Close
Faqja 0 prej 3 FillimFillim 12 FunditFundit
Duke shfaqur rezultatin -9 deri 0 prej 30
  1. #1
    Shpirt Shqiptari Maska e Albo
    Anëtarësuar
    16-04-2002
    Vendndodhja
    Philadelphia
    Postime
    33,120
    Postimet në Bllog
    22

    1 qershor 2014: Shenjtërimi i Katedrales “Ngjallja e Krishtit” në Tiranë

    KISHA ORTHODHOKSE AUTOQEFALE E SHQIPËRISË

    NJOFTIM

    Shenjtërimi i Kishës së re Katedrale “Ngjallja e Krishtit”, Tiranë
    Ditën e diel, më 1 qershor 2014, do të kryhet në Tiranë shenjtërimi i Kishës së re Katedrale “Ngjallja e Krishtit”, nga Tërëshenjtëria e Tij, Patriarku Ekumenik, Vartholemeu I, me pjesëmarrjen e Fortlumturive të Tyre, Patriarkut të Jerusalemit, Theofilit; të Serbisë, Irineut; të Rumanisë, Danielit; të Kryepiskopit të Qipros, Krisostomit; të Athinës, Jeronimit; të Varshavës, Savës, si dhe të Kryepiskopit të Tiranës, Anastasit. Do të bashkëmeshojnë edhe Hirësitë e Tyre Mitropolitë, përfaqësuesit e Patriarkëve, të Aleksandrisë, të Antiokisë, të Moskës, të Bullgarisë dhe të Gjeorgjisë.
    Siç dihet, gjatë persekutimit shumëvjeçar e të pareshtur të Kishës Orthodhokse Autoqefale të Shqipërisë (1967-1990), regjimi totalitar ateist shkatërroi një numër të madh kishash të shenjta ose i ktheu ato në magazina, kovaçhana, reparte ushtarake e qendra argëtimi. Madje në vitin 1965, Kisha Katedrale në sheshin qendror të Tiranës u shemb dhe në vend të saj u ndërtua një hotel pesëmbëdhjetëkatësh.
    Kompleksi i Kishës së re Katedrale “Ngjallja e Krishtit” në qendër të Tiranës së bashku me kishëzën “Lindja e Krishtit”, kambanoren dhe Qendrën Sinodike, është simboli i rindërtimit nga themelet në të gjitha fushat i Kishës Orthodhokse Autoqefale të Shqipërisë, nga viti 1991 deri sot.
    Pasditen e së dielës, do të vijojë një koncert festiv rinor në Qendrën Kulturore moderne, në ambientin poshtë Kishës Katedrale.
    Në veprimtaritë festive do të jenë të pranishëm Presidenti i Republikës, z. Bujar Nishani; Kryetari i Kuvendit, z. Ilir Meta; Kryeministri, z. Edi Rama dhe Kryetari i opozitës, njëkohësisht dhe Kryetar i Bashkisë së Tiranës, z. Lulzim Basha, të cilët në mëngjesin e së hënës, më 2 qershor, do të presin zyrtarisht Primatët Orthodhoksë.
    Ngjarja e shenjtërimit përbën një bekim të veçantë jo vetëm për orthodhoksët e Shqipërisë, por dhe për gjithë vendin. Për më tepër, përbën një dëshmi shumë të rëndësishme të Orthodhoksisë në mbarë botën.

    Tiranë, 27 maj 2014
    KOASH

  2. #2
    i/e regjistruar Maska e Archon
    Anëtarësuar
    05-12-2012
    Postime
    2,280

    Për: 1 qershor 2014: Shenjtërimi i Katedrales “Ngjallja e Krishtit” në Tiranë

    Ngjarje e madhe per gjithe vendin.Prania e patrikut ekumenik dhe primateve te tjere e shton edhe me shume gezimin e kesaj dite.

