Close
Faqja 2 prej 3 FillimFillim 123 FunditFundit
Duke shfaqur rezultatin 11 deri 20 prej 24
  1. #11
    Shpirt Shqiptari Maska e Albo
    Anëtarësuar
    16-04-2002
    Vendndodhja
    Philadelphia
    Postime
    33,163
    Postimet në Bllog
    22

    Për: Tiranë: Arrestohet kolumbiani që priste 250kg kokainë nga Mali i Zi

    Ore shoku Tahiri, po ti sikur na the se droga nuk kish destinacion Shqiperine?

    Shoku Rama! Une them qe ta pushosh nga puna ministrin e rendit se na e nxiu faqen e Rilindjes fare. Jemi bere gazi i botes, po i dalen fjalet e Berishes te verteta...

    Albo

  2. #12
    i/e regjistruar Maska e Antiproanti
    Anëtarësuar
    28-07-2011
    Postime
    6,033

    Për: Tiranë: Arrestohet kolumbiani që priste 250kg kokainë nga Mali i Zi

    Politika ne Shqiperi s'duhet t'merret kaq intenzivisht me drogat...
    Kjo eshte ceshtje kryesisht e policise, prokurorise dhe gjykatave.

    Eshte kryesisht humbje e kohes dhe shpenzim i resurseve edhe keshtu te paketa te shoqerise dhe shtetit.
    Ka tema dhe probleme shume me te rendesishme per shumicen e shqiptarve se protokolimi i sasise se droges qe transportohen ne ore, ne dite apo ne vit neper Shqiperi.

    Diskutimi kaq intenziv i kesaj problematike nga politikanet dhe institucionet kryesore te shtetit, perfshi edhe mediat, eshte me teper ikje nga pergjegjesia dhe premtimet e rendesishme poltike, se dicka qe shqipetareve do ju sjellte ndonje permiresim te vertete te stuates.

    Humbesi i vetem ne kete grindje relativisht te kote eshte qytetari shqiptar.

  3. #13
    Moderator
    Anëtarësuar
    24-04-2002
    Postime
    2,009

    Për: Tiranë: Arrestohet kolumbiani që priste 250kg kokainë nga Mali i Zi

    Kolumbiani zbardh skenarin e pritjes së 250 kg kokainë, do paguhej 200 mijë euro

    Shkruar nga Koha Jone

    Kolumbiani me nënshtetësi spanjolle, i cili u arrestua në datën 9 qershor në Rinas për llogari të hetimeve për kokainën e sekuestruar në Malin e Zi, ka pranuar se kishte ardhur në Shqipëri për të pritur ngarkesën e drogës.

    Sipas dëshmisë së Cesar Augusto Pelaez Luiz Triana ka deklaruar se ka ardhur në Shqipëri për të marrë një sasi parash për një ngarkesë droge që do vinte në një kontenier me fund të dyfishtë.

    Triana ka sqaruar se ky rrjet droge fillon në Kolumbi, për të përfunduar në tregjet e Europës Perëndimore, kryesisht Spanjë.

    Ai ka treguar për grupin hetimor se është kontaktuar në kryeqytetin kolumbian nga dy persona, duke thënë se me njërin nga këta kishte punuar dhe herë të tjera për trasportin e shumave të mëdha të parave.

    Këta persona, shprehet Triana në dëshmi, i kanë thënë se duhet të shkonte në Shqipëri ku do të merrte kestin e parë të parave, shumë e cila mund të shkonte deri në 1 milion euro, ndërsa kolumbiani vetë do të përfitonte 200 mijë euro për këtë.

    Mësohet se kolumbiano-spanjolli ka qëndruar në Shqipëri 23 ditë, duke mbërritur në tokën shqiptare në datë 19 maj dhe ka tentuar të largohet në 9 qershor, ditë kur është arrestuar nga policia.

    Ai ka qëndruar në Tiranë, në tre hotele të ndryshme dhe nga hoteli ai do të telefononte një numër telefoni, i cili i ishte dhënë në Bogota.

    Triana ka dhënë detaje edhe për atë çka do të kryente kur të merreshin paratë. Sipas tij pas marrjes së shpërblimit ai do të kontaktonte me një shtetas spanjoll, i cili kishte lidhje me drejtues të lartë bankash në Shqipëri.

    Do të ishin pikërisht bankat ato që do të kalonin më pas paratë tek spanjollët. Ndërkohë që paraditen e të shtunës, Triana pritet të dalë para Gjykatës së Krimeve të Rënda, për tu njohur më masën e tij të sigurisë.

