Close
Faqja 2 prej 2 FillimFillim 12
Duke shfaqur rezultatin 11 deri 20 prej 20
  1. #11
    Shpirt Shqiptari Maska e Albo
    Anëtarësuar
    16-04-2002
    Vendndodhja
    Philadelphia
    Postime
    33,038
    Postimet në Bllog
    22

    Për: Shkatërrohet rrjeti i drogës Turqi-Prishtinë-Tiranë, në kërkim baroni Gëzim Çela

    “Baroni” i drogës u vu nën përgjim, SHISH informoi për drogën e Gëzim Çelës

    Nga: KLODIANA LALA


    “Baroni” i drogës u vu nën përgjim, SHISH informoi për drogën e Gëzim ÇelësTIRANE - Një shkresë e Shërbimit Informativ Shtetëror sinjalizoi Prokurorinë e Krimeve të Rënda, se në vilën e Gëzim Çelës, në Fushë-Kuqe të Mamurrasit, dyshohej se kishte sasi të mëdha heroine. Lajmin e konfirmojnë zyrtarë të Prokurorisë së Përgjithshme, të cilët, pasi kanë marrë këtë informacion, kanë vënë nën përgjim personat e dyshuar, mes të cilëve dhe Çelën, i cilësuar si ‘baron’ i drogës. Burime të besuara për “GSH” thanë se, në shkresën e SHISH-it jepeshin të dhëna të sakta, sa i përket vendndodhjes së vilës luksoze, pronarëve të saj, si dhe, mes të tjerash, thuhej se brenda në vilë kishte sasi të mëdha droge. Madje, sipas të njëjtave burime, informohej se sasitë e drogës, pasi ishin përpunuar në laborator, ishin hapur për t’u tharë në sipërfaqen e katit të tretë të vilës, ku në fakt u gjetën dhe u sekuestruan nga policia. Nga përgjimi i telefonatave të të dyshuarve, është rënë më pas edhe në gjurmët e Valentina Tufinës, inxhinieres kimiste e cila kishte rolin kyç në të gjithë grupimin kriminal. “Tezja”, siç ishte nofka e saj, provonte cilësinë e kokainës dhe heroinës dhe vetëm nëse ajo thoshte se ishte e një cilësie të mirë, bëhej pagesa dhe trafikimi i saj. Por përtej operacionit që u finalizua me arrestimin e Kujtim Çelës, në vilën e tij në Fushë-Kuqe, të Reald Hysollit, në pikën e kalimit kufitar në Morinë të Kukësit, për Prokurorinë e Krimeve të Rënda, është krejtësisht e paqartë sesi arriti të shpëtonte nga prangat Gëzim Çela, i cilësuar si organizatori i rrjetit të trafikut, nga vendet e Amerikës Latine, në drejtim të vendeve të Bashkimit Europian, duke përdorur si vend tranziti Shqipërinë.

    Operacioni në Kosovë
    Zyrtarët e prokurorisë u treguan të rezervuar lidhur me përmbajtjen e mëtejshme të shkresës së SHISH-it, por, përtej kësaj është bashkëpunuar ngushtë me prokurorinë speciale të Kosovës, pasi e dyshuara Valentina Tufina kishte udhëtuar drejt këtij shteti, ku dhe në fakt u arrestua. “Informacioni fillestar na erdhi nga institucione ligjzbatuese. Mbi bazën e këtij informacioni nisëm hetimet, duke siguruar prova të mjaftueshme për arrestimin e të dyshuarve dhe në fund policia ndërhyri”, - tha një zyrtar i prokurorisë. Në fakt, nga operacioni u sekuestruan 22 kg heroinë në vilën luksoze të Gëzim Çelës, si dhe një arsenal armësh. Gjithashtu, po në vilë u gjetën dhe sasi të mëdha hashashi dhe përzierësi, si dhe u zbulua një laborator për përpunimin e drogave të forta. Në Kosovë u vunë në pranga katër të dyshuar, mes të cilëve dhe “tezja”, Valentina Tufina, si dhe u sekuestruan 17 kg kokainë.

