Close
Faqja 3 prej 5 FillimFillim 12345 FunditFundit
Duke shfaqur rezultatin 21 deri 30 prej 46
  1. #21
    Shpirt Shqiptari Maska e Albo
    Anëtarësuar
    16-04-2002
    Vendndodhja
    Philadelphia
    Postime
    33,024
    Postimet në Bllog
    22

    Për: Lezhë: Bllokohen gjithë dyqanet e tregut, tregtarët në protestë

    Lezhë, tregtarët mbyllin dyert e tregut, kërcënojnë me grevë urie



    Lezhe-Asnjë zgjidhje nuk është dhënë për 350 tregtarët në Lezhë të cilët qëndrojnë të ngujuar prej 5 ditësh në ambientet e tregut, kundër taksave të reja që janë vendosur ndaj tyre.
    Takimi i planifikuar me kreun e Bashkisë së Lezhës Viktor Tushaj është anuluar, kjo për shkak se kërkesat e tregtarëve nuk janë pranuar nga drejtuesit e Tatimeve.
    Megjithëse kryebashkiaku Tushaj mori iniciativen diten e djeshme pas një takimi me tregtarët se do të negociojë për të zgjidhur problemin e tyre kjo nuk u arrit, pasi Tatimet janë të vendosur që këta tregtarë duhet të regjistrohen si biznes dhe të paguajnë taksat.
    Kjo përgjigje negative i ka irrituar më tepër tregtarët të cilët kanë, kanë mbyllur dyert e tregut duke mos lejuar asnjë përson që të deportojë brenda, ndërsa pritet që të hynë në grevë urie.
    Janë rreth 350 tregtarë që janë ngujuar në ambjentet e tregut prej disa ditësh, ndërsa ata ditën e sotme kanë marrë një tjetër masë ekstreme duke mos lejuar asnjë përson që të hyjë brenda tregut pa miratimin e tyre.
    Ditët e fundit tregtarët, më së shumti femra, kanë shfaqur problem serioze shëndetësore. Për shkak të temperaturave të larta, disa prej grave janë dërguar për shërbim mjekësor në spital.
    Në mbështetje të tyre, ka qënë deputeti demokrat, Aldo Bumçi, i cili është takuar dje me tregëtarët dhe ka ofruar mbështetjen e tij. Nga ana tjetër, edhe deputeti i LSI Gjovalin Kadelli, ka premtuar se do të negociojë me Ministrinë e Financave, në ndihmë të tyre.

    ORA NEWS

  2. #22
    bubbly
    Anëtarësuar
    05-05-2003
    Vendndodhja
    USA
    Postime
    13,657

    Për: Lezhë: Bllokohen gjithë dyqanet e tregut, tregtarët në protestë

    Aman pls, beni greve urie dhe ju. I ka rene efekti dhe greves se urise. Shume kane abuzu me 'urine'.
    Music to my heart that's what you are, a song that goes on and on.....

  3. #23
    i/e regjistruar
    Anëtarësuar
    28-09-2009
    Vendndodhja
    Ke dollari
    Postime
    1,402

    Për: Lezhë: Bllokohen gjithë dyqanet e tregut, tregtarët në protestë

    Tatimet: Tregu i Lezhës, tërësisht informal

    Drejtoria e Përgjithshme e Tatimeve thotë se bizneset, që kanë aktivitet në tregun e Lezhës, prej vitesh janë toleruar në paligjshmëri, duke mos paguar asnjë taksë në shtet.

    “Ai treg atje ka 10-11 vjet që ekziston dhe nuk është paguar asnjë tatim apo taksë, me përjashtim të një pagese që ata bëjnë për pushtetin vendor, por që unë di ta quaja një lloj qiraje për vendin e biznesit që ata kanë. Përkundrazi, për kushtet që u janë krijuar, ata paguajnë një mini-qira, që në mos gabohem është 2 mijë lek të reja në muaj”, tha Flobens Dilaveri, zv/drejtor i Përgjithshëm i Tatimeve.

    Pak ditë më parë, Tatimet ndërmorën një aksion, për t’i regjistruar 360 subjektet e tregut të Lezhës në Drejtorinë Rajonale të Taksave. Por, tregtarët refuzojnë, pasi - sipas tyre - nuk mund t’i përballojnë dot taksat që u kërkohen, me të ardhurat minimale që kanë.