    Ndërsa pas dëshmisë së kolumbianit pritet që hetimet e Prokurorisë për Krimet e Rënda të shtrihen edhe në të tjera drejtime.

  4. #14

    Për: Tiranë: Arrestohet kolumbiani që priste 250kg kokainë nga Mali i Zi

    Bravo policia, tjeter arrest i rendesishem.

  5. #15
    Shpirt Shqiptari Maska e Albo
    Anëtarësuar
    16-04-2002
    Vendndodhja
    Philadelphia
    Postime
    33,163
    Postimet në Bllog
    22

    Për: Tiranë: Arrestohet kolumbiani që priste 250kg kokainë nga Mali i Zi

    Kokaina nga Mali i Zi, dosja tërhiqet nga Krimet e Rënda

    TIRANE-Prokuroria e kryeqytetit ka tërhequr nga Krimet e Rënda dosjen penale të 250 kilogramëve kokainë që u bllokua në Mal të Zi rreth një muaj më parë. Dosja në fjalë është tërhequr dhe po shqyrtohet nga prokurorët e ngarkuar me hetimin e vrasjes së Artan Santos.

    Shtetasi Cesar Augusto Palaez Luiz mbërriti në Shqipëri më 19 maj me porosi nga dy persona në Bogota të Kolumbisë. Ai ishte porositur që të vinte në Tiranë dhe të priste mbërritjen e ngarkesës me 250 kilogramë kokainë përmes Malit të Zi, në mënyrë që të kryente veprimet bankare për pagesën e blerjes së kësaj droge.

    Pas arrestimit në Rinas, shtetasi kolumbian tregoi se qëndroi në Tiranë më se dy javë, por kapja e drogës në Mal të Zi prishi planet. Ai tha se plani paraprak ishte që pas mbërritjes së drogës në Shqipëri, një pagesë prej 1 milion eurosh të bëhej nga blerësit përmes një banke.

    Kolumbiani nuk ka përmendur emrin e bankës në fjalë, megjithatë hetuesit e vrasjes së Artan Santos thanë se janë duke verifikuar provat që ndodhen në dosjen e shtetasit kolumbian që u arrestua teksa tentoi të largohej në Rinas dhe po hetohet nga Krimet e Rënda.

    (d.b/Panorama/BalkanWeb)

  6. #16
    Shpirt Shqiptari Maska e Albo
    Anëtarësuar
    16-04-2002
    Vendndodhja
    Philadelphia
    Postime
    33,163
    Postimet në Bllog
    22

    Për: Kolumbiani që priste 250kg kokainë nga Mali i Zi do të paguhej nga Artan Santo?

    INTERVISTA/Flet pedagogia Elona Shahini: Pastrimi i parave është një akt i kundraligjshëm dhe i dënueshëm penalisht

    - Cash-i është një instrument i lirë dhe i pranueshëm nga të gjithë, por përdorimi i tij përmban shumë rreziqe
    - Ekonomi joformale është ekonomia që gjeneron të ardhura , të cilat nuk janë të regjistruara në statistikat zyrtare
    - Një vëmendje e veçantë përqendrohet në rastet e operacioneve mbi dy milionë lekë apo kundërvlerës së tyre në monedha të huaja
    - Sistemi bankar në RSH nuk funksionon në mënyrën e tij më të mire të mundshme


    Albert ZHOLI

    Sot flitet shumë për pastrim parash. Njëkohësisht për çdo ditë, po ulet mënyra e pagesës Cash. Në shumë gazeta për çdo ditë po përflitet se droga shqiptare nxit pastrimin e parave dhe përdorimin e parave Cash. Nëpërmjet marrëdhënies me klientin, Banka e Shqipërisë, sistemi bankar, ai financiar në përgjithësi si edhe, të gjitha zyrat e këmbimit valutor, janë të ekspozuara në një mënyrë apo në një tjetër, përballë rrezikut të pastrimit të parave. Parandalimi i pastrimit të parave është pjesë përbërëse e funksionit mbikëqyrës që Banka e Shqipërisë ka në drejtim të parandalimit dhe të administrimit të rreziqeve që rrjedhin nga lëvizja e parave apo edhe nga kryerja e transaksioneve të ndryshme. Se sa i kontrollueshëm është aktualisht ky proces kjo është një situatë që lë shumë për të dëshiruar. Këto janë problemet që duam të diskutojmë me Znj. Shahini në këtë bisedë ekskluzive për “Telegraf”.


