Close
Duke shfaqur rezultatin -9 deri 0 prej 1
  1. #1
    i/e regjistruar Maska e LOGIC
    Anëtarësuar
    22-01-2006
    Postime
    730

    Post Si ta arrijmë dashurinë e Kuranit

    Halid Abdul-Kerim Muhamed el-Lahim

    Metoda e parë: Mbështetja dhe kërkimi i ndihmës nga Allahu i Madhëruar.

    Lutja e drejtuar Allahut për furnizim me dashuri ndaj Kuranit, është një çështje madhështore. Atij që iu është përgjigjur lutja ka arritur lumturinë në ketë jetë, lumturi pas të cilës nuk do të dëshpërohet kurrë. Atë që Allahu e furnizoi me dashuri ndaj Kuranit, le ta dijë që e ka furnizuar me iman dhe ia ka lehtësuar rrugën e tij për në Xhenet. Përderisa kjo çështje qenka e kësaj rëndësie, nuk kemi lënë hapësirë për shkujdesje, ngase Allahu dhe i Dërguari i Tij –Paqja dhe Mëshira e Allahut qofshin për të- e kanë sqaruar për ne ashtu siç është më së miri këtë në katër hapa:

    - I pari: Sureja El Fatiha

    Sureja “El Fatiha” përmban në vete lutjen për udhëzim në rrugën e drejtë, e ajo është rruga e atyre të cilëve Allahu u dha mirësi. Nga begatitë më të rëndësishme të Allahut që iu dha robërve të tij është, hapja e dyerve ndaj librit të Tij fisnik dhe lehtësimi i të jetuarit në afërsi me fjalët e Tij.

    Përgjatë leximit të sures “El Fatiha”, ju jeni duke e lutur Allahun që t’iu furnizon me dashuri ndaj librit të Tij fisnik, në mënyrë që ju të arrini thellësitë e kuptimeve të tij, dhe që të shpëtoni me të në jetën e kësaj bote dhe botës tjetër.

    - I dyti: Kërkimi i mbrojtjes

    Ngase shejtani i mallkuar është përbetuar në veten e tij që t’iu zmbrapsë juve nga rruga e arritjes te Kurani fisnik, rrugë kjo e cila është rruga e drejtë e Allahut. Allahu na ka urdhëruar që të kërkojmë mbrojtjen e Tij nga shejtani i mallkuar, para çdo fillimi të leximit të Kuranit: “Kur dëshiron të lexosh Kuranin, kërko mbrojtjen e Allahut kundër djallit të mallkuar.” (16:98)

    - I treti: Të fillosh me emër të Allahut (Bismilahi)

    Bismilahi, në të vërtetë është kërkesë dhe lutje drejtuar Allahut duke e thirrur me tre emrat e Tij të bukur: Allah, Er-Rrahman (Mëshiruesi) dhe Er-Rrahim (Mëshirëbërësi); me qëllim që t’iu përkrah, ndihmojë dhe t’iu begatojë në atë që ju përballeni dhe dëshironi të realizoni.

    - I katërti: Lutja për dashuri ndaj Kuranit

    Transmeton Ibën Mes’udi –Allahu qoftë i kënaqur me të- nga i Dërguari i Allahut –Paqja dhe mëshira e Allahut qofshin për të- që ka thënë: “Nuk i thotë i robi i Allahut këto fjalë përveçse Allahu ia ka larguar brengat e tij, ia ka zëvendësuar pikëllimin e tij me gëzim dhe lumturi: “O Zoti im, unë jam robi Yt, i biri i robit Tënd dhe i robëreshës Sate, balli im është në dorën Tënde, Dispozitat Tuaja mbi mua i pranoj, i drejtë është gjykimi Yt mbi mua. Të lutem me çdo emër me të cilin e ke emëruar Veten Tënde ose që e ke zbritur në librin Tënd, apo ia ke mësuar dikujt prej krijesave Tua, apo që e ke mbajtur të fshehur në diturinë Tënde, bëje Kuranin pranverë të zemrës sime dhe dritë të gjoksit tim, shndritje për pikëllimin dhe largim për dëshpërimin.” Sahabët -Allahu qoftë i kënaqur me ta- thanë: “O i Dërguari i Allahut, a duhet që ti mësojmë këto fjalë?”
    I Dërguari i Allahut -Paqja dhe mëshira e Allahut qofshin për të- tha: “Sigurisht që po, ai që i dëgjon këto fjalë duhet ti mësojë ato.”"[1]

