Ngerci politik ne Kosove zgjidhet:
a) ose duke u terhequr Thaci dhe PDK dhe duke dale vete ne opozite, pasi morren mbeshtetjen vetem te 30% te elektoratit, qe do te thote 70% votuan kunder qeverise aktuale.
b) mbajtja e zgjedhjeve te reja perseri qe nuk do te jene me nje referendum per Thacin e PDK por do te jene nje referendum per mareveshjen e re mes partive politike.
Keto zgjedhje na treguan qe shtetasit kosovare nuk mbeshtesin qeverine aktuale. U tregua si ne pjesmarrjen e ulet, edhe ne rezultatet e votimit. Nese koalicioni opozitar i bashkon votat dhe del ne zgjedhjet e ardhshme si koalicion i perbashket, dhe jo parti me vete, humbja e PDK do te jete e sigurt dhe me e thelle se rezultati aktual.
Kembengulja e Thacit per te krijuar koalicion qeverises me paterica, vetem sa mban peng vendin dhe shtyn te paevitueshmen, humbjen e tij. Nese do te ishte burre me mend, do t'i kursent popullit zgjedhjet e ardhshme kur ata sapo votuan, duke u terhequr nga pushteti e duke dale ne opozite, per te miren e vendit. Zgjedhjet e reja jo vetem qe do t'i kushtojne Kosoves leke qe nuk i ka, por do te rrisin tensionet politike ne mbare Kosoven e do te rritet pasiguria ne vend.
Albo
Krijoni Kontakt