    Para disa ditësh një kontrabandist droge nga Kolumbia deklaroi se paratë e drogës së shitur do të niseshin nga një bankë shqiptare për në Malin e Zi. Si bëhet ky transferim parash?
    Funksionimi i mirë i sistemit bankar është një faktor i rëndësishëm për kanalizimin e fondeve në ekonomi në mënyrë efikase dhe për rritjen e ndërmjetësimit bankar. Nxitja e konkurrencës në sistemin bankar është një tjetër faktor, që ndikon në ofrimin e shërbimeve sa më të mira për klientët, që siguron përdorimin e teknologjisë së re bankare, prezantimin e produkteve dhe shërbimeve të reja, uljen e kostos të shërbimit bankar etj.. Kjo i shërben afrimit të klientëve me bankat. Kjo i ndihmon bankat të rrisin klientelën e tyre dhe të kenë më tepër hapësira për zgjerim aktiviteti dhe rritje fitimesh. Mënyrat e transferimit të parave ndërmjet bankave dhe klientëve të ndryshëm janë të shumëllojshme duke filluar nga:
    Ø Përdorimi i mjeteve të pagesës (çeqe bankare, urdhërpagesa, karta debiti, etj.)
    Ø Transferimi i parave nëpërmjet llogarive të klientëve të ndryshëm
    Kjo deklarate nga një kontrabandist ngre pikëpyetje për transaksione të dyshimta në sistemin bankar, por nuk mund të merret njëqind për qind e vërtetë për aq kohë sa nuk kemi të dhëna të faktuara për këto transaksione.

    -A veprojnë bankat e nivelit të dytë me para Cash, kur bëhet fjalë për një shumë të madhe?

    Cash-i është një instrument i lirë dhe i pranueshëm nga të gjithë, por përdorimi i tij përmban shumë rreziqe, siç janë ai i falsifikimit, i vjedhjes dhe kosto mbajtjeje dhe transporti. Përdorimi i instrumenteve jo cash të pagesës i pakëson mjaft nga këto rreziqe. Aktualisht në Shqipëri sipas legjislacionit në fuqi pagesat cash lejohen deri në niveli 150.000 lekë të reja. Ekzistojnë një numër hallkash kontrolli që sigurojnë besueshmërinë e instrumentit.
    - Ekonomi joformale është tërësia e të gjitha aktiviteteve ekonomike, të cilat kontribuojnë në llogaritjen e PBB-së, por që nuk regjistrohen (E. Feige).
    - Ekonomi joformale është ekonomia që gjeneron të ardhura , të cilat nuk janë të regjistruara në statistikat zyrtare (Tanzi).
    - Prodhimi dhe tregtimi i të mirave dhe i shërbimeve, ligjore dhe joligjore, të cilat ‘i shpëtojnë’ vlerëimit zyrtar të PBB-së, përbën pjesën joformale të ekonomisë (P. Smith).
    Çdo person, joklient i përhershëm bankës apo i degës së saj, i cili kërkon të kryejë një operacion financiar, të tërheqë apo të vendosë para në llogari, konsiderohet si një klient i rastit. Një vëmendje e veçantë përqendrohet në rastet e operacioneve mbi dy milionë lekë apo kundërvlerës së tyre në monedha të huaja. Verifikimet mbi identitetin janë të njëjta si edhe për klientët e përhershëm bankës.

    Ø Verifikohet identiteti i klientit me anë të dokumentit përkatës dhe ruhet një kopje e këtij të fundit.

    Ø Merret informacion mbi origjinën e shumës së parave.

    Ø Për operacione nën dy milionë lekë.

    Ø Në mungesë të një dyshimi specifik, procesi i verifikimit nuk është i detyrueshëm.

    Ambienti cash në ekonomi duhet reduktuar sepse reduktimi i cash ndihmon:
    - reduktimin e ekonomisë joformale;
    - ndërtimin e një politike të drejtë monetare;
    - mobilizimin e kanaleve bankare për rritjen ekonomike (rritje e kreditimit) – rritje e qarkullimit te parave;
    - uljen e korrupsionit dhe të evazionit fiskal.

    -A ka ligj që ndalon transfertat e parave të pista dhe me urdhër të kujt bëhen transferta të tilla?

    Pastrimi i parave është një akt i kundraligjshëm dhe i dënueshëm penalisht, i sanksionuar me:
    Ø Ligjin: Nr. 9084, datë 19.06.2003 “Për disa shtesa dhe ndryshime në ligjin nr. 8610, datë 17.05.2000 “Për parandalimin e pastrimit të parave””.
    Ø Ligjin: Nr. 9085, datë 19.06.2003 “Për disa shtesa e ndryshime në ligjin nr. 7905, datë 21.03.1995 “Kodi i procedurës penale të Republikës së Shqipërisë”.
    Ø Ligjin: Nr. 9086, datë 19.06.2003 “Për disa shtesa e ndryshime në ligjin nr. 7895, datë 27.01.1995 “Kodi Penal i Republikës së Shqipërisë”.

