Close
Faqja 0 prej 2 FillimFillim 12 FunditFundit
Duke shfaqur rezultatin -9 deri 0 prej 15
  1. #1
    i/e regjistruar Maska e Xhuxhumaku
    Anëtarësuar
    19-11-2003
    Vendndodhja
    sopr'un'curva
    Postime
    13,379

    Tiranë, vdes 23-vjeçarja, u hodh nga kati i 16-të i “Sky Tower” - FOTO

    Tiranë, vdes 23-vjeçarja, u hodh nga kati i 16-të i “Sky Tower” -


    TIRANE – Një ngjarje e rëndë ka ndodhur mesditën e sotme në kryeqytet, ku një vajzë e re ka humbur jetën pasi është hedhur nga katet e larta të ndërtesës së njohur si “Sky Tower”, në zonën e ish-Bllokut.

    Burime nga vendi i ngjarjes bëjnë të ditur se vajza e moshës 20-24 vjeç dyshohet se ishte punonjëse në një nga bizneset që i kanë zyrat në ndërtesën “Sky Tower”.

    Momentalisht nuk ka të dhëna rreth identitetit të vajzës dhe shkaqeve të ngjarjes. Ndërkohë sipas hetimeve paraprake mendohet se vajza është vetëhedhur nga ndërtesa.

    http://www.balkanweb.com/kryesore/1/...er-194496.html
    --- La Madre dei IMBECILI e sempre in cinta...

    ---voudou.. ---

  2. #2
    i/e regjistruar Maska e Xhuxhumaku
    Anëtarësuar
    19-11-2003
    Vendndodhja
    sopr'un'curva
    Postime
    13,379

    Për: Tiranë, vdes 23-vjeçarja, u hodh nga kati i 16-të i “Sky Tower” - FOTO

    --- La Madre dei IMBECILI e sempre in cinta...

    ---voudou.. ---

  3. #3
    i/e regjistruar Maska e par
    Anëtarësuar
    10-09-2010
    Postime
    818

    Për: Tiranë, vdes 23-vjeçarja, u hodh nga kati i 16-të i “Sky Tower” - FOTO

    U mpreht ne paqe shpirti I saj,
    shoqeria jone eshte ne krize indetiteti, po shikoja fotot e saj ne fb dhe dukej shume vajze e cilter dhe inteligjente, plot sharm, dhe me nje sharm familjar te respektueshm.
    Morali & Miresia
    Virtyte te trazuara nga mendje te modifikuara.

  4. #4
    i/e regjistruar Maska e Marya
    Anëtarësuar
    10-05-2009
    Postime
    4,665

    Për: Tiranë, vdes 23-vjeçarja, u hodh nga kati i 16-të i “Sky Tower” - FOTO

    ngushellime prinderve, zoti u dhente fuqi te perballojne kete tragjedi
    Gutta cavat lapidem non vi, sed saepe cadendo

  5. #5
    i/e regjistruar Maska e Marya
    Anëtarësuar
    10-05-2009
    Postime
    4,665

    Për: Tiranë, vdes 23-vjeçarja, u hodh nga kati i 16-të i “Sky Tower” - FOTO

    Citim Postuar më parë nga par Lexo Postimin
    U mpreht ne paqe shpirti I saj,
    shoqeria jone eshte ne krize indetiteti, po shikoja fotot e saj ne fb dhe dukej shume vajze e cilter dhe inteligjente, plot sharm, dhe me nje sharm familjar te respektueshm.
    sa zhgenjuese jane aparencat

  6. #6
    Dark Angel Maska e smokkie
    Anëtarësuar
    08-01-2004
    Vendndodhja
    verdalle
    Postime
    1,137

    Për: Tiranë, vdes 23-vjeçarja, u hodh nga kati i 16-të i “Sky Tower” - FOTO

    Një dëshmitare okulare thotë se vajza ka qenë duke bërë foto nga kati i fundit i ndërtesës dhe kur është mbështetur në dritare, xhami është thyer dhe studenta ka rënë nga lartësia

    Sipas dëshmive të tjera, vajza është ngritur papritur nga tavolina dhe është vetëhedhur nga kati i 16-të.


    Jane 2 versione per kete ngjarje, gjithesesi perfundimi eshte i njejte.
    Ngushellime
    Cdo gje eshte relative...