    “E kemi ndjekur këtë praktikë edhe në tregjet e tjera të vendit, nuk ka pasur të tillë acarimi apo lloj konfliktualiteti, i cili në logjikën tonë i ka kaluar përmasat e njerëzores, pasi janë një grup individësh në vitin 2014, që bëjnë rezistencë dhe presion për të mos paguar asnjë tatim apo taksë”, shtoi më tej zoti Dilaveri.

    Tatimet thonë se çështja po përdoret politikisht. Duke i kërkuar deputetëve të qëndrojnë larg, Dilaveri thekson se Administrata është e vendosur t’i shkojë deri në fund zbatimit të ligjit.

    “Administrata është e vendosur të luftojë informalitetin në të gjithë Shqipërinë dhe nuk bën dallime. Edhe në këtë rast nuk ka pasur asnjë dallim, është një situatë normale, e cila realisht u kthye në anormale nga interesa të caktuara”, theksoi Flobens Dilaveri.

    Sipas Dilaverit, detyrimi total, që këto subjekte duhet të paguajnë, përfshirë sigurimet, është minimal, vetëm 200 lekë në ditë.

    ---------------------------

    Nga 2 mije leke te vjetra 2 milion e bene
    Ndryshuar për herë të fundit nga Xinxerfilli : 09-06-2014 më 09:54
    Kliko për të mësuar se përse nuk duhen marrë seriozisht ato që shkruan Albo => http://bit.ly/1fAVbUU

  4. #24
    Shpirt Shqiptari Maska e Albo
    Anëtarësuar
    16-04-2002
    Vendndodhja
    Philadelphia
    Postime
    33,024
    Postimet në Bllog
    22

    Për: Lezhë: Bllokohen gjithë dyqanet e tregut, tregtarët në protestë

    Une them qe te dergojme tankset e ushtrise ne Lezhe se bashku me forcat speciale te policise qe ta clirojme tregun e Lezhes nga keta tregtare milionere qe nuk duan te paguajne taksa shtetit.

    Ti Xinxerfil si thua? Keta bejne miliona leke xhiro ne dite, dhe nuk duan ti paguajne Qeverise se Edi Rames 2000 leke takse ne dite!

    Albo
    Ndryshuar për herë të fundit nga Albo : 09-06-2014 më 10:01

  5. #25
    i/e regjistruar Maska e freeopen
    Anëtarësuar
    22-07-2011
    Postime
    1,516

    Për: Lezhë: Bllokohen gjithë dyqanet e tregut, tregtarët në protestë

    Ndersa une them qe qeveria e sotme ne kundershtim nga ato te meparshme duhet ti ndaloje ne menyre kategorike keta fshatare te shesin prodhimet e tyrene menyre individuale ne rruge apo sheshe dhe t'u krijuje mundesi grumbullimi dhe shperndarjeje te produkteve te tyre ne menyre te kontrolluar nga organet perkatese.fatkeqesisht problemet ne kete drejtim jane te shumta dhe duhet nje vullnet dhe pune e jashtezakonshme per te krijuar nje platforme funksionuese.
    Albo
    Ah te kripsha trute une ty se i ke me te mira se ai budallait ne krye te shtetit. Votues si ty prodhojne kryeministra si Edi Rama. Te pengosh fshatarin qe te shesi mallin e tij ne treg, do te thote te denosh me vdekje ate fshatarin, pasi kur nuk eshte ne gjendje ta shesi ne treg privat ate qe prodhon, i ngelet qe t'ia shesi 5 leke atij tregtarit batakci qe blen 5 leke nga fshatari e ta shesi ty 20 leke ne qytet. Dhe kur malli i fshatarit shqiptar nuk hyn ne treg, ngelet qe tregun ta mbizoteroje malli i importit, me cmime te kripura qe vetem do te ngrihen lart e me lart, pasi nuk do kete konkurrence nga prodhuesi lokal. Edhe fshatari vdes, edhe qytetari shtrengon rripin e pantallonave pasi nuk i dalin kacidhet qe te haje sa i haet pasi cmimet jane ne stratosfere.
    Ti more albo je sa finok (jo ne kuptimin italian te fjales) aq dhe .....
    Ti marrim me radhe ato qe ke shkruar;
    1- Nuk kam votuar ndonjehere per te majten,biles ka vite (shume) qe nuk votoj fare dhe e di pse,sepse deshiren (jo te drejten) per te votuar ma kane hequr ata per te cilet kam votuar dhe keta jane karabushet e pd-se bashke me te tjeret qe u lepihen rrotull.Thene kete mbetem gjithnje i djathte, por jo salist si puna jote apo disa te tjereve qe nuk jane te djathte apo te majte ne ide por ne bindje,po po,te jesh i djathte si ju, apo i majte si xinxerfilli eshte bindje deri ne vetemohim ndaj padronit te radhes.