    (er.nu/Gazeta Shqiptare/BalkanWeb)

  2. #12
    Shpirt Shqiptari Maska e Albo
    Anëtarësuar
    16-04-2002
    Vendndodhja
    Philadelphia
    Postime
    33,038
    Postimet në Bllog
    22

    Për: Shkatërrohet rrjeti i drogës Turqi-Prishtinë-Tiranë, në kërkim baroni Gëzim Çela

    Gëzim Çela në kërkim ndërkombëtar, “Baroni i drogës”nuk është në Shqipëri

    Emri:  GEZIM-CELA.jpg

Shikime: 5227

Madhësia:  25.6 KB

    Pas tentativës së dështuar për të rënë në gjurmët e tij në tokën shqiptare, Gëzim Çela, i njohur ndryshe si “baroni i drogës” është shpallur zyrtarisht në kërkim ndërkombëtar nga zyra e Interpolit në Francë.
    Ka qënë një shkresë e Prokurorisë së Krimeve të Rënda, ku kërkohej shpallja në kërkim e ish-punonjësit të Policisë së Shtetit, që më pas u bë trafikant kokaine.
    Tashmë në faqen zyrtare të Interpolit gjendet e publikuar fotoja e Çelës, një vendim ky qe mësohet se është marrë pak ditë më parë pasi vetë Policia e Shtetit ka dërguar në adresë të prokurorisë një shkresë, ku njoftonte se ky shtetas nuk gjendet në Shqipëri.
    Gëzim Çela humbi gjurmët pas një operacioni antidrogë të zhvilluar në pikën kufitare të Morinit në Kukës, ku Çela dyshohet e kishte një rol kyç në trafikun e drogës. Nga ky operacion u arrestuan 7 shqiptare mes të cilëve edhe kosovarë.
    Gjithashtu po gjatë këtij operacioni gjatë kontrolleve të ushtruara në shtëpinë e Gezim Çelës në Fushë Kuqe të Mamurrasit, u gjetën 18 kiliogramë heroinë,150 kilogramë kanabis sativa. Gjithashtu në cilësinë e provave janë sekuestruar 9 armë, tre snajpera,granata dhe makina të blinduara.

    ORA NEWS

  3. #13
    Shpirt Shqiptari Maska e Albo
    Anëtarësuar
    16-04-2002
    Vendndodhja
    Philadelphia
    Postime
    33,038
    Postimet në Bllog
    22

    Për: Shkatërrohet rrjeti i drogës Turqi-Prishtinë-Tiranë, në kërkim baroni Gëzim Çela

    Biseda për drogën Çela e Tufina: Këmishat e bluzat janë me difekte

    Emri:  184448.jpg

Shikime: 3862

Madhësia:  28.6 KB

    TIRANE- Disa “këmisha” dhe “fustane” të cilat ishin qepur në mënyrë të gabuar kanë qënë kodet kryesore që përdorte “Baroni i drogës” Gëzim Çelaj dhe ndihmësja e tij Valentina Tufina, për blerjen dhe transportimin e kokainës nga Kosova në Shqipëri.

    Përgjimet telefonike tregojnë se për shkak se një pjesë e “këmishave”, ”fustaneve” dhe “bluzave” ishin të qepura gabimisht dhe nuk vlenin, Gëzim Çelaj vendos të dërgojë në Pejë të Kosovës, laborantet e grupit të tij Valentina Tufina, për të parë cilësinë e mallit. Pra të “këmishave” që nënkuptohej qartë për kokainën.


    Në bisedat telefonike, anëtarët e këtij grupi komunikonin sikur merreshin me tregti të veshmbathjeve nga Kosova, Gjermania dhe Amerika Latine, por të gjitha këto biseda kanë qënë të koduara, pasi nga ndjekja operative e agjentëve në terren ka rezultuar e kundërta e saj që komunikonin në telefon Gëzim Çelaj me Valentina Tufinën dhe korrierin e tyre Realt Hysolli.

    Ndaj Çelaj prokurori i krimeve të rënda Anton Martini ka kërkuar dënimin me 20 vite burg, për shkak të gjykimit të shkurtuar dhe ndaj Hysollit 14 vite burg. Ndërkohë pritet që në shtator 2015 të nisë gjykimi ndaj Valentina Tufinës, e cila është arrestuar në Kosovë një vit më parë. Gazeta “Shqiptarja.com” zbulon përgjimet nga dosja hetimore.

    Biseda e koduar
    Në datë 07.06.2014 i pandehuri Gëzim Çelaj me numrin e telefonit xxxx222 komunikon me bashkëpandehurën Valentina Tufina në numrin e sajxxxx139 rreth bisedës së zhvilluar prej tij me shtetasin shqiptarë me banim në Amerikë dhe biseda ka këtë përmbajtje.