    Ndryshuar për herë të fundit nga Archon : 30-05-2014 më 13:38

  3. #3
    i/e regjistruar Maska e Archon
    Anëtarësuar
    05-12-2012
    Postime
    2,280

    Për: 1 qershor 2014: Shenjtërimi i Katedrales “Ngjallja e Krishtit” në Tiranë

    Mberriti sot ne Shqiperi Tereshenjteria e Tij,Patriarku ekumenik Bartolomeu I,si edhe delegacionet nga te gjitha kishat e tjera ortodokse qe do te marrin pjese ne shenjterimin e katedrales.

    Ndryshuar për herë të fundit nga Archon : 31-05-2014 më 11:30

  4. #4
    i/e regjistruar Maska e Archon
    Anëtarësuar
    05-12-2012
    Postime
    2,280

    Për: 1 qershor 2014: Shenjtërimi i Katedrales “Ngjallja e Krishtit” në Tiranë

    Kleriku më i rëndësishëm i fesë ortodokse ka mbërritur në Shqipëri mesditën e së shtunës, për të qenë pjesë e ceremonisë së Shenjtërimit të Katedrales Ortodokse “Ngjallja e Krishtit”, ceremoni kjo e cila do të zhvillohet ditën e diel.

    Patriarku Ekumenik Bartolomeu i Parë është pritur në aeroportin “Nënë Tereza” nga Kryepeshkopi i Tiranës, Durrësit dhe gjithë Shqipërisë, Fortlumturia e Tij, Anastasi dhe nga drejtuesit më të lartë të Kishës Ortodokse Shqiptare.

    Patriarku Ekumenik Bartolomeu i Parë së bashku me Patriarkë dhe Kryepeshkopë të tjerë nga të gjithë vendet e botës kanë mbërritur në Tiranë gjatë dy ditëve të fundit, ku veç pjesëmarrjes në ceremoninën e shenjtërimit të Katedrales do të kenë takime dhe me drejtuesit më të lartë të shtetit. / Top Channel


    Ndryshuar për herë të fundit nga Archon : 31-05-2014 më 11:32

  5. #5
    Veritas liberatis Vos
    Anëtarësuar
    07-10-2006
    Postime
    2,204

    Për: 1 qershor 2014: Shenjtërimi i Katedrales “Ngjallja e Krishtit” në Tiranë

    Me shume foto nga dita e sotshme

    ketu
    Shqiperia ka rreshtur se ekzistuari qe kur jevgjit i thane vetes "shqiptar".
    xfiles

  6. #6
    i/e regjistruar Maska e mardo
    Anëtarësuar
    06-04-2011
    Postime
    325

    Për: 1 qershor 2014: Shenjtërimi i Katedrales “Ngjallja e Krishtit” në Tiranë

    Lexoni intervisten e Serbit e pastaj thurini lavde bartolomeut e kompani

    Shqiptaret do shkojne ne kishe , kur kisha do jet shqiptare

  7. #7
    Veritas liberatis Vos
    Anëtarësuar
    07-10-2006
    Postime
    2,204

    Për: 1 qershor 2014: Shenjtërimi i Katedrales “Ngjallja e Krishtit” në Tiranë

    Sot ishte dita ku orthodhokisa shkelqeu ne Shqiperi. Plcin ziliqaret dhe gojet e liga.
    Shqiperia ka rreshtur se ekzistuari qe kur jevgjit i thane vetes "shqiptar".
    xfiles

  8. #8
    i/e regjistruar Maska e user010
    Anëtarësuar
    21-05-2010
    Postime
    1,219

    Për: 1 qershor 2014: Shenjtërimi i Katedrales “Ngjallja e Krishtit” në Tiranë

    Sot ishte dita ku orthodhokisa shkelqeu ne Shqiperi. Plcin ziliqaret dhe gojet e liga.

    Dhe ne jemi ortodoks por nuk bejme keshtu, nuk besoj se ndihmon diku ky qendrim me keto "placin". Fundja fundit, asnje shkelqim nuk pati ortodoksia sot ne thelbin e saj, mos u beme valle krishter me te mire sot? Mos filluam te lutemi me shume dhe te shkojme me shpesh ne kishe? Asgje nga keto nuk u be, prandaj une per vete nuk shikoj ndonje shkelqim.

    Nuk dua te kritikoj po me islamofobin dhe "jevgjit" sic i quan (me perbuzje per fat te keq) qe permend, me shume dem i ben Shqiperise se sa mire.