    Kjo lutje është nga lutjet që Allahu i përgjigjët ngase përmban në vete tri gjëra:

    1) Të afruarit tek Allahu me adhurim ndaj tij

    2) Të afruarit tek Allahu me të gjithë emrat dhe cilësitë e tij, dhe prej tyre është emri më i madh i Allahut me të cilin nëse thirret Allahu me të, I përgjigjet siç është vërtetuar në hadithin e saktë.

    3) Premtimi nga i Dërguari i Allahut -Paqja dhe mëshira e Allahut qofshin për të- që kush lutet me këtë lutje, Allahu ia largon brengat e tij dhe ia zëvendëson pikëllimin me lumturi. Atëherë, vallë çfarë po presim mbas gjithë këtij inkurajimi?

    Me të vërtetë Kurani fisnik është gjallëri dhe plot dritë, mu ashtu siç thotë Allahu i Madhëruar: “Dhe kështu, Ne të kemi dërguar ty Shpallje me urdhrin dhe vullnetin Tonë. Ti më parë nuk e ke ditur se çfarë është Libri e as ç’është besimi. Por atë (Kuranin), Ne e bëmë dritë, me anë të së cilës udhëzojmë kë të duam nga robërit Tanë. Ti, me të vërtetë, udhëzon në rrugën e drejtë.” (42:52)

    Është transmetuar në hadithe përshkrimi i disa njerëzve të cilëve Kurani nuk i tejkalon fytet apo shqiptimin e tyre, pra nuk arrin drita e Kuranit dhe gjallëria e tij deri te zemrat e tyre. Mirëpo, rruga për te zemra është e mbyllur, si rezultat Kurani iu ngec në fytet e tyre dhe nuk i hapet rruga që të arrin te zemra. Ai që lutet me këtë lutje, nënkupton që po kërkon nga Allahu që t’ia largoj këto pengesa dhe t’ia hap rrugën dritës dhe gjallërisë së Kuranit që ta arrijë zemrën e tij. Nuk i arrinë Kurani në zemër, në shpirt në veten e çdo lexuesi të Kuranit, mirëpo shumë nga ata janë të privuar.

    Le të kthehemi dhe ta kujtojmë që kërkesa e bërë në këtë lutje është madhore, mbi të cilën ngritët lumturia e përhershme e njeriut; dhe ajo është që Kurani të jetë pranverë e zemrave tuaja; që do të thotë të jetë uji i cili e ujit zemrën tuaj, e gjallëron atë dhe e forcon atë pasi që ishte e forcuar dhe e sëmurë. Gjithashtu, lutja që Kurani të jetë dritë e gjoksit tënd, çfarë mendoni, në atë gjoks kur depërton drita e Kuranit, vallë, a ka vend për mërzitje dhe sëmundje? Apo t’iu pyes, po për atë gjoks në të cilin ka depërtuar gjallëria e Kuranit, si do të jetë forca dhe stabiliteti i tij.

    Për këtë lutje jemi nevojtarë më shumë se sa për ushqim dhe pije, atij që iu është pranuar kjo lutje është sikur të ketë poseduar botën dhe tërë atë që ka brenda saj, ndërsa ai që është privuar nga kjo lutje, ka humbur gjithçka, edhe nëse ka arritur kënaqësitë dhe epshet e kësaj boteje.

    Disa nga njerëzit nuk e njohin çfarë do të thotë të këmbëngulësh në ndonjë çështje, vetëm së në punët materiale të kësaj botë, ndërsa për çështjet fetare, të rastisë të vëresh që kërkesa e tij është e ftohtë, e zbehtë, dhe kjo kur rrallë lutet.