  7. #7
    Dark Angel Maska e smokkie
    Anëtarësuar
    08-01-2004
    Vendndodhja
    verdalle
    Postime
    1,137

    Për: Tiranë, vdes 23-vjeçarja, u hodh nga kati i 16-të i “Sky Tower” - FOTO

    Kurse media e bananeve vazhdon me gafa:
    Adresa:
    www,oranews,tv/vendi/tirane-[/url]20-vjecarja-hidhet-nga-kati-i-trete-i-sky-tower/
    Titulli:
    Tiranë, studentja e Ekonomikut bie nga kati i 17-të i “Sky Tower”, humb jetën
    Artikulli:
    Tiranë-Një 23-vjeçare, studente e Fakultetit të Ekonomisë në Tiranë gjeti vdekjen duke u hedhur nga kati i fundit i Sky Tower, në rrethana misterioze, ndërtesa më e lartë në zonën e ish-bllokut.
    Gazetaruci ne linje telefonike:
    E permend disa here qe eshte hedhur nga kati i pesembedhjete.
    ************************************************** *
    Gazeta tema online:
    Një e re hidhet nga kati i 16-të i Sky Tower
    http://www.gazetatema.net/web/2014/0...nga-sky-tower/
    ****************************************
    Klani:
    23 – vjeçarja bie nga kati i 15- të i “Sky Tower”
    http://tvklan.al/23-vjecarja-bie-nga...e-i-sky-tower/
    *******************************************
    Mapo.al pak a shume ka arritur ne perfundim se eshte hedhur...
    mapo.al/2014/06/nje-vajze-e-re-bie-nga-katet-e-larta-te-sky-tower/
    Një e vajzë nga rene sot nga katet e larta të Sky Tower ne Tirane. Sipas raportimeve te para mësohet se vajza eshte 23 vjeç, e cila ka vendosur t’i japë fund jetës duke u hedhur nga ndertesa e larte.
    **************************************
    TopChannel:
    Hidhet nga Sky Tower 22-vjeçarja
    top-channel.tv/artikull.php?id=279508
    **************************************
    ABC news citon policine por nuk i beson shume asaj
    Një 20 vjeçare hidhet nga “Sky Tower” në Tiranë
    Policia: Dyshohet të ketë qenë aksident
    abcnews.al/lajme/aktualitet/2/43294
    **************************************
    Shekulli
    22-vjeçarja bie nga kati i 16-të i "Sky Tower", mbeten të paqarta shkaqet (FOTO&VIDEO)
    shekulli.com.al/web/p.php?id=48767&kat=87
    **************************************

    Injorantet qe ne i quajme gazetare...
    Ndryshuar për herë të fundit nga smokkie : 10-06-2014 më 10:34
    Cdo gje eshte relative...

  8. Anetarët më poshtë kanë falenderuar smokkie për postimin:

    Kreksi (11-06-2014)

  9. #8
    i/e regjistruar Maska e Prudence
    Anëtarësuar
    11-03-2008
    Postime
    2,419

    Për: Tiranë, vdes 23-vjeçarja, u hodh nga kati i 16-të i “Sky Tower” - FOTO

    e shkreta ajo dhe te mjeret familjare.
    "Më e mira është armike e së mirës"

  10. #9
    i/e regjistruar Maska e Xhuxhumaku
    Anëtarësuar
    19-11-2003
    Vendndodhja
    sopr'un'curva
    Postime
    13,379

    Për: Tiranë, vdes 23-vjeçarja, u hodh nga kati i 16-të i “Sky Tower” - FOTO

    Irisi përcillet për në banesën e fundit, babai pëson paralizë faciale
    12 Qershor 2014 | : Aktualitet,Kryesoret | Autor: Edmond Hoxhaj

    Historia e 22-vjeçares që nga vizita e saj në Greqi

    Edmond Hoxhaj



    Nëna e Iris Belbës, studentes që vrau veten duke u hedhur nga kati i 16-të i ndërtesës “Sky Tower”, kishte rreth një vit që ishte shpërngulur nga Fieri për të qëndruar pranë vajzës, pasi ajo po kurohej për depresion, por… nuk ka mundur të shmangë fatin tragjik të saj. Kjo e ka bërë edhe më të madhe dhimbjen e dy prindërve, saqë babai i vajzës 22-vjeçare ka pësuar paralizë faciale nga humbja e së bijës, të cilës dje i ka dhënë lamtumirën e fundit. Qindra të afërm, miq, e dashamirës të familjes Belba, kanë përcjellë për në banesën e fundit studenten. Familja Belba ka vendosur që studentja bukuroshe që i dha fund jetës në moshën më të bukur, të prehet në varrezat e qytetit të Fierit, ku ata e rritën duke u përpjekur ta edukojnë e arsimojnë në institucionet më të mira arsimore.



