Close
Faqja 18 prej 34 FillimFillim ... 8161718192028 ... FunditFundit
Duke shfaqur rezultatin 171 deri 180 prej 338
  1. #171
    i/e regjistruar Maska e Antiproanti
    Anėtarėsuar
    28-07-2011
    Postime
    6,033

    Pėr: Mareveshja politike: LDK + AAK + Nisma ne pushtet, PDK ne opozite

    Ja rezultati zyrtar i votave me kusht (Foto-tabela)

    Komisioni Qendror i Zgjedhjeve (KQZ), sot gjatė mbledhjes sė rregullt ka publikuar rezultatet e votave me kusht dhe votave me postė.
    PDK-ja ka marrė mė sė shumti vota, pėrkatėsisht 6 mijė e 611 vota, LDK-ja, 3 mijė e 751 vota, Vetėvendosje! 3 mijė e 94 vota, AAK-ja 1 mijė e 869 vota, Lista Srpska 1 mijė e 293 vota, AKR-ja 1 mijė e 117 vota, NISMA pėr Kosovėn 998 vota.




    Ndėrsa nga votat me postė Lista Srpska ka marr mė sė shumti vota, konkretisht 7 mijė e 766 vota, Lėvizja Vetėvendosje 884 vota, PDK-ja 372 vota, LDK-ja 272 vota, AAK-ja 107 vota, AKR-ja 59 vota, dhe NISMA pėr Kosovėn 17 vota.



    http://gazetablic.com/ja-rezultati-z...t-foto-tabela/

  2. #172
    i/e regjistruar Maska e beni33
    Anėtarėsuar
    27-04-2008
    Postime
    4,230

    Pėr: Mareveshja politike: LDK + AAK + Nisma ne pushtet, PDK ne opozite

    o hashim merri dostat e flladitu ner pisha se ju dul boja
    Fotografitė e Bashkėngjitura Fotografitė e Bashkėngjitura  
    Ndryshuar pėr herė tė fundit nga beni33 : 20-06-2014 mė 14:47 Arsyeja: parku i PDK-S

  3. #173
    1.2.3...I
    Anėtarėsuar
    10-09-2005
    Postime
    1,967

    Pėr: Mareveshja politike: LDK + AAK + Nisma ne pushtet, PDK ne opozite

    Nga te gjitha temat qe pash ketu ne forum sa i perket politikes shqiptare ne pergjithesi.....konkluzioni.....shyqyr qe skam kohe ti ndjek ne asnje vend!!!

  4. #174
    i/e regjistruar Maska e beni33
    Anėtarėsuar
    27-04-2008
    Postime
    4,230

    Pėr: Mareveshja politike: LDK + AAK + Nisma ne pushtet, PDK ne opozite

    Po subozojm se hashimi e foromon qeverin por shtrohet pytja me cilat parti a din kuhs me tregu

  5. #175
    i/e regjistruar Maska e beni33
    Anėtarėsuar
    27-04-2008
    Postime
    4,230

    Pėr: Mareveshja politike: LDK + AAK + Nisma ne pushtet, PDK ne opozite

    Fest e madhe esht gjvilluar ne selin e pdk=s ne mitrovic me inagurimin e parkut te paqes tash edhe me bedonim disa simpatizant te pdk-s nga gezimi nuk kan kursyer as lot gezimi se pse thonin se tash sepaku kemi ku te flladitemi

  6. #176
    i/e regjistruar Maska e Antiproanti
    Anėtarėsuar
    28-07-2011
    Postime
    6,033

    Pėr: Mareveshja politike: LDK + AAK + Nisma ne pushtet, PDK ne opozite

    Bashkatdhetarėt s’deshėn tė votojnė?

    Zgjedhjet Nacionale e 8 qeshorit nuk kanė treguar ndonjė interesim pėr shqiptarėt qė jetojnė jashtė Kosovės.

    Ata kanė pasur mundėsi tė votojnė me postė, megjithatė kėtė mundėsi e kanė shfrytėzuar vetėm 1711 votues.

