Në rrymën e çuditshme të ngjarjeve që rrjedhin në historinë e Shqqipërië, ka dalë një Nikolla Marku i cili me marrëzinë e tij që duhet mjekuar kërkon dhe ashtu i kurdisur nga klanet anti-ortodokse shqiptare vazhdon të lehë pa pushim edhe madje në kohën kur Shqipëria është në pragun e integrimit europian në të cilën një rol të rëndësishëm nduhmues ka dhënë jo pak K.O.ASH., dhe vetë Kryepeshkopi Anastas i cili është përpjekur gjithë këto vite të rindërtojë dhe të ringjallë e të stabilizojë jo vetëm komunitetin orthodox të shkatërruar plotësisht nga diktatura e proletariatit pas shkurtit të vitit 1967.
Shpfjet dhe zullumet e këtij pseudo prifti nuk kanë të sosur dhe pikërisht këto ditë në internet ka botuar turli rroj marëzish për K.O.A.SH. dhe Kryepeshkopin e sajvetëm e vetëm që të dalë në TV dhe Media si një prift që do të imitojë Nolin, por më tepër si njeri i pa ekuilibruar e që mendon përfitimet që do të rrjedhin nga këto fantazira.
Të matesh me Hijen e Mengjezit është vështire o Nikolla Marku që veten e quan at. Por për të marrë fjalën e nderuar At- duhet të lodhesh e të punosh e jot ë shifësh e të intrigosh, duhet që të vesosh tek Zoti e të mos vjedhesh, dhe paratë duhet ti investosh për të forcuar bashkësinë.
Po pse Nikolla Marku ka marrë përsipër rolin e zjarrvënësit të komunitetit orthodox me pretekstin e luftës kundër Kryepeshkopit të nderuar Fortlumturisë së tij Anastas meqënëese është me shtetësi greke?
Shkaqet kryesisht sipas shkrimeve të tij të bëra nga disa kalemxhinj të mediave shqiptare të cilat e kanë më të lehtë të gjejnë një armik imagjinar se sat ë ndjekin lajmin, të ndjekin dhe të investigojnë problematikat e rënda të shoqpërise dhe politikës shqiptare e cila këto 22 vitet e fundit është luhatur dhe ka shkaktuar shumë destabilitet social-politik pikërisht se është mbështetur tek militantët, tek amatorët, tek sherrxhinjtë, dhe tek ata njerëz që nuk mund të ndjekin dhe të përfundojnë me sukses rrugën e hierarkisë profesionale.
Argumentat pse ai i sulet herë pas here K.O.A.SH., dhe Kryepeshkopit Anastas janë:
-nuk ka të ardhura të duhura e për pasoje fillon e bërtet duke sharë mbarë e prapë të gjithë por me tepër atë që sipas halucinacioneve të tij - i ka bërë dëm Kisha Orthodokse Autoqefale Shqiptare dhe Kryepeshkopi, që e kanë ngleur në shkollën fetare.
-Nxitja që i kanë bërë qarqe politike shqiptare të cilat ndonëse shkonin i puthnin dorën Fortlumturisë së tij Anastas gjatë Festave dhe e uronin `me gjithë zemër`, në prapaskenë nxorën një prototip kundërshtarpër ta pasur si vegël njëlloj siç i përdorte Enver Hoxha klerikët servilë, në atë kohë i cili mban mjekër, pa shkollë, që di vetëm gjysmë për gjysmë maqedonçe, përvec shqipes që e njeh mirë përsa i përket ofezave,
-Nxitja që i bën faktori politik i jashtëm fqinj dhe ai jo i krishterë kundër Orthodksisë shqiptare me pretekstin dhe fobitë bajate se Greqia do të marrë Eipirin e Veriut, shpifje të cilat kanë rënë për shkak se integrimi europian ka kohë që e ka bërë Shqipërinë pa armiq. Lbi anti orthodox nuk e sheh sit ë rezikshme frazën e thënë nga kryeministri Erdogan s …Kosova është Turqi dhe Turqia është Kosovë,.. nuk e sheh sit ë rrezikshme sharjet që ky Kryeministër i një vëndi mik kundër Heroit tonë kombëtar Gergj Kastriotit- Skënderbeut, dhe mos reagimin e politikës shqiptare, por nëpërmjet Nikolla Markut dhe nxitësit e tij mediat shqiptare që e marrin në intervistë gjejnë një zhurmues tjetër për të fshehur rrezikun e vërtetë të Shqiptarëve por gjejnë një armik imagjinar me të cilin përpiqen të justifikojnë rrogën e tyre dhe të plotësojnë tekat e pronarëve të tyre: fshehjen e lobit anti-orthodoks, dhe gjetjen e `armikut` të Shqipërisë, - Fortlumturinë e Tij Kryepeshkopin Anastas dhe K.O.A.SH., të cilin e sulmojnë nëpërmjet Nikolla Markut shërbëtorit të shumë zotërinjve.
