.......rezultat qe serbia deshiron ta ket njeriun e vet ne pushtet,![]()
.......rezultat qe serbia deshiron ta ket njeriun e vet ne pushtet,![]()
E kane rivendos prape or idiot!
http://www.zeri.info/artikulli/38376...e-uren-e-ibrit
There is a special place in hell for women who don't help other women.
Madeleine Albright
Edhe pse sic shihet nuk eshte hequr por vetem zevendesuar ose zbukuruar...!
Heqja e barrikades disavjecare pikerisht ne rrethanat e krijuara pas zgjedhjeve dhe gjate numerimit te votave te dyshimta nga KQZ ne favor te "Lista Srpska" te Vucicit, eshte absolutisht e nderlidhur me zgjedhjet dhe qeverisjen e ardhshme, dhe s'ka asnje lidhje me "marreveshje" te 1 prillit apo 19 prillit.
Ajo pjese nuk eshte nen kontrollin e Kosoves dhe sipas te gjitha gjasave nuk do te jete kurre. Pervec nese perdoret dhuna ushtarake.
Eshte vetem Kal i Trojes per nderhyrje dhe ndikim direkt ne politiken e brendshme dhe te jashtme te Kosoves sa here qe ka nevoje, sic edhe ndodhi p.sh. dje, pikerisht diten kur u pranua numerimi i "votave" te falsifikuara ne favor te "Lista Srpska".
prishtina75 (18-06-2014)
no comment!
Krasniqi: Tani e kujt është merita?
Kryetar i Këshillit të Nismës për Kosovën, Jakup Krasniqi ka reaguar pasi që serbet I kanë kthyer sërish barrikadat mbi urën kryesore të Ibrit në Mitrovicë.
Krasniqi i ka parashtruar pyetje kryeministrit në largim, Hashim Thacit dhe kryetarit të Mitrovicës, Agim Bahtiri se e kujt është merita e rrikthimit të baraikadës.
“Tani e kujt është merita?
U hoqë barikada- vrapuan ta merrnin meritën, edhe pse merita ishte e takimit Merkel-Vučić. Tani barikada u rikthye në vendin e saj, merita e kujt është?”, ka shkruar Krasniqi në Facebook.
Barrikada mbi urën kryesore të Ibrit në Mitrovicë, e vendosur tre vite më parë nga strukturat paralele serbe të veriut.
http://botasot.info/kosova/307643/kr...-eshte-merita/
Shqiptari i vetëm u kundërvihet serbëve te Ura e Ibrit
Sot u hoq dhe u rivu bllokada te Ura e Ibrit. Mirëpo përderisa askush nuk bëri asgjë kur u rivu bllokada madje as policia e komuna, një shqiptar i cili duket se ishte nga pjesa veriore e Mitrovicës mirëpo me banim në jug i vetëm ka kundërshtuar veprimet e palës serbe.
Madje ai nuk është treguar shumë xhentelmen dhe i kujdesshëm në këtë drejtim. Shihet që plotë mllef fyen dhe shanë serbët në atë pjesë.
“Ura e K****. Kjo duhet të largohet nga këtu për dy orë. Çka k*** po mendoni që jeni duke bërë. He lopë he lopë. Nënën jau q***. “,u ka thënë shqiptari serbëve të cilët po punonin.
Ndërkohë një serb i kthehet. “ A po largohesh, a po të largojmë ne?”, shqiptari vetëm sa nervozohet edhe më shumë.
“Veç ëndërroni, veç ëndërroni. Veç mundeni me ëndërrua, asgjë tjetër nuk mund të bëni. E ka pas puna e juaj.”, ia kthen ai. Për më shumë shikojeni videon./Zeri/
http://www.zeri.info/artikulli/38416...-e-ibrit-video
![]()
Më kujtohet ai filmi Amerikan " I miri , i keqi dhe i shëmtuari " kur po shkonin në kërkim të thsarit që ishte te ai varri pa emër . Gabimisht ishin mobilizuar ushtarë me ushtrin e veriut dhe duhet të kalonin një urë ku ishin vëndosur përball të dy ushtrit ( ajo e jugut dhe ajo e veriut ) kishin një javë që vriteshin e coptoheshin për atë urë.. nejse si përfundim këta i vunë dinamitin asaj ure dhe ran rehat të dy palët !!
Ky shtet është ky që është sepse qytetarët tanë janë këta që janë !
Tahiri: Barrikada u hoq,ura do të lirohet për qarkullim
Zëvendëskryeministrja në detyrë, Edita Tahiri, e ka quajtur lajm të mirë largimin e barrikadës në urën mbi Ibër, ndërsa ka thënë se ajo do të lirohet për qarkullim të njerëzve dhe veturave.