    139: He…
    222: Ça bone
    139: Hiç për zotin...
    222: Ku jeni
    139: Ke shpia
    222: Jeni tu rregullu gjo aty
    139: Po
    222: Okej
    139: Ça bone ti?
    222: Unë asgjo fola me atë
    139: Ça tha?
    222: Ai m’tha që o nesër o t’hanën ik tezja atje, ditën e martë n’mjes ço njeriun le t`i kthejë ato kmishat, fustanet, bluzat komplet ça ka ra, n’mjes ço njeriun le ti kthej mrapsht, e do marrish n’magazinë kmisha tjera, sa t’dush ti tha pas asi problem n’botë tha, t’kërkoj falje 100 herë tha po se paskam ditë që kena kenë me difekt, po i ka qit rrobaqepsia tha makina se ki i kanë.
    139: Shum mirë
    222: I thashë e due të garantueme s’ma marove kët punë thash të martën deri në drekë thash mua m’ke flliq edhe thom stop edhe numrin e telfonit e ndrroj, jo pash familjen mos boj at pune ç’ke ti e ke tezen aty, pyete i kam dhonë urdhërr që sot që dje i kam kallzu se ça me bo.
    139: Amon po thash t’iki t’honën o burri i dheut
    222: Mirë dakort.

    Tufina-Hysolli
    Në datë 11.06.2014, i pandehuri Realt Hysolli me numrin e tij celularë xxxx392 bën një bisedë me bashkëpandehurën Valentina Tufina me numrin e saj kosovarë xxxxx010. Biseda ka këtë përmbajtje.
    392: Hë teze
    010: O shpirt...
    392: Ça bone?
    010: A t’ka morr malli, mu m’ka marrë malli hahaha
    392: T’ka marrë malli?
    010: N’tetë e gjys nantë t’jesh ktu.
    392: Po patjetër,urgjent
    010: Ok jeta ime
    392: Pa merak
    010: Hajt pra shpirt t’du fort pra zemër
    392: Hajde vlla ja kalofsh mirë gjithë t’mirat
    010: Ciao ciao.

    Bie akuza e trafikut Vëllai i Gëzim Çelajt, dosja i transferohet në Kurbin

    Mes personave të arrestuar gjatë operacionit policor në Fushë-Kuqe të Laçit, prokuroria ka arrestuar dhe vllanë e Gëzim Çelaj, Kujtimin. Fillimisht ky i fundit është aguzuar për trafik droge në kuadër të grupit kriminal por më pas, akuza e tij ka rënë dhe është dërguar vetëm për “Prodhim dhe shitje të lëndëve narkotike”. Tashmë aktet hetimore ndaj Kujtim Çelaj janë transferuar në prokurorinë e Laçit, i cili do ndiqet penalisht për akuzën e “Prodhimit dhe shpërndarjes së lëndës narkotike”, kjo pasi ndaj tij nuk ekzistonin prova që ai të ishte i implikuar në trafikun e kokainës.

    Ndërsa ekspertja e kokainë me profesion laborante Valentina Tufina pritet të ekstradohet nga Kosova në drejtim të Shqipërisë, ku pritet të gjykohet për akuzën e trafikut të kokainës. Sipas burimeve të prokurorisë Tufina do dërgohet në gjykatë si e pandehur në muajin shtator. Hetimet ndaj saj janë në përfundim e sipër, por pritet vetëm ardhja e saj nga Kosova. Valentina Tufina, bashkëpunonte me Gëzim Çelaj duke e orientuar këtë të fundit lidhur me cilësinë e mallit që duhet të blinte. Sipas prokurorisë, ajo kryentë çdo provë përpara se malli të blihej nga Gëzim Çelaj.

    Shqiptarja

  4. #14
    Shpirt Shqiptari Maska e Albo
    Anëtarësuar
    16-04-2002
    Vendndodhja
    Philadelphia
    Postime
    33,038
    Postimet në Bllog
    22

    Për: Shkatërrohet rrjeti i drogës Turqi-Prishtinë-Tiranë, në kërkim baroni Gëzim Çela

    “Tezja e kokainës" e grupit të Gëzim Çelës dërgohet në gjykatë

    Emri:  cachew-120-148-strict-192516.jpg

Shikime: 1781

Madhësia:  5.1 KB

    Valentina Tufina e njohur si "Tezja", gruaja që shërbente si laborante e grupit të kokainës që drejtohej nga baroni i drogës, Gëzim Çelaj, është dërguar si e pandehur në Gjykatën e Krimeve të Rënda.

    Vendimi është marrë nga prokurori, Anton Martini, i cili në fillim të muajit shtator ka mbyllur hetimet dhe dërguar në gjyq, gruan që përcaktonte cilësinë e kokainës, që blihej nga Gëzim Çelaj.

    Aktualisht, Valentina Tufina ndodhet në burg në Kosovë dhe autoritet e këtij shteti kanë dërguar një letërporosi në Shqipëri lidhur me aktivitetin kriminal të saj.

    Seanca e parë kundër Tufinës pritet të zhvillohet të martën, ndërkohë pala shqiptare i është drejtuar me një kërkesë palës kosovare, duke kërkuar ekstradimin e Tufinës në Shqipëri.