    Lamtumira mes qindra njerëzve

    Rreth orës 14:30 ka mbërritur në varrezat e qytetit të Fierit kortezhi ku mes atyre që kishin ardhur t’i jepnin lamtumirën e fundit Irisit ishin edhe pedagogë e shoqe të saj. Qindra buqeta me lule janë vendosur mbi arkëmortin e 22-vjeçares, teksa nëna, babai, vëllai dhe gjyshi i saj, Todi, nuk arrinin dot t’i përmbanin ngashërimet dhe lotët teksa ajo do të ndahej përgjithmonë nga ata. Babai i nënës, Todi, nuk është përmbajtur duke shpërthyer në ngashërime e thirrje që i drejtonte mbesës së pajetë. “Ku të të gjej Iris? Pse ike? Dua Irisin tim! Ku të të gjej tani gjyshi ty?”, shprehte dhimbjen e tij i moshuari që kishte ardhur në ceremoninë mortore me paterica, pasi ishte operuar para disa javësh.

    Gjatë leximit të nekrologjisë, familjarët e kanë cilësuar si lulen e bukur të familjes së tyre Irisin, e cila ishte gjithmonë e buzëqeshur, por që tashmë mungesa e saj e kishte krijuar një boshllëk të pariparueshëm. “Ti na le bosh. Ishe si një dritë, si një lule që shkëlqeje me buzëqeshjen tënde. Ti ishe një engjëll, shembulli i fëmijës së mirë, të edukuar e studioze e dashur. Por sot ti ike kaq papritur, duke e ndërprerë jetën tënde e duke na krijuar një hapësirë boshe, një dhimbje shumë të madhe, të pariparueshme”, u tha midis të tjerave gjatë leximit të nekrologjisë.

    Në ceremoninë mortore nuk kanë munguar as miqtë e prindërve e të vëllait të 22-vjeçares, disa prej të cilëve kishin ardhur nga jashtë shtetit për t’u qëndruar pranë në këto çaste të vështira. Të gjithë qëndronin të heshtur para dhimbjes që kishte shkaktuar largimi i parakohshëm nga jeta i Irisit dhe e kishin të vështirë të tregonin atë që ndienin. Madje edhe shoqet e mikeshat e saj të Fakultetit të Ekonomikut e kanë pasur të vështirë të flasin gjatë, për të treguar se cila ishte Irisi. Shkurtimisht njëra prej tyre tregon me zë të mekët se Irisi ishte mjaft e dashur, e sjellshme dhe se përpiqej të mësonte sa më shumë.

    “Nuk di ç’të them. Na iku para kohe një shoqe…. Ishte kaq e re, në lule të moshës. Ishte mjaft e dashur dhe e sjellshme. Studionte shumë dhe përpiqej t’i ndihmonte të tjerët. Nuk dimë t’i japim shpjegim asaj që ndodhi. Me aq sa dimë, prindërit kujdeseshin shumë për të. I qëndronin pranë. Për ne është një humbje e madhe. Nuk di ç’të them më”, pohoi një prej shoqeve të saj pas ceremonisë së varrimit. Por, veç shoqeve të kursit dhe pedagogëve, në ceremoninë mortore kanë qenë të pranishëm edhe nxënës e mësues të shkollës jopublike “Flatrat e Dijes”, ku e ndjera ka mësuar në shkollën nëntëvjeçare dhe atë të mesme



    Historia e Irisit dhe e familjes

    Familja Belba ka jetuar për rreth dy dekada në qytetin e Fierit, derisa Irisi ka nisur studimet e larta në Tiranë. Dashamiri ka punuar me importin e mobilieve nga Turqia dhe sipas të afërmve nuk kishin probleme ekonomike. Kurse nëna e studentes, Esmeralda ka qenë e angazhuar në sport kur ka qenë e re. Nga martesa e tyre, ata kanë gëzuar një djalë që tani i ka mbushur 26 vjeç dhe Irisin. Por, problemet e vajzës duket se e kanë tronditur familjen Belba pak vite më parë, të cilët edhe pse janë përpjekur të marrin masa për të parandaluar më të keqen nuk ia kanë dalë dot.

