Close
Faqja 4 prej 4 FillimFillim ... 234
Duke shfaqur rezultatin 31 deri 39 prej 39
  1. #31
    i/e regjistruar Maska e Llapi
    Anėtarėsuar
    08-08-2002
    Postime
    10,979

    Pėr: Zgjedhjet ne Kosove: Pjesmarrje e ulet, rezultat i ngushte. PDK kryeson por pa m

    Citim Postuar mė parė nga Noellag Lexo Postimin
    O Llap

    Thaci perfitoi nga percarja e opozites dhe tani na kerkon nje mandat te trete. THaci nuk e formon dot qeverine pa koalicionin me opoziten . Edhe nese Thaci nuk formon qeverine dhe planifikon te shkoje perseri ne zgjedhje nuk do kishte shanse ta fitoje pasi shumica e popullit te Kosoves jane me opoziten. Opozita e Kosoves po te jete e bashkuar , Thaci nuk e fiton zgjedhjet edhe po te dale si force e pare. E meta me e madhe e opozites eshte percarja , nese ata bashkohen fitojne zgjedhjet bindshem .

    Edhe keshtu kane fituar shumicen e votave dhe llogjikisht mund te krijojne qeverine sipas marreveshjeve te partive opozitare ne rast se kushtetuta ua lejon atyre te bejne sipas numrave parlamentare . Vetem se kushtetuta nuk e specifikon qarte per cilet koalicion behet fjale, para apo pas zgjedhjeve.

    Llap su ngope me 7 vjet ne qeveri me Thacin, tani na kerkon edhe 4 vjet . Thaci duhet te qendroje njehere ne opozite pasi ka qeverisur 2 mandate.
    Une jam pro rotacionit pro ndryshimit pasi kjo i sherben demokracise dhe klimes politike ne pergjithsi. Edhe per zgjedhjet ne Shqiperi isha pro rotacionit por kunder Edi skizofrenit si kryeminister .
    Thaqi do ta formoi qeverin gjithsesi Zoti e Populli deshi keshtu
    po qa je kah flet bre po partia fituese do ta formoi dhe pik
    se kend do ta ket ne koalicion eshte pun e ti kryesorja ai do ti ket numrat dhe do ta qeveris vendin edhe per shum vite
    edhe nese shkohet ne zgjedhje te jashtzakonshme prap Thaqi i fiton kjo veq u pa tash
    po edhe nese shkoin te bashkuara opozita me nji koalicion parazgjedhor prap do ti mund Thaqi
    sepse opozita do te jen te perqar e si mendon ti 4 parti si do ta formoin listen e perbashket nga 30 kandidat per deputet
    nga 110 kandidat i kan pas secila parti e nuk kan qen te knaqur e po jan te knaqur me nga 30 kandidat per deputet
    jo bre sesht kerkund kjo pun
    dhe mendon ti se votuesit e LDK-se kan votue qe Ramushi te jet kryeminister me 9% te votave
    dhe mendon ti se votuesit e NISMES e votuan Fatmirin me e ba Isa mustafen Kryeparlamantar
    edhe keta te vetfundosjes nuk jan kerkah sot kendej neser andej pasneser ne rrug etj.
    sillne kah te doni Thaqi doli fitues do te dal prap dhe do ta formoi qeverin
    Do t“i luftoj spiunet dhe tradhtaret e kombit deri ne vdekje.

  2. #32
    i/e regjistruar Maska e Llapi
    Anėtarėsuar
    08-08-2002
    Postime
    10,979

    Pėr: Zgjedhjet ne Kosove: Pjesmarrje e ulet, rezultat i ngushte. PDK kryeson por pa m





    ​Thaēi garanton implementimin e Misionit tė Ri



    ​Thaēi garanton implementimin e Misionit tė Ri
    ​Kryeministri i Republikės sė Kosovės Hashim Thaēi ka uruar qytetarėt e Kosovės me rastin Ditės sė Paqes, 12 qershorit. Nė urimin e kryeministrit Thaēi thuhet se pesėmbėdhjetė vjet nga Dita e Lirisė, Dita e Paqes, janė tė vendosur tė vazhdojnė me implementimin e reformave tė gjithėmbarshme nė ekonomi, duke garantuar implementimin e Misionit tė Ri - zhvillimit tė qėndrueshėm ekonomik tė shtetit tė Kosovės.
    POSTUAR 10:08 / 12.06.2014
    Nė urimin e tij e Thaēit thuhet se Dita e Paqes, 12 Qershori, ėshtė datė historike pėr vendin tonė dhe shėnonpėrfundimin e luftės pėr ēlirimin e Kosovės dhe hapjen e kapitullit tė paqes.