    Në datë 10.06.2014, në ambientet e Bankës së Shqipërisë, u nënshkrua marrëveshja e bashkëpunimit ndërmjet Bankës së Shqipërisë dhe Drejtorisë së Përgjithshme të Parandalimit të Pastrimit të Parave (DPPPP), në kuadër të luftës për parandalimin e pastrimit të parave dhe financimit të terrorizmit.
    Marrëveshja e përbashkët me DPPPP u hartua në përputhje me kërkesat e përcaktuara në ligjin nr. 9917, datë 19.5.2008 "Për parandalimin e pastrimit të parave dhe financimit të terrorizmit", i ndryshuar, si dhe në zbatim të rekomandimeve të misionit FSAP të Bankës Botërore dhe Fondit Monetar Ndërkombëtar.
    Qëllimi i kësaj marrëveshjeje është rritja e bashkëpunimit midis dy institucioneve, në kuadër të lehtësimit të shkëmbimit të informacionit, duke synuar forcimin e përqasjes së mbikëqyrjes së bazuar në rrezik, në drejtim të parandalimit të pastrimit të parave dhe financimit të terrorizmit. Gjithashtu, marrëveshja do të ndikojë në rritjen e efektivitetit të dy institucioneve nëpërmjet ndërmarrjes së inspektimeve dhe aktiviteteve tё përbashkëta, duke përmirësuar shfrytëzimin e burimeve njerëzore dhe reduktuar njëkohësisht kostot financiare jo vetëm për to, por edhe për vetë subjektet.

    -Si mund të kontrollohen bankat për transferta parash jo të pastra?

    Nëpërmjet marrëdhënies me klientin, Banka e Shqipërisë, sistemi bankar, ai financiar në përgjithësi si edhe, të gjitha zyrat e këmbimit valutor, janë të ekspozuara në një mënyrë apo në një tjetër, përballë rrezikut të pastrimit të parave. Parandalimi i pastrimit të parave është pjesë përbërëse e funksionit mbikëqyrës që Banka e Shqipërisë ka në drejtim të parandalimit dhe të administrimit të rreziqeve që rrjedhin nga lëvizja e parave apo edhe nga kryerja e transaksioneve të ndryshme. Se sa i kontrollueshëm është aktualisht ky proces kjo është një situatë që lë shumë për të dëshiruar. Për vet faktin që sistemi bankar në RSH nuk funksionon në mënyrën e tij më të mire të mundshme, duke pasur parasysh përqendrimin bankar dhe mostransmetimin efektiv të politikave monetare të nxjerra nga BQ.
    "Babai i shtetit është Ismail "Qemali", e zbuloi Edvin shkencëtari!"

  7. #17
    Shpirt Shqiptari Maska e Albo
    Anëtarësuar
    16-04-2002
    Vendndodhja
    Philadelphia
    Postime
    33,163
    Postimet në Bllog
    22

    Për: Kolumbiani që priste 250kg kokainë nga Mali i Zi do të paguhej nga Artan Santo?

    Kokaina në Malin e Zi, kolumbiani jep dëshminë, mister emri i Bankës së përfshirë në trafik

    TIRANE-Kolumbiani me shtetësi spanjolle, Ceza Triana, i arrestuar më 9 qershor në Rinas në kuadër të hetimeve për kokainën e sekuestruar në Malin e Zi u njoh sot me masën e sigurisë nga gjykatësja Liljana Baku në gjykatën e Krimeve të Rënda.

    Gjyqi u zhvillua me dyer të mbyllura ku kolumbianit iu lexua masa e sigurise "arrest me burg".

    Në sallë ndodheshin edhe përfaqësues nga ambasada spanjolle.

    I dyshuari Cesar Augusto Pelaez Luiz Triana u kap gjatë një tentative për t’u larguar drejt Spanjës pak pasi mesoi se nje sasi e madhe kokaine u kap në një anije me banane të ankoruar në një Port në Malin e Zi.

    Triana do ishte personi që do të kryente transfertë parash nga një bankë shqiptare për sasinë e kokainës që po trafikohej. Burime bënë me dije se kolumbiani me shtetësi shqiptare mund të jetë kthyer në një dëshmitar i marrë në mbrojtje nga drejtësia shqiptare dhe se priten të zbardhen shumë emra të përfshirë në këtë trafik. Mister mbetet emri i bankës nëpërmjet së cilës do të kryheshin transfertat e parave.

