Kryeministri i Irakut bën thirrje emergjente pasi Mosuli u konfiskua nga luftëtarët e inspiruar nga el Kaida
Nuri al-Maliki thotë se ai do ti armatos civilët pasi luftëtarët e frymëzuar nga al-Kaeda e kanë marrë qytetin e dytë për nga madhësia dhe provincën Ninivën.
Â
SHIISH ka nisur operacione të mëdha në Ninivë dhe në katër provinca të tjera [AP]
Kryeministri i Irakut ka bërë thirrje për një gjendje të jashtëzakonshme, pasi qyteti i Mosulit dhe provinca veriore e Ninivës ra në duart e luftëtarëve të frymëzuar nga el-Kaida.
Nuri al-Maliki tha të martën se ai do të kërkojë nga parlamenti të deklarojë gjendje te jashtëzakonshme pas marrjes së pushtetit nga grupet duke përfshirë SHIISH-in.
Ai tha: "Ne nuk do të lejojmë që Mosuli të jetë nën flamurin e terrorizmit, ne i bëjmë thirrje të gjitha organizatave ndërkombëtare për ta mbështetur Irakun dhe qëndrimin e tij në luftën kundër terrorizmit. E gjithë bota do të vuajnë nëse përhapet terrorizmi."
Ai deklaroi se qeveria do ti armatos civilët që paraqiten vullnetarë "për ta mbrojtur atdheun dhe mundjen e terrorizmit ".
Ushtria dhe policia irakiane i braktisën postet e tyre në Mosul kur filloi sulmi, veprimet e përshkruara nga Osama al-Nujaifi, zedhenesi i parlamentit, si "një braktisje e detyrës".
Nujaifi, i cili është vëllai i Atheel el-Nujaifi, guvernatorit të shtetit, tha se ai i kishte kërkuar ambasadorit të SHBA-ve në Bagdad për ndihmë për ta ndaluar atë që ai e përshkroi si "një pushtim të huaj nga SHIISH-i".
Një Twitter i pro SHIISH-it tha se grupi i kishte liruar rreth 3,000 njerëz nga tre burgjet, ndonëse vlerësimet e tjera ishin më të ulëta.
"Qyteti i Mosulit është jashtë kontrollit të shtetit dhe në mëshirën e militantëve," një zyrtar në ministrinë e brendshme të Irakut i tha agjencisë së lajmeve AFP.
Mosul është qyteti i dytë më i madh i Irakut, dhe qyteti i dytë që u kap këtë vit nga luftëtarët pas Falluxhes.
Imran Khani i Al Jazeera-s, raportoj nga Bagdadi, tha se thirrja për një gjendje të jashtëzakonshme, e cila do t'i japë kryeministrit fuqi gjithëpërfshirëse, nuk do të jetë e lehtë.
Khan tha: "Shumë politikanë kanë kritikuar me zë të lartë trajtimin e krizës nga Maliki. Shumica në Irak janë duke pyetur se pse një grup i armatosur lehtë si SHIISH kanë qenë në gjendje për të marrë qytete të mëdha..
"Për SHIISH-in sulmi në Mosul është një fitore e madhe propagandistike. Disa këtu gjithashtu shqetësohen se gjendja e jashtëzakonshme do ti japë Malikit fuqi gjithëpërfshirëse që një herë ai e kishte, ku ai vështirë do të heq dorë."
Burimi: Al Jazeera dhe agjencitë
Krijoni Kontakt