    “Nė kėtė pėrvjetor tė rėndėsishėm, me pietet dhe krenari tė veēantė kujtojmė sakrificėn e tė gjithė dėshmorėve tė lirisė, luftėtarėve tė Ushtrisė Ēlirimtare tė Kosovės, rezistencėn e tė gjithė brezave tė qytetarėve tanė, qė kontribuan pėr lirinė dhe pavarėsinė e Kosovės. Me rastin e Ditės sė Paqes, nė emėr tė institucioneve tė Kosovės dhe qytetarėve tė Republikės shpreh falėnderimin e thellė pėr fushatėn e bombardimeve tė NATO-s, si intervenimin mė tė suksesshėm ushtarak dhe humanitar nė fund tė shekullit njėzet. Republika e Kosovės ka hyrė nė vitin e shtatė tė Pavarėsisė, duke konsoliduar institucionet e veta demokratike, e vendosur dhe e pėrkushtuar pėr tė pėrmbushur tė gjitha kriteret dhe standardet pėr integrim nė Bashkimin Evropian dhe nė NATO. Pesėmbėdhjetė vjet nga Dita e Lirisė, Dita e Paqes, jemi tė vendosur qė pas pėrmbushjes me sukses tė misionit tė ēlirimit dhe tė pavarėsisė, tani tė vazhdojmė me implementimin e reformave tė gjithėmbarshme nė ekonomi, duke garantuar implementimin e Misionit tė Ri - zhvillimit tė qėndrueshėm ekonomik tė shtetit tė Kosovės”, thuhet nė urimin e kryeministrit Thaēi.
    Do t“i luftoj spiunet dhe tradhtaret e kombit deri ne vdekje.

  3. #33
    i/e regjistruar Maska e Llapi
    Anėtarėsuar
    08-08-2002
    Postime
    10,979

    Pėr: Zgjedhjet ne Kosove: Pjesmarrje e ulet, rezultat i ngushte. PDK kryeson por pa m



    Isa nuk mundet


    GazetaExpress E enjte, 12 Qershor 2014 12:01
    Kush mund t’i besojė mė Isa Mustafės, i cili mori votat me premtimin se do tė bėhet kryeministėr, por pėrgjegjėsinė ia dha tjetėrkujt? Tė duash pushtetin e tė mos marrėsh pėrgjegjėsinė - ky nuk ėshtė guxim, por qyqarllėk. Isa, thjesht, nuk mundet

    Isa Mustafa nuk mundi ta mposhtė PDK’nė e Hashim Thaēin, ndonėse elektoratin e LDK’sė e kishte bindur se mund ta bėjė njė gjė tė tillė. Ai ua kėrkonte votėn nė emėr tė postit tė kryeministrit, duke provuar t’ua mbushė mendjen se mė nė fund LDK do ta merrte pėrgjegjėsinė nė qeverisje. Por, gjithēka ndryshoi kur partia nuk mundi tė dalė e para. Premtimet u harruan, e fjalėt i mori era.

    Dy ditė pas zgjedhjeve, kur tė gjithė pritnin qė ai ta marrė pėrgjegjėsinė pėr dėshtimin, Mustafa jo qė nuk e bėri njė gjė tė tillė, por nuk e mori pėrgjegjėsinė as tė mandatarit tė propozuar nga opozita pėr krijimin e qeverisė. Ai ia la kėtė Ramush Haradinajt dhe AAK’sė me gati 10 pėr qind tė votave, ndonėse partia e tij mblodhi rreth tri herė mė shumė se kaq. Nė kėtė mėnyrė, Mustafa u mjaftua qė tė jetė “diku” nė qeverisje, por pa e marrė pėrgjegjėsinė qė i takonte si lideri i partisė sė dytė mė tė madhe. Ose, siē e tha njė bashkėqeverisės i tij i sistemit tė kaluar, ai e do pushtetin, por nuk do qė tė marrė pėrgjegjėsi.

