Greqi, kapen 257 kg marijuanë që vinte nga Shqipëria, pranga 3 femrave
GREQI- Policia greke ka sekuestruar 257 kilogram marijuanë, që vinte nga Shqipëria. Bëhet me dije se në pranga të policisë kanë rënë tre femra, 1 greke, 1 rumune dhe një ukrainase.
Mësohet se droga është kapur gjatë dy aksioneve të ndërmarra nga policia greke. Sipas informacioneve, droga e sekuestruar kishte si destinacion Anglinë.
Ndërkohë, vijojnë hetimet për zbardhjen e plotë të trafikut të lëndëve narkotike.
(ed.me/BalkanWeb)
Krijoni Kontakt