    Deshmia ne gjyq
    I dyshuari Cezar Triana deklaroi sot në sallën e gjyqit se do të ishte personi që do të tërhiqte shumën e parave që do të përfitohej nga shitja e kokainës.
    Seanca u zhvillua me dyer të mbyllura, larg interesit të mediave nën sekret të plotë, ku dhe kolumbiani u soll në gjyq nëpërmjet një tuneli nëntokësor. Gazetarja Klodiana Lala shpjegon se përfaqësues të ambasadës spanjolle kanë kërkuar që mediat të qëndrojnë larg gjyqit, me qëllim mospasjen e asnjë fotoje nga Triana. Sipas tyre, në rrezik do të vihej jeta e Triana dhe familjes së tij.
    Burime nga gjyqi bënë me dije se Triana tregoi për lidhjet që ka me një spanjoll në këtë trafik dhe ka pranuar se që nga momenti që u informua nga mediat se u zbulua në një port malazez një sasi kokaine, ai tentoi largimin drejt Spanjës. Por policia malazeze njoftoi në kohë autoritetet shqiptare që vepruan në kohë dhe e kapën në tentativë largimi.
    Ndërkohë përflitet se Cezar Triana mund të jetë kthyer në një bashkëpunëtor për drejtësinë, dhe mund të marrë satus të veçantë mbrojtjeje. Thuhet madje se ka nxjerrë emra të pritësve të mallit, dhe e kanë kaluar kolumbianin me një tunel nëntokësor që lidh prokurorinë me gjykatën.
    Kjo sasi kokaine nuk do të kishte destinacion Shqipërinë por do ishte vend tranzit për të kaluar më pas në vende të tjera perëndimore.

    Mësohet se Ceza Triana është marrë edhe dje në pyetje nga prokurorja e Krimeve te Renda para disa ditësh në Tiranë duke deklaruar se ka qëndruar në disa hotele të ndryshme.

    Kolumbiani ka pranuar se ka patur lidhje me disa persona, nga të cilët do përfitonte shumën prej 200 mijë euro pas shitjes së 250 kg kokainë, e cila u sekuestrua në Malin e Zi. Kolumbiani pretendon se në Shqipëri ka kontaktuar me një person, telefonin e të cilit ia kishin ofruar para se të mbërrinte këtu dhe ai do të bënte transaksionin e gjithë parave.

    Pas dëshmisë së tij pritet që hetimet e Prokurorisë të shtrihen edhe në të tjera drejtime.

    Një bankë shqiptare e përfshirë në trafik droge, Kolumbiani: Paratë do i merrte në Tiranë një spanjoll

    E përditshmja “Telegraf” shkruan sot se me të mbërritur droga në Shqipëri, do të njoftonte një spanjoll, i cili do të vinte për të tërhequr paratë në një bankë në Tiranë, kjo e shton misterin. Për momentin nuk mësohet emri i bankës së përfshirë në trafikun e drogës. 200 mijë euro ishte shpërblimi që rrjeti i drogës i kishte premtuar kolumbianit Cesar Augusto Pelaez Luiz Triana, për ngarkesën e drogës që do të priste në Shqipëri.

    Faktet janë rrëfyer nga kolumbiani gjatë marrjes në pyetje nga oficerët e policisë gjyqësore. Cezar ka pranuar para autoriteteve shqiptare të hetimit se kishte mbërritur në Shqipëri në 19 Maj dhe qëndroi për plot 23 ditë në 3 hotele të ndryshme, derisa u arrestua në Rinas më 9 Qershor në tentativë për të lënë Shqipërinë.

    “Qëllimi i ardhjes në Shqipëri, ishte që të merrja një sasi parash për një nagrkesë droge që do të vinte me një kontenier me fund të dyfishtë”, ka rrëfyer kolumbiani, cka korrespondon me 250 kologramët e kokainës të kapur në kontenierin me banane të transportuar me anije nga Ekuadori. Ai ka treguar para oficerëve të policisë gjyqësore të gjithë skemën nga pritja e drogës, marrja e parave dhe kontaktin me një person që do të realizonte transferua bankare nga Shqipëria drejt Spanjës.