    Para jo mė shumė se tre muajve, Mustafa kishte thėnė se pėr postin e kryeministrit LDK nuk do tė bėnte pazar me askėnd dhe se ai do t’i takonte LDK’sė. Por, tash gjithēka ka ndryshuar dhe partia mė e madhe opozitare ėshtė mjaftuar me postin e kryeparlamentarit (qė ėshtė e paqartė nėse do t’i takojė) ashtu siē ėshtė e paqartė edhe nėse posti i presidentit do tė mund ta marrė LDK’ja. Kėshtu, Mustafa me vetėdije tė plotė ka pranuar tė tėrhiqet nga pėrgjegjėsia qė i takonte, duke u pėrpjekur qė nė kėtė mėnyrė t’i ikė edhe pėrgjegjėsisė pėr dėshtimin, pasi kishte deklaruar se do tė jepte dorėheqje nėse LDK humb zgjedhjet.

    * * *

    Nė qoftė se gjithēka shkon sipas planifikimit tė partive opozitare qė u bėnė bashkė pėr ta ēuar Hashim Thaēin nė opozitė, atėherė LDK do tė kėnaqet me njė copė pushteti tė ofruar nga Ramush Haradinaj, ashtu siē ėshtė kėnaqur edhe herė tė tjera, edhe pse ka qenė partia mė e madhe. Ashtu ndodhi mė 2002, ashtu ndodhi edhe mė 2004. Atėbotė Ibrahim Rugova ishte i fiksuar pas postit tė presidentit. Po tash, pas ēkafit ėshtė e fiksuar LDK’ja? Duket se qėllimi qė ia ka vėnė vetes kjo parti ėshtė qė gjithsesi tė jetė nė pushtet, por tė mos marrė pėrgjegjėsi. Qė zyrtarė tė partisė tė struket aty diku nėpėr ministri e tė mos bėzajnė. Kaq.

    Kjo pėrgjegjėsi bėhet edhe mė e madhe tash, kur procese tė rėndėsishme e presin qeverinė e re. Do tė gėnjeja po tė thosha se besoj qė Isa Mustafa do tė guxonte tė jetė nė ballė tė kėtyre proceseve, si kryeministėr. Thjesht nuk mundet, nuk ka guxim.

    Qeverisja e Kosovės ėshtė krejt diēka tjetėr krahasuar me Prishtinėn, tė cilėn Mustafa e shijoi pėr shtatė vjet, duke mos ia dalė qė ta bėjė model se si qeveriset. Dhe, kur u mposht nga Shpend Ahmeti, ai asnjėherė nuk e mori qartazi pėrgjegjėsinė pėr kryeqytetin nėn qeverisjen e tij, edhe pse e deshi dhe e shijoi pushtetin.

    Do tė ndihesha keq po tė isha nė vend tė Mustafės pėrpara votuesve tė LDK’sė, tė cilėt tek ai panė shpresėn pėr ndryshim dhe shpresėn pėr reformim tė partisė. Do tė ndihesha keq, vėrtet, sepse ata e votuan atė pėr t’u bėrė kryeministėr, e jo pėr t’ia dhėnė kėtė post dikujt me trefish vota mė pak. Ata votuan njeriun qė nuk ka guxim.

    * * *

    Gjatė gjithė kohės, nė cilėsinė e njė vėzhguesi politik, ndryshe nga Isa Mustafa, kam qenė tepėr i qartė nė qėndrimet e mia pėr nevojėn e ndryshimit tė qeverisjes. E kam thėnė dhe vazhdoj ta them se Hashim Thaēi na ka dhėnė argumente e argumente pse nuk duhet mė tė vazhdojė tė keqqeverisė nė Kosovė por, po ashtu, Isa Mustafa nuk na ka bindur me argumentet e tij se ėshtė i gatshėm dhe i duhuri qė ta marrė pėrgjegjėsinė e tė parit tė qeverisė. Veprimi i tij i fundit besoj se e ilustron kėtė mė sė miri.

    Po ashtu, nėse gazetarė e opinionistė kanė qenė haptazi kundėr edhe njė mandati pėr Thaēin, kjo kurrsesi nuk do tė thotė se ata po i duartrokasin e do t’i duartrokasin njė qeverie tė mundshme me Haradinajn kryeministėr. Ndaē quajini idealistė e ndaē tė krisur, por ata do tė vazhdojnė tė jenė kritikė edhe ndaj punės sė qeverisė sė ardhshme, me qėllimin qė ajo tė bėhet sa mė e pėrgjegjshme dhe sa mė e dobishme pėr qytetarin.