    Shqiptarja

  5. #15
    Shpirt Shqiptari Maska e Albo
    Anëtarësuar
    16-04-2002
    Vendndodhja
    Philadelphia
    Postime
    33,038
    Postimet në Bllog
    22

    Për: Shkatërrohet rrjeti i drogës Turqi-Prishtinë-Tiranë, në kërkim baroni Gëzim Çela

    Gjykata: Gëzim Çela pa faj për hashashin e snajperat në banesë

    TIRANE - Gjykata e Krimeve të Rënda ka shpallur fajtorë dhe ka dënuar me të njëjtën masë dënimi korrierin e drogës Realt Hysolli dhe baronin e drogës Gëzim Çelaj. Hysolli që përdorej dhe paguhej nga Gëzim Çelaj si korrier droge është dënuar me 8 vjet burg, ndërsa Çelaj, njeriu që organizonte trafik ndërkombëtar kokaine nga Amerika Latine në Shqipëri, Kosovë dhe deri në Hollandë është dënuar me vetëm 9 vjet heqje lirie.

    Ky dënim ndaj Çelaj është dhënë në mungesë, ndërkohë pesëshja e gjyqtarëvë e ka nxjerrë të pafajshëm Çelaj për snajperat, pistoletat, përzjerësin e kokainës, automatikët, dhe hashashin e kapur në vilën e tij luksoze në fshatin Fushë-Kuqe të Kurbinit.

    Sipas gjykatës, Çelaj mban përgjegjësi vetëm për akuzën e “Trafikimit të narkotikëve” në bashkëpunim dhe një sasi hashashi të kapur në banesën e tij në Tiranë, ndërsa për sendet e paligjshme të sipërcituara, Çelaj sipas gjykatës nuk mban përgjegjësi pasi ato janë sekuestruar në shtëpinë e babait të tij, Xhemal Çelaj. Ndaj këtij të fundit nuk është ngritur asnjë akuzë, edhe nëse ngrihet tashmë Xhemal Çelaj nuk jeton më.

    Punëtorët e Çelajt
    Kanë qënë tre punëtorë të kontraktuar nga Gëzim Çelaj të cilët kanë dëshmuar se banesa në Fushë-Kuqe të Kurbinit, i përkiste Gëzim Çelaj. Sipas tyre ata ishin punësuar nga Çelaj për të rregulluar lulet e oborrit të vilës, ndërkohë që në momentin që ka mbëritur policia ata kanë parë sekuestrimin e armëve dhe shumë sende të paligjshme si drogë, dhe përzierës kokaine.

    Pavarësisht se këta dëshmitarë kanë dëshmuar në gjykatë, gjykata e Krimeve të Rënda, e ka shpallur fajtor Çelaj vetëm për “Trafikim të lëndëve narkotike” dhe drogën e kapur në banesën e tij në Tiranë. Nga ana tjetër prokuroria e krimeve të Rënda pohoi se vendimin e gjykatës do e apelojë, duke kërkuar që Çelaj të dënohet me 13 vite burg. Në fakt kjo është dhe masa e dënimit e kërkuar nga prokuroria,e cila ka kërkuar 20 vjet burg, por me procedurën e gjykimit të shkurtuar masa e dënimit shkoi në 13 vjet burg.

    Vëllai në Kurbin
    Ndërkohë për sa i përket vëllait të Gëzimit, Kujtim Çelaj aktet hetimore për të janë transferuar në prokurorinë e Laçit, i cili do ndiqet penalisht për akuzën e “Prodhimit dhe shpërndarjes së lëndës narkotike”, kjo pasi ndaj tij nuk ekzistonin prova që ai të ishte i implikuar në trafikun e kokainës. Nga hetimi rezultoi, ndër të tjera se nga Kosova për llogari të të pandehurit Gëzim Çelaj kishte ardhur një sasi lënde narkotike e llojit “kokainë”, por kjo nuk kishte cilësinë e duhur.

    Për këtë arsye, kjo ngarkesë u vendos që do të kthehej mbrapsht për Kosovë në vendin e magazinimit të saj, si dhe do të merrej nga andej një ngarkesë tjetër për t‘jua shitur personave që do ta blinin atë. Paratë për këtë ngarkesë, do t‘i dërgoheshin shtetasit shqiptaro-amerikan të paidentifikuar akoma si nga pandehuri i Gëzim Çela, ashtu dhe nga e pandehura Valentina Tufina. Kjo e fundit, rezultoi të ishte me njohuri në drejtim të përzierjes së lëndës narkotike të llojit “kokainë”, të njohjes së cilësisë dhe elementëve përbërës të saj.

