Close
Faqja 0 prej 3 FillimFillim 12 FunditFundit
Duke shfaqur rezultatin -9 deri 0 prej 21
  1. #1
    Love all, but trust a few Maska e angmokio
    Anëtarësuar
    02-09-2011
    Vendndodhja
    AngMoKio
    Postime
    3,928

    Klinton: Erdogan, njeri i fortë e i devotshëm.

    Klinton: Erdogan, njeri i fortë e i devotshëm.

    Emri:  b5207000-f0c1-11e3-b411-7d082ed125c7-jpg20140611001854.jpg

Shikime: 962

Madhësia:  44.3 KB

    "Një njeri, i cili në mënyrë të veçantë ka luajtur rol kyç për të ardhmen e Turqisë dhe të marrëdhënieve tona: ky është kryeministrin Erdogan". Kështu shkruan Hillary Clinton, ish-sekretare amerikane e shtetit, në librin e saj të sapo dalë me titull "Hard Choices" (Vendime të vëshira).
    Libri i sapodalë është konsideruar si bazë për kandidaturën e Hilari Klintonit për zgjedhjet presidenciale të 2016. "Hard Choices" përshkruan katër vjetët e saj si Sekretare Shteti nën Presidentin Barack Obama.
    Në libër, ish-Sekretarja e Shtetit jo vetëm që ka shkruar për vizitat e saj në mbarë botën, por edhe ndau perspektivën e saj në politikat kryesore dhe figurat kryesore politike të vendeve të ndryshme.
    E në këtë libër, Clinton nuk e harroi kryeministrin turk Erdogan.
    Duke deklaruar se ajo u takua me Erdogan në vitet nëntëdhjetë, kur ai ishte kryetar bashkie i Stambollit, Klinton e përshkruan Erdogan si "një politikan ambicioz, të fortë, të devotshëm dhe efektiv."
    "Turqit e zgjodhën Partinë e tij islamike në vitin 2002, dhe e rizgjodhën atë në vitin 2007 dhe 2011," shkruan ajo." Clinton vazhdon duke thënë se, Erdogan ka dëshmuar se demokracia, modernizmi, të drejtat e gruas, laicizmi dhe Islami mund të bashkëjetojnë.
    Klinton vlerëson ndryshimet e vendosura nga Erdogani, si lehtësimi i kufizimeve mbi mësimdhënien dhe transmetimin në gjuhën kurde, heqjen gjykatave të sigurisë kombëtare - të cilat kishin kufizuar në masë të madhe vlerat demokratike.
    Clinton shkruan se Turqia do të vazhdojë të luajë një rol të rëndësishëm në Lindjen e Mesme dhe Evropë dhe mbetet një rëndësi jetike për SHBA.
    Ekonomia turke lulëzuar me një nga normat më të shpejtë të rritjes në botë, shton Klinton.
    "Pasi pjesa tjetër e Evropës u zhyt në krizë financiare, Turqia doli si një fuqi rajonale," vëren ajo.
    Ajo gjithashtu e vlerëson politikën e Turqisë "zero probleme me fqinjët", duke e përshkruar atë si një politikë të përgjithshme konstruktive, e cila hap rrugën për zgjidhje në "mosmarrëveshjet si për shembull Qipro si dhe "konfliktet e ngrira" si Mosmarrëveshja turko-armene e vitit 1915. Klinton shton se ajo ka vënë të gjitha përpjekjet e saj për të përmirësuar marrëdhëniet turko-armene.
    Duke kujtuar sulmin izraelit mbi anijen turke, Mavi Marmara në vitin 2010 ku u vranë 9 turq, Clinton shkruan se ajo kishte “qetësuar” ministrin e jashtëm turk Ahmet Davutoglu, i cili e konsideronte sulmin si "9/11 për Turqinë", dhe arriti të bindë Turqinë të mos marr ndonjë veprim serioz kundër Izraelit. /mesazhi/
    "And speak kindly to mankind '' Quran - 2:83"

  2. #2
    Fortis Et Honoris Maska e Meriamun
    Anëtarësuar
    04-04-2009
    Postime
    1,730

    Për: Klinton: Erdogan, njeri i fortë e i devotshëm.

    Angmokio, cfare kerkon nje teme ne lidhje me fortesine dhe devotshmerine e Erdoganit tek tema e shtypit dites ne nje forum shqiptar. Jemi shkeputur nga Turqia me 28-29 nentor 1912 dhe u beme gati 102 vite shtet me vete. Ne jetojme ne troje ne te cilat kur flitej dhe shkruhej per politike, dipllomaci, demokraci, etike dhe moral, paraardhesit e Erdoganit dhe Klintonit akoma nuk kishin zbritur nga pemet.
    No amount of guilt can change the past and no amount of worrying can change the future

  3. #3
    Love all, but trust a few Maska e angmokio
    Anëtarësuar
    02-09-2011
    Vendndodhja
    AngMoKio
    Postime
    3,928

    Për: Klinton: Erdogan, njeri i fortë e i devotshëm.