    Sipas të afërmve dhe disa fqinjëve të familjes Belba, kur Irisi ka qenë duke përfunduar provimet e maturës, ka shfaqur rëndesë psikologjike. Ata shprehen se nuk kanë ditur ndonjë arsye pse vajza mund të jetë rënduar psikologjikisht, por dyshojnë për shkak të angazhimeve të saj në mësime. Gjithashtu, ata pohojnë se kanë pasur dijeni se ajo merrte edhe pilula kundër depresionit, por duket se barnat nuk e kanë dhënë efektin e duhur. Kur ka shkuar në shkollë të lartë shqetësimet e saj kanë vazhduar dhe janë kthyer në kronike duke bërë që 22-vjeçarja të jetojë në gjendje depresioni. Rreth një vit më parë, ajo ishte dërguar nga prindërit për një vizitë mjekësore në Greqi. Që nga ai moment, ajo kurohej me ilaçe, ndërsa nëna e saj është transferuar në Tiranë, me qëllim që t’i qëndronte pranë. Sipas të afërmve, vajza ka arritur rezultate të mira edhe në fakultet. Ata shtojnë se ajo ishte një vajzë me sedër dhe ishte e fokusuar te studimet.

    Ndërkohë, nga të njohur të tjerë të familjes Belba mësohet se Irisi kishte pasur shqetësime psikologjike gjatë gjithë kohës kur ka qenë me studime në shkollë të lartë në Tiranë. Madje, sipas atyre që ata pohojnë se kanë dëgjuar, sjelljet e saj ndonjëherë të pakuptueshme kishin bërë që disa prej shoqeve t’i qëndronin larg. Sipas nënës së një prej shoqeve të saj, e cila nuk ka preferuar të identifikohet, një herë Irisi i kishte shprehur një mendim të çuditshëm vajzës së saj teksa ishin duke kaluar një rrugë automobilistike. Mësohet që Irisi ta ketë pyetur shoqen me të cilën po ecte, se sikur të hidhej para makinës, çfarë mund të ndodhte. Ky mendim i Irisit duket se e ka trembur shoqen e saj, e cila ka nisur t’i qëndrojë më larg. Sipas të njohurve të familjes Belba, mund të ketë qenë mbingarkesa e studimeve në një kohë që ajo vuante nga depresioni që e ka çuar drejt marrjes së vendimit për t’i dhënë fund jetës në këtë mënyrë.





    Intervista

    Liranda Hoxha rrëfen se ajo kurohej nga depresioni, por nuk mendonin se ishte kaq rëndë

    Halla e vajzës: E dinim që vuante nga depresioni, por jo në shkallë të rëndë

    Gati të gjithë familjarët dhe të afërmit e Irisit e kanë pasur të vështirë të flasin për vdekjen tragjike të studentes 22-vjeçare. Ndërkohë, një prej kushërirave të Dashamirit, vajza e tezes së tij, Liranda Hoxha, e cila jeton në Berat, ka gjetur forcat dhe ka treguar për gazetën se Irisi ishte një vajzë e ndjeshme, me sedër dhe e çiltër. Ajo ka shtuar se kishte dëgjuar se 22-vjeçarja kishte pasur problem me depresionin gjatë dy viteve të fundit, por ka theksuar se pavarësisht këtij fakti Irisi kishte vazhduar të kishte rezultate të mira në mësime.

    Si e mësuat për ngjarjen, kush ju lajmëroi?

    Isha në shtëpi, kur e dëgjuam në televizor atë që kishte ndodhur. Dëgjuam se si kishte ndodhur dhe na ka ngrirë zemra në vend. Kur mësuam se ishte Irisi nuk dinim çfarë të mendonim, nuk po u besonim veshëve. Ajo ishte një vajzë e qetë dhe aq e bukur saqë askujt nuk i shkonte në mend se mund të kishte një fund të tillë. Unë fillimisht nuk doja ta besoja, por kur pashë foton pastaj u binda se ishte Irisi.

    E ke njohur nga afër Irisin, ke pasur dijeni nëse ka pasur ndonjë shqetësim apo jo?

    Unë jetoj në Berat dhe nuk kam pasur marrëdhënie komunikimi me mbesën time. Por nga të afërmit dhe familjarët e tjerë kisha dëgjuar se ajo kishte probleme me depresionin. Për këtë arsye i ati i rrinte shumë afër së bashku me bashkëshorten e tij. Ata ishin përpjekur që asaj vajze të mos i mungonte asgjë. Ishte e rritur mirë. Mësonte në një shkollë të mirë, me pagesë, mendoj se jetonte më mirë se shumica e shoqeve. Ishte edhe një vajzë shumë e bukur. Ishte nga ato vajzat që u qesh fytyra, ishte shumë e mirë.

