Close
Duke shfaqur rezultatin -9 deri 0 prej 2
  1. #1
    i/e regjistruar Maska e IllyrianPatriot
    Anëtarësuar
    27-06-2010
    Postime
    1,027

    Editoriali i Kathimerini: Shqipëria një akrep helmues i Greqisë?



    Për Shqipërinë vjen shuplaka e rradhës nga fqinji jugor, Greqia.
    Gazeta e njohur greke “Kathimerini” i dedikon sot një editorial vendit tonë, vetëm pak ditë pas deklaratës së ministrit të Jashtëm shqiptar Ditmir Bushati tha se do të hetohet çështja e paktit detar me Greqinë dhe vetëm pak ditë ditë pas vizitës në Tiranë të eurokomisionerit të BE-së Stefan Fyle.
    Gazetari grek Stavros Cimas e nis shkrimin me vizitën e zyrtarit të lartë të BE-së, 3 ditë më parë në Tiranë dhe me mundësinë reale që Shqipëria ka për të marrë statusin e vendit kandidat:
    “Në një të ardhme të afërt, fqinji ynë Shqipëria, do të marrë statusin e vendit kandidat për në BE. Kështu tha pak ditë më parë Eurokomisioneri për zgjerimin, Stefan Fyle, i nxitur nga reformat që ka realizuar Tirana, e për këtë arsye komisioni i ka rekomanduar bordit të Ministrave të Jashtëm në fund të qershorit, t’i hapë Shqipërisë dritën jeshile.
    Greqia, një nga të paktat vende, ndoshta si Italia dhe Austria, realisht dëshiron që Shqipëria të bëhet pjesë e familjes europiane dhe ka tentuar të ofrojë edhe ndihmën e saj por sjellja e liderve shqiptarë kohët e fundit ngjan me atë të një akrepi helmues apo më mirë akrepi në përallën e bretkosës”.
    Gazeta shkon më tej në paralelizma, duke shpjeguar edhe historinë ku akrepi i ka kërkuar bretkosës ta kalojë atë nga një breg në bregun tjetër sepse nuk dinte not.
    Bretkosa në dyshim, i lutet atij ti premtojë se nuk do ta pickojë ndërsa e kalonte mbi kurriz dhe ai ja premtoi.
    “Në mes të rrugës, akrepi e pickoi në kurriz dhe bretkosa e frikësuar i tha:
    Çfarë po bën, do na mbysësh të dyve…akrepi iu përgjigj: Skam cfarë të bëj, është në natyrën time…
    Njësoj sipas “Kathimerini” po ndodh edhe në marrdhëniet mes Shqipërisë dhe Greqisë. Në një kohë që Athina zyrtare po lufton në Bruksel për të mbështetur Shqipërinë në aspiratat e saj, liderët shqiptarë nuk humbasin asnjë shans dhe mundësi ta gozhdojnë vendin tonë me një goditje helmi.
    “Pak ditë më parë, papritur dhe për arsye të brendshme politike, u implikuan në një mekanizëm mashtrues për territorin.
    Opozita akuzoi qeverisë se është e përfshirë në trafikun e drogës ndërsa ministri Bushati urdhëroi një investigim ndaj Liderit të Partisë Demokratike të asaj kohe, duke rikthyer edhe një herë në qendër të vëmëndjes, marrëveshjen për kufijtë detarë, të nënshkruar në 2009-ën.
    Bushati fajësoi ish ministrin e Jashtëm se nuk ka mbrojtur interesat kombëtare, gjatë caktimit të zonave detare me Greqinë, pra i dha armikut territore duke tradhtuar”.
    Gazeta greke nënvizon se në një kohë që marrëdhëniet e nënshkruara pak kohë më parë mes dy qeverive, mes të cilave ajo për toponimet, Tirana zyrtare në përpjekje për të lënduar e goditur opozitën, nuk heziton të kritikojë Greqinë, për synime grabitqare.
    “Bushati e bëri këtë pasi Greqia mbështeti Shqipërinë në Bruksel, që ajo të marrë statusin e lakmuar të vendit kandidat dhe pak ditë pasi Athina kishte bërë një “dhuratë” në çështjen e toponimeve në pasaporta, kundër viktimizimit të mijëra emigrantëve në kufi.
    “Kanë të drejtë ata në Bruksel, që nuk i pranojnë fqinjët tanë të mirë në banesën e madhe evropiane, duke iu atribuar atyre dygjuhësinë dhe “djallëzitë e Ballkanit”?
    Në fakt vetëm pak ditë më parë, Ministri i Jashtëm, Ditmir Bushati, gjatë raportimit në Komisionin e Politikës së Jashtme tha se marrëveshja mes Shqipërisë dhe Greqisë, e rrëzuar nga Gjykata Kushtetuese po hetohet nga Prokuroria e Përgjithshme.
    Sipas tij, Ministria e Jashtme ka bërë kallëzim penal dhe ka dorëzuar një dosje të plotë mbi të gjithë procedurën e negociatave të bërë nga qeveria e mëparshme dhe që u finalizua në 2009-ën.

    ORA NEWS
    Ndryshuar për herë të fundit nga Albo : 07-06-2014 më 21:45

  2. Anetarët më poshtë kanë falenderuar IllyrianPatriot për postimin:

    nakiu (07-06-2014)

  3. #2
    i/e regjistruar Maska e IllyrianPatriot
    Anëtarësuar
    27-06-2010
    Postime
    1,027

    Për: Akrepi edhe bretkosa e grekut ...

    Per hire te se vertetes (sa po e pashe )

    Përfshirë Greqinë, janë 17 vendet anëtare të BE-së që kanë firmosur letrën e cila nis me vlerësimin e vullnetit të treguar nga qeveria e re shqiptare në fushat prioritare, ku veçohen arritjet në luftën kundër krimit të organizuar dhe korrupsionit, të cilat janë intensifikuar, thuhet në letër, dhe për të cilat qeveria ka treguar vendosmëri.
    http://www.top-channel.tv/artikull.php?id=279359


    Tani kush dreqin genjen , shqiptarja apo top channeli ???????????????/

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund të hapni tema të reja.
  • Ju nuk mund të postoni në tema.
  • Ju nuk mund të bashkëngjitni skedarë.
  • Ju nuk mund të ndryshoni postimet tuaja.
  •