Close
Faqja 0 prej 5 FillimFillim 12 ... FunditFundit
Duke shfaqur rezultatin -9 deri 0 prej 46
  1. #1
    Shpirt Shqiptari Maska e Albo
    Anëtarësuar
    16-04-2002
    Vendndodhja
    Philadelphia
    Postime
    32,971
    Postimet në Bllog
    22

    Lezhë: Bllokohen gjithë dyqanet e tregut, tregtarët në protestë

    Mbyllja e tregut në Lezhë, tregtarët hyjnë me forcë në zyrën e Tatim-Taksave

    LEZHE – Aksioni i ndërmarrë nga Task-Forca e Tatimeve në Lezhë, për të mbyllur subjektet që janë të paregjistruara në tregun e qytetit, ka hasur në rezistencën e tregtarëve.

    Rreth 300 tregtarë kanë hyrë sot me forcë në zyrën e Tatim-Taksave, duke kërkuar të rifillojnë punën, pasi pretendojnë se i paguajnë taksat Bashkisë për të ushtruar aktivitetin.

    Tregtarët shprehen se janë taksapagues të rregullt prej vitesh, dhe nuk e kuptojnë pse duhet të regjistrohen edhe te Drejtoria Rajonale e Tatimeve në këtë qytet dhe aq më tepër të pajisen edhe me kasa.

    Një ditë më parë, inspektorët e tatimeve të mbështetur edhe nga Policia e Shtetit dhe ajo Bashkiake, ndërmorën aksionin për bllokimin e tregut që në orën 08:00.

    Dyndja në treg e tatimorëve kishte për objekt licencimin dhe pagimin e taksave si biznes i vogël të rreth 300 tregtarëve, por kjo ka hasur në rezistencën e këtyre të fundit.

    Ata nuk i janë bindur urdhrit të tatimeve, duke u përplasur dhe debatuar ashpër me inspektorët, pasi sipas tyre veprimi është i padrejtë dhe në kundërshtim me ligjin.

    (er.nu/BalkanWeb)

  2. #2
    Shpirt Shqiptari Maska e Albo
    Anëtarësuar
    16-04-2002
    Vendndodhja
    Philadelphia
    Postime
    32,971
    Postimet në Bllog
    22

    Për: Lezhë: Bllokohen gjithë dyqanet e tregut, tregtarët në protestë

    Bllokohet tregu në Lezhë, DPT: Aktivitetet do regjistrohen. Tregtarët: Nuk pranojmë

    LEZHË- Të gjithë tregtarët që u ngujuan që mbrëmjen e djeshme në tendat e tregut të Lezhës do të nisin të regjistrohen për ushtrimin e aktiviteteve të tyre. Këtë fakt ka deklaruar Drejtoria e Përgjithshme e Tatimeve. Gjatë ditës së sotme është rënë dakord që tregtarët të nisin nga procedura e regjistrimit.

    “Politika të distancohet nga çështja, të na lejojë të bëjmë punën”-kështu ka deklaruar DPT-ja. Nga ana e tyre, tregtarët shprehen se i kanë shlyer të gjitha detyrimet që kanë ndaj shtetit. “Nuk pranojmë, do rrimë në çadra dhe sot gjithë natën”-deklarojnë tregtarët.

    Sipas pretendimeve të tregtarëve, Tatimet u kërkojnë të paguajnë 2 milionë lekë në vit, shumë e papërballueshme nga ata. Dhjetëra tregtarë të cilët ushtrojnë aktivitetin e tyre u ngujuan mbrëmjen e djeshme brenda ambienteve të tregut në qytetin e Lezhës, pas bllokimit të dyqaneve të tyre nga Task-Forca e Tatimeve.