- Duke mos patur armiq, këta pinjollë të PPSH duan pa tjetër një armik në terrenin ku Shqipëria praktikisht nuk ka kufij ose ja mbrojnë kufijtë fqinjtë. Në këtë pikë na del trimi Nikolla Marku dhe tregon armikun shqiptarëve- Orthodoksinë në të cilën në mënyrë halucinante jeton dhe vetë por jo si drejtues.
Më vjen keq që Nikolla Marku genjen popullin dhe ata qe e lexojne njëlloj sikur ata që lujnë domino kthejnë kokën kur ndonjë i dehur aty afër fillon e bërtet përçart..
- Duke harruar se cili është dhe duke u besuar marrëzive që thotë vetë, Harron qe hyri ne provim per tu bere prift dhe ngeli.
- Harroi qe kapen duke vjedhur dhe e larguan pasi e qortuan Klerikët orthodoksë, por nuk muarën ndonjë masë tjetër.
- Harroi qe disa vite më parë shkoi dhe i u lut priftit të kishes Uniateve ne Elbasan,të cilit Nikolla Marku i tha: `më fut dhe mua në grigjën e uniatëve sepse djepin ekrishtit e ke bosh`. Prifti i krishterë i uniateve i tha: `më mirë djepin e Krishtit e le bosh se sat ë fut ty në Kishën time`. Pastaj e deboi nga kisha.
- Nikolla Marku,harroi që mori nje certifikate ne Kisha Maqedonase nga Kisha e Ohrit e cila nuk njihet nga Patriarkana e Stambollit, dhe uzurpoi nje kishe ne Elbasan brënda Kalasëme pretekstin se jep klerik i ligjshëm.
-Nikolla Marku, vazhdon të shpifë kundër (me urdhër nga lart) Kryepeshkopit Anastas sepse eshte grek, por se eshte 1000 here me i mire se ty dhe ata që të ndihmojnë, e shajne pa te drejte, sepse eshte nje nga njerezit me eruditë qe ka patur ndonjëherë Kisha Orthodoksee Shqipërisë, madje dhe kishat botërore e kanë zili dhe e nderojnë ashtu sikusrse e nderuar më 1 qershor ditën e Shqnjtërimit të Kishës Katedrale në Tiranë `Ngjallja e Kirshit` Tiranë, por edhe se ka forcuar KOASH; te tera fondet i ka derdhur ne Shqiperi -gje qe asnje shqiptar si puna e këtyre jerëzve nuk do ta benin, por sigursiht do ti rrëmbenin pa një pa dy Dhe pa i brere ndergjegja.
-Nikolla Marku, harron se Kisha Maqedonase nuk është autoqefale por varet nga irineu i Serbise, pra Nikolla Marku zyrtarisht është nje prift serb (nëse Kisha serbe e ka pranuar shugurimin e tij sip rift në kishën maqedonase) , e në këtë mënyrë e vërteta nuk mund të fshihet. Pra një prift serbo-maqedonas i pa ligjshëm dhe i pa pranuar as nga K.O.A.SH., as NGA Kisha Serbe zyrtarisht, dhe as nga Parikana e Stambollit.
ii
Të shikojmë krahasimin e me dy Hierarkët kishtarë më të mëdhenj të Kishës Autoqefale Orthodokse të Shqipërisë Peshkopin Fan Stilian Noli dhe Kryepeshkopi Anastas. Le të shihom dy pirfterinjë më të shquar të 102 viteve të Pavarësisë, dhe të shohim vlerat e tyre në raport me Nikolla Markun i cili pretendon një fron në të cilën nuk mund të rrijë dot.