    Keni dëgjuar se përse mund të ketë pasur problem depresive?

    Ka pasur ndonjë lëndim nga shoqet apo shokët, keni dëgjuar ndonjë gjë të tillë? Jo, s’ka pasur gjëra të tilla. Ajo ishte shumë e lidhur me të atin dhe të ëmën. Ç’do gjë ua thoshte atyre dhe nuk di të kishte pasur problem me shoqërinë ndonjëherë. Ajo nuk ishte në gjendje të rëndë. Thjesht qëndronte e menduar, ishte pak e tërhequr nga jeta jashtë dhe ishte mjaft e ndjeshme. Atë po diskutonim edhe me familjarët e tjerë pak më parë, se ajo prekej shumë shpejt.

    A kanë pasur ndonjë problem në familje Dashamiri me Esmeraldën që mund të ketë ndikuar negativisht tek Irisi?

    Jo, nuk di të kenë pasur konflikte. Ata ishin një familje e rregullt dhe pa probleme. Kanë pasur një jetë normale. Edhe nga ana ekonomike nuk kanë qenë keq, kanë pasur mundësi ta ndjekin me shkollë vajzën, madje edhe në 9-vjeçare e në të mesme me pagesë.

    Keni dëgjuar ndonjë arsye që mund ta ketë shtyrë Irisin të ndërmarrë aktin e vetëflijimit?

    Askush nuk e di pse ajo vendosi të bëjë këtë gjë. Ndoshta është ndodhur në gjendje të rënduar depresive për shkak të provimeve, nuk di ç’të them, sepse askush s’e di. E di ajo që nuk është më dhe Zoti.



    Dëshmitë



    Mësueset e shkollës: Irisi,

    nxënëse e mrekullueshme



    Në ceremoninë mortore të 22-vjeçares Iris Belba nuk ka munguar as stafi akademik i shkollës jopublike “Flatrat e Dijes”, ku e ndjera ka marrë mësimet që prej klasës së tretë e derisa ka marrë dëftesën e pjekurisë. Por ndonëse prindërit janë kujdesur që t’i japin një edukim arsimor sa më cilësor, gjithçka ka marrë fund për një çast dy ditë më parë, kur Irisi vendosi t’i japë fund jetës. Të pranishëm në ceremoni kanë qenë drejtoresha e kësaj shkolle, Donika Jorgaqi dhe të tjera mësuese që i kanë shpjeguar dijet për vite me radhë Irisit. Ato ndihen mjaft të prekura nga ajo që ka ndodhur dhe nuk arrijnë dot t’i japin shpjegim. Ndërsa e përshkruajnë Irisin si një vajzë shembullore, mjaft të sjellshme dhe kërkuese ndaj vetes. Drejtoresha e kësaj shkolle, Donika Jorgaqi e ka cilësuar si një nxënëse ekselente Irisin duke shtuar se ishin tronditur nga kjo tragjedi. “Ajo ka ardhur te shkolla jonë kur ishte në klasë të tretë dhe prej atëherë e deri në maturë mësoi te ne. Ishte një nxënëse e ekselencës. Mësonte, kishte vullnet dhe kishte marrë njohuri të jashtëzakonshme. Edhe në sjellje ishte një nxënëse shembullore. Ndihemi të lënduar dhe nuk mund ta përshkruajmë dot dhimbjen që ndiejmë nga kjo ngjarje e papritur”, ka pohuar Jorgaqi, e cila duket se e ka përjetuar më keq se mësueset e tjera vdekjen e 22-vjeçares Belba.
    --- La Madre dei IMBECILI e sempre in cinta...

    ---voudou.. ---

  11. #10
    cherry blossom girl
    Anëtarësuar
    14-05-2010
    Postime
    6,095

    Për: Tiranë, vdes 23-vjeçarja, u hodh nga kati i 16-të i “Sky Tower” - FOTO

    Me vjen shume keq...nuk kam fjale...

Faqja 0 prej 2 FillimFillim 12 FunditFundit

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund të hapni tema të reja.
  • Ju nuk mund të postoni në tema.
  • Ju nuk mund të bashkëngjitni skedarë.
  • Ju nuk mund të ndryshoni postimet tuaja.
  •