    Citim Postuar më parë nga Meriamun Lexo Postimin
    Angmokio, cfare kerkon nje teme ne lidhje me fortesine dhe devotshmerine e Erdoganit tek tema e shtypit dites ne nje forum shqiptar. Jemi shkeputur nga Turqia me 28-29 nentor 1912 dhe u beme gati 102 vite shtet me vete. Ne jetojme ne nje vend ne te cilin kur flitej dhe shkruhej per politike dipllomaci, etike dhe moral, paraardhesit e Erdoganit dhe Klintonit akoma nuk kishin zbritur nga pemet.
    Klinton me librin e saj nuk i drejtohet publikut turk apo shqiptar por atij mbareboteror.
    "And speak kindly to mankind '' Quran - 2:83"

  4. #4
    Fortis Et Honoris Maska e Meriamun
    Anëtarësuar
    04-04-2009
    Postime
    1,730

    Për: Klinton: Erdogan, njeri i fortë e i devotshëm.

    Angmokio, libri i kesaj Klinton ka 656 faqe ne te cilat flitet per nje larmi shume te madhe temash, argumentash dhe personazhesh, pse pikerisht u dashka qe ne temen e shtypit te forumit shqiptar te hapim nje teme ne lidhje me devotshmerine dhe fortesine e Erdoganit?!
    No amount of guilt can change the past and no amount of worrying can change the future

  5. #5
    Love all, but trust a few Maska e angmokio
    Anëtarësuar
    02-09-2011
    Vendndodhja
    AngMoKio
    Postime
    3,928

    Për: Klinton: Erdogan, njeri i fortë e i devotshëm.

    Citim Postuar më parë nga Meriamun Lexo Postimin
    Angmokio, libri i kesaj Klinton ka 656 faqe ne te cilat flitet per nje larmi shume te madhe temash, argumentash dhe personazhesh, pse pikerisht u dashka qe ne temen e shtypit te forumit shqiptar te hapim nje teme ne lidhje me devotshmerine dhe fortesine e Erdoganit?!
    Meriamun me gjithe respektin qe kam. Nese nuk te pelqen te flitet per Erdogan fare mire mund ta injorosh si teme dhe te marresh pjese diku tjeter. Forumi shqiptar i jep hapesire cdo figure boterore aq me teper kur per te flasin me superlativa personalitete sikur Klinton.
    "And speak kindly to mankind '' Quran - 2:83"

  6. #6
    Fortis Et Honoris Maska e Meriamun
    Anëtarësuar
    04-04-2009
    Postime
    1,730

    Për: Klinton: Erdogan, njeri i fortë e i devotshëm.

    Tek tema e shtypit dites mund te postohen tema si me poshte:
    Reagimet tuaja mbi lajmet më të fundit nga trojet shqiptare. Mund të postoni një artikull të caktuar dhe të bëni komentin tuaj mbi çështjen në fjalë. Lini vënd për anëtarët e tjerë të shprehin mendimin e tyre për çështjen në fjalë.
    Pra lajme nga troje shqiptare, ne lidhje me figura dhe personalitete shqiptare. Persa u perket personazheve te azise vogel dhe anadollit shume mire merret anadoll express. Une jam vete musliman por e degjeneruat krejt kete pune, madje disa kishin shkuar dhe 'zbukuruar' kalane e Prezes me flamure turk. Cfare duan flamuret turk ne kalane e Prezes? Ne duhet jemi icik me krenar per trojet tona.

    Pashaporta shqiptare qe u jepet nuk eshte thjeshte per efekt vulash dhe pullash.
    No amount of guilt can change the past and no amount of worrying can change the future

  7. #7
    Love all, but trust a few Maska e angmokio
    Anëtarësuar
    02-09-2011
    Vendndodhja
    AngMoKio
    Postime
    3,928

    Për: Klinton: Erdogan, njeri i fortë e i devotshëm.

    Citim Postuar më parë nga Meriamun Lexo Postimin
    Tek tema e shtypit dites mund te postohen tema si me poshte:


    Pra lajme nga troje shqiptare, ne lidhje me figura dhe personalitete shqiptare. Persa u perket personazheve te azise vogel dhe anadollit shume mire merret anadoll express. Une jam vete musliman por e degjeneruat krejt kete pune, madje disa kishin shkuar dhe 'zbukuruar' kalane e Prezes me flamure turk. Cfare duan flamuret turk ne kalane e Prezes? Ne duhet jemi icik me krenar per trojet tona.

    Pashaporta shqiptare qe u jepet nuk eshte thjeshte per efekt vulash dhe pullash.
    Po edhe nese e kane zbukuruar ku e shikon problemin ti? Nese do ishte zbukuruar me flamur italian apo amerikan do hidheshe perpjete nga gezimi? Une kam simpati edhe per Putin edhe pse ai nuk eshte musliman. Preferencat e njerezve jane te ndryshme dhe jo medoemos ata duhet te lidhen me fene.
    "And speak kindly to mankind '' Quran - 2:83"

  8. #8
    Shpirt Shqiptari Maska e Albo
    Anëtarësuar
    16-04-2002
    Vendndodhja
    Philadelphia
    Postime
    33,379
    Postimet në Bllog
    22

    Për: Klinton: Erdogan, njeri i fortë e i devotshëm.

