Nesėr fillon regjistrimi i deputetėve tė rinj
08.07.2014 | 19:47
Nesėr do tė fillojė regjistrimi i deputetėve tė Legjislaturės sė pestė tė Kuvendit tė Republikės sė Kosovės.
Regjistrimi i deputetėve do tė bėhet sipas kėsaj renditjeje: Mė 9 korrik: deputetėt e Partisė Demokratike tė Kosovės, mė 10 korrik, deputetėt e Lidhjes Demokratike tė Kosovės dhe tė Aleancės pėr Ardhmėrinė e Kosovės, ndėrsa, mė 11 korrik, deputetėt e Lėvizjes Vetėvendosje, tė Nismės pėr Kosovėn dhe tė komuniteteve pakicė.
Rregullorja nuk e parasheh se si duhet tė regjistrohen deputetėt nė seancėn e parė, nėse duhet ta shėnojnė partinė prej vijnė apo jo.
Ndėrsa, neni 20 pika 2 thotė se Deputeti ka tė drejtė tė marrė pjesė nė mėnyrė tė barabartė nė njė grup parlamentar, tė tėrhiqet nga grupi, ta formojė njė grup tė ri parlamentar, ti bashkėngjitet njė grupi tjetėr ose tė veprojė si deputet i pavarur. Pėr secilin rast deputeti ėshtė i obliguar qė pėr vendimin e tij, ta njoftojė me shkrim kryetarin e Kuvendit, qė do tė thotė se deputeti nė asnjė mėnyrė nuk mund tė veprojė si i pavarur ose me ndonjė grup tjetėr para se tė zgjidhet kryetari dhe kryesia e re e Kuvendit.
Kurse, Komisioni Qendrorė i Zgjedhjeve e ka dėrguar nė Kuvendi listėn e partive qė kanė fituar mandate me emrat e deputetėve tė tyre, si dhe numrin e votave qė kanė fituar ata deputetė.
Njė kopje i ka shkuar edhe presidentes sė Kosovės Atifete Jahjaga. (Kosovapress)
Krijoni Kontakt