Mbajtja e telefonit në xhep, rrezikon pjellorinë tek mashkulli


Mbajtja e celularit në xhepin e pantallonave është një veprim, që mbart një rrezik për meshkujt. Ndonëse praktikohet çdo ditë, mund të dëmtojë pjellorinë tek meshkujt, pasi telefoni shkakton rrezatime që dëmtojnë spermatozoidet.

Ky është një fakt që vjen nga studimi britanik i “University of Exeter” i publikuar në revistën shkencore “Environment International”.

Studimi- Në këtë studim janë analizuar dhjetë studime të ndryshme të zhvilluara tek mbi 1500 meshkuj, duke krahasuar të dhënat klinike të tyre dhe ekspozimin nga rrezatimet e spermatozoideve në provëza.

Fiona Mathews, udhëheqësja e studimit thotë se, “Që të gjithë studimet, përveç njërit zbuluan lidhjen e ngushtë mes rrezatimeve të telefonit dhe përkeqësimit të cilësisë së spermës.

Por kjo nuk do të thotë domosdoshmërish se gjithë ata që mbajnë celularin në xhep nuk janë pjellorë, por këshillohet që të shmanget sa më shumë mbajtja e tij në xhepin e pantallonave”.

(e.m/BalkanWeb)

http://www.balkanweb.com/teknologji/...li-194545.html