    Prej tyre mė sė shumti vota ka marr Lėvizja Vetėvendosje, me gjithsej 884 vota, pastaj PDK-ja 372 vota, LDK-ja 272 vota, AAK-ja 107 vota, AKR-ja 59 vota, dhe NISMA pėr Kosovėn 17 vota.

    Njė interesim i madh pėr tė votuar me post ka qenė te serbėt qė jetojnė nė Serbi. Nga votat me postė Lista Srpska ka marr 7 mijė e 766 vota.
    - See more at: http://www.kosovapress.com/sq/nacion....Z7ukuTB8.dpuf

  7. #177
    i/e regjistruar Maska e Antiproanti
    Anėtarėsuar
    28-07-2011
    Postime
    6,033

    Pėr: Mareveshja politike: LDK + AAK + Nisma ne pushtet, PDK ne opozite

    'Thaēi gaboi me 'liderin absolut', humbi bashkėpunimin me Limaj dhe Haradinaj'



    Tiranė E martė, 17 Qershor 2014 15:08
    KosovaPress

    Debati pėr zgjedhjet dhe formimin e qeverisė e re tė Kosovės vazhdon edhe nė Tiranė. Vazhdojnė po ashtu edhe komentet dhe analizat pėr t’i dhėnė zgjidhje situatės. Nė ciklin e intervistave qė Kosovapress ka realizuar kėto ditė nė Tiranė, vjen edhe biseda me avokatin dhe kreun e partisė 'Ligj dhe Drejtėsi", Spartak Ngjela, i cili iu jep pėrgjigj disa pyetjeve qė i kanė lindur ēdokujt qė i ka ndjekur zhvillimet e fundit nė Kosovė:Pse Limaj dhe Haradinaj nuk bashkėpunuan me Thaēin: a e ka humbur Thaēi pėrfundimisht mandatin e tretė apo ka ende shanse ti grumbullojė 61 deputetė. Roli i Presidentes Jahjaga nė kėtė situatė post zgjedhore, dhe vlerėsimi pėr tė. Tė gjitha kėto dhe tė tjera ēėshtje mund ti lexoni nė intervistėn e mėposhtme tė avokat Ngjelės dhėnė pėr Kosovapress.

    KosovaPress: Z.Ngjela si do ta vlerėsonit procesin zgjedhor tė zhvilluar nė Kosovė, krahasuaredhe me procese tė ngjashme tė mbajtura nė Shqipėri?

    Ngjela: Ėshtė mė shumė serioz se sa ky yni. Ne ende nuk kemi arritur tė bėjmė njė proces zgjedhor serioz. Siē duket ėshtė diferenca midis Shqipėrisė sė Enver Hoxhės dhe Jugosllavisė kjo qė po shohim. E them kėtė sepse kam pėrshtypjen se Kosova po ecėn mė shpejt drejt demokracisė se ne, pavarėsisht se kėtu ka mė shumė traditė nacionale, mė shumė kulturė kombėtare, mė shumė histori. Por fakti ėshtė fakt, kėtė e konstatova edhe nga procesi zgjedhor por edhe nga postprocesi zgjedhor. Nė tė dyja rastet shoh se ka kulturė demokratike mė shumė se sa nė Shqipėri.

    KosovaPress: Koalicioni Haradinaj-Limaj-Mustafa po thuhet nga PDK dhe ekspertė se ėshtė i paligjshėm duke qenė se u formua pas zgjedhjeve, cili ėshtė komenti juaj lidhur me kėtė marrėveshje?