    Çdo muslimani i përket që ta përsëris këtë lutje çdo ditë, tre, pesë apo shtatë herë... Duhet që ti hulumtojë kohët e përgjigjes, dhe të orvatet që lutja e tij të jetë e sinqertë, që të jetë i përulur në lutjen e tij, me këmbëngulje dhe butësi. Po ashtu me një vullnet dhe dëshirë të madhe që t’i përgjigjet dhe ti dhurohet ajo çfarë po kërkon.

    Gjithashtu, muslimani duhet të këtë durim, dhe të lutet na vazhdimësi derisa të arrinë atë që po lutet për të; ngase transmetohet nga Ebu Hurejra -Allahu qoftë i kënaqur me të- që i Dërguari i Allahut -Paqja dhe mëshira e Allahut qofshin për të- ka thënë: “Do të vazhdon që t’i përgjigjet lutja robit gjersa nuk lutet për ndonjë gjë që përmban mëkat, apo për ndonjë gjë që do ti shkëpus lidhjet farefisnore, apo të ngutet.”
    I thanë: O i Dërguar i Allahut, e çfarë është që të ngutësh?
    Tha: “Që të thotë njeriu vazhdova duke u lutur dhe duke u lutur, por nuk po shoh rezultat, derisa lodhet dhe e braktisë lutjen.”[2]

    Nga shenjat e pranimit të kësaj lutjeje është që Allahu ta zgjeron gjoksin dhe ta lehtëson leximin e shumtë të librit të Tij, ta lehtëson që të ngritësh dhe të falësh namaz natën dhe ditën. E keni për obligim që kur ti vëresh këto shenja që ta falënderosh Allahun e Madhëruar, ta falënderosh dhe njohësh këtë mirësi dhe begati madhështore, gjithashtu që të vazhdosh ta lutësh Allahun që të ta vazhdoj këtë begati dhe ta shtoj atë.

    Metoda e dytë: Leximi

    Të lexosh për madhështinë e Kuranit në atë që është përcjell në Kuran, Sunet dhe në fjalët e të parëve tanë (selefit), për madhërimin, dashurinë dhe shoqërimin e tyre që i bënë Kuranit.

    Çdo njëri që e synon dashurinë e Kuranit, ia sugjeroj që ta vendos një plan-program, i cili përmban në veten e tij tekste nga Kurani, Suneti dhe nga fjalët e selefit, me qëllim që të bëhet e qartë madhështia dhe pozita e Kuranit. Atë program e radhitë në atë mënyrë ku e ndan tekstin i cili mund të mësohet përmendësh dhe përsëritet, dhe shpjegimin dhe komentimin e atij teksti të shkurtë i cili kuptohet, gjersa arrihet lidhja e kuptimeve që e përmban sqarimi me atë tekst që mësohet përmendësh. [3]

    Shpresohet që me lejen dhe vullnetin e Allahut, ai që e praktikon këtë program ta furnizojë Allahu me dashuri dhe madhërim për Kuranin, e ky është çelësi kryesor i meditimit dhe kuptimit të Kuranit. Rastisë që e gjithë biseda që bëhet rreth kësaj teme ndalet këtu, ku ky është sekreti, me ç’rast shumë prej nesh lexojmë për këtë temë mirëpo nuk nxjerrim rezultate pozitive.

    Pra, shtoje leximin rreth Kuranit[4], për vlerën dhe madhështinë e tij, lexo në vazhdimësi për gjendjen e të parëve tanë me Kuranin, tregimet dhe thëniet e tyre rreth kësaj teme.

    Duhet ta dimë që shkaku kryesor i mungesës së dashurisë sonë për Kuranin, dhe mungesës së madhërimit tonë ndaj Kuranit, i tëri është pa dituria (mos njohja) e vlerës së tij (Kuranit). Kjo i ngjason shembullit të një fëmije, po ti dhurosh atij një monedhë nga letra, e refuzon atë dhe e kërkon një nga metali, ngase atë e njeh për monedhë. Të njëjtën e hasim tek ai i cili nuk e din vlerën e Kuranit, e braktisë dhe largohet nga ai ku më pas merret me diç më të ulët se Kurani.

