“16 vite burg për Baronin”- SPAK jep pretencën për operacionin “Flakë në Det”
Prokuroria e Posaçme Kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar ka dhënë pretencën për personat e përfshirë në operacionin e koduar “Flakë në Det”.
Sipas prokurorisë, të pandehurit akuzohen për veprat penale “Trafikimi i narkotikëve”, kryer në bashkëpunim në kuadër të një grupi të strukturuar kriminal, “Grupi i strukturuar kriminal” si dhe “Kryerja e veprave penale nga organizata kriminale dhe grupi i strukturuar kriminal”.
Hetimet zbuluan se droga do të nisej nga zona e Patokut dhe kishte si destinacion vendet e Bashkimit Evropian. Trafiku do të realizohej përmes detit, me shkëmbim në ujërat ndërkombëtare, ku përfshihej edhe një velierë me emrin Vilua.
Në momentin që dy shtetas të huaj pikasën ndërhyrjen e policisë, ata i vunë flakën mjetit lundrues dhe tentuan të largoheshin me një mjet të vogël ujor.
Prokuroria ka kërkuar shpalljen fajtor të të pandehurve dhe dënimin e tyre me masa të rënda:
- Arlind Ismailukaj – 15 vite burg (me gjykim të shkurtuar: 10 vite)
- Gëzim Çela, i njohur ndryshe si Baroni, drejtues i grupit kriminal – 16 vite burg (10 vite e 8 muaj)
- Nerim Çela – 14 vite burg (me gjykim të shkurtuar: 9 vite e 4 muaj)
- Armando Mema – 12 vite burg (me gjykim të shkurtuar: 8 vite)
- Dritan Mataj – 12 vite burg (me gjykim të shkurtuar: 8 vite)
- Arben Dalipaj – 14 vite burg (me gjykim të shkurtuar: 9 vite e 4 muaj)
- Besnik Brokeri – 12 vite burg (me gjykim të shkurtuar: 8 vite)
- Alket alias Dritan Deda – 12 vite burg (me gjykim të shkurtuar: 8 vite)
- Selami Lushka – 12 vite burg (me gjykim të shkurtuar: 8 vite)
- Kyrylo Ponomarenko – 13 vite burg (me gjykim të shkurtuar: 8 vite e 4 muaj)
- Ksenofon Bodo – 12 vite burg (me gjykim të shkurtuar: 8 vite)
- Armando Papa – 12 vite burg (me gjykim të shkurtuar: 8 vite)
- Kostiantyn Biellon – 12 vite burg (me gjykim të shkurtuar: 8 vite)
Euronews
Krijoni Kontakt