    Dëshmia
    “Për destinacionin e drogës, kolumbiani ka dhënë këtë dëshmi: “Në Bogota jam kontaktuar nga 2 persona, njëri prej tyre e njihja dhe kisha punuar për atë dhe herë të tjera për transportimin e parave. Ata më takuan, më thanë të vija në Shqipëri ku do të merrja këstin e parë të një sasie droge që do të vinte këtu. Shuma që do të merrja varionte nga 600 mijë deri në 1 milion euro dhe për këtë punë do të fitoja 200 mijë euro nëse realizohej. Ata më dhanë një numër telefoni, që kur të mbërrija në Shqipëri t’i telefonoja nga hoteli. Pasi të merrja paratë, do të njoftoja një person në Spanjë, që kishte njohje me disa drejtues bankash në Shqipëri dhe do të vinte këtu, ku nëpërmjet bankave do të kalonte paratë tek kolumbianët”, citon ‘Telegrafi’

    (d.b/News24/BalkanWeb)
    Ndryshuar për herë të fundit nga Albo : 01-07-2014 më 10:16

  8. #18
    Shpirt Shqiptari Maska e Albo
    Anëtarësuar
    16-04-2002
    Vendndodhja
    Philadelphia
    Postime
    33,163
    Postimet në Bllog
    22

    Për: Kolumbiani që priste 250kg kokainë nga Mali i Zi do të paguhej nga Artan Santo?

    Vrasja e Santos, pyetet në qeli kolumbiani për lekët në bankë

    TIRANE- Megjithëse policia e shtetit ka dalë zyrtarisht duke konkretizuar se autorësia për vrasjen e bankierit Artan Santo bie mbi kushërinjtë Klodian dhe Saimir Gjozi, gjatë ditës së djeshme një grup oficerësh kanë shkuar në qelinë e burgut, ku mbahet i izoluar kolumbiani Cesar Augusto Pelaez.

    Veç kësaj piste prokuroria është duke verifikuar dhe transaksionet e shitjes së kompanisë ARMO, e cila u ble nga biznesmeni Rezart Taçi disa vite më parë. Shtetasi kolumbian është pyetur rreth një transaksioni bankar që do kryente nga një bankë shqiptare në drejtim të një banke spanjolle. Ky transaksion do kryhej për pagesën e 250 kg kokainë të kapur në Malin e Zi, disa javë më parë. Gjatë marjes në pyetje kolumbiani Cesar Augusto Pelaez ka treguar se kishte folur disa herë në telefon me një person në Spanjë i cili kishte njohje me një bankier në Tiranë, dhe prej bankës së tij do të kryhej transaksioni i shumës së parave prej 1 milion euro.

    Gjatë marrjes në pyetje, kolumbiani ka treguar se ai nuk i ka treguar se nga kush bankë do të kryhej transferta e parave. Sipas dëshmisë së të arrestuarit qëllimi i ardhjes në Shqipëri, ishte, që të merrte një sasi parash për një ngarkesë droge, që do të vinte me një kontenier me fund të dyfishtë. “Personat që më nisen në Shqipëri më thanë, se do të marrësh këstin e parë të një sasie droge, që varionte nga 600 deri në 1 mln euro.

    Në momentin, që do të vinte ngarkesa dhe unë do të merrja paratë, do të njoftoja një person në Barcelonë, që kishte njohje me disa drejtues bankash në Shqipëri, Greqi, Hungari. Ai do të vinte këtu dhe me ndërhyrjen e bankave, ai do ti transferonte paratë drejt llogarive të personave që më sollën mua në Shqipëri, prej të cilëve, unë do të merrja 200 mijë euro.“- është shprehur kolumbiani në dëshminë e tij.

    (d.a/shqiptarja.com)

  9. #19
    Shpirt Shqiptari Maska e Albo
    Anëtarësuar
    16-04-2002
    Vendndodhja
    Philadelphia
    Postime
    33,163
    Postimet në Bllog
    22

    Për: Kolumbiani që priste 250kg kokainë nga Mali i Zi do të paguhej nga Artan Santo?

    Pyetet në qeli kolumbiani i 250 kilogramëve kokainë: Do të transferoja miliona euro në Spanjë

    3 PISTAT KRYESORE
    1. Qendra tregtare - Pista e parë hetimore ka qenë përfshirja e z. Santo në një biznes hotelerie-turizmi në Kosovë, ku ka pasur disa mosmarrëveshje
    2. Transfertat e dyshimta - Prokuroria ka marrë në dorë disa lëvizje të mëdha parash brenda dhe jashtë vendit ndaj personave që dyshohen për afera kriminale
    3. Transaksionet dhe aksionet - Pista e tretë është ajo e disa blerjeve të dyshimta të aksioneve të bankës, por edhe të ndërhyrjes së Santos për ARMO-n

