Diabeti i Tipit 1
Trupi jone ka nevoje per lende djegese per te kryer funksionet e duhura. Glukoza ( sheqeri) eshte lenda djegese qe perdorin qelizat tona per te prodhuar energji. Per te perpunuar sheqerin qe merret me ushqimet e ndryshme, trupi yne prodhon insuline. Insulina eshte nje hormon i prodhuar nga qelizat beta, grumbull qelizash ne pankreas ( organ i lokalizuar ne abdomenin e siperm).

Diabeti i Tipit 1

Ne diabetin e tipit te pare, qelizat beta te pankreasit nuk jane te afta te prodhojne insulinen per shkak te semundjeve autoimune. Qe do te thote qe sistemi imunitar i organizmit krijon autoantitrupa qe sulmojne dhe shkaterrojne qelizat beta te pankreasit. Diabeti i tipit te dyte vjen si rezultat i paaftesise se trupit per te perdorur ne menyre te duhur insulinen e prodhuar nga pankreasi, dhe ndeshet tek te rriturit dhe femijet qe jane mbipeshe. Diabeti i tipit te pare mund te quhet ndryshe edhe diabeti juvenil, per shkak se zakonisht fillon qe ne femijeri. Ky tip i diabetit eshte semundje serioze e cila nuk mund te kurohet, por mund te mjekohet dhe kontrollohet.

KARAKTERISTIKAT E DIABETIT TE TIPIT TE PARE TE PATRAJTUAR

• Etje
• Urinim i shpeshte
• Humbje peshe
• Rritje e dobet ne femijeri
• Nivel i larte i glukozes ne gjak

KOMPLIKACIONET E DIABETIT TE TIPIT TE PARE

• Ketoacidoze diabetike—nje gjendje mjekesore jete-kercenuese, e njohur ndryshe si koma diabetike shkaktohet nga nevoja trupore per perdorimit te yndyrnave ne vend te sheqerin per te prodhuar energji.
• Insuficience renale
• Retinopati diabetike—demtim i retines se syrit
• Gastropareze—stomaku nuk boshatiset siē duhet, duke lejuar qe te grumbullohet ushqim pjeserisht i tretur
• Neuropati diabetike—humbja e ndjesise dhe kontrollit nervor te funksioneve te trupit
• Rritje e rasteve te infeksioneve
• Qarkullim i varfer, veēanerisht ne gjymtyret e poshtme
• Semundjet koronare

MENAXHIMI I DIABETIT TE TIPIT TE PARE

• Injeksione insuline—medikamentet orale nuk japin efekt
• Diete
• Ushtrime
• Kontrollet e shpeshta te nivelit te glukozes ne gjak
• Menaxhimi i problemeve te tjera mjekesore duke perfshire presionin e larte te gjakut dhe semundjet koronare
• Screening per njohjen e hershme te komplikacioneve te diabetit
• Dialize e veshkave dhe trapiant per rastet e insuficiences renale
• Trapiant i pankreasit


JAMA 2003; 290: 2216

[Informacionet e paraqitura ne keto shkrime jane te pershtatshme per shumicen e rasteve por nuk mund te zevendesojne kurre nje diagnoze mjeksore dhe kurrsesi nuk duhet te jene shkas per te ndermarre nje iniciative vetjake per te filluar nje terapi ose nderhyrje . Per nje informacion me te plote mbi gjendjen tuaj shendetsore , ju keshillojme ti drejtoheni mjekut tuaj. Kete faqe mund tua jepni pacienteve tuaj per qellime informative mbi diabetin e tipit 1]


BURIMI: MjeksiaSot: http://mjekesiasot.blogspot.it/2013/...i-tipit-1.html