    Ngjela:Asnjė koalicion dhe asnjė konsensus nuk mund tė jetė i paligjshėm nė demokraci. Demokracia ėshtė konsensus dhe jo forcė. Unė e pashė me vėmendje Kushtetutėn e Kosovės, ėshtė normale si tė gjithė Kushtetutat demokratike tė botės, qė partia e parė thirret e para dhe nėse ajo nuk i bėn dot 61 deputetė, atėherė thirret partia e dytė, ose koalicioni i dytė. Por ajo qė mė bėri pėrshtypje dhe qė tregon se ende kemi influenca tė pasionit totalitarė, ėshtė se nuk duhet tė flisnim pėrpara se tė fliste Presidentja, sepse kjo ėshtė kompetencė ekskluzive e Presidentes.Ajo ėshtė garantja e Kushtetutės, por edhe zbatuesja e saj. Atėherė ēfarė kanė kėta, pse flasin, kėrkojnė ti bėjnė presion Presidentes. Naivitet. Ajo ka fluksin konstitucionalist brenda vetes, precedentin botėror, ka konsultimet me ndėrkombėtarėt (nė kuptimin profesional dhe jo politik), dhe e zgjidh ajo kėtė ēėshtje. Por unė mendoj se i ka ardhur nė dorė njė ēėshtje, njė fakt, i cili do ta fus shumė shpejt nė histori. Unė kam pasur respekt pėr qėndrimin e saj, madje mė ka habitur nė shumė raste. Por fati i plasoi kėtė rast i cili duhet tė zgjidhet drejt.

    KosovaPress: Nė kėtė situatė ku ndodhemi, Hashim Thaēi e ka humbur mandatin e tretė sipas jush?

    Ngjela: Ai qė nuk i ka 61 deputetė ėshtė i humbur, kėshtu ėshtė demokracia. Tė tjerėt u treguan mė tė menēur dhe vepruan mė pėrpara. Fakti qė e bėn pėrpara se sa tė hapej Parlamenti donin tė tregonin qė si thotė ajo shprehja e vjetėr e Ciceronit: "E vetmja shpresė e tė humburit, ėshtė tė mos ketė asnjė shpresė." Pra ēėshtja ėshtė qė nuk i lanė mundėsi qė ai tė krijonte konsensusin e tij ose kompromisin e tij me parti tė tjera, me tė cilat mund tė bėnte 61 deputetė, tė paktėn sipas lajmeve qė kanė ardhur nga Kosova. Sepse konsensusi pėr tė cilin po flasim pretendon se i ka 61 deputetė, dhe unė mendoj se i ka. Ēėshtja ėshtė pse Limaj dhe Haradinaj nuk u bashkuan me tė (Thaēin). Atėherė diēka lėviz tė absolutizmi. Ne duhet tė kalojmė nga psikologjia e liderit absolut te psikologjia e politikanit.

    KosovaPress: Pra ju mendoni se z.Thaēi kėrkon tė jetė njė lider absolut, dhe kjo e bėri tė humbiste?

    Ngjela: Nuk ka mė nevojė politika shqiptare, elita shqiptare, pėr lider qė dalin mbi konsensusin, mbi Kushtetutėn, dhe krijojnė sundim. Unė nuk di se ēfarė ka bėrė Thaēi realisht nė Kosovė, por di qė dy parti qė dalin nga partia e tij, nuk pranojnė bashkėpunim politik me tė. Pra Thaēi ka gabuar politikisht pėrderisa nuk i mori kėta tė dy.

    KosovaPress: Nėse do bashkėpunonte me ta duhet tė hiqte dorė nga posti i kryeministrit... mund tė kishte biseduar pėr tu bėrė President pas mbarimit tė mandatit tė Presidentes aktuale?

    Ngjela: Tjetėr gjė, ata nuk i dhanė asnjė mundėsi. Ai mendoi se do hynte nė bisedime, do bėnte lėshime, do tė pranonte gjithēka, mund ta linte dhe postin e Kryeministrit, pavarėsisht se ata shprehen qė posti i Kryeministrit nuk negociohet, sepse siē duket mendimi politik i z.Thaēi dhe ekipit tė tij nuk e mendonte se mund tė bashkoheshin ata tė dy me LDK-nė. Ishte pak surprizė por ēėshtja ėshtė qė nė ēdo proces zgjedhor, ku partitė janė krejtėsisht tė pavarura, dhe nuk kanė marrė asnjė angazhim nė funksion tė ndonjė koalicioni, ai qė ka fituar zgjedhjet dhe s'ka marrė numrin absolut pėr tė krijuar qeverinė duhet ti mendojė mirė gjėrat, nuk duhet tė jetė kaq i sigurt. Ėshtė eksperiencė politike e pamundur dhe fakti qė ka tentuar ndaj liderit absolut, ka humbur ndjesitė politike. Kosova ka nevojė pėr politikan jo pėr lider, e kishte njė lider i cili vdiq.