    Fundja fundit, jevgjit nuk i bien ne qaf Shqiperise sic i biem ne, te gjith ne te tjeret (qe duam te vecantohemi nga "jevgjit") jemi ata qe e kemi groposur Shqiperine.

    Me kujtohet nje here qe nje plak me pershkruante jevgjit si gjeja me e keqe qe ekziston ne planet... por harronte ai plak dhe shume te tjere, qe nuk jan "jevgjit" kampion te trafikut te droges, te prostitucionit, te krimit, te korrupsionit, dhe te votes idiote qe siell politikanet idiot ne qeveri. Mos duhet te akuzojme jevgjit per gjith ate munges kulture qe kemi dhe per shthurjen e shoqerise? Per gjith ato budalliqe qe ndodhin ne Shqiperi, vrasjet per nder, per nje cope toke, grabitjet, situata politike etj etj... per te gjitha keto kush e ka fajin, mos "jevgu" valle? Le te shohim nje here gungen e kurrizit tone... Mos valle enveri apo sala, rama, meta e gjith politikanet e tjere jane jevgj apo mos i sollen gje jevgjit ne qeveri?

    Pastaj, kjo puna e gjakut te paster, gjithmon me ben per te qeshur, te njejtat degjoj dhe ne greqi, nga valle ekziston kjo siguri se ne rradhe te par ekziston gjak i paster dhe ne radhe te dyte qe ti i takon asaj pjese me gjak te paster (ne qofte se ekziston pjese e tille)!!!

    Mos ma mer per keq, per mire flas, thjesht besoj se eshte me mire tja kthejme gishtin vetes, fundja fundit, jevgjit dhe muslimanet jan vellezer me ne, dhe si ortodoks qe je, duhet te dish, se dhe ti dhe jevgu, keni nje gjak per deri sa te gjith jemi te lindur prej Adamit/Eves! Urrej mekatin dhe jo njeriun na meson ortodoksia. Krishti derdhi gjakun per kedo, per te gjith njerzit pa asnje dallim!
    Ndryshuar për herë të fundit nga user010 : 01-06-2014 më 22:15

  9. Anetarët më poshtë kanë falenderuar user010 për postimin:

    violativo (02-06-2014)

  10. #9

    Për: 1 qershor 2014: Shenjtërimi i Katedrales “Ngjallja e Krishtit” në Tiranë

    postuar nga user010;
    Dhe ne jemi ortodoks por nuk bejme keshtu, nuk besoj se ndihmon diku ky qendrim me keto "placin". Fundja fundit, asnje shkelqim nuk pati ortodoksia sot ne thelbin e saj, mos u beme valle krishter me te mire sot? Mos filluam te lutemi me shume dhe te shkojme me shpesh ne kishe? Asgje nga keto nuk u be, prandaj une per vete nuk shikoj ndonje shkelqim.
    Me vjen keq per ty, pasi kush eshte orthodhoks ishte i pranishem, ne mos prezent te pakten me mendje.
    Si mundet te minimizohet nje ngjarje si kjo, kur e gjithe bota orthodhokse ( dhe jo vetem ) i dhane nje reliev te gjere, ti vjen e thua; "nuk pati asnje shkelqim"
    Populli besimtar i Shqiperise vertete nuk u shumefishua pasi nuk ishte kjo aresyeja e kesaj ceremonie, por u permiresua sidoqoft, u be me i vetedijshem per
    besimin dhe pergjegjesine qe mban, qe nuk eshte i vetem dhe i braktisur..., qe koha e erresires pagano/ateiste pikerisht ketu, mori fund.
    Nga kjo ngjarje komuniteti yne del i fuqizuar, Shqiperia si nje vend me nje kishe te kompletuar ( klerike dhe besimtare ), ku bota mbare i dha nderimet e rastit.
    Po te mos kishte qene aq e rendesishme kjo ngjarje, nuk do te vinin patriket, kryepeshkopet dhe peshkopet nga te gjitha anet e botes, ku shqiptaret jo krejt rastesisht
    ishin te perfaqesuar nga brenda shtetit dhe jasht ( amerika ),deri edhe nga komunitetet arbershe..., ishin te pranishem edhe komunitetet e tjera fetare ne vend e jo vetem
    por e gjithe politika vendase, qeveri ose opozite ( deputete e perfaqesues ) pa perjashtim...
    Ndaj i nderuar, merre veten me te mire, ndonse per ty nuk ndodhi as'gje, neser bota do te zgjohet me e mire dhe dielli do te ndriçoje-rrezatoje (shkelqeje ) me fort!
    Pershendetje
    Mësoi të tjerët me jetën tënde dhe jo me fjalët e tua