    2-Po ti vesh veshin fjaleve qe thone (shkruajne) te tjeret ke mundesi te arrish te kuptosh ate qe shkruajn,por ti nuk i ve veshin,perkundrazi ben si sala,i ve b-y--th-e-n muhabetit.
    Nuk kam thene qe fshataret te mos shesin me,kam thene qe shteti t'iu krijoje mundesine e grumbullimit dhe shperndarjesse prodhimeve te tyre,ne menyre te organizuar (kooperativa,jo si ato te komunizmit,se kush te degjon ty pastaj) dhe te kontrolluar,ne kete menyre tregtaret batakcinj do shkojne te keto pika grumbullimi dhe do blejne prodhimet me shumice dhe ne sasi te medha.Tregetaret nuk mund te shkojne fshatar me fshatar te kontraktojne per te blere fasulet,20 kg te njeri 90 kg te tjetri e keshtu me rradhe deri sa ti bejne 100 000 kg.Imagjino cfare burime njerezore,financiare dhe mekanike duhen per te bere kete gje.tregtari shkon ne magazinat e medha dhe ngarkon nje anije me fasule,nuk shkon te fshatari te ngarkoje nje gomar me fasule,e kupton ndryshimin.Malli i importit mbizoteron tregun shqiptar fale politikaneve qelbesira qe kemi,qelbesira qe kane bere secili monopol importimin e cdo produkti,kush grurin,kush frutat,kush pijet,dikush tjeter agrumet,dhe te tjeret zarzavatet,per te mos folur per kafen, duhanin e deri te materialet e ndertimit.Prandaj mbizoteron malli i huaj dhe skarso ne tregun shqiptar.
    Skandal eshte qe Shqiperia te importoje dhe kripen,pyet njehere vehten se pse ndodh kjo.

    Ligji dhe tregu nuk i sherbejne "shtetit" or tranguj, i sherbejne qytetareve! Dhe ai ligj e ai treg qe demton interesin jetik te qytetarit, qe demton nismen e lire private te qytetarit ne biznesin e tij, nuk eshte as ne favor te shoqerise e as ne favor te shtetit. Se po nuk ka tregtare e njerez qe hapin biznese private, shteti nuk ka se cfare te taksoje, e vete prape ne fis, kthehet ne kohen e komunizmit ku edhe buken e te gjitha na i shiste shteti.
    Po ta bej me lopka qe ta kuptosh.(keshtu shprehen andej nga une) megjithese ti e kupton por nuk te intereson.
    ''Qytetari'' shkon perdit ne pune dhe ne fund te muajit merr rrogen,rroge nga e cila mbahen taksat,sigurimet shendetesore etj, etj.Fshatari nuk eshte rrogetar,por ia shet gjithe muajin prodhimin e tij qytetarit rrogtar,i merr leket i fut ne xhep dhe mirupafshim,nuk regjistrohen askund keto lek dhe si rrjedhim nuk taksohen.Perfundimi eshte qe qytetari e ha gjithnje ne .........
    Biznese private te hapen sa te duan,por,perderisa une,ti dhe te tjeret paguajme taksat (sepse na mbahen nga rroga) dhe keta te tjeret duhet ti paguajne ato.
    Ndryshuar për herë të fundit nga freeopen : 09-06-2014 më 10:31
    MOS I NDY TEMAT no name

  6. #26
    bubbly
    Anëtarësuar
    05-05-2003
    Vendndodhja
    USA
    Postime
    13,657

    Për: Lezhë: Bllokohen gjithë dyqanet e tregut, tregtarët në protestë

    Citim Postuar më parë nga Albo Lexo Postimin
    Une them qe te dergojme tankset e ushtrise ne Lezhe se bashku me forcat speciale te policise qe ta clirojme tregun e Lezhes nga keta tregtare milionere qe nuk duan te paguajne taksa shtetit.