    KosovaPress: Si e shikoni qeverisjen qė kėrkon tė ofrojė koalicioni LDK-AAK-Nisma, krahasuar me 'qeverisjen Thaēi'?

    Ngjela: Po ta shikosh nė funksion tė historisė perėndimore, natyrisht qė liqeni ėshtė mė i mirė se kėneta, domethėnė qė ujėrat e ndenjura nuk kanė ndonjė vlerė tė madhe. Por kjo nuk do tė thotė qė edhe kėta qė mund tė vijnė pas njė stanjacioni politik, tė jenė mė tė mirė, dhe do ta shikojmė qė nė muajt e parė tė qeverisjes./Intervistoi: Entela Duraj/
    http://www.kosovapress.com/sq/interv...inaj-35-19800/

  8. #178
    i/e regjistruar Maska e Llapi
    Anėtarėsuar
    08-08-2002
    Postime
    10,979

    Pėr: Mareveshja politike: LDK + AAK + Nisma ne pushtet, PDK ne opozite




    Gjermania shuan shpresat e opozitės

    Njėri prej njerėzve kryesor tė kancelares gjermane, Angela Merkelit, Andreas Schockenhoff, ėshtė takuar sot me liderėt e partive politike, ku ka biseduar pėr zhvillimet aktuale nė vend. Ai i ka kėrkuar prerazi Isa Mustafės dhe Ramush Haradinaj se dialogu me Serbinė duhet tė vazhdoi dhe po ashtu duhet tė implementohen dhe tė zbatohen marrėveshjet e arritura deri mė tani me Serbinė.

    “Ne kėrkojmėqė tė vazhdojė dialogu, implementimi dhe zbatimi i marrėveshjeve me Serbinė”, ka thėnė i dėrguari i Merkelit, Schockenhoff.

    Me kėtė deklarim tė gjermanit, bie poshtė ambicia e Lėvizjet Vetėvendosje qė t’i bashkohet qeverisė, nėse liderėt e partive tjera heqin dorė nga dialogu me Serbinė.

    LDK-AAK-NISMA kanė shpresuar se prapa do tė kenė Lėvizjen Vetėvendosje, por si duket gjerat nuk do tė shkojnė sipas parashikimeve tė tyre.

    Po jo vetėm kaq, opozita tani bėri tė ditur se prapa saj nuk qėndrojnė as partitė minoritare, pasi qė liderėt nė takim kėrkuan nga Gjermania ndihmė pėr t’i bindur pakicat pėr t’u bėrė pjesė e koalicionit pėr formimin e Qeverisė.

    Me kėtė konstatohet se blloku opozitar nuk e ka prapa as Lėvizjen Vetėvendosje e as minoritetet, pa tė cilat nuk mund tė formohet as qeveria e re.

    I deleguari i Merkelit sot ka pasur takim edhe me kryeministrin e vendit Hashim Thaēi me tė cilin ka biseduar pėr tė ardhmen e Kosovės.

    Burimet e publiku.net brenda takimit kanė thėnė se gjermanėt kanė kėrkuar nga kryeministri njė Qeveri me stabilitet tė lartė e cila do tė ishte pėrgjegjėse nė vendimmarrje dhe ku pakicat do tė ndiheshin rehat.

    Me vizitėn e Andreas Schockenhoff nė Kosovė ėshtė fuqizuar raporti ndėrmjet Kosovės dhe Gjermanisė. Kjo e fundit para pak ditė i ka dėrguar ftesė kryeministrit Hashim Thaēi qė ta vizitojė Berlinin pėr njė takim tė nivelit tė lartė qė do tė mbahet nė muajin gusht.