    Shqiptarja

  6. #16
    Shpirt Shqiptari Maska e Albo
    Anëtarësuar
    16-04-2002
    Vendndodhja
    Philadelphia
    Postime
    33,038
    Postimet në Bllog
    22

    Për: Shkatërrohet rrjeti i drogës Turqi-Prishtinë-Tiranë, në kërkim baroni Gëzim Çela

    “Tezja e kokainës” dënohet me 14 vite burg, do çonte drogë në Kosovë

    Gjykata për Krimë të Rënda jep vendimin përfundimtar për Valentina Tufën. E njohur me nofkën “Tezja e kokainës”, ajo u shpall fajtore për akuzën e “trafikut të narkotikëve në bashkëpunim, mbetur në tentativë”. Ajo dënohet me 14 vjet burg.

    Valentina Tufa, që mban nofkën “tezja” ka udhëtuar në tre kontinente brenda një muaji. E dyshuar si “truri” i një rrjeti trafiku heroine dhe kokaine nga vendet e Amerikës Latine në drejtim të vendeve të Bashkimit Europian, ajo rezulton se në harkun kohor të më pak se një muaji, ka bërë të paktën shtatë udhëtime në disa vende të Europës, në Kinë, Australi dhe më pas në Shtetet e Bashkuara të Amerikës.

    Kjo shtetase ka qenë e bashkë-pandehur në këtë proces me shtetasit Gëzim Çela dhe Reald Hysolli, për të cilët ka përfunduar procesi në Gjykatën e Shkallës së Parë për Krime të Rënda me dënimin e tyre. Ndaj këtyre dy të pandehurve (Çela dhe Hysolli) është zhvilluar procesi me gjykim të shkurtuar. Ndërsa për shtetasen Tufa, procesi është zhvilluar me gjykim normal.

    Aktualisht, e pandehura Valentina Tufa gjendet e arrestuar nga ana e autoriteteve kosovare, pas aksionit të përbashkët ndërmjet autoriteteve të Shqipërisë dhe Kosovës, në përfundim të të cilit u zbuluan disa shtetas që kryenin trafik të lëndës narkotike të kokainës nga vende të ndryshme, në drejtim të Shqipërisë, Kosovës e më tej, me destinacion vendet e Bashkimit Europian.

    “TEZJA E KOKAINËS”
    Valentina Tufina, më datë 09.06.2014, ka shkuar në Kosovë. Pasi mbërrin atje, shoqërohet nga bashkëpunëtorët e saj për në drejtim të vendit ku gjendej baza me lëndë narkotike, e konkretisht në fshatin Rosujë të Rajonit Pejë, në shtëpinë e shtetasit kosovarë V.B. Lëvizjet e saj dhe kontaktet në territorin e Kosovës janë mbajtur nën vëzhgim nga autoritetet kosovare, pas nisjes së hetimeve.

    Nga bashkëbisedimi telefonik me të pandehurin Gëzim Çela, e pandehura Valentina, i komunikon këtij të fundit se data 10.06.2014, si ditë e martë, ishte “ditë ters” për të dhe i kërkon që korrierin për të marrë lëndën narkotike (kjo me gjuhë të koduar), ta sjellë nga Shqipëria mbrëmjen e datës 11.06.2014. Pas kësaj bisede, Gëzim Çela, kontakton korrierin, e konkretisht të pandehurin Realt Hysolli, të cilit i kërkon të kryejë udhëtimin për në Kosovë.

    Më datë 11.06.2014, i pandehuri Realt Hysolli, pasdite vonë niset për në drejtim të Kosovës, vetëm i pashoqëruar me njeri me autoveturën e tij dhe shkon në vendin ku e kishte lënë takimin me të pandehurën Valentina Tufina, me të cilën mbante kontakte telefonike, të përgjuara.

    Pas takimit me të dhe bashkëpunëtorë të tjerë të saj aty, ai ngarkon në makinën e tij, duke e fshehur një sasi prej 7 kg lëndë narkotike të llojit “kokainë’, të ndara në 14 pako.


    Panorama

  7. #17
    Shpirt Shqiptari Maska e Albo
    Anëtarësuar
    16-04-2002
    Vendndodhja
    Philadelphia
    Postime
    33,038
    Postimet në Bllog
    22

    Për: Shkatërrohet rrjeti i drogës Turqi-Prishtinë-Tiranë, në kërkim baroni Gëzim Çela

    Nga oficer u kthye në “baron” droge, Gëzim Çela ekstradohet drejt Shqipërisë

    Emri:  gezim3.jpg

Shikime: 427

Madhësia:  121.0 KB

    Ministria e Drejtësisë ka njoftuar ditën e sotme se Gëzim Çelaj do të ekstradohet nga Kosova drejt Shqipërisë.

    Çelaj është një ish-punonjës i policisë dhe është konsideruar si një prej kokave më të mëdha të trafikut të kokainës dhe heroinës në Evropë.

