishi me thoin, me bandën e rrugës së Kavajës, me bandën e Lushnjës dhe Hakmarrjen për drejtësi dhe me bandën e Dritan Dajtit. Klani i Fatmir Xhafës është një nga klanet më të fuqishme të drogës. Rama është kryebalozi i zi që ka lidhje me krimin”, raporton Gazeta Shqip.

    Në fund, Berisha e akuzoi Ramën si të sëmurë psikik, që ka nevojë të kurohet dhe të pijë ilaçet: “Problemi më i madh është sëmundja psikike e Edi Ramës. Unë e kam denoncuar atë që në fillim. Kartela e tij klinike është botuar vite më parë nga një nga këshilltarët e tij më të ngushtë. Kartela ka diagnozën dhe çdo të dhënë tjetër. Me këtë i kërkoj të falur publikisht çdo të sëmuri me këto probleme. Por ai me këtë sëmundje po dëmton vendin dhe të ardhmen tonë”.

    http://gazetablic.com/berisha-rama-s...okoi-statusin/


    Kush eshte ketu i semuri psikik..!?

    Per keso deklaratash dhe te ngjashme ne cdo shtet demokratik dhe ligjor te Perendimit perfundon ne Gjyq ose denohesh.
    Sidomos Berisha, si ish-Kryeminister, ish-President dhe nje nder usheheqesit kryesor te opozites aktuale, do te denohej edhe me ashper se cdo personalitet tjeter publik per deklarata te tille.

    Per mungesen totale te moralit, etikes dhe kultures politike te mos flasim fare.
    Si mund te vije nje ish-Kryeminister fare tek ideja se deklarimet e tilla jane legjitime apo se paku te dinjitetshme per rolin dhe personalitetin e nje figure politike dhe historike sic eshte ai vete. Kush jane ata shqipetare qe i miratojne keso deklarimesh skandaloze te tij dhe e nxisin per me shume te tilla apo te ngjashme.
    Kush e keshillon kete njeri?! Mllefi&Urrejtja Inc.
    I semuri psiqik me duket se je ti...
    Nuk na the se per cfare e ka gabim Berisha ne keto qe ke cituar...?!!

    Ne SHBA psh, te kryqeozojne po pate nje problem shendetesor, jo me te kesh probleme mendore dhe psikologjike sic ka Rama.
    Rama ka patur kartele klinike, dhe aktualisht ka ngritur nje klinike ne kryeministri ku trajtohet nga nje psikologe private (ajo dhoma me flutura). Ku eshte shpifja ketu?
    Mos valle nuk duhet te shqetesohet qytetari per gjendjen shendetesore te kryeministrit? Po sikur kryeministri te mos ishte ne gjendje dhe ne aftesi per te menduar lirisht? Kjo do te sillte zgjedhje te gabuara te tija, qe do te binin dhe peshonin gjithnje mbi popullin. Sic edhe ndodhi ne armet kimike dhe me shume ceshtje te tjera...

  10. #129

    Për: Zyrtare: Shqipëria merr statusin e vendit kandidat për në BE

    Citim Postuar më parë nga Bartolomeooo Lexo Postimin
    Ja te shikoj pak statistikat, meqe nuk e kam tipar te flas qesim.

    Por nese nuk pret dot mua, lexo nja ca shkrime te Artan Hoxhes tek Panorama.com.al... Atje i ke me shifra dhe me argumente me te detajuara. (Apo do ta skualifikosh argumentin meqe e ka thene Artan Hoxha? )
    Se njoh kush eshte. Nese ke mundesi postoji statistikat.

  11. #130
    Shpirt Shqiptari Maska e Albo
    Anëtarësuar
    16-04-2002
    Vendndodhja
    Philadelphia
    Postime
    33,379
    Postimet në Bllog
    22

    Për: Zyrtare: Shqipëria merr statusin e vendit kandidat për në BE

    Citim Postuar më parë nga mia@ Lexo Postimin
    Pergjigjen kesaj pyetje ja ke dhene vet para nje viti.
    Ja cfare ke shkruar si pergjigje te asaj pyetje qe ke shtruar vet ketu. Ke nderruar mendje tani? Edhe ndodh.


    "Hallet e Shqiperise nuk do te mbarojne as me pranimin ne BE, por ajo qe ata intelktualet dine qe ti nuk e di, eshte se pas hyrjes ne BE, politika shqiptare nuk do te jete me nje politike kapricoze qe ben sic i do qejfi, por do t'iu pergjigjet jo vetem elektoratit shqiptar, por edhe institucioneve evropiane. Pra do te rritet presioni mbi politiken dhe qeverine shqiptare qe t'iu japi zgjidhje problemeve te vendit. Dhe gjithe lajkat e opozites per mos votimin e ligjeve, jane vetem lajka: opozita eshte kunder pranimit te Shqiperise ne BE pasi a) e shikon pranimin ne BE te Shqiperise jo si nje fitore te shqiptareve por si nje fitore te Berishes e koalicionit te tij, pra e shikon me syze politike b) pranimi i Shqiperise ne BE i jep fund njehere e pergjithmone asaj Shqiperise tjeter te ketyre 20 vjeteve, Shqiperise kolumbiane.