    Tash pėr tash askush nuk mund tė paragjykojė se ēfarė do tė jetė qeveria e ardhshme, edhe pse eksponentė tė partive politike nė koalicion, tė cilėt kanė qenė mė herėt nė pushtet, na kanė dhėnė argumente jo tė pakta se dinė ta keqpėrdorin pushtetin e ta dėmtojnė shtetin. E pėr tė mos u keqpėrdorė pushteti e dėmtuar shteti, duhen njerėz tė pėrgjegjshėm e tė guximshėm. Jo si Isa Mustafa.
    Do t“i luftoj spiunet dhe tradhtaret e kombit deri ne vdekje.

  4. #34
    i/e regjistruar
    Anėtarėsuar
    28-09-2009
    Vendndodhja
    Ke dollari
    Postime
    1,402

    Pėr: Zgjedhjet ne Kosove: Pjesmarrje e ulet, rezultat i ngushte. PDK kryeson por pa m

    Mediat ne Kosove qenkan te gjitha si Gazeta 55
    Kliko pėr tė mėsuar se pėrse nuk duhen marrė seriozisht ato qė shkruan Albo => http://bit.ly/1fAVbUU

  5. #35
    i/e regjistruar Maska e Llapi
    Anėtarėsuar
    08-08-2002
    Postime
    10,979

    Pėr: Zgjedhjet ne Kosove: Pjesmarrje e ulet, rezultat i ngushte. PDK kryeson por pa m







    Emrat e deputetėve tė PDK-sė


    Partia Demokratike e Kosovės nė legjislaturėn e ardhshme do tė pėrfaqėsohet nga kėta deputet.
    Burime tė kodi.info brenda PDK-sė bėjnė tė ditur emrat e deputetėve
    qė janė zgjedhur nga qytetaret nė zgjedhjet e mbajtura me 8 qershor.

    1. HASHIM THAQI 166,458


    2. KADRI VESELI 54,883

    3. ENVER HOXHAJ 22,179

    4. ELMI REĒICA 18,015

    5. HAJREDIN KUĒI 17,987

    6. MEMLI KRASNIQI 16,094

    7. RAFET RAMA 15,426

    8. ARSIM BAJRAMI 15,191

    9. RAIF QELA 15,035

    10.AGIM ALIU 14,877

    11.FADIL BEKA 14,392

    12.LABINOTĖ DEMI-MURTEZI 14,232

    13.SALA BERISHA-SHALA 14,180

    14.BEKIM HAXHIU 13,699

    15.XHAVIT HALITI 13,339

    16.RAMIZ KELMENDI 13,310

    17.LATIF GASHI 12,527

    18.ADEM GRABOVCI 11,964

    19.AZEM SYLA 11,146

    20.ZENUN PAJAZITI 10,884

    21.AGIM ĒEKU 10,802

    22.NAIM FETAHU 10,750

    23.NUREDIN LUSHTAKU 10,745

    24.BESIM BEQAJ 10,524

    25.NEZIR ĒOĒAJ 10,478

    26.GĖZIM KELMENDI 10,041

    27.RRUSTEM MUSTAFA 9,484

    28.MEXHIDE MJAKU-TOPALLI 7,607

    29.FLORA BROVINA 7,557

    30.BLERTA DELIU-KODRA 7,477

    31.EDITA TAHIRI 7,442

    32.MARGARITA KADRIU-UKELLI 7,100

    33.SELVIJE HALIMI 6,438

    34.VLORA ĒITAKU 6,177

    35.XHEVAHIRE IZMAKU 5,792

    36.LULJETA VESELAJ GUTAJ 5,761

    37.SAFETE HADERGJONAJ 5,182
    Do t“i luftoj spiunet dhe tradhtaret e kombit deri ne vdekje.

  6. #36
    i/e regjistruar Maska e Llapi
    Anėtarėsuar
    08-08-2002
    Postime
    10,979

    Pėr: Zgjedhjet ne Kosove: Pjesmarrje e ulet, rezultat i ngushte. PDK kryeson por pa m

    Do t“i luftoj spiunet dhe tradhtaret e kombit deri ne vdekje.

  7. #37
    i/e regjistruar Maska e Llapi
    Anėtarėsuar
    08-08-2002
    Postime
    10,979

    Pėr: Zgjedhjet ne Kosove: Pjesmarrje e ulet, rezultat i ngushte. PDK kryeson por pa m



    Thaēi merr 6 mijė vota mė shumė se nė vitin 2010, Haradinaj 4 mijė mė pak


    Hashim Thaēi, kryetar i Partisė Demokratike tė Kosovės ka shėnuar rritje tė votave pėr dallim nga zgjedhjet e vitit 2010. Nė kėto zgjedhje ai ka marrė rreth 6 mijė vota mė shumė.