...
“Serbët e Veriut manifestuan një mentalitet prej heqjes së barrikadës në një park. Duhet të shihet pozitivisht sepse po ndodh një transformim, pra nga barrikadat në çështje pozitive. Megjithatë, ura do të duket siç e thonë Ligjet e Kosovës”, ka thënë Tahiri për Express.
http://www.telegrafi.com/lajme/tahir...m-2-46647.html
Ligjet e Kosoves e thone qe mbi ura mund te ndertohen edhe kopshte...
Ndryshuar për herë të fundit nga Antiproanti : 18-06-2014 më 17:25
KFOR: "Parku" në urën e Ibrit i motivuar politikisht
Zëvendësimi i një barrikade me gurë dhe beton në urën mbi lumin Ibër në Mitrovicë, me një kopsht me pisha e me lule, KFOR thotë se ka qenë vendim i vetë qytetarëve. Por, kuptimi i saj dhe dëshira për të mbajtur urën ende të mbyllur për automjete me anë të një kopshti, sipas KFOR-it është shumë simbolike dhe politikisht e motivuar.
Sipas KFOR-it, krijimi i këtij kopshti e pengon lëvizjen e lirë me automjete, dhe ka rrugë alternative ashtu siç ka qenë në të kaluarën, por megjithatë sipas tyre ky ndryshim është një hap pozitiv.
“Ky është një hap pozitiv përpara që do të mund të mbështesë pajtimin dhe KFOR-i do të punojë shumë për të mbështetur dialogun dhe diskutimin demokratik për stabilizimin e Kosovës”, thuhet në njoftimin e tyre.
KFOR, në njoftimin për media, tregon për ngjarjen natës së mbrëmshme dhe ato të pasdites së sotme, duke theksuar se e gjitha ka ndodhur pa asnjë incident.
“Gjatë gjithë operacionit ata ishin të gatshëm për të ndërhyrë dhe përshtatur pozicionin e KFOR-it në çdo rast. Në orët e mëngjesit, trupa shtesë të KFOR-it janë dërguar në zonë për të përforcuar dhe monitoruar situatën me qellim për të shmangur çfarëdo lloji të incidenteve për shkak të turmës të madhe që ishte mbledhur nga kurioziteti si nga pjesa e veriut ashtu edhe e jugut. Një Forcë e Reagimit të Shpejtë ishte vendosur në afërsi e gatshme për të ndërhyrë”, thuhet në njoftimin e KFOR-it.
http://www.telegrafi.com/lajme/kfor-...t-2-46650.html
![]()
Tahiri paralajmron Brukselin: Ose hiqni barrikadën, ose e heqim ne
Publikuar: 20.06.2014 - 20:36
Zv/kryeministrja në detyrë e Qeverisë së Kosovës, Edita Tahiri ka thënë gjatë një interviste për RTK-në se rivendosja e barrikadës në urën e Ibrit në Mitrovicë, por tashmë në formë parku është një gabim i rëndë nga ana e Serbisë.
Tahiri ka treguar se janë duke u ndërmarrë të gjitha hapat dhe se sipas saj ajo barrikadë do të hiqet shumë shpejt, nëse jo përmes dialogut dhe ndërhyrjes së Bashkimit Evropian, atëherë do të hiqet nga institucionet e vendit.
Janë të gjitha kundër parimeve evropiane për lëvizjen e lirë. Ne si qeveri, duke u ballafaquar me këto zhvillime jemi në kontakt të vazhdueshëm me Bashkimin Evropian dhe Ambasadën Amerikane. Ne mendojmë se BE duhet të rrisë angazhimin. Nëse jo, atëherë ne si qeveri e Kosovës do të ndërmarrim masat”, ka thënë Tahiri.
Ajo ka bërë me dije edhe hapat që do të ndërmerren për heqjen e kësaj barrikade.
Shumë shpejt duhet të hiqet ky gjelbërim nga ura. Ura do të funksionalizohet dhe do të jetë e lirë edhe për automjete. Po përgatisim planin. Hapi i parë është largimi i kësaj barrikade, pastaj rivitalizimi dhe zbatimi i marrëveshjes. Unë mund të sigurojë qytetarët se kjo barrikadë do të hiqet shumë shpejt”, ka thënë Tahiri gjatë kësaj interviste.
Po ashtu Tahiri ka lajmëruar se Kosova ia ka ndaluar hyrjen në territorin e saj, shefit të zyrës serbe për Kosovën Marko Gjuriq.
http://www.zeri.info/artikulli/38717...ose-e-heqim-ne
![]()
Krijoni Kontakt