Close
Faqja 6 prej 6 FillimFillim ... 456
Duke shfaqur rezultatin 51 deri 59 prej 59
  1. #51
    i/e regjistruar Maska e Antiproanti
    Anëtarësuar
    28-07-2011
    Postime
    6,033

    Për: Fillon largimi i barrikadës mbi lumin Ibër?

    Kush është Salih Devolli?

    Salih Devolli është njeriu që pretendon se ka negociuar me njërin nga kriminelët më të kërkuar në veri të Kosovës, Zvonko Veselinoviq, për heqjen e barrikadës në urën e lumit Ibër.
    Kush është në fakt Salih Devolli?

    Duket se “heroi” i Mitrovicës nuk ka një të kaluar të pastër.

    Sipas shkrimeve të shtypit kosovar, ai në vitin 2012 është dënuar me 3 vjet e gjysmë burg për një vrasje dhe plagosje në Pejë, që e kishte bërë në vetëmbrojtje.

    Vrasja dhe plagosja janë kryer në muajin prill 2012 në Pejë, në hyrje të qendrës tregtare “Burma”, derisa ishte sulmuar nga dy persona të maskuar.

    Një kolegj gjyqësor i Gjykatës së Qarkut në Pejë e ka dënuar atë në muajin tetor 2012 me 3 vjet e gjysmë burg.

    Me tre vjet burgim është dënuar për veprën penale të tejkalimit të mbrojtjes së nevojshme, me një vit për armëmbajtje pa leje, ndërsa dënimi unik për dy veprat ishte 3 vjet e 6 muaj burg efektiv.

    Menjëherë pas shpalljes së aktgjykimit atij i është hequr edhe masa e paraburgimit që atë e lë në liri deri në plotfuqishmëri të aktgjykimit.

    Kompania "Devolli Group" ka sqaruar se Salihu është vetëm i afërm i pronarëve dhe nuk ka asnjë lidhje me kompaninë.

    Salih Devolli figuron të ketë kryer kolegjin Dukagjini në Pejë në drejtimin e marrëdhënieve ndërkombëtare dhe diplomacisë, kurse sipas të dhënave në internet ka kryer edhe masterin në Universitetin Ndërkombëtar të Travnikut (Bosnjë e Hercegovinë)./lajmi.net/

    http://www.zeri.info/artikulli/39247...-salih-devolli

    Ja ne duar te kujt eshte fati i Kosoves dhe sidomos i veriut te Kosoves...!

  2. #52
    i/e regjistruar Maska e Antiproanti
    Anëtarësuar
    28-07-2011
    Postime
    6,033

    Për: Fillon largimi i barrikadës mbi lumin Ibër?

    Devolli: Edhe "Parkun e Paqes" mund ta heqim për 24 orë

    Kosovari i cili ndihmoi që të hiqet barrikada më natën e 18 qershorit, Sali Devolli, thotë se është takuar me kryesorin e të ashtuquajturve “Rojat e Urës”, Svonko Veselinoviq tash e një vit me të cilin janë rënë dakord që të hiqet barrikada.

    Ai në emisionin “Rubikon” të KTV-së rrëfen gjithçka sa i përket këtyre negociatave.

    Më poshtë lexoni rrëfimin e tij:

    Vitin e kaluar isha në pushimet verore në Mal të Zi u takova me një malazez, tha e kam një shok është vendas i juaji, kur e takova ishte një serb i njohur si kryesori i “Rojave të Urës”, më pas e filluam një muhabet, kisha dëgjuar për atë person po nuk e kisha parë asnjëherë.

    Unë si për hajgare thash qa po boni atje jeni bërë si Alkaida kur do ta normalizoni jetën se kështu nuk bon, tha se nuk kane besim as të Qeveria e Serbisë as te e Kosovës, me Svonko Veselinoviq.

    “Rojat e Urës” dhe qytetarët e Mitrovicës janë viktima të kohës të cilët janë shfrytëzuar nga politika e Serbisë.

    Zvonko nuk ka aktakuzë, nuk është ngritur asnjëherë aktakuzë nga askush. E kemi hulumtuar edhe me ndërkombëtarët.

    Me ndërkombëtarët kemi filluar që të komunikojmë çdo javë dhe t’i shohim brengat e qytetarëve të Mitrovicës në mënyrë që të shikojmë se si mund të integrohen.

    Problemi i ndërkombëtarëve nuk ishte se a do të dalin ose jo në zgjedhje parlamentare Serbët por vetëm të mos ketë dhunë.