    Thaēi ka marrė 166 mijė e 458 vota e nė vitin 2010 kishte 160 mijė e 850 vota.

    Pėr dallim nga ai, Ramush Haradinaj ka shėnuar rėnie. Ai nė vitin 2010 morri 54 mijė e 713 vota ndėrkaq tash ka 50 mijė e 391 vota.

    Albin Kurti po ashtu ėshtė rritur pėr 6 mijė vota. Lideri i VV-sė kishte nė vitin 2010, 58 mijė e 467 vota e tash ka 63 mijė e 598. Fatmir Limaj e Jakup Krasniqi ka shėnuar rėnie tė madhe tė votave.

    Limaj kishte nė PDK nė vitin 2010 njė numėr prej 75 mijė e 689 vota e tash ka marrė vetėm 26 mijė e 770 vota. Jakup Krasniqi nė vitin 2010 kishte 35 mijė e 379 vota e tash ka 18 mijė e 600 vota.

    Lideri i LDK-sė nė vitin 2010 nuk ishte nė listė, e tash ka marrė 121 mijė e 52 vota. Me kėto vota lideri mė i votuar mbetet Hashim Thaēi, me njė diferencė prej mbi 40 mijė vota para tė dytit, Isa Mustafės.
    Do t“i luftoj spiunet dhe tradhtaret e kombit deri ne vdekje.

  8. #38
    i/e regjistruar Maska e Llapi
    Anėtarėsuar
    08-08-2002
    Postime
    10,979

    Pėr: Zgjedhjet ne Kosove: Pjesmarrje e ulet, rezultat i ngushte. PDK kryeson por pa m



    Arsim Bajrami: Kėshtu pėrcaktohet grupi mė i madh parlamentar nė seancėn konstituive

    GazetaExpress E martė, 08 Korrik 2014 13:38
    Konstitucionalisti, profesori universitar, Arsim Bajrami, pėrmes rrjetit social facebooke prezanton rregullt dhe procedurat, sipas Rregullores sė Punės tė Kuvendit pėr pėrcaktimin e grupit mė tė madh grupit parlamentar, rreth tė cilit tani po thyejnė shpatat partia e tij, PDK, deri tash nė pushtet, me ato qė tash konsiderohet bllok opozitar – LDK, AAK, Nisma dhe Vetėvendosje.

    Rregullorja e Punės sė Kuvendit pėrcakton rregullat dhe procedurat pėr mbarėvajtjen e seancės konstituive tė Kuvendit tė Republikės sė Kosovės.

    1. Seanca konstituive e Kuvendit tė Kosovės
    Seanca konstituive e Kuvendit nuk ėshtė seancė pune (plenare), sepse rregullat dhe procedurat e mbarėvajtjes sė punės gjatė seancės konstituive, pėrfshirė edhe rendin e ditės, janė fikse dhe tė pandryshueshme. Qėllimi i seancės konstituive ėshtė qė ta pėrmbyllė tranzicionin nga legjislatura paraprake nė legjislaturėn aktuale, qė arrihet me verifikimin dhe konfirmimin e mandatit tė deputetit, betimin solemn tė deputetit dhe konstituimit tė organeve tė Kuvendit, gjegjėsisht zgjedhjes sė Kryetarit dhe Kryesisė sė Kuvendit.

    2. Verifikimi dhe konfirmimi i mandatit tė deputetit

    Verifikimi dhe konfirmimi i mandatit tė deputetit ėshtė i rregulluar me nenin 9, gjegjėsisht pikat 9.3 dhe 9.4 tė Rregullores sė Punės sė Kuvendit:

    - Neni 9.3. Kryesuesi i mbledhjes konstituive tė legjislaturės sė Kuvendit, pas hapjes sė mbledhjes dhe paraqitjes sė rendit tė ditės, kėrkon nga partitė politike tė pėrfaqėsuara nė Kuvend ta caktojnė nga njė pėrfaqėsues nė Komisionin e pėrkohshėm pėr verifikimin e kuorumit dhe tė mandateve.

    - Neni 9.4. Komisioni i pėrkohshėm e shqyrton dokumentacionin pėrkatės tė zgjedhjeve, ia paraqet Kuvendit raportin pėr vlefshmėrinė e mandateve tė deputetėve tė Kuvendit dhe e verifikon kuorumin nė mbledhjen konstituive tė legjislaturės sė Kuvendit.

