Close
Duke shfaqur rezultatin -9 deri 0 prej 3
  1. #1
    Shpirt Shqiptari Maska e Albo
    Anëtarësuar
    16-04-2002
    Vendndodhja
    Philadelphia
    Postime
    33,446
    Postimet në Bllog
    22

    PD: Rama ia beson Avokaturën e Shtetit, të dënuarit për korrupsion

    Partia Demokratike ka vazhduar akuzat ndaj qeverisë për emërime në administratë të personave me probleme penale. Zëdhënsja e PD, Laura Voprsi nga selia blu u shpreh se zyra e Avokatit të Shtetit për Durrësin i është besuar Skerdilajd Dalipit, një të dënuari me 6 muja burg për shpërdorim detyre.
    “Rreth një muaj më parë Gjykata e Kavajës dhe vendimin për Skerdilajd Dalipin duke e dënuar me 6 muaj burg, për shpërdormin detyre në bashkëpunim. Ky ështe vëndimi i Gjykatës së Rrethit Kavajë. Para proçesit por edhe gjatë proçesit, i akuzuari për korrupsion është caktuar për të mbrojtur interesat e shtetit në Durrës”, tha Vorpsi.

    Fjala e plotë e zëdhënëses së PD

    Me Edi Ramën, mund të jesh në proces gjyqësor i akuzuar për korrupsion, po mund të jesh edhe i dënuar për korrupsion, dhe sërish të ecën mbarë dhe kap një zyrë të rëndësishme të shtetit.
    Rreth një muaj më parë, Gjykata e Kavajës dha vendimin për Skerdilajd Dalipin, duke e dënuar me 6muaj burg për shpërdorim detyre në bashkëpunim.
    Edhe gjatë procesit, por edhe pas dhënies së vendimit, i akuzuari për korrupsion është caktuar për të mbrojtur interesat e shtetit, në zyrën e Avokatit të Shtetit për Durrësin.
    Ky është modeli i Edi Ramës për administratën publike.
    Ai ia besoi avokaturën e shtetit për Durrësin, një personi që ishte nën gjykim për korrupsion, dhe vazhdon tia besojë këtë zyrë të rëndësishme të shtetit, edhe sot pas vendimit të gjykatës, që e ka dënuar me 6 muaj burgim.

    Kjo është etika e Edi Ramës.

    Kjo është marrëdhënia e tij me korrupsionin.

    Kjo është rilindja e shtetit.


    ORA NEWS

  2. #2

    Për: PD: Rama ia beson Avokaturën e Shtetit, të dënuarit për korrupsion

    "Rreth një muaj më parë Gjykata e Kavajës dhe vendimin për Skerdilajd Dalipin duke e dënuar me 6 muaj burg"??

    Nga burgu eshte emeruar ky apo eshte i lire?

  3. #3
    i/e regjistruar
    Anëtarësuar
    28-09-2009
    Vendndodhja
    Ke dollari
    Postime
    1,402

    Për: PD: Rama ia beson Avokaturën e Shtetit, të dënuarit për korrupsion

    Mashtrime te klasit te pare

    Skerdilajd Dalipi ka qene i paditur nga AMC per te bere pagesen e kontrates bashke me shume te tjere.

    Kete 6 mujorin e burgut se mora vesh nga e nxorren lol

    Si per irioni relatori i asaj ceshtje ka qene Gjin Gjoni.

    A e keni vene re qe Laura del sa here, lidh nje togfjalesh me akuza tek nje emer. dhe pastaj nuk degjon me njeri gje per ate ceshtje. Si ka mundesi?

    Ishalla vazhdohet keshtu deri ne shperberje te plote te kesaj lloj PeDe-je
    Kliko për të mësuar se përse nuk duhen marrë seriozisht ato që shkruan Albo => http://bit.ly/1fAVbUU

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund të hapni tema të reja.
  • Ju nuk mund të postoni në tema.
  • Ju nuk mund të bashkëngjitni skedarë.
  • Ju nuk mund të ndryshoni postimet tuaja.
  •