    Gjatë negociatave me ndërkombëtarët thanë se nuk guxojmë të diskutojmë për heqjen e barrikadës sepse është problem i negociatave, unë iu thashë se nëse thoni ju unë për 24 orë do t’a heq barrikadën.

    Ndërsa “Rojat e Urës” thanë se nëse t’i ke thanë që e heq për 24 orë barrikadën ne do ta heqim për 12 orë.

    Kam besim tek ndërkombëtarët por edhe tek pjesa veriore e Mitrovicës se do të normalizohet gjendja dhe do të hiqet barrikada.

    Fola me “Rojat e Urës” thash a do e bëjmë heqjen e barrikadës apo jo, thanë “Po” ne e kemi dhënë fjalën dhe do ta mbajmë.

    Kam takuar edhe një mik timin në institucionet e Kosovës por që nuk mund t’ia përmendi emrin, ai tha me qenë si ti nuk kisha vazhdu sepse është rrezik për ty dhe familjen tuaj sepse mund të etiketoheni si bashkëpunëtorë i Serbisë.

    Nuk më lidhë asnjë interes, e kam bërë vetëm për të mirën e Kosovës, dhe jam i gatshëm të bëj edhe më shumë për të mirën e vendit.

    Në takimin e dytë filluam ta precizojmë, dojshim që kur të bëhet heqja të bëhet diçka madhështore, të jetë si një befasi për qytetarët.

    E kemi mbajte fshehtë gjatë gjithë kohës nga institucionet e Kosovës dhe të Serbisë.

    Ma lanë mu me ma caktu datën edhe orën e heqjes së barrikadës.

    Vendosëm në të martën në ora 08:00 të filloj heqja, unë thash nëse nuk fillon në ora 8 un do të largohem.

    Një natë më herët u takova me 30 qytetarë serb në një restorant dhe thashë se nesër në ora 8 do të hiqet barrikada, ata kontaktuan me Beogradin ata iu thanë “jo” mos të hiqet, në fund thash ok unë po largohem, negociatat tona ndërpriten këtu.

    Aty vendosëm që të qohem nga aty dhe të hiqen, u afruam tek Ura dhe me bagerët filloi heqja.

    Filloi në orën 1 dhe zgjati deri në orën 5 heqja.

    Kryetari i Mitrovicës Agim Bahtiri si një palaqo i painformuar nuk dinte as se si të vepronte por epte deklarata të kota.

    Më pas më lajmruan “Rojat e Urës” thanë se nesër do të ndërtojmë një “Park të Paqes”, i lajmërova ndërkombëtarët iu tregova se çfarë do të ndodhë.

    Ndërkombëtarët nuk besuan se do të ndodhë ajo. Edhe “Parkun e Paqes” mund ta heqim për 24 orë. Por nuk dëshirojmë se pas 3 orëve ta vendos dikush prapë. Unë mendoj se Prishtina dhe Beogradi nuk do të merren vesh asnjëherë.

    Më mirë është që të bisedohet me Mitrovicën. Qytetarët në veri janë të gatshëm për bisedime.

    Kam qenë i detyruar të dal publikisht dhe të tregoj të vërtetën dhe të mos interpretohet siq është interpretuar nga politikanët.
    http://www.zeri.info/artikulli/39212...r-heqjen-e-saj

  3. #53
    i/e regjistruar Maska e beni33
    Anëtarësuar
    27-04-2008
    Postime
    4,230

    Për: Fillon largimi i barrikadës mbi lumin Ibër?

    Citim Postuar më parë nga Antiproanti Lexo Postimin

    puro bashkpuntor i veselinoviqit ku matrapaz

  4. #54
    i/e regjistruar Maska e Llapi
    Anëtarësuar
    08-08-2002
    Postime
    10,979

    Për: Fillon largimi i barrikadës mbi lumin Ibër?

    Të gjithë janë për largimin e barrikadës

    24.06.2014 | 11:24
    Zëvendëskryeministrja e Kosovës, Edita Tahiri, ka bërë me dije se ka marrë zotime të mëdha nga Uashingtoni dhe Brukseli për heqjen e barrikadës mbi urën e lumit Ibër të quajtur tashmë “Parku i paqes”.