    (e.m/BalkanWeb)

  3. #3
    Shpirt Shqiptari Maska e Albo
    Anëtarësuar
    16-04-2002
    Vendndodhja
    Philadelphia
    Postime
    32,971
    Postimet në Bllog
    22

    Për: Lezhë: Bllokohen gjithë dyqanet e tregut, tregtarët në protestë

    Lezhe, Tatimet: Do regjistrohen, Tregtaret: Do hyjmë në grevë urie



    Tregtarët e Lezhës kanë deklaruar se “nuk kanë bërë asnjë marrëveshje me Drejtorinë e Përgjithshme të Tatimeve dhe se do të hyjnë në grevë urie nëse nuk arrihet një zgjidhje”. Duke e konsideruar deklaratën e Drejtorisë së Tatimeve si një gënjeshtër.
    “Ne nuk kemi bërë asnjë marrëveshje me Drejtorinë e Përgjithshme të Tatimeve. Ne do të hyjmë në grevë urie po nuk na dhanë një zgjidhje deri nesër. Deklarata e tatimeve është bërë për të na përçarë ne, por ne jemi të vendosur për t’ia arritur qëllimit”, janë shprehur tregtarët.
    Më herët Drejtoria e Tatimeve deklaroi se kanë arritur marrëveshje me tregtarët që të bëjnë regjistrimin e bizneseve.
    Drejtoria e Përgjithshme e Tatimeve ka rënë dakord me tregtarët e Lëzhës se do të fillojnë proçedurat për regjistrimin e bizneseve në Qendrën Kombëtare të Regjistrimit dhe në Organin Tatimor. Gjithashtu Drejtoria e Përgjithshme e Tatimeve i bën thirrje politikës që të distancohet. Lajmin e bëri të ditur nëpërmjet në njoftimi për shtyp Drejtoria e Përgjithshme e Tatimeve.
    “Me të marrë dijeni për situatën e krijuar, Drejtori i Përgjithshëm, stafi më i lartë drejtues i Drejtorisë së Përgjithshme të Tatimeve dhe Drejtori i Drejtorisë rajonale Lezhë, në bashkëpunim me Bashkinë Lezhë realizuan një takim me një përfaqësi prej 12 tregtarësh.Në përfundim të këtij takimi u ra dakort që tregtarët do të fillojnë procedurën e regjistrimit në Qendrën Kombëtare të Regjistrimit dhe në Organin Tatimor. Administrata Tatimore Rajonale do t’i asistonte për çdo informacion të nevojshëm në mënyrë që ky proces të përfundonte brenda 1 jave me sukses.”
    Takimi mes tatimorëve dhe një përfaqësie prej 12 tregtarësh u bë ditën e djeshme menjëherë pas incidentit që ndodhi ku një grup prej 300 personash rrethuan ambientet e Drejtorisë Rajonale Tatimore Lezhë dhe shumë prej tyre hynë forcërisht në ambientet e Shërbimit për Tatimpaguesit, duke penguar në këtë mënyrë ofrimin e shërbimit për bizneset dhe individët dhe duke kërkuar që Administrata Tatimore të tërhiqet nga kërkesa e saj për zbatimin e Ligjit.

    Drejtoria e Tatimeve: Politika të distancohet

    “I bëjmë thirrje politikës të distancohet dhe të lejojë Administratën Tatimore të ushtrojë funksionet e saj ligjore. Deputetë të caktuar të qarkut Lezhë të mos politizojnë këtë çështje duke nxitur tek qytetarët moszbatimin e Ligjit”.
    Në njoftimin thuhet se “Administrata Tatimore është e vendosur në zbatimin e Ligjit dhe do të ndërmarrë të gjithë hapat ligjorë për të gjithë ata që kanë cënuar integritetin e institucioneve shtetërore dhe kanë penguar zbatimin e ligjit, i cili është i njëjtë për të gjithë”.
    “Administrata Tatimore e rajonit Lezhë, prej disa ditësh ka marrë masat për regjistrimin e 360 subjekte të cilët, prej vitesh, ushtronin aktivitet në tregun e qytetit Lezhë të paregjistruar duke mos paguar asnje lloj detyrimi tatimor dhe kontributesh të sigurimeve shoqërore dhe shëndetësore, përveç një shume prej 2.000 lekësh qera mujore që i paguhet firmës kontraktore e cila ka në administrim tregun. Duke mos gjetur mirëkuptim për plotësimin e këtij detyrimi ligjor, Administrata tatimore dhe strukturat e saj realizuan bllokimin e tregut, në zbatim të kuadrit ligjor në fuqi.”