    Ti Xinxerfil si thua? Keta bejne miliona leke xhiro ne dite, dhe nuk duan ti paguajne Qeverise se Edi Rames 2000 leke takse ne dite!

    Albo
    Po sikur dhe 1000 leke te bejne prape do taksohen!! Simple. Ka shtet, ka rregulla. Me kete mentalitet ska per te ec ndonjehere Shqiperia.
    Music to my heart that's what you are, a song that goes on and on.....

  7. #27

    Për: Lezhë: Bllokohen gjithë dyqanet e tregut, tregtarët në protestë

    Sa esht limiti i fitimit qe mund te besh pa paguar taksa ne shtet?

  8. #28
    Updating.... Maska e Wordless
    Anëtarësuar
    19-06-2002
    Vendndodhja
    Undercover
    Postime
    3,154

    Për: Lezhë: Bllokohen gjithë dyqanet e tregut, tregtarët në protestë

    Citim Postuar më parë nga Albo Lexo Postimin
    Nje nga keta tregtaret e Lezhes, votues i Rilindjes, kur degjoi ne televizor para disa muajsh qe Qeveria e Rilindjes goditi bizneset e lojrave te fatit tha: "Mire ua beri!" Kur muajin tjeter goditi furgonat private, tha prape: "Shume mire ua beri!" Kur ngriti taksat dhe i bllokoi dyqanin ne Lezhe, tani e mallkon me gjithe shpirt Rilindjen e Kryerilindasin e i thote vetes: "M'u thafte dora qe i dhashe voten atij qeni!"

    Ti qesh me fatkeqesine e hallexhinjve te Shqiperise, derisa te te vije rradha ty te rilindesh.

    Albo

    P.S Larg qofte se mos lexon Qeveria e Rilindjes postimet e tua ne forum para 23 qershorit se e di mire ti se cfare i pret ata qe mbeshtesnin Berishen para 23 qershorit ne administrate.
    Më ngatrron me Brarin mua, se ai e ka kthyer më duket

    Citim Postuar më parë nga Albo Lexo Postimin
    Une them qe te dergojme tankset e ushtrise ne Lezhe se bashku me forcat speciale te policise qe ta clirojme tregun e Lezhes nga keta tregtare milionere qe nuk duan te paguajne taksa shtetit.

    Albo
    Nuk latë gurë pa lëvizur për të penguar Shqipërinë drejt asocimit !! Pas tre vitesh do jeni forcë e tretë dhe pas katër viteve të tjera do jeni si Partia e Skënder Gjinushit
    Ky shtet është ky që është sepse qytetarët tanë janë këta që janë !

  9. #29
    SupremacY Maska e IL__SANTO
    Anëtarësuar
    23-08-2004
    Vendndodhja
    Larg
    Postime
    4,248

    Për: Lezhë: Bllokohen gjithë dyqanet e tregut, tregtarët në protestë

    Skane faj qe ngrihen protesta se kane kaq vite qe se njohin kuptimin e fjales Takse. Tani qe nisi te funksionoj shteti u duket habi. Jo vetem ne Lezhe po ne te gjithe Shqiperine. Edhe keta adhuruesit jo te demokracis por te Sali Berishes dalin pellasin me te madhe. Me falni per gabimin. *Bertasin* doja te shkruaja por nga indinjata qe vendosen taksat nuk u permbajta dot.

  10. #30
    i/e regjistruar Maska e derjansi
    Anëtarësuar
    14-04-2005
    Postime
    6,730

    Për: Lezhë: Bllokohen gjithë dyqanet e tregut, tregtarët në protestë

    deshira e albos asht ta shofi shqipnin si kandahari prej philadelphias
    JO NEGOCIATA VETËVENDOSJE

Faqja 3 prej 5 FillimFillim 12345 FunditFundit

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund të hapni tema të reja.
  • Ju nuk mund të postoni në tema.
  • Ju nuk mund të bashkëngjitni skedarë.
  • Ju nuk mund të ndryshoni postimet tuaja.
  •