PRISHTINE-Një shpërthim i madh ka ndodhur në Koorporatën Elektroenergjitike të Kosovës (KEK), jashtë kazanave të Kosovës A. Mediat kosovare raportojnë se ka disa të plagosur kurse burime të Indeksonline, mësojnë se nga shperthimi kanë vdekur tre persona dhe janë plagosur 13 të tjerë.
Në Qendrën Klinike Universitare të Prishtinës kanë konfirmuar për Radion Evropa e Lirë se prej KEK janë sjellë 13 persona të plagosur, të cilët gjenden jashtë rrezikut për jetën. Zyrtarë të kësaj Qendre thanë se janë në pritje të të plagosurve të tjerë.
Dyshohet se shkak i shperthimit ne termocentral ka qenë hidrogjeni. Edmond Nulleshi, drejtor i shërbimeve në Korporatën Energjetike të Kosovës, ka thënë për programin tonë se shpërthimi ka ndodhur në repartin e elektrolizës në Termocentralin Kosova A. Dyshohet se shkak eshte bere hidrogjeni gjate perzirejes se disa kimikateve të cilat bëjnë zbutjen e ujit.
shperthimi
Zhurma e këtij shpërthimi ka qene teper e fuqishme sa është dëgjuar edhe në disa pjesë të Prishtinës. Nga shpërthimi i madh që ka ndodhur janë dëmtuar madje edhe xhamat e shtëpive përreth.
Drejtori i Prodhimit, Arben Gjuka ka thënë se shpërthimi ka qënë i fuqishem dhe ai ka ndodhur në pjesët ndihmëse të Kosovës A.
Zjarrfikese dhe ambulance ndodhen ne vendgjarje.
b-web /
Krijoni Kontakt