Xhihadistët e ISIS me sëmundje seksualisht të transmetueshme, 30 për qind e tyre me HIV
Dr. Baran Yillmaz, specialist në spitalin turk, “Medical Park” të qytetit Gaziantep, ka konfirmuar se kanë identifikuar shumë raste të sëmundjeve seksualisht transmisive, tek anëtarët e organizatës terroriste, të cilët po kontrollohen në spitalet turke afër kufirit me Sirinë.
Sipas raportit të Dr.Yillmazit, të cilin ia ka paraqitur administratës së spitalit; në katër ditët e fundit janë diagnostikuar raste që tregojnë se 70 për qind të xhihadistëve të cilët kanë luftuar në luftën xhihadiste në Siri dhe në Irakun verior janë të infektuar me sëmundje seksualisht transmisive.
Sipas këtij raporti, kjo ka ardhur si pasojë e marrëdhënieve të pambrojtura.
Sipas këtyre testimeve mjekësore që janë bërë, rreth 30 për qind të luftëtarëve të xhihadit janë të infektuar më HIV.
Dr.Yillmaz ka kërkuar nga administrata e spitalit që këta persona të vendosen në karantinë dhe të mos pranohen më në spital të lënduarit nga radhët e tyre, për shkak të frikës se mund të shkaktojnë epidemi.
Krijoni Kontakt