    Nëse do ta hapnim një konkurs, në të cilin do të caktohej një libër, ku pas leximit të atij libri do vendosnim një provim, me ç’rast kush e kalon me sukses atë provim, do të fiton një shumë të madhe, të themi rreth milionave apo miliardave; Vallë, pyes si do të ishte përkushtimi i njerëzve ndaj atij libri? Si do ishte studimi i tij, lidhja për të, apo përsëritja e tij?

    E çfarë të themi për librin e Allahut, Kuranin? Me të vërtetë Kurani është libër që kush në të arrinë sukses, arrinë të ketë pasuri dhe pushtet që nuk ka kufi.

    Shumica e muslimanëve e madhërojnë, e vlerësojnë Kuranin në mënyrë të përmbledhur, e kufizojnë në atë që është libër i zbritur nga Allahu, libër me të cilin e adhurojmë Allahun në namaz apo e lexojmë për të sëmuret që të shërohen. Ndërsa, dituria dhe njohuritë e gjëra të detajuara për madhështinë e Kuranit, pozitën e tij, dhe ajo çfarë e garanton suksesin e njeriut në këtë botë, mungon nga mendjet e shumicës. Mund të marrim një shembull: Kur të dëgjoni për një person të madh, i cili ka pasur ndikim të madh në histori, formohet para jush një pasqyrë e përgjithshme për personalitetin e tij, po ky zë një vend dhe pozitë tek ti. Më pas, kur ju e lexoni një libër prej 600 faqeve për heroizmin, trimërinë, sakrificën e tij; i lexon tregimet e bujarisë dhe bamirësisë së tij ndaj njerëzve. Po ashtu për të arriturat dhe të bëmat e tij, atëherë ju do të jetoni me këtë libër përgjatë një muaji, shkronjë për shkronjë. Me tërë përgjegjësinë ju them se pasqyra e këtij prijësi, apo udhëheqësi do të ju rritet, do t’iu shtohet dashuria, pozita dhe vlera e tij. Ky ndikim është një gjë e dëshmuar dhe askush nuk ka mundësi ta mohoj.

    Atëherë, pse ne mos ta përdorim këtë për shtimin e dashurisë tonë ndaj Kuranit, për shtimin e madhështisë së Kuranit në zemrat tona, të forcimit të lidhjes tonë me Kuranin... Nëse ne e bëjmë këtë, atëherë ky libër madhështorë dhe fisnik (Kurani) do të na shtoj dashurinë dhe madhështinë për Allahun e Madhëruar. Ndërsa kjo do të në shpie te robërit e dashur të Allahut, të devotshmit për të cilët nuk ka frikë për ta dhe ata nuk do të jenë nga të dëshpëruarit. Nga të cilët nëse njëri prej tyre do të betohej, Allahu do t’ia përmbushte betimin e tij dhe përgjigjej lutjes së tij.


    [1] Transmetohet në Musnedin e Ahemd ibën Hanbelit V1/F391 (3712), në Sahih ibën Hiban V3/F253 (972); E ka cilësuar zinxhirin e këtij hadithit si të saktë Albani në “Silsiletu es-Sahihah” V1/F236 (199)

    [2] Muslimi (Vëllimi 4 – Faqe 2095)

    [3] Nga ky shembull nuk duhet të privohet askush, duhet që çdo person të mbledh për veten e tij tekste me të cilat ndikohet dhe stimulohet, i përmbledh ato tekste në mënyrën që e përshkrova. Gjithashtu, rileximi i këtij libri e përmbush këtë synim.

    [4] Nga librat e dobishëm për përmbushjen e këtij qëllimi është libri: “Hadith el-Kuran ani el-Kuran” nga Muhamed er-Ravij; “El-Hude vel-Bejen fi esmei el-Kuran” nga Salih el-Belihij. Në këta dy libra ka material shkencor të mjaftueshëm për arritjen e këtij synimi.

    burimi: tezkije.com
    Ndryshuar për herë të fundit nga LOGIC : 19-06-2014 më 13:27
    A known mistake is better than an unknown truth.

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund të hapni tema të reja.
  • Ju nuk mund të postoni në tema.
  • Ju nuk mund të bashkëngjitni skedarë.
  • Ju nuk mund të ndryshoni postimet tuaja.
  •