    Ajo ka treguar se në kontaktet që ka pasur me zyrtarë të lartë të qeverisë amerikane dhe të BE-së ka kërkuar t’i shtohet presioni Beogradit për zbatim të marrëveshjes për lëvizje të lirë, e cila është arritur para dy vjetëve. “Kam zhvilluar bisedë telefonike me Drejtorin e Zyrës për Evropën Qendrore dhe Jugore në Departamentin e Shtetit, z. Jonathan Moore, me të cilin kam diskutuar arsyen dhe motivet destabilizuese për këto barrikada që i ka bërë Serbia, si dhe kam marr premtime se janë duke e bërë maksimumin që kjo çështje të zgjidhet me rrugë të dialogut. Po ashtu, kam biseduar me drejtorin për Evropën Perëndimore dhe Ballkanin në Shërbimin për Punë të Jashtme të BE-së, Fernando Gentilini. Kështu që, mund t’ju them se si Uashingtoni ashtu edhe Brukseli janë në angazhime maksimale për ta zgjidhur këtë çështje. Ne po presim rezultate të shpejta”, ka thënë Tahiri për “Epokën e re”, derisa ka shtuar se me përfaqësuesin e BE-së në Kosovë, Samuel Zhbogar dhe zëvendësshefen e misionit amerikan në Prishtinë, Jennifer Bachus, është në kontakt të vazhdueshëm ditor prej së mërkurës kur barrikada e zhavorrit është zëvendësuar me të ashtuquajturin “Park të paqes”. Në veçanti, ka thënë Tahiri, Qeveria e Kosovës ka kërkuar nga BE-ja, si lehtësuese dhe garantuese e dialogut, t’i marrë të gjitha masat për ta zbatuar marrëveshjen e 19 prillit. “Si Qeveri e Kosovës kemi kërkuar nga Brukseli t’i marrë përgjegjësitë e veta si lehtësues dhe garantues i marrëveshjes së Brukselit që t’i bëjë presione të vendosura Beogradit për t’i hequr këto barrikada si dhe që një gjë e tillë të mos ndodhë asnjëherë më, sepse Beogradi është nënshkrues i marrëveshjes së Brukselit të 19 prillit dhe marrëveshjes së dialogut teknik, në mesin e të cilave është edhe marrëveshja për lëvizjen e lirë e datës 2 korrik 2011”, është shprehur Tahiri.
    Në këtë kontekst, udhëheqësja e dialogut teknik me Serbinë ka deklaruar se nëse shteti serb nuk i plotëson këto kërkesa të Qeverisë së Kosovës, SHBA-së dhe BE-së, perspektiva evropiane e Beogradit do të vihet në pikëpyetje. “Brukseli është duke biseduar me Beogradin dhe kërkesat e Brukselit janë të qarta, të hiqet barrikada dhe të hiqet parku shumë shpejt në mënyrë që Serbia të dëshmojë se atë që ka nënshkruar në Bruksel e zbaton. Përndryshe, perspektiva evropiane e Serbisë do të jetë në pikëpyetje”, ka deklaruar zëvendëskryeministrja Tahiri.
    Në qoftë se as pas presionit ndërkombëtar nuk hiqet barrikada e re mbi lumin Ibër, Tahiri ka paralajmëruar se këtë gjë do ta bëjë vetë shteti i Kosovës për të lejuar lëvizje të lirë për të gjithë qytetarët e Kosovës. “Ne si Qeveri e Kosovës në këtë periudhë i kemi dhënë rast diplomacisë dhe dialogut. Ne, po ashtu, ia kemi bërë të qartë faktorit ndërkombëtar se në qoftë se nuk ka zgjidhje të shpejtë, atëherë ne si Qeveri e Republikës së Kosovës do t’i marrin të gjitha masat e duhur që janë në kuadër të kompetencave tona si shtet sovran dhe i pavarur dhe do ta zgjidhim këtë çështje, duke i hequr barrikadat”, ka deklaruar Tahiri.
    Ajo ka thënë se protesta e së dielës afër urës së lumit Ibër ishte si pasojë e krizës të cilën e ka krijuar Serbia, duke përdorur mjete të ndryshme destruktive për të rivendosur barrikada të cilat e pengojnë lëvizjen e lirë të qytetarëve. “Natyrisht ne se qeveri kemi ftuar për qetësi, maturi dhe vetëpërmbajtje, si dhe kemi kërkuar dhe kërkojmë edhe më tutje nga qytetarët tanë të mos bien pre e provokimeve nga ata të cilët kanë synim destabilizimin e Kosovës. Po ashtu, i kemi garantuar qytetarët se jemi në bashkëpunim dhe koordinim intensiv me Brukselin dhe Uashingtonin që këto barrikada do të hiqen shumë shpejt dhe se ura e Ibrit do të jetë urë bashkimi, e jo urë që pengon lëvizjen e lirë”, ka deklaruar Tahiri, duke shtuar se, sikur të gjitha sfidat e tjera që janë kaluar në kuadër të procesit të dialogut, do të zgjidhet shumë shpejt edhe kjo çështje.
    Zëvendëskryeministrja Edita Tahiri ka falënderuar organet e sigurisë për maturinë e treguar ditën e protestës dhe të lënduarve u ka uruar shërim të shpejtë. “Dëshiroj ta vlerësoj lart punën e Policisë së Kosovës, KFOR-it dhe EULEX-it, të cilët me një bashkërendim të veprimeve arritën të dëshmojnë një përpjekje në kuadër të ligjeve dhe natyrisht shprehim keqardhje për dhunën që ka ndodhur. Të lënduarve, policëve, qytetarëve dhe gazetarëve u dëshirojmë shërim sa më të shpejtë”, ka thënë Tahiri.
    Do t´i luftoj spiunet dhe tradhtaret e kombit deri ne vdekje.

