Burg përjetë gjeneral Evrenit, preshevarit që bëri grusht shteti në vitin 1980


ANKARA- Generali i Turqisë Kenan Evren me origjinë shqiptare nga Presheva e Kosovës (sic ishte shprehur ai) i cili ka dominuar politikën turke gjatë dekadave të kaluara, u dënua me burgim të përjetshëm, nën akuzat për udhëheqje të një grushti shteti në vitin 1980. Ky grusht shteti rezultoi me tortura, arrestime dhe vdekje, kane raportuar mediat turke, transmeton agjencia e lajmeve “Presheva jonë”.

Sipas gazetes “Hyrjet”, rasti kundër Evrenit, i cili kishte jetuar për dekada të tëra në bregdetin e Egjeut, ishte pjesë e lëvizjeve nga Kryeministri Tajip Erdogan, për të thyer dominimin e forcave të armatosura në politikë. Gjeneralët, të njohur ndryshe si “pashallarë”, kanë kryer katër grushte shtete në mes të viteve 1960 dhe 1997.
Gjenerali sot është 94 vjec.

Gjeneral Kenan Evren: Unë jam president i Turqisë me origjinë shqiptare

Presidenti i Turqisë me origjinë shqiptare gjeneral Kenan Evren në një intervistë të mëparshme me një gazetar shqiptar, ai ndër tjera flet për rolin e Turqisë gjatë luftës në Kosovë dhe origjinën e tij nga Presheva,Vilajetit të Kosovës, sic shprehet Kenan Evren. Do theksuar se intervistën me ish-presidentin e Turqisë e kishte zhvilluar gazetari i “Presheva jonë”. Në këtë interviste ish-presidenti Kenan Evren duke folur mbi marëdhëniet mes Turqisë dhe Shqipërisë në kohën e Enver Hoxhës permend shifra dhe pranon zyrtarisht se në Turqi sot jetojnë dhe veprojnë miliona shqiptarë me origjinë nga Kosova, Camëria e Lugina e Preshevës…
Po ashtu ish-presidenti turk flet edhe për sllavët, Serbi i cili gjatë bisedës shpesh i citonte « shejtan» ose «qafir » në Ballkan. Në këtë intervistë ai flet edhe për origjinën e tij duke shpjeguar saktësish prej cilit fshat nga Lugina e Preshevës vjen familja e tij i cili edhe pas 70 vitesh dhe se shqipen nuk e kishte harruar.

“Ne me shqiptarët jemi vëllezër, shumë herë nga ka ndihmuar Shqipëria. Nuk e harrojmë kurrë vitin 1974 kur ishim në konflikt me grekun, me rastin e Qipros, e qysh atëherë Shqipëria ashtu cfarë ishte, ajo u solidarizua dhe ishte në gjendje gatishmërie me forcat e veta për të na ndihmuar në këtë luftë që kishim, përballë grekut. Andaj të mirat nuk harrohen kurr dhe mu për ketë ne ju kemi borxh.!..“ tha fillimisht presidenti turk Kenan Evren.
Pyetjes për vizita tij në Ballkan Evren është përgjigjur se “kam vizituar Jugosllavinë dhe jam i njoftuar se Kosova me rrethinë dhe gati gjysma e Maqedonisë është e banuar kryesisht me shqiptarë etnik të cilën gjë e kam ditur edhe më paarë. Dëshira ime e flaktë ka qenë që ta vizitoj Shipërinë dhe të takohem me kryetarin e atëhershëm Enver Hoxha, por ja, fatkeqësisht nuk mu dha rasti ta kontaktoja atë burrë., sepse atëbotë ky vend ishte i izoluar dhe mu për ketë nuk mu dha rasti ta shija më përsëafrmi Shqipërinë e bukur. Dëshirë të flakë po ashtu kam që ta vizitojë vendlindjen e babai time në Preshevë dhe Zoti mos ma marri shpirtin pa i pa edhe njëherë ato troje, ishalla vec nuk më tradhton shendeti.”

(d.b/BalkanWeb)

http://www.balkanweb.com/rajoni/2687...80-196410.html