    Sa i forte eshte bre Erdogani!

    Ironia e ketij lajmi eshte se ish sekretarja e shtetit amerikan ne keto vitet e fundit, Hillary Clinton, ne librin e saj flet per Erdoganin. Clinton ne keto vitet e fundit ne koordinim me shtetin e Izraelit, e kane sulmuar Erdoganin me te gjitha menyrat per ta rrezuar nga pushteti, duke strehuar ne SHBA edhe koken e "opozites" se Erdoganit, Gylien. Dhe pavaresisht se Erdogani fitoi zgjedhjet, skenaret e amerikaneve e izraeliteve per t'ia shkaterruar kupat e gjyrit Erdoganit ne syte e publikut turk, vazhdojne e do te vazhdojne, derisa ai te mos jete me ne pushtet.

    Tani kemi Hillary Clinton qe ben nje deklarate te tille si per te thene: "Erdogan, une nuk jam me ne krye te Departamentit te Shtetit dhe le ti harrojme ato qe kane ndodhur ne te kaluaren e afert. Une po te bej qejfin ne liber, me shpresen qe ti dhe njerezit e tu ne Turqi, te mund te fusni disa miliona dollare ne garen time presidenciale ne 2016, sic bere me Barak Obamen." Lajmin e degjojne osmanofilet dhe gezohen. Edhe Klinton po i thurr lavde Erdoganit! Ne fakt, Erdogani eshte nje nga njerezit me te urryer ne boten islamike, ata qe e adhurojne jane osmanofilet mes shqiptareve, boshnjakeve e vendeve te Ballkanit qe dikur ishin Turqi Evropiane.

    Por ironia e vertete e lajmit, eshte kur te shkoje ne veshin e Erdoganit. Besoj se fytyra do ti nxihet e damaret do ti kercejne ne koke nga inati. Erdogani e ka te qarte se kush eshte dora e padukshme qe i bie atij pas koke cdo dite qe ai eshte ne pushtet.

    Te na rroje sa malet Vellai i Madh, se po na u bien pendet vellezerve te vegjel ne Prishtine e Tirane.

    Te pakten te kemi Erdoganin e te ngushellohemi me te.

    Albo

  9. #9
    Love all, but trust a few Maska e angmokio
    Anëtarësuar
    02-09-2011
    Vendndodhja
    AngMoKio
    Postime
    3,928

    Për: Klinton: Erdogan, njeri i fortë e i devotshëm.

    Citim Postuar më parë nga Albo Lexo Postimin

    Ne fakt, Erdogani eshte nje nga njerezit me te urryer ne boten islamike, ata qe e adhurojne jane osmanofilet mes shqiptareve, boshnjakeve e vendeve te Ballkanit qe dikur ishin Turqi Evropiane.
    Je i pari qe e jep nje deklerate te tille dhe nuk e di nga se bazohesh? Erdogan gezon nje respekt te jashtezakonshem ne te gjithe boten islame. Mjafton te futesh neper forumet ne gjuhen angleze e arabe dhe e verteton popullaritetin e tij ne boten islame.
    "And speak kindly to mankind '' Quran - 2:83"

  10. #10
    Fortis Et Honoris Maska e Meriamun
    Anëtarësuar
    04-04-2009
    Postime
    1,730

    Për: Klinton: Erdogan, njeri i fortë e i devotshëm.

    Angmokio, ka nje problem shume te madh madje, dhe duhet te jesh i verber mos ta shikosh. Shqiperia eshte nje vend me besimtare te feve te ndryshme dhe etnive te ndryshme. Te gjitha keta jane te bashkuar nen nje flamur dhe nen nje kushtetute. Si do i vinte nje katoliku apo ortodoksi, vlla shqiptar me ty, kur do te shikonte flamurin turk te valvitej neper kalate dhe sitet arkeologjike te vendit? Normalisht qe sdo i vinte mire dhe me te drejte. Po sikur te dilnin disa dhe te valevisnin flamurin grek ne nje kishe apo ne nje amfiteater apo diku tej si do te vinte ty? Mendoj qe sdo te vinte mire as mua jo, dhe askujt.

    Turqia ka me miliona shqiptare dhe vendas tjere te asimiluar teresisht me dhune, duke perdorur ligjin dhe maliqin.
    No amount of guilt can change the past and no amount of worrying can change the future

Faqja 0 prej 3 FillimFillim 12 FunditFundit

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund të hapni tema të reja.
  • Ju nuk mund të postoni në tema.
  • Ju nuk mund të bashkëngjitni skedarë.
  • Ju nuk mund të ndryshoni postimet tuaja.
  •