  5. #55
    i/e regjistruar Maska e Llapi
    Anëtarësuar
    08-08-2002
    Postime
    10,979

    Për: Fillon largimi i barrikadës mbi lumin Ibër?

    Fajon: “Parku i Paqes” duhet të hiqet

    GazetaExpress E enjte, 26 Qershor 2014 09:34
    Deputetja e Parlamentit Evropian, Tanja Fajon, në intervistë për Radio Dukagjinin, ka folur për “Parkun e paqes” të vendosur menjëherë pas heqjes së barrikadës mbi urën e lumit Ibër, duke vlerësuar se çdo bllokadë rrugësh duhet të hiqet.

    “Do të nxisja të dyja palët, shqiptarët dhe serbët që të përmbahen nga dhuna dhe përleshjet. Është jashtëzakonisht e rëndësishme që jeta të zhvillohet normalisht në Kosovë. Po ashtu është shumë me rëndësi që sa më shpejtë kjo barrikadë të hiqet sepse po vërtetohet që situata atje me këtë Park të Paqes nga momenti në moment mund të shpërthejë”, ka thënë Fajon.

    Ajo ka theksuar se është shumë me rëndësi që një vend që aspiron integrimin në Bashkimin Evropian që të mos vendos bllokada rrugësh.

    Ajo ka potencuar se është e angazhuar bashkë me eurodeputët tjerë që ta “thyejnë murin shenjen” për kosovarët, mirëpo sipas saj, përleshje të tilla si ato tek ura në Mitrovicë, nuk i kontribuojnë në asnjë mënyrë ambicieve të kosovarëve për udhëtim pa viza.

    “Është një hap me shumë rëndësi që të mos ketë provokime të dhunës, të mos ketë përleshje, sepse çdo tensionim i situatës mund të prolongoj procesin e liberalizimit”, është shprehur eurodeputetja sllovene, Tanja Fajon.

    Ndryshe, ditë më parë, në intervistë për Radio Dukagjinin, edhe eurodeputeti britanik, Richard Hawit ka thënë se protestat e dhunshme në këtë kohë në Kosovë janë kontraproduktive me aspiratat për të pasur rrugën më të lehtë për në BE.
    Do t´i luftoj spiunet dhe tradhtaret e kombit deri ne vdekje.

  6. #56
    i/e regjistruar Maska e Llapi
    Anëtarësuar
    08-08-2002
    Postime
    10,979

    Për: Fillon largimi i barrikadës mbi lumin Ibër?

    Ndërtohet sheshi ‘Adem Jashari’ në veri të Mitrovicës (Foto)

    Banorët shqiptarë të veriut kanë ndërtuar mbrëmë gjatë natës sheshin ‘Adem Jashari’ në ‘Lagjen e boshnjakëve’ në veri të Mitrovicës.
    Ata përreth tre orë kanë punuar në këtë shesh, duke vendosur një vazo të betonit me diametër prej 1.5 metra në udhëkryqin kryesor në ‘Lagjen e boshnjakëve’, ndërsa punimet kanë përfunduar rreth orës 2:30 pas mesnate.

    “Duam të sensibilizojmë çështjen në mënyrë që institucionet e vendit të ndërmarrin masa të menjëhershme kundër ndërtimit të sheshit ‘Car Llazar’ dhe bllokimit të rrugës tek ura që po bëhet nga ana e serbëve, ndërsa qëllimisht nuk kemi dashur të bllokojmë rrugën krejtësisht, për të mos e tensionuar situatën edhe ashtu të brishtë”, ka thënë për Kosovapress njëri nga banorët i cili nuk ka dashur ta bëjë emrin publik.