    Protesta e tyre ka te beje sa me aspiraten e tyre per te pare vendin e tyre te integruar ne BE, ka te beje edhe me shkaterrimin e postoblloqeve qe nje njeri i vetem ne krye te opozites i ka vene vendit. Nuk i do qejfi Edi Rames qe te votojne socialistet ligjet e te permbushen kushtet e BE? Kush i duket vetja se eshte ky Edi Rama qe te mbaje peng aspiratat e miliona shqiptareve? Kjo eshte ajo qe po thone intelektualet e Tiranes e Shqiperise me kete proteste."

    Sa bukur shkruan ti kur ta do interesi!
    Sa me vemendje e lexoke Albon ne forum moj shoqja @mia, nuk te shpetoka gje.

    1. Albo ka qene eshte dhe do te jete skeptik mbi vete idene e nje "Europe te Bashkuar", e jo me te anetaresimit te Shqiperise ne BE. Lexo mendimet e mia ne forum ne vite ne kete forum, dhe koha i ka vertetuar si te verteta. Ne zgjedhjet e sapombajtura ne Evrope, partite e djathta dolen fitimtare, pasi vete popujt evropiane qe jane pjese e BE jane velur me idene e BE dhe duan kthim ne sovranitetin e tyre.

    2. Jo vetem sot qe Shqiperise vetem i eshte hapur drita jeshile tek semafori i rruges per ne BE, por edhe ne diten qe Shqiperia te hyje ne BE, Albo nuk do te festoje, pasi e ka te qarte qellimin e ekzistences se BE dhe cfare pasoja negative ajo do te kete mbi gjithe popujt e Evropes, ne menyre te vecante popujt e vegjel.

    3. Une nuk kam qene e nuk do te jem ndonjehere dakord me Berishen apo me cdo politikan shqiptar, qe e shikon anetaresimin ne BE si nje "arritje historike" apo "fundin e historise se ketij populli". Ne syte e mi, ideja e BE eshte vetem impotenca e politikes shqiptare per te ndertuar nje shoqeri demokratike dhe nje shtet te se drejtes. Edhe pas hyrjes ne BE, shqiptaret do te kene te njejten klase politike, te njejtat probleme, ajo qe do te ndryshoje eshte qe shteti shqiptar do te kete me pak liri veprimi per tu dhene zgjidhje ketyre probleme. Per cdo gje, do ngrene telefonin ti marrin leje Brukselit.

    4. Arsyeja perse shqiptaret festojne vendime te tilla eshte se vuajne nga nje psikoze inferioriteti karshi vetvetes, fqinjeve dhe botes. Dhe lajme te tilla, jane si puna e atij komplimentit qe degjon ajo vajza e re qe vuan nga pasiguria: oh sa m'u be qejfi qe dikush me tha qe jam e bukur! Edhe pse pasqyra me te cilen perballem cdo dite, e fsheh kete bukurine time. Kurse ai bandilli qe i leshon keto komplimenta (BE) kerkon te genjeje e mashtroje vajzen e pafajshme. Per te, ishte nje fjale goje, nuk i kushtoi gje.

    5. Shqiptaret e thjeshte presin nga BE "cekun e bardhe" qe paguan per zgjidhjen e gjithe problemeve te tyre. Kurse intelektualet shqiptare, e shohin anetaresimin e Shqiperise ne BE si nje droge te negojshme qe t'i beje te ndihen mire ne raport me fqinjet e boten. Shqiptaret e thjeshte do te ngelen me gisht ne goje e do te sulmojne e percmojne klasen politike, mediat dhe inteligjencen e atij vendi, qe e anetaresuan Shqiperine ne BE dhe krijuan mirazhin e BE ne syte e shqiptareve, pa debat e analizuar pasojat e nje vendimi te tille. Hidhi nje sy Greqise e Italise, dy fqinjeve tane, si jane katandisur ne BE.

    Po ju mos u shqetesoni, Edi Rama eshte rilindas, dhe do ta rilindi Shqiperine e do ta beje evropiane. Edhe po deshtoi BE-ja per ne shqiptaret, Edi Rama nuk do t'iu lere pa gje, do ta ndryshoje imazhin e vendit, ashtu sic di nje piktor e artist: duke lyer me boje fasada pallatesh dhe duke rikonstruktura kryeministri.

    Albo
    Ndryshuar për herë të fundit nga Albo : 25-06-2014 më 16:36

Faqja 13 prej 14 FillimFillim ... 311121314 FunditFundit

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund të hapni tema të reja.
  • Ju nuk mund të postoni në tema.
  • Ju nuk mund të bashkëngjitni skedarë.
  • Ju nuk mund të ndryshoni postimet tuaja.
  •