    Pra, kryesuesi kėrkon nga partitė politike tė pėrfaqėsuara nė Kuvend qė tė delegojnė pėrfaqėsues nė komisionin e pėrkohshėm (d.m.th nė ditėn e konstituimit, partitė politike konsiderohen pikė referimi), ndėrkaq mandati i deputetit kėrkohet nga dokumentacioni pėrkatės i zgjedhjeve, qė do tė thotė kėrkohet mandati burimor. Kjo nėnkupton se gjatė verifikimit tė mandatit secili deputet identifikohet sipas mandatit tė fituar nė zgjedhje dhe tė konfirmuar nga KQZ. Kjo do tė thotė se deputeti duhet ta bėjė betimin nė pėrputhje tė plotė me mandatin e fituar nė zgjedhje.

    3. Kompetencat e Kryetarit dhe Kryesisė nga legjislatura e mėparshme e Kuvendit tė Kosovės

    Kompetencat e Kryetarit nga legjislatura mėparshme janė tė kufizuara nė pėrgatitjen e rendit tė ditės pėr seancėn konstituive dhe pėrcaktimin e rendit tė ulėseve nė Kuvend (shih neni 8.1 dhe 8.2 tė Rregullores). Kryetari dhe Kryesia e legjislaturės paraprake nuk ka asnjė autorizim gjatė seancės konstituive.

    - Neni 8.2. Kryetari dhe Kryesia, jo mė pak se pesė ditė para mbajtjes sė mbledhjes konstituive tė legjislaturės sė Kuvendit thėrrasin mbledhje tė pėrbashkėt me kryetarėt e partive, qė kanė fituar vende nė Kuvend, pėr ta pėrgatitur propozimin e rendit tė ditės pėr mbledhjen konstituive tė legjislaturės sė Kuvendit, pėr t’i caktuar vendet e deputetėve, pėrkatėsisht tė forcave politike nė sallė, sipas fuqisė politike qė kanė, sipas numrit tė deputetėve tė secilės forcė politike.

    Me faktin se Kryetari i legjislaturės paraprake i fton kryetarėt e partive, qė kanė fituar vende nė Kuvend, nėnkupton se, gjatė seancės konstituive, partitė politike apo koalicionet parazgjedhore tė regjistruara nė KQZ, konsiderohen bartėse tė grupeve parlamentare. Kjo do tė thotė, se nė ditėn e konstituimit, nocioni “grup parlamentar” reflekton vetėm vullnetin e shprehur nė zgjedhje dhe tė gjitha partitė apo koalicionet e certifikuara, duhet tė ulen sipas forcės politike, ashtu siē e kanė rezultatin nga zgjedhjet.

    4. Zgjedhja e Kryetarit dhe e Kryesisė sė Kuvendit

    Zgjedhja e Kryetarit dhe e Kryesisė sė Kuvendit ėshtė e rregulluar me nenin 12 tė Rregullores sė Punės sė Kuvendit.

    - 12.2. Kryesuesi i mbledhjes konstituive kėrkon nga grupi mė i madh parlamentar ta propozojė kandidatin pėr Kryetar tė Kuvendit. Kryetari i Kuvendit zgjidhet me shumicėn e votave tė deputetėve tė Kuvendit.

    Grupi mė i madh parlamentar nė kėtė rast pėrcaktohet si grupi qė ka numrin mė tė madh tė mandateve nė Kuvend, sipas dokumentacionit pėrkatės tė zgjedhjeve tė lėshuar nga KQZ. Kėtė e konstaton nė seancen konstituieve edhe Komisioni i pėrkohshėm pėr verifikimin e mandateve i cili duhet tė punojė duke shqyrtuar dokumentacionin pėrkatės tė zgjedhjeve, pra vendimit tė KQZ-sė pėr certifikimin e rezultateve pėrfundimtare tė zgjedhjeve tė parakohshme pėr Kuvendin e Republikės sė Kosovės.

    Sekuenca e ngjarjeve nga neni 7 deri nė nenin 12 ėshtė e pandalshme (zgjedhja e Kryetarit dhe e Kryesisė ėshtė e paracaktuar nė rend tė ditės, pika 4 e nenit 8) dhe seanca nuk mund tė konsiderohet e mbyllur deri nė zgjedhjen e Kryetarit dhe tė Kryesisė sė Kuvendit. Nocioni "grupi mė i madh parlamentar" i pėrmendur te pika 2 e nenit 12 ėshtė vazhdimėsi e logjikės sė njėjtė tė pėrdorur te pikat 2 dhe 3 tė nenit 8. Kjo do tė thotė se nocioni "grupi mė i madh parlamentar", gjatė seancės konstituive, nėnkupton grupin mė tė madh parlamentar sipas rezultatit tė zgjedhjeve.

