Devolli: Edhe "Parkun e Paqes" mund ta heqim për 24 orë
Kosovari i cili ndihmoi që të hiqet barrikada më natën e 18 qershorit, Sali Devolli, thotë se është takuar me kryesorin e të ashtuquajturve “Rojat e Urës”, Svonko Veselinoviq tash e një vit me të cilin janë rënë dakord që të hiqet barrikada.
Ai në emisionin “Rubikon” të KTV-së rrëfen gjithçka sa i përket këtyre negociatave.
Më poshtë lexoni rrëfimin e tij:
Vitin e kaluar isha në pushimet verore në Mal të Zi u takova me një malazez, tha e kam një shok është vendas i juaji, kur e takova ishte një serb i njohur si kryesori i “Rojave të Urës”, më pas e filluam një muhabet, kisha dëgjuar për atë person po nuk e kisha parë asnjëherë.
Unë si për hajgare thash qa po boni atje jeni bërë si Alkaida kur do ta normalizoni jetën se kështu nuk bon, tha se nuk kane besim as të Qeveria e Serbisë as te e Kosovës, me Svonko Veselinoviq.
“Rojat e Urës” dhe qytetarët e Mitrovicës janë viktima të kohës të cilët janë shfrytëzuar nga politika e Serbisë.
Zvonko nuk ka aktakuzë, nuk është ngritur asnjëherë aktakuzë nga askush. E kemi hulumtuar edhe me ndërkombëtarët.
Me ndërkombëtarët kemi filluar që të komunikojmë çdo javë dhe t’i shohim brengat e qytetarëve të Mitrovicës në mënyrë që të shikojmë se si mund të integrohen.
Problemi i ndërkombëtarëve nuk ishte se a do të dalin ose jo në zgjedhje parlamentare Serbët por vetëm të mos ketë dhunë.
Gjatë negociatave me ndërkombëtarët thanë se nuk guxojmë të diskutojmë për heqjen e barrikadës sepse është problem i negociatave, unë iu thashë se nëse thoni ju unë për 24 orë do t’a heq barrikadën.
Ndërsa “Rojat e Urës” thanë se nëse t’i ke thanë që e heq për 24 orë barrikadën ne do ta heqim për 12 orë.
Kam besim tek ndërkombëtarët por edhe tek pjesa veriore e Mitrovicës se do të normalizohet gjendja dhe do të hiqet barrikada.
Fola me “Rojat e Urës” thash a do e bëjmë heqjen e barrikadës apo jo, thanë “Po” ne e kemi dhënë fjalën dhe do ta mbajmë.
Kam takuar edhe një mik timin në institucionet e Kosovës por që nuk mund t’ia përmendi emrin, ai tha me qenë si ti nuk kisha vazhdu sepse është rrezik për ty dhe familjen tuaj sepse mund të etiketoheni si bashkëpunëtorë i Serbisë.
Nuk më lidhë asnjë interes, e kam bërë vetëm për të mirën e Kosovës, dhe jam i gatshëm të bëj edhe më shumë për të mirën e vendit.
Në takimin e dytë filluam ta precizojmë, dojshim që kur të bëhet heqja të bëhet diçka madhështore, të jetë si një befasi për qytetarët.
E kemi mbajte fshehtë gjatë gjithë kohës nga institucionet e Kosovës dhe të Serbisë.
Ma lanë mu me ma caktu datën edhe orën e heqjes së barrikadës.
Vendosëm në të martën në ora 08:00 të filloj heqja, unë thash nëse nuk fillon në ora 8 un do të largohem.
Një natë më herët u takova me 30 qytetarë serb në një restorant dhe thashë se nesër në ora 8 do të hiqet barrikada, ata kontaktuan me Beogradin ata iu thanë “jo” mos të hiqet, në fund thash ok unë po largohem, negociatat tona ndërpriten këtu.
Aty vendosëm që të qohem nga aty dhe të hiqen, u afruam tek Ura dhe me bagerët filloi heqja.
Filloi në orën 1 dhe zgjati deri në orën 5 heqja.
Kryetari i Mitrovicës Agim Bahtiri si një palaqo i painformuar nuk dinte as se si të vepronte por epte deklarata të kota.
Më pas më lajmruan “Rojat e Urës” thanë se nesër do të ndërtojmë një “Park të Paqes”, i lajmërova ndërkombëtarët iu tregova se çfarë do të ndodhë.
Ndërkombëtarët nuk besuan se do të ndodhë ajo. Edhe “Parkun e Paqes” mund ta heqim për 24 orë. Por nuk dëshirojmë se pas 3 orëve ta vendos dikush prapë. Unë mendoj se Prishtina dhe Beogradi nuk do të merren vesh asnjëherë.
Më mirë është që të bisedohet me Mitrovicën. Qytetarët në veri janë të gatshëm për bisedime.
Kam qenë i detyruar të dal publikisht dhe të tregoj të vërtetën dhe të mos interpretohet siq është interpretuar nga politikanët.
http://www.zeri.info/artikulli/39212...r-heqjen-e-saj
Krijoni Kontakt