Close
Duke shfaqur rezultatin -9 deri 0 prej 7
  1. #1
    Shpirt Shqiptari Maska e Albo
    Anëtarësuar
    16-04-2002
    Vendndodhja
    Philadelphia
    Postime
    33,379
    Postimet në Bllog
    22

    Rama në Berlin: Statusi evropian i Shqipërisë "pilulë antidepresive" për ne

    Berlin, Rama: Statusi, ‘pilulë antidepresive’

    ” Shqipëria dhe Ballkani në BE kanë nevojë për njëri-tjetrin”. Keshtu eshte shprehur kryeministri Edi Rama gjate fjales mbajtur ne aktivitetin zhvilluar nga “Friedrich Ebert”, ne Berlin.

    “Ne e kemi kaluar testin dhe pse unë besoj se Shqipëria e meritonte statusin e vendit kandidat që në dhjetor dhe mosmarrja e statusit kandidat nuk i solli ndonjë gjë të mirë as Shqipërisë, as rajonit, por unë mendoj se nuk i solli ndonjë të mirë as Evropës apo procesit të përgjithshëm të përparimit europian,” – u shpreh Kryeministri.

    Kryeministri Rama e cilësoi statusin si një “pilulë antidepresive” për shoqëritë që aspirojnë Unionin, çka i jep atij një vlerë e domethënie simbolike, e dalluar qartë nga faza tjetër, ajo e hapjes së negociatave për anëtarësim.

    “Statusi i vendit kandidat, – u shpreh Kryeministri, – është natyrisht diçka krejtësisht e ndryshme nga anëtarësimi në BE, por është gjithashtu, diçka që nuk lidhet në mënyrë të drejtpërdrejtë me negociatat. Statusi i kandidatit është një lloj pilule antidepresive për shoqëritë që kanë nevojë të kenë shpresë, ndërkohë që nuk janë plotësisht të gatshme të bëhen pjesë e BE dhe madje, as të hapin negociatat.”

    Bashkimi Europiani, nënvizoi Kryeministri Rama, është jo thjesht vizion për Ballkan, por edhe domosdoshmëri për shoqëritë dhe vendet e një rajoni që, pas një të kaluare të hidhur, jeton vitin e parë pa konflikte.

    “Kështu të mos e japësh statusin, sipas këndvështrimit tim është plotësisht e paarsyeshme. Ta japësh statusin është jo vetëm e arsyeshme por, do të thotë që është si të japësh praktikisht pothuajse asgjë dhe të përfitosh shumë më tepër. Përfiton ndërtimin e shpresës dhe besimit të njerëzve në të ardhmen, në një zonë shumë të vështirë, për shkak të problemeve ekonomike, të papunësisë së lartë, problemeve sociale dhe, e fundit, por jo më e parëndësishme, mjafton të shihni një panoramë të asaj që po kalon Ballkani sot. Është një moment i veçantë në historinë tonë, i ekzistencës sonë mund të them, e cila është edhe më e madhe se vetë historia. Sepse për herë të parë që nga ekzistenca jonë si Ballkan, ne po jetojmë një vit pa konflikte, sepse rruga e paqes bëhet më e lehtë nëse u thua njerëzve se ka diçka shumë më të rëndësishme se konfliktet tona tradicionale, që është integrimi europian dhe Europa,” – u shpreh Kryeministri, ndërsa theksoi se ka një shpresë që nuk duhet thyer, sepse potenciali për t’u kthyer në kohët e vështira është ende aty.

    Kryeministri Rama foli më tej, për domosdoshmërinë që rajoni ka për BE-në. Sikundër, në pikëpamjen e Kryeministrit “Në të njëjtën kohë, ne duhet të gjejmë mënyrën për të mos e lidhur vëmendjen dhe bashkëpunimin e Bashkimit Europian me Ballkanin, me marrëdhënien midis Unionit dhe çdo vendi. Rruga individuale e çdo vendi është një gjë dhe bashkëpunimi rajonal, tjetër gjë.”

    Ballkani, përfundoi Kryeministri, nuk mund të prosperojë pa kontributin e përbashkët të të gjitha vendeve të tij dhe pa mbështetjen e familjes europiane.

    Panorama

  2. #2
    Shpirt Shqiptari Maska e Albo
    Anëtarësuar
    16-04-2002
    Vendndodhja
    Philadelphia
    Postime
    33,379
    Postimet në Bllog
    22

    Për: Rama në Berlin: Statusi evropian i Shqipërisë "pilulë antidepresive" për ne

    Domthene, jemi nje popull i depresionuar, qe kemi nevoje per pilula antidepresioni?