  11. Anetarët më poshtë kanë falenderuar arbereshi_niko për postimin:

    Korcar-L1 (02-06-2014)

  12. #10

    Për: 1 qershor 2014: Shenjtërimi i Katedrales “Ngjallja e Krishtit” në Tiranë

    Patriarke nga e gjithe bota orthodhokse ne ceremoni. Te pranishem zyrtaret me te lart shqiptare

    Patriku serb Irenej, tha se “Kosova eshte e shenjte per serbet. “
    Me ndarjen qe po ndodh, I bie qe kisha serbe ta kete qendren e saj ne Peje, gje e pa kuptueshme per serbet. Rezidenca patriarkale serbe i bie te jete ne nje shtet tjeter…, nga Kosova vijne pjesa me e madhe e
    shenjtoreve qe nderojme ne kishen tone. – tha Fortlumturia e Tij Irenej
    Interviste e mar nga Top-channel


    Te nderuar, ne Tirane u be nje ceremoni e rralle, e shenjte dhe e njohur boterisht.
    Nuk u zgjidhen çeshtje kufijsh dhe as u nenshkruan traktate, asnje nuk erdhi fshehurazi , po keshtu edhe patriku i Serbise, pasi ai perfaqeson kishen serbe dhe jo politiken shoviniste serbe, por qe ne gjirin e kishes te Serbise ka patur edhe element pa imunitet, te cilet jane perfshire ne tragjedine e popullit kosovar, por qe nuk eshte vendi dhe rasti per tu diskutuar ketu, pasi ceremonia ishte ngjarja kryesore …


    .-.-.-.-.
    Ne Tirane erdhen per Shenjterimin e Katedrales Orthodhokse, nga kleriku me i rendesishem i Orthodhoksise, te gjithe patriarket e tjere o perfaqesues te tyre, kryepeshkopet perfaqesues te te gjitha kishave autoqefale, peshkopi i kishes shqiptare ne Amerike N. Liolini
    Te gjithe kreret kane theksuar mesazhe te shumta per paqe dhe harmoni…
    Meshes se Shenjterimit te Katedrales drejtuar nga patriket dhe kryepeshkopet boteror, I jane bashkuar edhe krere te komuniteteve te tjera fetare ne vend…
    Eshte nje ngjarje e shenuar, pasi Tiranes i’u dha nje rendesi dhe respekt sikur sa ka merituar me pare.
    Eshte nje ngjarje dhe bekim i veçante!
    Vete prania e gjithe politikaneve kryesore shqiptar, kreu i Parlamentit I. Meta, kryetari i Bashkise se Tiranes dhe i PD-se L.Basha, kreyministri Edi Rama me bashkeshorten e tij, Presidenti i Shqiperise Nishani, te gjithe te shoqeruar nga deputete te tjere te vendit…
    Kurre ne historine e Shqiperise nuk ka patur krere perfaqesues nga e gjithe bota dhe njeheresh perfaqesuesit me te rendesishem te politikes shqiptare, duke permbledhur bashke maxhorance dhe opozite…

    Pershendetje
    Ndryshuar për herë të fundit nga arbereshi_niko : 02-06-2014 më 07:16
    Mësoi të tjerët me jetën tënde dhe jo me fjalët e tua

Faqja 0 prej 3 FillimFillim 12 FunditFundit

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund të hapni tema të reja.
  • Ju nuk mund të postoni në tema.
  • Ju nuk mund të bashkëngjitni skedarë.
  • Ju nuk mund të ndryshoni postimet tuaja.
  •