    Burime të Kosovapress-it brenda banorëve shqiptarë të veriut bëjnë të ditur, se nëse nuk ndërpriten punimet në sheshin e ashtuquajtur të ‘Car Llazarit, veriut do t’i shtohen së shpejti edhe disa sheshe tjera nëpër lagjet veriore ku jetojnë shqiptarët.
    Do t´i luftoj spiunet dhe tradhtaret e kombit deri ne vdekje.

  7. #57
    i/e regjistruar Maska e Llapi
    Anëtarësuar
    08-08-2002
    Postime
    10,979

    Për: Fillon largimi i barrikadës mbi lumin Ibër?

    Fillon ndërtimi i Sheshit “UÇK” në veri të Mitrovicës

    Në Veri të Mitrovicës po punohet në ndërtimin e sheshit “UÇK”, të cilin po e ndërtojnë në shqiptarët e asaj pjese.
    Mësohet se rreth 100 persona janë duke punuar për ndërtimin e këtij sheshi. Këto punime kanë filluar orëve të mbrëmjes deri sa po vazhdojnë edhe tani.
    Ndryshe, dje, qytetarët serbë kanë filluar ta ndërtojnë sheshin “Car Lazar”, ndërsa në mbrëmje, shqiptarët filluan me ndërtimin e sheshin që e emëruar “Adem Jashari”
    Do t´i luftoj spiunet dhe tradhtaret e kombit deri ne vdekje.

  8. #58
    i/e regjistruar Maska e Llapi
    Anëtarësuar
    08-08-2002
    Postime
    10,979

    Për: Fillon largimi i barrikadës mbi lumin Ibër?

    Lajm i madh: Në Mitrovicë ndodhi ajo të cilën pritëm me vite

    29/10/2016

    ​Në qytetin e Mitrovicës, në pjesën veriore, sot rreth orës 19:00, është hequr edhe barrikada e fundit, e vendosur atje qysh më 2011.

    Përmes buldozerëve dhe me ndihmën e mekanizmave tjerë, disa serbë kanë hequr barrikadën e cila është gjendur në afërsi të shkollës teknike në këtë pjesë të Kosovës.

    Barrikada, si edhe shumë të tjera, ishte vendosur menjëherë pas trazirave të shkaktuara në veri të Mitrovicës para më shumë se pesë vjetësh.

    Ndonëse kalimi ka qenë i lejuar nëpër këtë barrikadë, qarkullimi i automjeteve ka qenë i pamundur.
    Do t´i luftoj spiunet dhe tradhtaret e kombit deri ne vdekje.

  9. #59
    i/e regjistruar Maska e Llapi
    Anëtarësuar
    08-08-2002
    Postime
    10,979

    Për: Fillon largimi i barrikadës mbi lumin Ibër?

    Kompania që po ndërton murin në Mitrovicë, është nga Malisheva (dokument)

    December 8, 2016

    Ministria e Mjedisit dhe Planifikimit Hapësinor të Kosovës ka marrë vendim sot për të ndaluar kryerjen e punimeve të murit që është duke u ndërtuar në afërsi të urës së Ibrit në veri të Mitrovicës.

    Në mur sot është vendosur njoftimi nga MMPH që ndalon punën e ndërtimit.

    Lartësia rreth dy metra e murit, që është ngritur në ditët e fundit në pjesën veriore të Mitrovicës ka provokuar reagime nga zyrtarët në Prishtinë, shkruan “radiokontaktplus”, transmeton“Zeri.info”.

    Ky mur sipas institucioneve të Kosovës është jashtë marrëveshjes për rivitalizim të urës dhe është i jashtëligjshëm./Zeri/.

    Por ajo çka bie në sy në këtë dokument të Inspektoratit të Punës është kompania e cila është duke kryer punimet, e cila është nga Malisheva “7 Vëllezërit”

    PAS KESAJ KOMPANIE QENDRON KRYETARI I PARTIS "NISMA" FATMIR LIMAJ HAHAHAHA PATRIOTI
    Do t´i luftoj spiunet dhe tradhtaret e kombit deri ne vdekje.

Faqja 6 prej 6 FillimFillim ... 456

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund të hapni tema të reja.
  • Ju nuk mund të postoni në tema.
  • Ju nuk mund të bashkëngjitni skedarë.
  • Ju nuk mund të ndryshoni postimet tuaja.
  •