Por për fat të keq pseudo prifti jo vetëm që nuk puqet kurrkund me Peshkopin e famshëm, dhe poliglotin Noli, i cili e bëri Krishtin të flasë shqip, por as me erudicionin e tij të jashtzakonshem dhe përkthimet e tij brilante, me politikën e tijnëpërmjet të cilës Shqipëria u njoh nga Lidhja e Kombeve dhe me luftën politike së bashku me patriot të tjerë shqiptarë intelektualë të famshëm njohu dhe ruajti kufijtë e Shqipërisë , kufij që kemi dhe sot.
Në korrik 1913 Fan Noli shkoi për herë të parë në Shqipëri ku mbajti shërbesën e parë kishtare ortodokse në gjuhën shqipe në vend më 10 mars 1914, në prani të princit Vilhelm zu Vid, i cili kishte mbërritur në Durrës vetëm tri ditë më parë me një anije austro-hungareze. Në gusht 1914 Noli qëndroi për një farë kohe në Vienë, por me afrimin e reve të zeza të luftës, u kthye në Shtetet e Bashkuara në maj 1915. Nga 21 dhjetori 1915 deri më 6 korrik 1916, u bë përsëri kryeredaktor i “Diellit” të Bostonit, tashmë gazetë e përditshme. Në korrik 1917 u bë edhe një herë kryetar i Federatës Vatra. Në shtator të vitit 1918 Noli themeloi të përmuajshmen në anglishte The Adriatic Revieë (Revista e Adriatikut), që financohej nga Federata për të përhapur informacion për Shqipërinë dhe për kauzën e saj. Gjashtë muajt e parë revista u botua nga Noli, ndërsa më 1919, këtë detyrë e mori në dorë Kostandin Çekrezi.
Me zgjedhjet e mbajtura më 5 prill 1921 zgjidhet deputet i Kolonisë së Amerikës në legjislaturën e dytë (21 prill 1921 - 30 shtator 1923). Shërbeu si ministër i Jashtëm në qeverinë e Xhaferr Ypit, pas pak dha dorëheqjen. Kryetar i Partisë Popullore, e majta e asaj kohe, kundrejt Partisë Përparimtare. Përkrah Luigj Gurakuqit dhe Stavro Vinjaut është ndër oratorët më shpotitës të foltores parlamentare. Më 21 nëntor 1923, u shugurua peshkop i Korçës dhe mitropolit i Durrësit në Durrës. Më 27 dhjetor 1923 zgjidhet deputet i Korçës.[5]
Vepra e parë e Nolit qe drama me tre-akte israilitë dhe Filistinë, e botuar në Boston 1907. Kjo dramë e shkruar qyshë më 1902, bazuar në historinë e Samsonit dhe Delajlas në Dhjatën e Vjetër. Duke ndjerë nevojën e besimtarëve për të mbajtur meshë në shqip, përkthen ritualet dhe liturgjinë ortodokse në dy vëllime Librë e shërbesave të shënta të kishës orthodoxe, Boston 1909, dhe Libre é te krémtevé te medha te kishes ortodokse, Boston 1911. Përkthime që ai i çmonte si arritjet më të mëdha të tij. Më 1921 doli vepra e tij madhështore në prozë "Historia e Skënderbeut (Gjerq Kastriotit), mbretit të Shqipërisë 1412-1468", Boston. Në Shqipëri erdhi sërish në fillim të viteve '20. Më 1947 botoi përpunimin që i bëri George Castrioti Scanderbeg (1405-1468), Neë York 1947; që do i shërbente si temë diplome në Universitetin e Bostonit. Tjetër vepër e tij n'anglisht “Bethoveni dhe Revolucioni francez” (Beethoven and the French revolution) në 117 faqe e botuar në Neë York 1947 pasqyronte figurat e mëdha të historisë (Jul Çezari, Jezusi, Skënderbeu dhe Napoleon Bonaparte). Vëllimi me vjersha Albumi u botua më 1948. Brenda viteve 1961-1963 botoi dy vjershat e fundit origjinale dhe disa shqipërime vjershash të poetëve të njohur.