    5. Organizimi i grupeve parlamentare

    Formimi dhe organizimi i grupeve parlamentare, pėrfshirė edhe lėvizjet e mundshme tė deputetėve ėshtė i rregulluar me nenin 20 tė Rregullores sė Punės sė Kuvendit.

    - 20.2. Deputeti ka tė drejtė tė marrė pjesė nė mėnyrė tė barabartė nė njė grup parlamentar, tė tėrhiqet nga grupi, ta formojė njė grup tė ri parlamentar, t’i bashkėngjitet njė grupi tjetėr ose tė veprojė si deputet i pavarur. Pėr secilin rast deputeti ėshtė i obliguar qė, pėr vendimin e tij, ta njoftojė me shkrim Kryetarin e Kuvendit.

    Duke iu referuar nenit 8, u tregua se Kryetari i legjislaturės paraprake ka kompetenca tė kufizuara. Kryetari i legjislaturės paraprake nuk ka autorizim qė tė konstatojė lėvizjet e deputetėve nga njė grup nė njė grup tjetėr. Kjo nėnkupton se deputetėt e legjislaturės aktuale mund tė bėjnė lėvizje prej njė grupi nė njė grup tjetėr, pėrfshirė edhe shuarjen apo bashkimin e grupeve ekzistuese, vetėm pasi ta informojnė me shkrim Kryetarin e Kuvendit nga legjislatura e tyre. Duke marrė parasysh se nė seancėn konstituive nuk ka Kryetar tė zgjedhur, kjo do tė thotė se lėvizjet e deputetėve mund tė bėhen vetėm pas seancės konstituive, gjegjėsisht pas zgjedhjes sė Kryesisė sė re. Nė kėtė kuptim, nuk qėndron pretendimi se, para seancės konstituive, deputetėt mund tė deklarohen para Kryesisė nga legjislatura e mėparshme apo Sekretarisė sė Kuvendit se cili grup parlamentar duan t'i takojnė. Sekretaria e Kuvendit nuk ka kompetencė pėr tė regjistruar ndonjė tė dhėnė ndryshe nga ato qė vinė nga KQZ, ndėrkaq kėtė kompetencė nuk e ka as Kryesia e legjislaturės paraprake. Kjo pėrgjegjėsi bie mbi njė komision tė pėrkohshėm tė ngritur nga vetė deputetėt (pika 3 dhe 4 e nenit 9) dhe duhet tė jetė nė pėrputhje me dokumentacionin pėrkatės tė zgjedhjeve.

    Formularėt e regjistrimit nė Kuvendin e Kosovės janė vetėm njė proces teknik, pra regjistrim teknik i secilit deputet, qė shėrben pėr ēėshtje teknike tė administratės sė Kuvendit, pra profil tė deputetėve nė webfaqen e Kuvendit tė Kosovės, etj. Rregullorja e Kuvendit tė Kosovės nė asnjė rast nuk pėrmend njė procedure tė tillė tė regjistrimit tė deputetėve.

    Si pėrfundim, nė seancėn konstituive, deputeti duhet ta verifikojė mandatin nė pėrputhje me dokumentacionin pėrkatės tė zgjedhjeve (neni 9, pika 4), nė mėnyrė qė ta bėjė betimin solemn (neni 10). Vetėm pasi qė deputeti ta bėjė betimin dhe tė pėrmbushen procedurat e parapara pėr zgjedhjen e Kryetarit dhe tė Kryesisė sė re tė Kuvendit (neni 12 me referencė nė nenin 8), deputetėt janė tė lirė tė lėvizin dhe pėr kėto lėvizje obligohen tė njoftojnė me shkrim Kryetarin e Kuvendit tė legjislaturės sė pestė.

    6. Ushtrimi i funksionit tė deputetit

    Ushtrimi i funksionit tė deputetit ėshtė i rregulluar nė Kapitullin IV, nenin 74 tė Kushtetutės sė Republikės sė Kosovės.