    Vrasja e bankierit

    Prokuroria dyshon se transferta do të kryhej në bankën e Santos


    “Në momentin që do të vinte ngarkesa dhe unë do të merrja paratë, do të njoftoja një person në Barcelonë, që kishte njohje me disa drejtues bankash në Shqipëri, Greqi, Hungari”
    Kolumbiani - “Shtetasi spanjoll, me ndërhyrjen e bankave, do t’i transferonte paratë drejt llogarive të personave që më sollën mua në Shqipëri. Unë do të merrja 200 mijë euro”


    ANIJA E KOKAINËS

    Sekuestrimi - Disa javë më parë, autoritetet malazeze zbuluan një sasi prej 250 kg kokainë të pastër, e fshehur në një prej kontejnerëve me banane. Oficerët e policisë doganore kanë zbuluar kokainën e fshehur poshtë dyshemesë prej druri të kontejnerit
    Vlera - Mësohet se lënda narkotike ishte e ndarë në 223 pako dhe vlera e llogaritur e shitjes së drogës arrin deri në 12.5 milionë euro. Pasi pala malazeze sekuestroi drogën, nisin hetimet me autoritetet shqiptare, për trafikun ndërkombëtar të kokainës
    Shoqërimet - Pronari i bananeve u shoqërua në polici, për të dhënë sqarimet e tij. Ai nuk ka pranuar që të ketë lidhje me porosinë e drogës. Pas dhënies së dëshmisë, policia e ka lënë të lirë. Ka të dhëna se përveç kolumbianit, janë përfshirë edhe disa shqiptarë

    Sokol Çobo

    vrasja e Artan Santos (6)Hetimet për ekzekutimin mafioz të bankierit Artan Santo paraditen e 26 qershorit në mes të Tiranës po fokusohen në tri pista, ku ditën e djeshme janë kryer një sërë verifikimesh për tentativat për të kryer transferta parash në Spanjë, të cilat vinin nga aktiviteti kriminal i trafikut të drogës, kryesisht i kokainës. Grupi hetimor i Prokurorisë së Tiranës ka kërkuar një bashkëpunim nga Krimet e Rënda, të cilat prej disa javësh kanë në shqyrtim një dosje hetimore për kokainën e Malit të Zi, ku u kapën rreth 250 kilogramë, të cilat ishin “porositur” nga një kompani shqiptare, që pretendon se kontratat ishin bërë vetëm për bananet. Por, disa ditë pas sekuestrimit të kësaj sasie në Portin e Tivarit, në Shqipëri është arrestuar një shtetas kolumbian, me pasaportë spanjolle. Ai u ndalua në Aeroportin e Rinasit, në tentativë për t’u larguar nga Shqipëria, ndoshta në Spanjë. Paralelisht me hetimet në Malin e Zi, prokuroria thotë se filloi verifikimet në Shqipëri, ku Cesar Triana deklaroi se paratë do i transferonte në Spanjë, nëpërmjet një banke të nivelit të dytë. Dëshmia e tij ishte shumë e bujshme, ku hetuesit kërkuan më shumë të dhëna, por ai nuk preferoi të japë shpjegime të mëtejshme, teksa në seancat gjyqësore në Gjykatën e Krimeve të Rënda, ishin të pranishëm edhe punonjës të ambasadës spanjolle. Mësohet se Triana kërkoi mbrojtje, për të treguar të gjithë linjën e rrjetit të trafikut të kokainës, nga Kolumbia drejt vendeve perëndimore, madje edhe mënyrën sesi do të transferoheshin paratë. Çështja u la në “harresë”, ndërsa vrasja e bankierit Artan Santo ka detyruar prokurorinë të kërkojë një tjetër dëshmi të këtij të arrestuari, duke kërkuar më shumë informacion, për mënyrën e transferimit të të ardhurave të kokainës drejt vendeve perëndimore. Kjo çështje është një nga tri pistat hetimore të Prokurorisë së Tiranës, e cila thotë se ka kryer veprimet e para, ku në pyetje janë marrë edhe disa të arrestuar të tjerë, si Kujtim Çela, vëllai i “baronit” Gëzim Çela, i cili është shpallur në kërkim. Në pyetje është marrë edhe Astrit Bushi, i kërkuar në Itali për një sërë veprash penale, ndërsa dyshohej se mund të bënte pjesë në grupin që kryente trafik kokaine nga laboratori në Fushë-Kuqe dhe Prishtinë.