    Ai dyshohet se përdorte vilën e tij në Fushë Kuqe për trafik droge. Pikërisht aty, policia i gjeti 18 kilogramë kokainë kohë më parë.

    Në qershor të vitit 2014 policia shqiptare dhe ajo kosovare shkatërroi një grup të strukturuar kriminal, i cili trafikonte droga të forta nga Turqia drejt Europës Perëndimore, duke përdorur edhe territorin e Shqipërisë.

    Njoftimi i plotë:

    Informacion mbi ekstradimin e shtetasit Gëzim (Gëzim) Çelaj alias Çela!

    Ministria e Drejtësisë ju bën me dije se:
    Shtetasi Gezim (Gëzim) Çelaj alias Çela, i biri i Xhemal dhe i Fatime, lindur më 07.04.1968, në Krujë, do të ekstradohet nga Kosova në Shqipëri.

    Ekstradimi i tij do të bëhet me procedurë të thjeshtuar, dhe në vijim të komunikimit mbi këtë kërkesë për ekstradim, Ministria e Drejtësisë të Kosovës, me emailin e datës 26.02.2024, ka përcjellë njoftimin e autoriteteve kosovare të drejtësisë mbi vendimin Nr. 05179662, dt. 11.01.2024 të Gjykatës Themelore në Ferizaj/ Kosovë, për lejimin e ekstadimit të thjeshtuar këtij shtetasi, për shkak se ky shtetas ka dhënë pëlqimin për t`u ekstraduar drejt Shqipërisë.

    Kërkesa për ekstradimin e shtetasit të lartpërmendur bazohet në:

    -Vendimin Nr. 110, datë 08.10.2023 të Gjykatës së Posaçme të Shkallës së Parë për Korrupsionin dhe Krimin e Organizuar, për caktimin ndaj tij të masës së sigurimit “Arrest në burg”, për kryerjen e veprave penale “Trafikimi i narkotikëve” e kryer në bashkëpunim, në formën e grupit të strukturuar kriminal “Grupi i strukturuar kriminal” dhe “Kryerja e veprave penale nga grupi i strukturuar kriminal”, parashikuar nga nenet 283/a, 28, 333/a dhe 334 të Kodit Penal të Republikës së Shqipërisë.

    -Vendimin Nr. 102, datë 30.09.2015 të Gjykatës së Shkallës së Parë për Krime të Rënda Tiranë, i ndryshuar me Vendimin Nr. 121, datë 07.12.2015, të Gjykatës së Apelit për Krime të Rënda për dënimin e tij me 10 vjet e 8 muaj burg, për kryerjen e veprave penale “Trafikimi i narkotikëve”, e kryer në bashkëpunim, “Prodhimi dhe shitja e narkotikëve”, kryer në bashkëpunim dhe “Mbajtja pa leje dhe prodhimi i armëve, armëve shpërthyese dhe i municionit”, parashikuar nga nenet 283/a/2, 2283/2, 278/3 të Kodit Penal të Republikës së Shqipërisë.

    Balkanweb

  8. #18
    Shpirt Shqiptari Maska e Albo
    Anëtarësuar
    16-04-2002
    Vendndodhja
    Philadelphia
    Postime
    33,038
    Postimet në Bllog
    22

    Për: Shkatërrohet rrjeti i drogës Turqi-Prishtinë-Tiranë, në kërkim baroni Gëzim Çela

    Apeli i GJKKO sekuestron pasuritë e Gëzim Çelës, rreth 500 mijë euro dhe disa makina

    Emri:  GEZIM-VCELA-FUSHE-KUQE-e1702068698804-678x450.jpg

Shikime: 392

Madhësia:  29.1 KB

    Gjykata e Posaçme e Apelit për Korrupsionin dhe Krimin e Organizuar ka lënë në sekuestro pasuritë e Gëzim Çelës, njohur ndryshe edhe si “baroni i drogës”.

    Gazetarja Klodiana Lala raporton për Balkanweb se nën sekuestro mbeten 500 mijë euro dhe disa makina.

    Njoftimi i Apelit të Posaçëm:

    Gjykata e Posaçme e Apelit për Korrupsionin dhe Krimin e Organizuar, me trup gjykues të përbërë nga gjyqtarët Daniela Shirka (kryesuese), Igerta Hysi (anëtare) dhe Iliriana Olldashi (anëtare), sot më 23.04.2024, shpalli vendimin mbi çështjen penale nr. 87 akti, datë 16.04.2024 regjistrimi, regjistruar mbi ankimin e shtetases M.Th. dhe shoqërisë “***”, me objekt: “Ankim ndaj vendimit nr. 13, datë 17.03.2024 të Gjykatës së Posaçme të Shkallës së Parë për Korrupsionin dhe Krimin e Organizuar, lidhur me sekuestrimin e pasurisë sipas ligjit nr. 10192, datë 03.12.2009”, dhe vendosi:

    – Miratimin e vendimit nr. 13, datë 17.03.2024 të Gjykatës së Posaçme të Shkallës së Parë për Korrupsionin dhe Krimin e Organizuar, përsa i përket ankuesve Shoqëria “***” sh.p.k. dhe Miralda Thartori.