    Hajde kryeminister hajde!

    I kishe pire pilulat e tua antidepresive para takimit?

    Piji rregullisht, se na ben ndonje pune si miky yt Ardian Klosi. Jo per gje, po ku te gjejme ne rilindas tjeter si ty pastaj.

    Albo

  3. #3
    i/e regjistruar
    Anëtarësuar
    26-09-2003
    Vendndodhja
    varavingo
    Postime
    1,084

    Për: Rama në Berlin: Statusi evropian i Shqipërisë "pilulë antidepresive" për ne

    Sdi pse je kaq kunder kryeministrit te vendit tend? Cdo gje qe bene kryeministri i vendit tend ti si e si mundohesh ta sjellesh ne menyren me negative. Pse?

    Nje gje eshte e sigurte me negative se Sala nuk eshte por kur Sala bente ndonje gje te mire ne i jepnim te drejten. Ti nuk te vjen mire qe kryeministri i vendit tend por respektohet e pritet taman si burr shteti ne gjithe kancelarit kryesore te Evropes? Ne 8 vitet e Sales me thuaj kush e ka prit Salen tend?

  4. #4
    Shpirt Shqiptari Maska e Albo
    Anëtarësuar
    16-04-2002
    Vendndodhja
    Philadelphia
    Postime
    33,379
    Postimet në Bllog
    22

    Për: Rama në Berlin: Statusi evropian i Shqipërisë "pilulë antidepresive" për ne

    Citim Postuar më parë nga vagabondo_nyc Lexo Postimin
    Sdi pse je kaq kunder kryeministrit te vendit tend? Cdo gje qe bene kryeministri i vendit tend ti si e si mundohesh ta sjellesh ne menyren me negative. Pse?

    Nje gje eshte e sigurte me negative se Sala nuk eshte por kur Sala bente ndonje gje te mire ne i jepnim te drejten. Ti nuk te vjen mire qe kryeministri i vendit tend por respektohet e pritet taman si burr shteti ne gjithe kancelarit kryesore te Evropes? Ne 8 vitet e Sales me thuaj kush e ka prit Salen tend?
    Ashtu eshte shoku vagandond nga nyc. Sala ne profesion mjek, kardiolog, e ne keto 20 vjet ne politike, nuk na ka dhene ndonje recete ilacesh antidrepesion. Rilindasi yne i dashur, piktor ne profesion, na i pret recetat nga Berlini ne popullit te depresionuar shqiptar pa te keq.

    E ben se na do te miren ore, qe te mos ngelemi popull i rrenuar e i depresionuar.

    Albo

  5. #5
    bubbly
    Anëtarësuar
    05-05-2003
    Vendndodhja
    USA
    Postime
    13,657

    Për: Rama në Berlin: Statusi evropian i Shqipërisë "pilulë antidepresive" për ne

    Mos e merr ' word for word' . A se shef qe eshte ne thojza?! Apo pe vetem depression dhe e le me aq ti. Shqiperia e ka te nevojshme statusin, e dime thote qe marrja e statusit nuk dmth antarsim yet, gje qe jemi te vetdijshem qe sjemi gati akoma, por u jep shpresa atij vendi. Tamam si nje 'pilule antidepresive' . Te pakten eshte orator kshu, Jo si Sala I rrjedhuri dhe sdi me lidh 2 fjale pa ju marr goja.
    Music to my heart that's what you are, a song that goes on and on.....

  6. #6
    Shpirt Shqiptari Maska e Albo
    Anëtarësuar
    16-04-2002
    Vendndodhja
    Philadelphia
    Postime
    33,379
    Postimet në Bllog
    22

    Për: Rama në Berlin: Statusi evropian i Shqipërisë "pilulë antidepresive" për ne

    Shiko si ligjeron Rilindasi yne, qe na nderon sa here hap gojen:



    Na e jepni statusin se eshte shume per ne, por asgje per ju, thote shoku Rama.

  7. #7
    i/e regjistruar Maska e CRO
    Anëtarësuar
    29-12-2013
    Vendndodhja
    Tiranë
    Postime
    305

    Për: Rama në Berlin: Statusi evropian i Shqipërisë "pilulë antidepresive" për ne

    Ky Piktori Deshtak mendjen tek pilulat e ka... Tip qe vuan nga semundje mendore e dimin qe ishte, por jo ta thote kaq hapur se tmerroi gjithe popullaten...

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund të hapni tema të reja.
  • Ju nuk mund të postoni në tema.
  • Ju nuk mund të bashkëngjitni skedarë.
  • Ju nuk mund të ndryshoni postimet tuaja.
  •