Kontributi më i gjerë i Nolit qe në fakt ai i stilistit, siç shihet ndë përkthimet e tij. Bashkë me Faik Konicën mund të vlerësohet si ndër stilistët më të mëdhenj të dialektit Toskë. Afria që kishte me gjuhët e huaja, greqishten, anglishten dhe frëngjishten e aftësoi ta bënte shqipen në një gjuhë të stërholluar dhe elegante,[3] ndonëse pak folklorike.[4] Noli përktheu mjaft autor amerikanë dhe europianë të shek. XIX, duke vënë në punë veshin muzikor, mundi të pasqyronte stilin dhe ngjyrat e ritmit të origjinalit.
“me të (Fan Noli) janë lidhur emnat më të bukur e më të mallëngjyer të shkrimtarëve t’onë të kaluar. Çdo alfabet pati një serë të gjatë asi shkrimtarësh, po mbi të gjithë vetëm katër shkëlqejnë si yje të pa shoqë, Naimi, Fishta, Konica e Noli” Në albume të përkryer me fotografi pa retush, krahas figurave të shquara të kombit, ndrinte dhe portreti i hijshëm i Fan S. Nolit. Po atë vit Faik Konica do të thoshte: ”At Noli do të mbetet në historinë e Shqipërisë si burri që arriu i pari me hir të vullnetit dhe hollësisë së tij, të flasi gjuhën shqip në meshë. Dita që meshoi për të parën herë, është ogur i bardhë n’udhë të përparimit t’onë. Dhe as e harrojmë, as mund të lëmë të tjerët të harrojnë.”[6]
Ndonëse vetë nuk shkruajti shumë në lëmë të letërsisë, ngelet një letrar i madh.
ii
Po ashtu nuk mund të krahasaohet kurkund me Kryepeshkopin Anastas për të cilin jam shprehur edhe në shkrimet e mëparshme se : Kryepeshkopi Anastas e ringjalli Kishën Orthodokse Autoqefale të Shqipërisë dhe nëse Noli e bëri Krishtin dhe kishën në Shqipëri të flasë shqip-Kryepeshkopi Anastas e ringjalli këtë kishë të vdekur e të mbaruar nga rregjimi komunist.
Kryepeshkopi Anastas është një nga personat më të njohur jo vetëm në botën orthodkse kombëtare si Kryepeshkop i Tiranës, Durrësit , Elbasanit dhe i gjithë Shqipërisë, por njihet shumë mirë në Ballkan dhe në Europë dhe Botë dhe ka shumë tituj dhe dekorata shkencore ndërkombëtare ndër të cilat mund të themi që është bashk drejtues i Kishave të Botës dhe ka plot dekorata si me poshte.
Një nga ato më të spikaturat është `Qytetar Nderi i Tiranës` dhe i disa qyteteve shqiptare.
Me veprimtarinë dhe praninë e saj, Kishëa Orthodhokse Autoqefale e Shqipërisë, ka treguar se është një faktor serioz shpirtëror, kulturor dhe social në Shqipëri si edhe i bashkëjetesës fetare në vend. Me veprën e saj të gjerë ndërtuese, arsimore, dhe në fushën e shëndetësisë punësoi miijëra njerëz në nevojë duke fuqizuar kështu ndjeshëm ekonominë e vendit.