    (Balkanweb)

  9. #19
    Shpirt Shqiptari Maska e Albo
    Anëtarësuar
    16-04-2002
    Vendndodhja
    Philadelphia
    Postime
    33,038
    Postimet në Bllog
    22

    Për: Shkatërrohet rrjeti i drogës Turqi-Prishtinë-Tiranë, në kërkim baroni Gëzim Çela

    (Emrat) Tre të arrestuar nga grupi i Gëzim Çelës për trafik droge

    Emri:  gezim-cela.jpg

Shikime: 379

Madhësia:  20.2 KB

    Tre trafikantë pjesë e një grupi kriminal kanë rënë në pranga pas urdhrit të SPAK, pasi tentuan të trafikonin drogë përmes detit në 15 gusht të vitit 2023. Ata janw Alket Deda, Ksenofon Bodo dhe Selami Lushkaj.

    Gjatë ekzekutimit të vendimit për caktimin e masave të sigurimit, është ushtruar kontroll në disa banesa dhe biznese.

    Tre personat akuzohen për kryerjen e veprave penale “Trafikimi i narkotikëve”, e kryer në bashkëpunim në kuadër të grupit të strukturuar kriminal, “Grupi i strukturuar kriminal” dhe “Kryerja e veprave penale nga organizata kriminale dhe grupi i strukturuar kriminal”.

    “Në vijim të veprimeve proceduriale, në lidhje me procedimin penal nr. 185, të vitit 2023, në kuadër të të cilit, është zhvilluar operacioni policor i datës 15.08.2023, i emërtuar “Flakë në det”, ku nëpërmjet detit është tentuar të trafikohet një sasi e konsiderueshme lëndësh narkotike, Gjykata e Posaçme e Shkallës së Parë për Korrupsionin dhe Krimin e Organizuar, me vendimin nr. 46, datë 29.04.2024, ka pranuar kërkesën e Prokurorisë së Posaçme, për caktimin e masës së sigurimit për personat nën hetim A. D., S. L. dhe K. B., si persona të dyshuar për kryerjen e veprave penale “Trafikimi i narkotikëve”, e kryer në bashkëpunim në kuadër të grupit të strukturuar kriminal, “Grupi i strukturuar kriminal” dhe “Kryerja e veprave penale nga organizata kriminale dhe grupi i strukturuar kriminal”, parashikuar nga nenet 283/a, 333/a dhe 334 të Kodit Penal.

    Masat e sigurimit ndaj personave nën hetim A.D. S.L. dhe K.B., janë ekzekutuar nga Oficerët e Policisë Gjyqësore pranë Drejtorisë së Përgjithshme të Policisë së Shtetit, në datën 30.04.2024.

    Gjatë ekzekutimit të vendimit për caktimin e masave të sigurimit, është ushtruar kontroll në disa banesa dhe subjekte tregtare”, sipas njoftimit të SPAK.

    Kujtojmë se Gjykata e Posaçme Antikorrupsion vendosi të lejë në burg baronin e drogës, Gëzim Çela, pas ekstradimit nga Kosova.

    Ai u vu në pranga në muajin dhjetor të vitit të shkuar në Kosovë, ku narkotrafikanti kishte gjetur strehim, ndërkohë që në Shqipëri u shpall në kërkim në gusht të këtij viti pasi nuk mundi të vihej dot në pranga gjatë operacionit “Flakë në det”.

    Policia zbuloi se Gëzim Çela dhe grupi i tij i ndihmuar nga shefi i komisariatit të Kurbinit, Dritan Metaj, trafikonte kanabis nga zona e Fushë Kuqes drejt detit Adriatik ku në një Velierë e shkëmbente kanabisin me kokainë.

    Emri i Gëzim Çelës është ndër të parët e përmendur si trafikant droge në Shqipëri pasi këtë aktivitet e ka nisur që në vitet 90. Dikur ish punonjës policie, ai u shndërrua në kontaktin kryesor të shpërndarjes së heroinës në vend si dhe autor i kalimit të dhjetëra kilogramëve kokainë në Kosovë.