    Duket hapur qė gjermanėt e duan qeverinė e ardhshme me mbėshteteje tė gjerė tė vendimarrjes kur kihet parasush se viti qė po vjen ėshtė viti qė nuk mund t’I pėrmbush detyrimet dhe pėrgjegjėsit institucionale kushtutuese pa njė konsensues tė gjerė. Ndonėse nuk u tha hapur, Lidhja Demokratike e Kosovės tashmė e ka marrė ‘kėshillėn’ pėr tė mos hyrė nė avantura tė njerėzve qė ende jetojnė dhe veprojnė me standarde tė rrethanave tė njerėzve ‘tė mbyllur’ dhe pa mbėshtetje demokratike pėr tė dejtuar procese me peshė shtetėrore tė vendit.
    Do t“i luftoj spiunet dhe tradhtaret e kombit deri ne vdekje.

  9. #179
    i/e regjistruar Maska e Llapi
    Anėtarėsuar
    08-08-2002
    Postime
    10,979

    Pėr: Mareveshja politike: LDK + AAK + Nisma ne pushtet, PDK ne opozite




    Doris Pack: LDK-ja dhe partitė tjera opozitare po e kthejnė Kosovėn prapa

    Eurodeputetja gjermane, njėherėsh mikja e dėshmuar e Kosovės, Doris Pack, ėshtė deklaruar lidhur me zhvillimet politike paszgjedhore nė Kosovė.

    Ajo ka shkruar nė llogarinė e saj nė rrjetin social “Twitter”, se Lidhja Demokratike e Kosovės dhe partitė tjera opozitare tė koalicionit paszgjedhor nuk janė tė vetėdijshme se me veprimet e tyre po e kthejnė Kosovėn prapa.

    Pack njihet pėr qėndrimin e saj afirmativ pėr Kosovėn para luftės dhe pėr aspiratat e saj euroatlantike pas shpalljes sė pavarėsisė.

    Si mbėshtetėse e fuqishme e integrimit tė Kosovės nė Bashkimin Evropian, Pack i ėshtė bashkuar krerėve tė shteteve lidere tė BE-sė dhe Shteteve tė Bashkuara tė Amerikės tė cilėt i kanė bėrė ftesė spektrik tė gjerė politik tė Kosovės qė, pas marrjes sė dritės jeshile pėr procesin e Stabilizim-Asociimit, tė avancojnė dialogun nė Bruksel pėr tė rrugėtuar sigurt drejt integrimit nė BE.
    Do t“i luftoj spiunet dhe tradhtaret e kombit deri ne vdekje.

  10. #180
    i/e regjistruar Maska e Llapi
    Anėtarėsuar
    08-08-2002
    Postime
    10,979

    Pėr: Mareveshja politike: LDK + AAK + Nisma ne pushtet, PDK ne opozite



    A po prishet loja?


    Vendimi i presidentes pėr tė kėrkuar sqarim nga Gjykata Kushtetuese lidhur me pėrputhshmėrinė e nenit 84 pika 14 dhe nenit 95 tė Kushtetutės sė vendit do tė qartėsojė saktė interpretimin qė u ėshtė bėrė kėto ditė kėtyre dy neneve tė Kushtetutės. Nėse Gjykata Kushtetuese sqaron se pėrputhshmėria e kėtyre dy neneve tė Kushtetutės do tė thotė sa mandatari pėr formimin e qeverisė sė re nė tė dy rastet i takon partisė qė i ka fituar zgjedhjet, atėherė prishet e tėrė loja e partive politike qė po pretendojnė qė tė jenė ato qė duhet ta formojnė qeverinė e re, edhe pse tash po vėrehet se nuk i kanė as numrat e nevojshėm pėr ta formuar qeverinė
    Do t“i luftoj spiunet dhe tradhtaret e kombit deri ne vdekje.

Faqja 18 prej 34 FillimFillim ... 8161718192028 ... FunditFundit

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund tė hapni tema tė reja.
  • Ju nuk mund tė postoni nė tema.
  • Ju nuk mund tė bashkėngjitni skedarė.
  • Ju nuk mund tė ndryshoni postimet tuaja.
  •