Close
Duke shfaqur rezultatin -9 deri 0 prej 3
  1. #1
    i/e regjistruar
    Anëtarësuar
    17-04-2002
    Postime
    180

    Bloomberg View: Ndihmojeni Shqipërinë, legalizoni hashashin

    Bloomberg View: Ndihmojeni Shqipërinë, legalizoni hashashin



    Në përpjekje për t’u anëtarësuar në Bashkimin Europian, Shqipëria po përpiqet që të shkatërrojë një pjesë të madhe të ekonomisë së saj: rreth 800 oficerë policie janë dërguar për të djegur plantacionet me marijuanë në fshatin e Lazaratit, që mendohet se prodhon rreth 900 ton kanabis në një vit. Qeveria socialiste e kryeministrit Edi Rama mesa duket shpreson se shkatërrimi i hashashit do ta ndihmojë të fitojë mbi zyrtarët e BE, që kanë shprehur shqetësim për një sërë çështjesh në vendin thellësisht të korruptuar, me paligjshmëri dhe me shumicë myslimane.

    Një çështje është zakoni i gjakmarrjes, një fenomen të cilin zyrtarët shqiptarë nuk e përcaktojnë dot me numra, edhe pse ka dëmtuar reputacionin e vendit.

    Një tjetër mosmarrëveshje është ajo mes Shqipërisë dhe kompanise çeke të energjisë, CEZ, një investitor në sistemin e shpërndarjes. Më pas është trafiku: Shqipëria është jo vetëm një vend që rrit drogë, por edhe një qendër tranziti për drogën nga Afrika e Lindja e Mesme, që më pas shkon në Greqi, Itali dhe vendet e tjera europiane.

    Edhe pse zyrtarët shqiptarë kanë premtuar se do e rregullojnë këtë, ata janë fokusuar në një temë: Europa duhet ta pranojë Shqipërinë për të dërguar një sinjal pozitiv në Ballkan. “Ne jemi larg të qenit engjëll, por çdokush ka bërë një zgjidhje të qartë, të bëjë paqe për hir të perspektivës europiane,” tha Rama në një fjalim së fundmi.

    Ky ka qenë një argument bindës për europianët, që duket se do i japin vendit statusin e kandidatit javën që vjen, një besueshmëri e madhe për Ramën dhe vendin e tij, por nisur nga eksperienca me Turqinë, kjo nuk do thotë se vendi do afrohet më shumë me BE-në. Nuk ka rëndësi çfarë thonë burokratët europianë, Shqipëria është në gjendje shumë më të keqe ekonomike dhe sa i përket zbatimit të ligjit sesa Bullgaria, anëtari më i varfër i BE.

    Nëse Shqipëria mund të pranohet si vend kandidat, pse jo edhe Ukraina? Pavarësisht konfliktit të armatosur në lindje, aty nuk është një strehë për trafikun e drogës dhe për tradita të përgjakshme mesjetare. Investitorët e huaj janë më të mirëpritur nën drejtimin e presidentit pro- biznes Petro Poroshenko se në çdo vend tjetër europiano- lindor. BE nuk do guxojë ta ndërmarrë këtë lëvizje, pasi i druhet se provokon Rusinë. Për të shmangur standardet e dyfishta, Brukseli duhet të konsiderojë legalizimin e marijuanës në BE. Më pas Shqipëria, me industrinë e mirëorganizuar të kanabisit, mund të mirëpritet në union si një vend me një specializim të ligjshëm dhe të nderuar.

    Me çmimet që shitet në Kolorado, që së fundmi ka legalizuar marijuanën, të ardhurat e përvitshme nga Lazarati do ishin rreth 7.6 miliardë dollarë, thuajse sa një e treta e PBB të Shqipërisë. Legalizimi i kanabisit në Kolorado ka sjellë 7.4 miliardë dolarë në taksa në tre muajt e parë dhe nuk ka sjellë rritje të krimit.

    Nëse Europa do që anëtarët në perspektivë të plotësojnë standardet e saj ekonomike, duhet t’i lejojë që të bëjnë atë që bëjnë më mirë.

    Bloomberg View/Balkanweb

  2. #2
    Shpirt Shqiptari Maska e Albo
    Anëtarësuar
    16-04-2002
    Vendndodhja
    Philadelphia
    Postime
    33,379
    Postimet në Bllog
    22

    Për: Bloomberg View: Ndihmojeni Shqipërinë, legalizoni hashashin

    Bloomberg nuk i behet vone per Shqiperine apo per pasojat sociale negative qe nje akt i tille do te sillte ne mbare shoqerine. Bloombergut i behet vone qe ato dhjetra miliarda dollare qe sot kontrollohen nga baronet e droges, te mund te shkojne ne duart e biznesit te madh ne bote, interesat e te cilit Bloomberg perfaqeson. Ashtu sic prodhojne veze, mish per konsum te gjere, te prodhojne edhe hashash. Dhe plantacionet e hashashit ne Shqiperi, te kthehen ne plantacione hashashi per korporatat e medha te kesaj bote, interesat e te cilave Bloomberg perfaqeson.

    Prandaj mos e hani sapunin per djathe.

    Albo

  3. #3
    i/e regjistruar Maska e Gentian_gr
    Anëtarësuar
    30-08-2007
    Postime
    2,520

    Për: Bloomberg View: Ndihmojeni Shqipërinë, legalizoni hashashin

    Citim Postuar më parë nga Albo Lexo Postimin
    Bloomberg nuk i behet vone per Shqiperine apo per pasojat sociale negative qe nje akt i tille do te sillte ne mbare shoqerine. Bloombergut i behet vone qe ato dhjetra miliarda dollare qe sot kontrollohen nga baronet e droges, te mund te shkojne ne duart e biznesit te madh ne bote, interesat e te cilit Bloomberg perfaqeson. Ashtu sic prodhojne veze, mish per konsum te gjere, te prodhojne edhe hashash. Dhe plantacionet e hashashit ne Shqiperi, te kthehen ne plantacione hashashi per korporatat e medha te kesaj bote, interesat e te cilave Bloomberg perfaqeson.

    Prandaj mos e hani sapunin per djathe.

    Albo
    Rri i qete ti,edhe mos u merakos shume.
    Te jemi mirenjohes per kontributin tend me sugjerimet tua.

    Mos lente zoti njeri pa miq,e populli im mirenjohes per miqesine qe i ofroni.

    Kalo mire andeja ,,,,,,.

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund të hapni tema të reja.
  • Ju nuk mund të postoni në tema.
  • Ju nuk mund të bashkëngjitni skedarë.
  • Ju nuk mund të ndryshoni postimet tuaja.
  •