    Edhe pse mandati i deputetit fillon me ditėn e certifikimit tė rezultatit tė zgjedhjeve (neni 70.2), deputeti i zgjedhur nuk mund ta ushtrojė detyrėn e deputetit para konstituimit tė Kuvendit, gjegjėsisht dhėnies sė betimit. Kjo ėshtė arsyeja pse ne rregulloren e punės, sekuenca e ngjarjeve nė séance konstituive fillon me pėrgatitjet pėr seancė (neni 8), verifikimi i mandatit (neni 9), dhėnia e betimit (neni 10) dhe zgjedhja e organeve tė Kuvendit (neni 12). Po ashtu, kjo ėshtė arsyeja pse neni 70.3 e saktėson se mandati i deputetit shpallet i pavlefshėm nėse deputeti nuk e bėn betimin.

    Sikur deputeti tė ishte nė gjendje ta ushtronte mandatin para seancės konstituive, gjegjėsisht dhėnies sė betimit, nuk do tė kishte arsye qė Kryesia paraprake tė angazhohej qė, nė njė takim me Kryetarėt e partive qė kanė fituar vende, tė pėrgatisė rendin e ditės dhe rendin e ulėseve nė Kuvend (neni 8). Sikur deputetėt e zgjedhur tė kishin mundėsi tė ushtronin mandatin e tyre para betimit, atėherė deputetėt do tė mund qė paraprakisht tė organizohen nė grupe parlamentare dhe qė nė njė mbledhje tė pėrbashkėt tė shefave apo pėrfaqėsuesve tė kėtyre grupeve do ta caktonin rendin e ditės dhe rendin e ulėseve.

    Shėnime plotėsuese

    Logjika qė mandati i deputetit tė konfirmohet nė pėrputhje me dokumentacionin pėrkatės tė zgjedhjeve, gjegjėsisht nė pėrputhje me vullnetin e shprehur nė zgjedhje, reflekton nė njė numėr tė madh aktesh tė tjera juridike. Mė i rėndėsishmi pėr t'u cekur ėshtė Ligji pėr financimin e partive politike, qė nė pikėn 2 tė nenit 9 thotė: "Nėse njė deputet vendos tė largohet nga subjekti politik, ku ka fituar mandatin, nuk do tė bartė mjetet financiare tė ndara nga Fondi pėr atė mandat nė subjektin e ri politik." Kjo logjikė konfirmohet edhe nė shumė shembuj tė praktikės parlamentare tė Kosovės. Shembulli mė konkret ėshtė barazimi i numrit tė deputetėve nė mes tė PDK dhe LDK, gjatė legjislaturės sė katėrt apo zvogėlimi i numrit tė deputetėve tė Lėvizjes VV nė raport me atė tė AAK. Pavarėsisht lėvizjeve tė deputetėve, kjo nuk ka ndikuar nė ndryshimin e pėrbėrjes sė Kryesisė sė Kuvendit.(shihtranskripitin nga mbledhja plenare e Kuvendit tė Republikės sė Kosovės, tė datės 22 korrik 2013, ku ishte refuzuar kėrkesa e Grupit Parlamentar tė AAK).
    Tjetėr shembull ėshtė procedura e mocionit tė votėbesimit tė Qeverisė sė Kosovės. Nėse votohet mocioni, Presidenti i Republikės nuk ka mundėsi qė tė kėrkojė nga dikush tjetėr tė formojė qeverinė, por Kuvendi shpėrndahet me automatizėm. Kjo ndodhė me supozimin se nė Kuvend tani ekziston njė raport i ri forcash, qė nuk pėrputhet me vullnetin e shprehur nė zgjedhje, dhe rrjedhimisht duhet tė konsultohet vullneti i ri i votuesve.
    Do t“i luftoj spiunet dhe tradhtaret e kombit deri ne vdekje.

  9. #39
    i/e regjistruar Maska e Llapi
    Anėtarėsuar
    08-08-2002
    Postime
    10,979

    Pėr: Zgjedhjet ne Kosove: Pjesmarrje e ulet, rezultat i ngushte. PDK kryeson por pa m



    Shtypi Ditorė, me 9 Qershorė 2014, informon pėr fitoren e shekullit te Partisė Demokratike tė Kosovės.
    Do t“i luftoj spiunet dhe tradhtaret e kombit deri ne vdekje.

Faqja 4 prej 4 FillimFillim ... 234

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund tė hapni tema tė reja.
  • Ju nuk mund tė postoni nė tema.
  • Ju nuk mund tė bashkėngjitni skedarė.
  • Ju nuk mund tė ndryshoni postimet tuaja.
  •