Me Kryqin e Shenjtë të Apostullit dhe Ungjillorit Mark të Klasit të Parë, i Patriarkanës së Aleksandrisë (1985), me kryqin e shën Katerinës të Malit Sina (Egjipt)(1985), me atë të shën Kirillit dhe Metodit të Kishës Ortodokse të Çekosllovakisë (1986); me Medaljen e Argjendtë të Akademisë së Athinës “si promotor dhe pionier i veprës dhe punës misionare” (1987), me Medaljen e Artë me Dafinën e Kryqit të Kuq të Greqisë (1994); me Kryqin e Madh të Urdhrit të Nderit të Republikës Greke (1997); me Medaljen e Princit të madh Vladimirit (Klasi i Parë) të Kishës Ruse; me Medaljen e Apostull Andreas të Patriarkanës Ekumenike (Konstandinopojë/Stamboll) (1999); me Kryqin e Madh të Urdhrit të Kryqtarëve Ortodoksë të Varrit të Shenjtë (Jerusalem)(2000); me Çmimin e Suksesit të Këshillit të Grekëve në diasporë (2000). Ai është nderuar gjithashtu: me Çmimin Athenagora për të drejtat e njeriut 2001 (Neë York); me “Pro humanitare” të institutit Evropian Kulturor Pro Europe (Freiburg) (2001); me Kryqin e Madh të Urdhrit të Shën Pavlit të Kishës së Greqisë (2001); me Medaljen e Nderit dhe të Punës për mirëqenien e përgjithshme të qytetit të Athinës (2001); me Çelësin e Artë të qytetit të Selanikut (2002), dhe të Lamisë (2002); Qytetar Nderi i Tiranës (2005) dhe i Korçës (2007); me Çmimin humanitar polak “Eçe Homo” (2003); me Medaljen nga Presidenti i Republikës Rumune (2003); me Medaljen e Artë të Klasit të Parë, të Bashkisë së Pireut (2005); me Çmimin “për veprimtari të jashtëzakonshme në forcimin e Unitetit të Kombeve të Krishtera Ortodokse” (Moskë 2006); me Medaljen e Jarosllavit të Urtë të Republikës së Ukrainës (2008); me Medaljen e Madhe të Artë të Apostull Varnavës të Kishës së Qipros (2008); me Kryqin e Madh të Apostull Markut të Patriarkanës së Aleksandrisë dhe gjithë Afrikës (2009).
Sekretar i Përgjithshëm i “Komitetit Ekzekutiv për Misione të Jashtme” (1958-1961), dhe zëvendëspresident i Orga-nizatës Ndërkombëtare të Rinisë Ortodokse “Syndesmos” (1964-1977). Anëtar i “Komitetit Ndërkombëtar për Studime Misionare” i Këshillit Botëror të Kishave (1963-1969). Sekretar për “Kërkimin misionar dhe Marrëdhëniet me Kishën Ortodokse”, të Sekretariatit të Përgjithshëm të Këshillit Botëror të Kishave (1969-1971). Anëtar i shumë komiteteve shkencore ndërkombëtare si: “Deutsche Gesellschaft fur Missionsëissenschaft”; i “International Society of Missionary Research”; i Komisionit të Këshillit Botëror të Kishave për Dialog me Kishat e tjera dhe ideologjitë (1975-1983); i Komisionit Miks të “Konferencës së Kishave Evropiane” dhe “i Këshillit të Konferencës ipeshkvnore Romano - katolike”, i “Islamit në Evropë” (1989-1991); i Komitetit Ndërkombëtar të “Konferencës Botërore mbi Fenë dhe Paqen” (1985-1994). Nga viti 1959 e në vazhdim, ka marrë pjesë në një numër të madh konferencash ndërkombëtare, ndërortodokse, ndër të krishtera dhe ndërfetare, në Ansamble Botërore (disa herë si folës kryesor), duke përfaqësuar Kishën, ose Universitetin apo organizatat ndërkombëtare. Ai ka ofruar leksione në shumë qendra universitare në lidhje me dëshminë e krishterë, dialogun ndërfetar dhe solidaritetin ndërkombëtar dhe paqen. Është anëtar Nderi i Curatoriumit të institutit Romano-Katolik “Pro Oriente” Vjenë (qysh prej vitit 1989 e në vazhdim). President-Moderator i Komisionit për Misionin Botëror dhe Ungjillëzimin e Këshillit Botëror të Kishave (1984-1991). Anëtar i Komitetit Qendror të Këshillit Botëror të Kishave (1998-2006). Anëtar i Këshillit Evropian të Liderëve Fetarë “Fetë për Paqen” (2001 e në vazhdim). Zëvendëspresident i Konferencës së Kishave Evropiane (2003-2009). President i Këshillit Botëror të Kishave (2006-). President Nderi i Konferencës Botërore të Feve për Paqen (2006-).
Ka qenë anëtar: i Këshillit të Shkollës së Lartë të Puno-njësve Socialë (1977-84); i Komitetit të Lartë Zyrtar për Kishën e Greqisë (1977-85); i Komitetit të Edukimit Kishtar të Ministrisë së Edukimit Kombëtar dhe Feve (1977-1982); i Komisionit për Mbrojtjen e Trashëgimisë Kulturore të Qipros (1985-91), i Komisionit të Bursave të Fondacionit “Aleksandër Onasis” (1978-94); i Fondacionit “Aleksandër Onasis” (1994-2005). Anëtar i Shoqërisë Filekpedheftiki (1994 e në vazhdim.