    Dëshmia e kolumbianit

    Një grup hetimor i Prokurorisë së Tiranës dhe Krimeve të Rënda kanë shkuar në qelinë e Cesar Trianës, për ta pyetur rreth mënyrës së transfertave të parave të drogës nga Shqipëria në Spanjë, ku disa javë më parë tregoi se do të kalonte më shumë se një milion euro. Grupi hetimor thotë se deri më tani nuk kanë gjetur ndonjë lidhje të fortë mes vrasjes së bankierit Artan Santo dhe çështjes së kokainës së Malit të Zi, ku në lojë ishin miliona euro. Por, përmendja se do të kalonte paratë me këste dhe se një i njohuri i tij kishte lidhje me një drejtues banke, ka çuar hetuesit në qeli. Burimet tregohen të rezervuara për të treguar ndonjë detaj nga dëshmia e Trianës, ndërsa shpjegojnë vetëm se pasi të vinte ngarkesa, do të njoftohej një shtetas në Spanjë, që kishte njohje me drejtues bankash dhe ky i fundit, do të kalonte paratë e drogës.

    Në dëshminë e dhënë para Prokurorisë së Krimeve të Rënda, Triana deklaroi se “qëllimi i ardhjes në Shqipëri, ishte që të merrja një sasi parash për një ngarkesë droge, e cila do të vinte me një kontejner me fund të dyfishtë”. Ai ka thënë se personat që e nisën në Shqipëri i thanë se do të merrte këstin e parë të një sasie droge, e cila varionte nga 600 deri në 1 mln euro. “Në momentin që do të vinte ngarkesa dhe unë do të merrja paratë, do të njoftoja një person në Barcelonë, që kishte njohje me disa drejtues bankash në Shqipëri, Greqi, Hungari. Ai do të vinte në Shqipëri dhe me ndërhyrjen e bankave, do t’i transferonte paratë drejt llogarive të personave që më sollën mua në Shqipëri, prej të cilëve, unë do të merrja 200 mijë euro”, ka thënë Triana.

    Ndërkohë, hetimet po përqendrohen tek emri i bankës që tentoi të transferonte këtë shumë në Spanjë apo nëse e ka kryer më parë një gjë të tillë. Akuza thotë se ende nuk ka saktësuar nëse banka e z. Santo ka qenë e përfshirë, ndërsa po hetohet nëse persona apo individë të veçantë e kanë kërcënuar më parë bankierin.


    Hetimet në Shqipëri

    Policia shqiptare ka hedhur dyshime të forta se 35-vjeçari kolumbian ishte një nga personat e implikuar në trafikun e kokainës. Një tjetër provë e dyshimtë është ardhja e tij në Shqipëri, disa ditë përpara se anija të mbërrinte në ujërat shqiptare. Besohet se Triana ka qëndruar në një banesë me qira në kryeqytet dhe ka ndjekur nga distanca të gjitha lëvizjet e anijes së nisur nga Ekuadori. Droga, pasi të vinte në Tiranë, dyshohet se do të transportohej drejt tregut europian, por nuk mund të thuhet nëse do të dilte jashtë në rrugë tokësore, ajrore apo detare. Prokuroria po e heton kolumbianin edhe për lidhje të mundshme me disa shtetas shqiptarë, që kanë porositur kontejnerët me banane. Mësohet se në polici janë shoqëruar disa herë për t’u marrë në pyetje administratorët e kompanisë “Rrapaj”, ndaj të cilëve do të kryhen verifikime nëse kanë lidhje me 36-vjeçarin nga Kolumbia. Prokuroria ka kërkuar dhe tabulatet telefonike të familjarëve Rrapaj, si dhe të kolumbianit për të parë nëse ka pasur komunikim mes tyre, ndërkohë që kanë nisur procedurat e verifikimit të datës së hyrjes së 36-vjeçarit në Shqipëri.

    Shqip

  10. #20
    i/e regjistruar
    Anëtarësuar
    14-09-2014
    Postime
    992

    Për: Kolumbiani që priste 250kg kokainë nga Mali i Zi do të paguhej nga Artan Santo?

    Droga qe prodhohet ne toke eshte helm dhe mafia kalbet dhe korruptohet nga klani i zotit, dikur nje agjent shume i larte i shoqerise ''shteti'' ku edhe arriti ta dominonte kete klan me dhune, kohe kur ndiqnin dhe zhduknin anetare te klanit ''mafia'' apo intelektualet iluministe qe nuk u pelqente rruga e vjeter e ilaceve cajnore

Faqja 2 prej 3 FillimFillim 123 FunditFundit

Fjalët Kyçe për Temën

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund të hapni tema të reja.
  • Ju nuk mund të postoni në tema.
  • Ju nuk mund të bashkëngjitni skedarë.
  • Ju nuk mund të ndryshoni postimet tuaja.
  •