“SHBA-Bota Islame” Nishani : Jemi krenarë për harmoninë fetare

Emri:  Jari.jpg

Shikime: 283

Madhësia:  177.4 KB

Presidenti i Republikës Bujar Nishani, gjatë një fjalimi përshëndetës në forumin “SHBA-Bota Islame”, që do zhvillohet në Doha të Katarit për dy ditë, theksoi se shqiptarët janë krenarë që jetojnë në një shoqëri shumë fetare me shumicë myslimane, ku anëtarët e të gjitha besimeve bashkëjetojnë prej disa shekujsh në harmoni dhe paqe të plotë.

“Besimet fetare myslimane, ortodokse dhe katolike, të cilat jetojnë në harmoni, janë kthyer për ne në një vlerë të çmuar identifikuese dhe nj shembull, nga i cili mund të mësojnë edhe shumë kombe të tjera të zhvilluara.

Në rastin e Shqipërisë, të tre besimet janë të lidhura me kombin dhe ekzistencën e tij. Kjo gjë është një kolonë solide në ndërtesën e shtetit shqiptar”, – u shpreh Presidenti i Republikës.

9 qershor, 2014 (gazeta-Shqip.com)