    ORA NEWS

  4. #4
    Shpirt Shqiptari Maska e Albo
    Anëtarësuar
    16-04-2002
    Vendndodhja
    Philadelphia
    Postime
    32,971
    Postimet në Bllog
    22

    Për: Lezhë: Bllokohen gjithë dyqanet e tregut, tregtarët në protestë

    Pas lojrave e fatit, ndertimeve me leje e pa leje, furgonave, punonjesve te administrates, policeve, tani i erdhi rradha tregtareve te vegjel te tregut te rilindin.

    Qeshuni tregtare, Lezha e mbare Shqiperia ia dha voten Rilindjes Socialiste!

    Ju erdhi rradha te rilindni e te korrni ate qe mbollet vete!

    Albo

  5. #5
    Dark Angel Maska e smokkie
    Anëtarësuar
    08-01-2004
    Vendndodhja
    verdalle
    Postime
    1,137

    Për: Lezhë: Bllokohen gjithë dyqanet e tregut, tregtarët në protestë

    Citim Postuar më parë nga Albo Lexo Postimin
    Pas lojrave e fatit, ndertimeve me leje e pa leje, furgonave, punonjesve te administrates, policeve, tani i erdhi rradha tregtareve te vegjel te tregut te rilindin.

    Qeshuni tregtare, Lezha e mbare Shqiperia ia dha voten Rilindjes Socialiste!

    Ju erdhi rradha te rilindni e te korrni ate qe mbollet vete!

    Albo
    Nuk dua te mbroj rilindjen se nuk e kam pasur ndonjehere perzemer por me duket aksion i drejte.
    Nese ata zoterinjte, vetem paguajne 2000 lek qira per vendin ne treg, e asgje tjeter, nuk shkon.
    Nese je biznes, duhet te rregjistrohesh si biznes, i vogel, i mesem, i madh apo ku di une.
    Cdo gje eshte relative...

  6. #6
    Shpirt Shqiptari Maska e Albo
    Anëtarësuar
    16-04-2002
    Vendndodhja
    Philadelphia
    Postime
    32,971
    Postimet në Bllog
    22

    Për: Lezhë: Bllokohen gjithë dyqanet e tregut, tregtarët në protestë

    Lexo me lart cfare thone tregtaret:

    Sipas pretendimeve të tregtarëve, Tatimet u kërkojnë të paguajnë 2 milionë lekë në vit, shumë e papërballueshme nga ata. Dhjetëra tregtarë të cilët ushtrojnë aktivitetin e tyre u ngujuan mbrëmjen e djeshme brenda ambienteve të tregut në qytetin e Lezhës, pas bllokimit të dyqaneve të tyre nga Task-Forca e Tatimeve.

    Une them qe Qeveria e Rilindjes t'iu kerkoje edhe fshatareve qe sjellin produket e tyre ti shesin ne treg, qe te regjistrohen si biznese, qe ti paguajne edhe ata ca me shume taksa shtetit.

    Halli yne ai eshte, si ta bejme shtetin sa me te pasur me taksa, pa pune e madhe se shqiptaret po vdesin per buken e gojes.

    Ne fakt, edhe ata shqiptare qe dalin perdite ne treg per te shitur e per te nxjerre buken e gojes me ate pune, edhe atyre Qeveria e Rilindjes ua merr kafshiten nga goja!

    Albo

  7. #7
    i/e regjistruar Maska e mia@
    Anëtarësuar
    11-01-2008
    Vendndodhja
    Twilight Zone...
    Postime
    10,676

    Për: Lezhë: Bllokohen gjithë dyqanet e tregut, tregtarët në protestë

    Ne cilin vend te botes shet ne rruge dhe nuk paguan tax?
    Ketej doni te hyni ne Europe e ketej kerkoni nje shtet pa shtet, xhungel.
    Keq me vjen qe jane te varfer por ligjet duhen respektuar. Shqiptaret jashte i paguajne taksat nje me nje kane apo s'kane leke. Le te provojne te hedhin vickla me shtetin jashte pa e dine ku perfundojne.
    Feelings change - memories don't.

