Close
Duke shfaqur rezultatin -9 deri 0 prej 5
  1. #1
    Nderi i Universit Maska e Gostivari_usa
    Anėtarėsuar
    12-08-2005
    Vendndodhja
    Atje ku nuk me gjeni dot!
    Postime
    3,639

    Cilat jane meritat e dijetarit Muhamed Al Gazali?

    Ne nje fjalim te mbajtur para nje auditori ne New York me duket, dijetari me fame boterore Neil DeGrass Tyson akuzon Al Gazalin si person kryesor per degradimin e shkences islamike.
    Sa jane te verteta keto akuza?
    WE WILL NOT GO DOWN!

  2. #2
    i/e regjistruar
    Anėtarėsuar
    04-04-2009
    Postime
    615

    Pėr: Cilat jane meritat e dijetarit Muhamed Al Gazali?

    Meritat e dijetarit Imam Gazaliut


    Imam Gazaliu (1058-1111) njė dijetar i madh, ka shkruar shumė vepra. Kėtu mjafton tė pėrmendim se vetėm Enciklopedia Britanike ia shėnon rreth shtatėdhjetė vepra. Kryevepra e tij ėshtė libri monumental: «Ihja ul-ulumuddin» (Pėrtėritja e shkencave fetare). Njė botim nė gjuhėn arabe, i vitit 1939, pėrmban 3095 faqe. Pėr kėtė libėr madhėshtor disa dijetarė kanė thėnė: «Po tė zhduken tė gjitha librat e shkruar mbi Fenė Islame, do t’ishte njė humbje e vogėl, me kusht qė libri i Gazaliut «Pėrtėritja e shkencave fetare» tė ruhej».
    Si njė personalitet i madh dhe me autoritet tė pacenueshėm, Imam Gazaliu nderohet nė pėrmasa botėrore. Sa pėr informim, kėtu po i japim vetėm dy mendime:
    Prof. Mustafa Maragiu, ish-rektor i Universitetit tė famshėm «Al-Az’har» tė Kajros, Egjypt, pėr Imam Gazaliun ka thėnė: «Po tė pėrmenden Ibni Sina’i dhe Farabiu, menjėherė na shkon mendja te dy dijetarė tė mėdhenj nė filozofi; po tė kujtohet emri i Ibni Arabiut, do tė mendojmė pėr burrin e madh sufi, mendimet e tė cilit kanė rėndėsi e peshė tė madhe nė tesavvuf (mistika islame); po tė pėrmendėn emrat e Buhariut dhe Muslimit, menjėherė do tė mendojmė pėr dy tradicionalistėt mė tė mėdhenj islamė, qė shėnuan me sinqeritet tė madh fjalėt dhe veprat e Pejgamberit (a.s.), duke ruajtur njė thesar tė vlefshėm. Por po tė pėrmendet emri i Gazaliut, kėtu kemi shumė aspekte; nuk na shkon mendja te njė burrė, por te shumė burra dhe secili prej tyre me vlerė e rėndėsi tė veēantė nė fushėn e vet. Na kujtohet Gazaliu teolog, jurist, gjykatės, prijės i Ehli Synnetit, mbrojtėsi i ideve tė tyre; Gazaliu sociolog i specializuar pėr gjendjen e shoqėrisė njerėzore, Gazaliu filozof qė e luftoi filozofinė, Gazaliu edukator, sufi. Ose, po tė duash thuaj: «Kur tė kujtohet Gazaliu, tė shkon mendja tek burri qė ishte enciklopedia e diturive tė shekullit tė tij.»
    Kurse nė perėndim. prof. Mc Donald-i, nė librin e tij «Development of the Muslim Theology» (Zhvillimi i teologjisė myslimane), e quan Gazaliun “mė i madhi dhe sigurisht figura mė simpatike nė historinė islame; i vetmi mėsues i kohėrave tė vona qė vihet nga myslimanėt nė njė radhė me katėr imamėt e mėdhenj.» Nė fenė islame nuk ka njeri pas tij, qė tė zė vendin e tij dhe as qė ėshtė kuptuar plotėsisht prej myslimanėve. Nė ringjalljen e islamit qė po ngjet tani, do tė vijė koha e tij dhe njė jetė e re do tė vijė pėr Gazaliun, nga ristudimet e veprave tė tij.»
    Imam Gazaliu jetoi pak nė kėtė botė tė pėrkohėshme, vetėm 54 vite, tė cilat i kaloi nė mėsime, predikime, shkrime, lutje tė vazhdueshme, pastrim shpirtėror, deri nė ditėn e fundit tė jetės, qė ishte e hėnė me 19 dhjetor 1111.
    Ahmedi, vėllai i Gazaliut, pėr vdekjen e tij, thotė:
    «Tė hėnėn nė mbrėmje, vėllau im mori abdes dhe u fal. Mbasi u fal mė tha: «Mė sillni qefinin!» Pasi e mori, e puthi, ngriti sytė lart e tha:
    «Unė dėgjoj dhe i bindem urdhėrit, tė shkoj te Zoti.» U shtri nė shtrat dhe ia dorėzoi shpirtin Krijuesit...» Mexhid Yvejsi, Gjakovė