    LAPSI

  10. #20
    Shpirt Shqiptari Maska e Albo
    Anëtarësuar
    16-04-2002
    Vendndodhja
    Philadelphia
    Postime
    33,038
    Postimet në Bllog
    22

    Për: Shkatërrohet rrjeti i drogës Turqi-Prishtinë-Tiranë, në kërkim baroni Gëzim Çela

    'Flakë në det'/ SPAK mbyll hetimet për trafik droge nga grupi i Gëzim Çelës

    Emri:  auto_flake1719827016.jpg

Shikime: 359

Madhësia:  41.5 KB

    Prokuroria e Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar ka përfunduar hetimet dhe ka dërguar për gjykim të pandehurit Arlind Ismajlukaj, Gëzim Çelaj, Nerim Çela, Armando Mema, Dritan Metaj, Ben Dalipaj, Besnik Brokeri, Alket Deda, Selami Lushkaj, Ksenofon Bodo, Kyrylo Ponomarenko, Kostiantyn Biellon, Armando Papa e Roland Guza, të akuzuar për kryerjen e veprave penale “Trafikimi i narkotikëve”, e kryer në bashkëpunim në kuadër të grupit të strukturuar kriminal, “Grupi i strukturuar kriminal” dhe “Kryerja e veprave penale nga organizata kriminale dhe grupi i strukturuar kriminal”.

    NJOFTIMI ZYRTAR

    Gjatë hetimit të këtij procedimi, është provuar se të pandehurit si pjesë e grupit të strukturuar kriminal drejtuar nga Gëzim Çelaj e Arlind Ismajlukaj, kanë marrë përsipër organizimin dhe trafikimin në sasi të mëdha të lëndëve narkotike, të paktën në dy raste, në ngjarjen e datës 31 mars 2023, ku në rrugën nacionale Tiranë-Fushë Krujë është sekuestruar një sasi prej 41 kg lëndë narkotike e llojit heroinë, si dhe në ngjarjen e datës 14 gusht 2023, ku është tentuar që nëpërmjet detit duke përdorur mjete lundruese të trafikohen sasi të mëdha të lëndëve narkotike, i njohur si operacioni policor “Flakë në det”.

    Gjatë hetimit të këtij procedimi penal, është arritur që për secilin prej të pandehurve të provohet jo vetëm përfshirja e tyre në aktivitetin kriminal, por edhe ndarja e roleve, duke përfshirë organizatorët e veprimtarisë, kultivuesit e lëndës narkotike, magazinuesit, prodhuesit, transportuesit, si dhe drejtuesit e mjeteve lundruese.

    Paralelisht me procedimin penal, ndaj të pandehurve dhe personave të lidhur me ta, ka filluar procedimi pasuror bazuar në dispozitat e Ligjit Nr. 10 192, datë 03.12.2009 “Për Parandalimin dhe Goditjen e Krimit të Organizuar, Trafikimit, Korrupsionit dhe Krimeve të Tjera nëpërmjet Masave Parandaluese kundër Pasurisë”, i ndryshuar, me qëllim evidentimin, sekuestrimin dhe konfiskimin e pasurive me origjinë kriminale.

    Në kuadër të procedimit pasuror, me dy vendime të mëparshme Nr. 27 datë 09.10.2023, dhe Nr. 13 datë 17.03.2024, Gjykata e Posaçme e Shkallës së Parë për Korrupsionin dhe Krimin e Organizuar ka vendosur sekuestrimin e pasurive si më poshtë:

    -Subjektin juridik XXXXX sh.p.k., i themeluar më datë 26.10.2022, me administratore dhe ortake të vetme të 100% të kuotave, shtetasen TH., me objekt aktiviteti Bar Restorant, me adresë Lezhë, Laç;

    -Pasuria e paluajtshme nr. 1759, Zona kadastrale 1673, objekti ku ushtron aktivitetin shoqëria e lartpërmendur;

    -3 Pasuri të paluajtshme me vlerë mbi 400.000 Euro, në pronësi të shtetases M.TH.,

    -6 Automjete të markave të ndryshme;

    -3 mjete lundruese tip gomone,

    -Shuma monetare: 102.000 (njëqind e dy mijë) Euro, 500 (pesëqind) Paund Britanik, 50 (pesëdhjetë) Franga Zvicerane dhe afërsisht 7.000.000 (shtatë milion) Lekë, shtetasve A. I., G. Ç. dhe N. Ç.

    -Subjektin juridik XXXXX sh.p.k., me administrator dhe ortak të vetëm me 100% të kuotave, shtetasin G.G., si dhe të gjitha asetet e saj, si pasuri të paluajtshme, pasuri të luajtshme, llogari bankare etj, duke përfshirë këtu edhe 10 automjete të markave të ndryshme.

    Syri

Faqja 2 prej 2 FillimFillim 12

Fjalët Kyçe për Temën

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund të hapni tema të reja.
  • Ju nuk mund të postoni në tema.
  • Ju nuk mund të bashkëngjitni skedarë.
  • Ju nuk mund të ndryshoni postimet tuaja.
  •