  8. #8
    Shpirt Shqiptari Maska e Albo
    Anëtarësuar
    16-04-2002
    Vendndodhja
    Philadelphia
    Postime
    32,971
    Postimet në Bllog
    22

    Për: Lezhë: Bllokohen gjithë dyqanet e tregut, tregtarët në protestë

    Lezhë, tregtarët 48 orë të ngujuar në treg, 4 gra dërgohen në spital 07/06/2014, 9:02 Nga: Elvis Hila



    Lezhë- Tregtarët e Lezhës që kanë kaluar natën e dytë në treg, kanë shfaqur probleme shëndetësore dhe 4 prej tyre janë dërguar në spital për ndihmë mjekësore.
    Ata janë dërguar me urgjencë në spitalin rajonal të Lezhës pasi kanë pasur problem shëndetësore. Gjendja e protestuesve është rënduar pasi 100 prej kanë kaluar një tjetër natë në ambientet e tregut si revoltë ndaj mbylljes së tij nga tatimet. Tregtarët protestojnë prej 4 ditësh ndaj vendimit, të cilin nuk e pranojnë, ndërsa shprehen të revoltuar se të hënën do të hyjnë në grevë urie.
    Protesta e tregtarëve ka njohur zhvillime përgjatë këtyre 4 ditëve, ku më e fundit ka qenë përgënjeshtrimi i një deklarate të bërë nga Drejtoria e Përgjithshme e Tatimëve se është arritur marrëveshja me një përfaqsi të tyre për regjistrimin pranë QKR-së.
    Sipas tyre nuk ka patur asnjë përfaqësi të zgjedhur prej tyre që të jetë takuar me përfaqsuesit e Drejtorisë së Përgjithshme të Tatimeve brenda ambjenteve të Bashkisë, madje kanë shtuar se sjellja e Tatimorëve ishte krejtësisht jo etike dhe mjaft arrogante.
    Këtë fakt ata e lidhin edhe me reagimin që patën ndaj drejtoreshës së Tatime Briseida Shehaj, e cila hyri dhe doli nga Bashkia e Lezhës pa kontaktuar me qindra tregtarë që u janë drejtuar protestave.

    ORA NEWS

  9. #9
    Bordi Drejtues Maska e Ingenuous
    Anëtarësuar
    13-05-2002
    Vendndodhja
    Shqipëri
    Postime
    974

    Për: Lezhë: Bllokohen gjithë dyqanet e tregut, tregtarët në protestë

    Shteti duhet te kishte rene qe kur nxjerr ministrin e bujqesise duke genjyer qe zarzavatet dhe perimet jane brenda normave. Me demek po i kontrollonte live ne nje laborator i cili doli qe nuk e bente dot ate pune.

    Ne cilin vend te botes del ministri dhe genjen popullin qe mallrat e konsumit po kontrollohen dhe jane brenda parametrave dhe nga krahu tjeter doganat e fqinjeve i kthejne mbrapsht keto mallra.

    Eshte per gjynah, cfare te thuash tjeter?
    "Askush nuk eshte perfekt, une jam askushi"

  10. #10
    i/e regjistruar Maska e mia@
    Anëtarësuar
    11-01-2008
    Vendndodhja
    Twilight Zone...
    Postime
    10,676

    Për: Lezhë: Bllokohen gjithë dyqanet e tregut, tregtarët në protestë

    Citim Postuar më parë nga Ingenuous Lexo Postimin
    Shteti duhet te kishte rene qe kur nxjerr ministrin e bujqesise duke genjyer qe zarzavatet dhe perimet jane brenda normave. Me demek po i kontrollonte live ne nje laborator i cili doli qe nuk e bente dot ate pune.

    Ne cilin vend te botes del ministri dhe genjen popullin qe mallrat e konsumit po kontrollohen dhe jane brenda parametrave dhe nga krahu tjeter doganat e fqinjeve i kthejne mbrapsht keto mallra.

    Eshte per gjynah, cfare te thuash tjeter?
    Kjo eshte ceshtje tjeter. Hap teme me vete nese do ta kalosh temen te kontrolli i ushqimit. Qe kur ka ardh demokracia ushqimi s'kontrollohet fatkeqesisht fale te korruptuarve.
    Feelings change - memories don't.

Faqja 0 prej 5 FillimFillim 12 ... FunditFundit

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund të hapni tema të reja.
  • Ju nuk mund të postoni në tema.
  • Ju nuk mund të bashkëngjitni skedarë.
  • Ju nuk mund të ndryshoni postimet tuaja.
  •