Lehrbeauftragte, për mësimin e greqishtes së re dhe të filologjisë- Universiteti i Marburgut, Gjermani (1966-1969). Profesor i Asociuar i Historisë së Feve (1972-1976). Profesor i Historisë së Feve në Universitetin Kombëtar të Athinës (1976-1996). Prof. Emeritus (1996 e në vazhdim). Në të njëjtin Universitet: Drejtor i Departamentit të Shkencës së Feve (1983-1986). Dekan i Fakultetit Theologjik dhe anëtar i Senatit (1983-1986). Anëtar i Komitetit të Kërkimit të Universitetit të Athinës (1986-1990). Ai ka organizuar dhe drejtuar “Qendrën e Studimeve
Misionare” në Universitetin e Athinës (1971-1976) dhe “Qendrën inter-ortodokse të Athinës” të Kishës së Greqisë (1971-1975). Ka qenë anëtar i Këshillit të Qendrës së Studimeve Mesdhetare dhe Arabe (1978-1982).
Doktor Nderi i Theologjisë: i Fakultetit Theologjik “Kryqi i Nderuar”, Bruklin Ma. USA (1989), i Fakultetit Theologjik të Universitetit “Aristoteli” të Selanikut (1995) dhe i Fakultetit Ortodoks të Shën Vladimirit (2003); i Fakultetit Theologjik të Universitetit të Krajovës (2006); Anëtar nderi i Akademisë Theologjike të Moskës (1998). Diploma D. Staniloae e Universitetit të Bukureshtit (vlerësimi më i lartë i këtij Universiteti) (2003). Doktor Nderi i Fakultetit Theologjik të Universitetit Pontifikal të italisë së Jugut (2009). Doktor Nderi i Fakultetit Theologjik të Universitetit të Gjeorgjisë (2010).
Doktor Nderi i Filozofisë: i Departamentit të Historisë dhe Arkeologjisë të Fakultetit Filozofik të Universitetit të Janinës (1996); i Universitetit Agrokultural të Athinës (1996); i Departamentit të Shkencave Politike dhe Admi-nistrimit Publik të Ligjit, i Ekonomisë dhe i Shkencave Politike dhe i gjithë Departamenteve të Fakultetit Filozofik të Universitetit Kombëtar Kapodistrian të Athinës (1998); i Departamentit të Studimeve Ndërkombëtare dhe Evropiane të Universitetit të Pireut (2001); i Departamentit të Filologjisë të Universitetit të Kretës (2002); i Departamentit të Fizikës, Mjekësisë, Edukimit primar dhe inxhinierisë së Ndërtimit të Universitetit të Patras (2002); Doktor i Letrave Humane i Universitetit të Bostonit (2004); i Historisë së Departamentit të Universitetit Jonian, Korfuz (2007); i Universitetit të Korçës (2008); i Departamenteve të Historisë dhe të Etnologjisë, si edhe të Gjuhëve dhe Kulturës të Universitetit “Demokriti” të Thrakës (2009). Partner i Akademisë Ortodokse të Kretës (2001). Anëtar Korrespondent i Akademisë së Athinës (1993-2005). Nga viti 2005 e në vazhdim Anëtar Nderi i Akademisë së Athinës.
Përveç greqishtes së re dhe të vjetër zotëron gjuhët e huaja anglisht, frëngjisht, gjermanisht. Njeh gjithashtu për përdorim latinishten, italishten, spanjishten, shqipen, rusishten, suahilin.
Pyetja e funditqë i bëj Nikolla Markut: atëhere çfarë kërkon përballë këtyre dy njerzve të mëdhenj e të famshëm që kanë nderuar Shqipërinë brënda dhe jashtë vendit ?
Në se je realist pendohu për shpifjet që ke bërë dhe lëre Shqipërinë të integrohet, K.O.ASH. të forcohet, dhe bashkëpunimin fetar dhe tolerancën fetarë të prosperojë.
Krijoni Kontakt