Close
Duke shfaqur rezultatin -9 deri 0 prej 3
  1. #1
    i/e regjistruar
    Anėtarėsuar
    11-06-2014
    Vendndodhja
    Yllyri
    Postime
    73

    Exclamation 680M dollare humbje ne vit per Shqiperine

    Buxheti i shtetit humbet ēdo vit rreth 680 milionė dollarė tė ardhura nga taksat e pambledhura. Shifra del nga njė dokument i Bankės Botėrore, i cili merr nė analizė sistemet e taksave nė rreth 61 vende tė botės pėr periudhėn 2000-2010.

    Raporti i pėrgatitur nga dy ekspertė nė departamentin e menaxhimit ekonomik nė bankė, vėren se hendeku tatimor nė Shqipėri, pra diferenca mes tė ardhurave qė duhet tė mblidheshin nga taksat dhe atyre qė mblidhen realisht ėshtė sa 4.87 pėr qind e prodhimit kombėtar, nėse merret parasysh dhe ekonomia informale.

    Kjo e klasifikon Shqipėrinė si njė vend me efiēencė tė dobėt nė mbledhjen e taksave, e cila sipas raportit ėshtė pėrkeqėsuar veēanėrisht pas vitit 2008, duke ēuar nė rritjen e hendekut tatimor.

    Por ku shkojnė taksat qė humbasin? Njė pjesė e tyre, ndoshta mė e madhja janė evazion, fshehje e qėllimtė e taksave nga biznesi dhe indvidėt.

    Sipas dokumentit, nė Shqipėri mbi 34.1 pėr qind e ekonomisė ėshtė informale. Kjo bėn qė miliona dollarė, tė cilat duhet tė shkonin nė arkėn publike, tė mbeten padrejtėsisht nė xhepat e privatėve.

    Veē evazionit, njė pjesė tjetėr humbet pėrmes shmangieve, ku biznesi apo individėt shfrytėzojnė boshllėqet e ligjit pėr tė ulur barrėn e taksave qė duhet tė paguajnė.

    Ndėrsa arsyeja e tretė qė gėrryen tė ardhurat nė buxhet lidhet me shtrirjen e dobėt tė shėrbimeve fiskale pėr tė informuar tatim paguesit mbi detyrimet qė duhet tė paguajnė. Kėto janė tre arsyet kryesore tė hendekut tatimor dhe tė treja kanė njė shkak: dobėsinė e administratės fiskale dhe politikave tatimore.

    Raporti thotė se Shqipėria ka hapėsira tė konsiderueshme pėr tė rritur tė ardhurat pėrmes politikave mė efiēente tė taksave dhe reformimit tė administratės fiskale. Pėrfitimet do ishin tė mėdha. 680 milionė dollarė qė humbasin nė vit janė gati sa 20 pėr qind e tė ardhurave totale qė mbledh buxheti dhe mė shumė se defiēiti fiskal nė njė vit tė zakonshėm.

    Mbledhja e kėtyre tė ardhurave do tė lehtėsonte borxhin, si dhe mundėsonte rritjen e fondeve pėr sektorėt jetikė si arsimi dhe shėndetėsia, ku Shqipėria prej vitesh po nėninveston

  2. #2
    Updating.... Maska e Wordless
    Anėtarėsuar
    19-06-2002
    Vendndodhja
    Undercover
    Postime
    3,154

    Pėr: 680M dollare humbje ne vit per Shqiperine

    E gjitha kjo vjen si pasojė e informalitetit, evazionit fiskal si dhe mos pagimit tė sigurimeve shoqėrore.. trashgimi qė e la Berisha !
    Ky shtet ėshtė ky qė ėshtė sepse qytetarėt tanė janė kėta qė janė !

  3. #3
    i/e regjistruar
    Anėtarėsuar
    11-06-2014
    Vendndodhja
    Yllyri
    Postime
    73

    Pėr: 680M dollare humbje ne vit per Shqiperine

    trashigimi qe la Berisha dhe Enveri duke i mesuar njerzit te mos paguajn taksa ne shtet ti lejn injoranta.Shumica nuk e kuptojn se duke mos paguar taksa nuk demtojn shtetin por demtojn veten pasi nuk ka investime ne sektor jetsor si arsimi dhe shendetsia

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund tė hapni tema tė reja.
  • Ju nuk mund tė postoni nė tema.
  • Ju nuk mund tė bashkėngjitni skedarė.
  • Ju nuk mund tė ndryshoni postimet tuaja.
  •