  3. #3
    Nderi i Universit Maska e Gostivari_usa
    Anėtarėsuar
    12-08-2005
    Vendndodhja
    Atje ku nuk me gjeni dot!
    Postime
    3,639

    Pėr: Cilat jane meritat e dijetarit Muhamed Al Gazali?

    Mexhit Yvejsi,
    A eshte e vertete se Gazali ka thene se Matematika eshte krijim I djallit?

  4. #4
    Nderi i Universit Maska e Gostivari_usa
    Anėtarėsuar
    12-08-2005
    Vendndodhja
    Atje ku nuk me gjeni dot!
    Postime
    3,639

    Pėr: Cilat jane meritat e dijetarit Muhamed Al Gazali?

    Pse askush nga ju te ashtuquajtur musliman te forumit nuk I pergjigjeni pyetjes sime? Cfar eshte problemi me juve, nuk keni deshire te tregoni ketu se dijetari me I madh I botes islame ka thene dicka te tille?
    WE WILL NOT GO DOWN!

  5. #5

    Pėr: Cilat jane meritat e dijetarit Muhamed Al Gazali?

    Citim Postuar mė parė nga Gostivari_usa Lexo Postimin
    Ne nje fjalim te mbajtur para nje auditori ne New York me duket, dijetari me fame boterore Neil DeGrass Tyson akuzon Al Gazalin si person kryesor per degradimin e shkences islamike.
    Sa jane te verteta keto akuza?....

    A eshte e vertete se Gazali ka thene se Matematika eshte krijim I djallit?
    Pėrshėndetje Gostivari usa,


    Cka Gazali thotė nė lidhje me shkencat e matematikės bie nė kundėrshtim tė plotė me atė qė ka thėnė profesori amerikan i fizikės.

    Unė mendoj se Neil DeGrass Tyson thjesht ėshtė informuar gabimisht, prandaj kėto akuza nuk janė tė vėrteta. Nuk tregoi burimin e informacionit.

    Kam shkėputur njė pjesė nga libri i autobiografisė sė Gazalit ra. (i shkruajtur nga fundi i jetės sė tij) tė quajtur Al-Munqib min al-Dalal . Ja fjalėt e vet Gazalit:


    "....Shkencat matematikore merren me aritmetikė, gjeometri, dhe astronomi. Por asgjė nė to nuk e detyron njėrin qė ti refuzoj apo ti pranojė ato si cėshtje fetare. Pėrkundrazi, kjo shkencė ka tė bėjė me fakte tė rrepta demonstrimi qė asesi nuk mund tė refuzohet kur njėri i njeh dhe I kupton ato…. Nė tė vėrtetė I madh ėshtė krimi kundėr fesė I bėrė nga kushdo qė pretendon se Islami duhet tė mbrohet duke I refuzuar kėto shkenca matematikore.....Gazali ra. "Al-Munqib min al-Dalal" "
    Ndryshuar pėr herė tė fundit nga ocean : 18-06-2014 mė 14:35
    "Koka duhet pėrkulur zemrės"

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund tė hapni tema tė reja.
  • Ju nuk mund tė postoni nė tema.
  • Ju nuk mund tė bashkėngjitni skedarė.
  • Ju nuk mund tė ndryshoni postimet tuaja.
  •